Shqipëria interesohet për talentin Florian Kamberi, alarmohen zvicerianët

5 Gusht 2015, 12:13Sport TEMA

Nga lojtar stoli në heroin e derbit të Zurich. Vetëm shtatë minuta të luajtura në Superligën zvicerane, por kaq ka mjaftuar që të shndërrohet në një emër të njohur.

Ky është talenti 20-vjeçar Florian Kamberi, që gjatë fundjavës vendosi përballjen e fituar 3-2 nga Grasshoppers në fushën e Zurich, në javën e tretë të kampionatit elitar.

Në minutën e tretë të kohës shtesë, Kamberi devijoi saktë me kokë një harkim nga e majta. Goli i realizuar nxiti interesimin e Shqipërisë. Vëzhguesit e FSHF-së kërkojnë ta bindin që sulmuesi të veshë fanelën kuqezi, pasi cilësohet si një lojtar me potencial të madh përpara portës.

Lajmi është dhënë nga gazeta më e madhe zvicerane, “Blick” që jepte alarmin.

“Shqiptarët duan të na vjedhin Kamberin” ishte titulli i së përditshmes, që saktësonte edhe situatën e futbollistit.

Gazeta ngrinte pyetje si është e mundur që sulmuesi nuk është ftuar asnjëherë në përfaqësueset helvete të moshave dhe nuk ka asnjë ndeshje ndërkombëtare, fakt ky që shkon në avantazh të kombëtares shqiptare.

“Kujdes: Kamberi ka shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe zvicerane. Shqiptarët e kanë xhevahirin e Grasshoppersit në listën e tyre”, shkruante “Blick”.

Florian Kamberi është një pykë tipike, 1,89 metër i gjatë. Lojtari mund të jetë një alternativë e shkëlqyer për sulmin kuqezi, që në mungesë të Edgar Çanit kërkon një pikë referimi. Vlera në merkato e talentit për momentin përllogaritet në 100 mijë Euro./ SS

2 komente në “Shqipëria interesohet për talentin Florian Kamberi, alarmohen zvicerianët”

  1. Taulant/Tirane says:

    Talent I madh 100 000 euro,20 vjec me 7 min te luajtura????

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Kombatarja jone eshte zvicra2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje