Lorik Cana, në “Top 100” lojtarët më të mirë të shekullit 21-të në Francë

5 Gusht 2015, 11:42Sport TEMA

Kapiten dhe lider jo vetëm në kombëtaren shqiptare, por në të gjitha skuadrat ku ai ka luajtur.

Bëhet fjalë për Lorik Canën, i cili është renditur në 100 futbollistët më të mirë që kanë luajtur në kampionatin francez.

Vlerësimi ndaj kapitenit të përfaqësues shqiptare është bërë nga ana e “Eurosport” i Francës, i cili e ka renditur Canën në vëndin e 81-të.

Në artikullin që “Eurosport.fr” i ka kushtuar 32-vjecarit theksohet:

Të luash me PSG-në dhe Olimpikun e Marsejës në Francë, kjo nuk është diçka e vogël.

Ky është rasti i Lorik Canës.

Pasi e tregoi veten me parizienët fillimisht, aty ku luante edhe Ronaldinjo, shqiptari u bë kapiteni i Marsejës.

Kjo është jashtëzakonisht e rrallë.

Cana ishte një prej tyre.

Duhet thënë se është e vështirë për të gjetur një lojtar më të përsosur se shqiptarin, në gjendje për të lënë jetën e tij në fushën e lojës.

Goli i tij në “Velodrome”, në fitoren ndaj PSG (1-0), pas tri vitesh dështimi kundër rivalit kryeqytetas, e ndihmoi Marsejën për të vënë nderin e humbur në vend“.

Në këtë renditje Cana ka lënë pas disa emra të njohur që kanë luajtur në kampionatit francez, si Marouane Chamakh, që është aktivizuar tek Bordeaux, i cili renditet i 82-ti apo portierin Peter Cech, që renditet i 89-ti, në kohën kur luante te Rennes./f.b

2 komente në “Lorik Cana, në “Top 100” lojtarët më të mirë të shekullit 21-të në Francë”

  1. INJESHI says:

    DHE TY DO TE NGELESH NJESHI I SHQIPETARISE, NUK KA PER TE LINDUR SHQIPTARIA NJE TE DYTE SI TY, RESPEKT RESPEKT RESPEKT , YLLI I KOMBIT SHQIPETARE

  2. Tema says:

    Franca na djeg në kamion,ne i godasim me gur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje