FOTOT/ “Afrikani” i vetëm shqiptar, kampion dhe oficer i RENEA-s që e larguan vetëm nga ngjyra e lëkurës

6 Gusht 2015, 22:54Sport TEMA
FOTOT/ “Afrikani” i vetëm shqiptar, kampion dhe oficer i

Është një histori e pazakonte ajo e Sokol Shepetesë, talentit shkodran të atletikës dhe ish-oficerit të forcave speciale RENEA, i cili ka marrë rrugët e mërgimit, i braktisur nga vendi i tij, por i vlerësuar jashtë- në Itali.

Në fakt mënjanimi i talenteve nuk është një histori e pazakonte për Shqipërinë, por për Sokol Shepetenë po, sepse ai u denigrua si pasojë e ngjyrës së tij të lëkurës: e quajtën jo të denjë të ngrinte flamurin kombëtar në garat ndërkombëtare.

Sokol Shepeteja nuk është thjesht një njeri me ngjyrë, por ai është një pjesëtar i një familje të rrallë në Shqipëri. Ai nuk i përket komunitetit rom apo egjiptian, pasi është një afro-shqiptar, po po, familja e tij ka ardhur nga Afrika para 200 vitesh kur stërgjyshi i tij një detar i sprovuar zbarkoi në fillim në Ulqin e më pas në Shkodër, ku u integrua dhe përbën grupin e “shkodranëve  të vjetër” 24 karatësh që ndërtuan qytetin më modern shqiptar të fillim shekullit të 20-të.

45 vjeçari Sokol Shepeteja, rrëfen për herë të parë për tesheshi.com historinë e tij të trishtë, ku edhe pse u trajtua pa respekt, thotë se ka mall për vendin e tij e në veçanti për qytetin e lindjes Shkodrën.

Ka dy fëmijë një vajzë dhe një djalë, të cilin e ka talent në futboll dhe shpreson që ai të mos pësojë zhgënjimin e babait, por të aktivizohet një ditë në kombëtaren kuqezi.

Në një intervistë për tesheshi.com, Sokol Shepeteja rrëfen historinë e tij dhe mesazhet e një sportisti dhe një qytetari model…

 

Nga Ylli Pata

 

Sokol përshëndetje, ju dhe familja juaj keni spikatur në Shkodër, pasi ishit ndryshe nga fizionomia dhe gjithmonë keni ngjallur kuriozitet për origjinën tuaj edhe pse realisht jeni nga qytetarët e vjetër të Shkodrës…

Ylli, të falënderoj për mundësinë për të folur për një media shqiptare. Nuk jam dakord shumë me ju, vërtetë që pamja jonë e qartë-dalluese e grupit etniko-kulturor afrikoidë na ka dalluar, por ne kemi qenë gjithmonë të shkrirë me Shkodrën dhe kemi marrë dhe dhënë respektin e atij qyteti të mrekullueshëm dhe njerëzit pa paragjykime e jo diskriminues. Por herë pas herë ka ngritur kryet një dallim racial, që pse ta fsheh, na ka lënduar e dëmtuar. Unë i përkas një familje qytetare, që lidhjen e lashtë e kanë pasur gjithmonë me detin.

Stërgjyshi im ka ardhur nga Turqia por origjina e largët, shumë e largët është nga Afrika, ndërkohë që gjyshi im Nazmi Shepeteja dhe babai im Rexhep Shepeteja kanë qenë themeluesit e Flotës Detare Tregtare të Shqipërisë, si dy nga kapitenët më të mirë të saj. Të parët e mij, erdhën në fillim në Ulqin e pastaj në Shkodër, si qendra e tregtisë dhe e zhvillimit ekonomik, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin. Jemi vendosur në lagjen e vjetër të Shkodrës, Perash, ku kam jetuar gjithmonë.

Si erdhi pasioni yt për sportin?

Në fakt, sporti ka qenë në ADN-në time që i vogël, por pasioni i vërtetë ishte muzika. Doja të shkollohesha, pasi kisha talent e vesh të mirë. Por zhgënjimi im i parë ka nisur në moshën 7 vjeçare, kur nuk më regjistruan në shkollën e muzikës për arsye biografike. Pasi babai im bëri 3 muaj burg në kohën e diktaturës.

Konkurrova për shkollën e baletit në Tiranë pasi kisha të dhëna perfekte plastike dhe kërcimi, e sërish më refuzuan. Por unë nuk iu ndava pasionit tim dhe kam bërë pjesë në të gjitha aktivitetet e Shtëpisë së Pionierit në Shkodër. Nga mosha 7 vjeçare deri në dhjetë vjeç, kam marrë pjesë në grupin e baletit ku kemi kërcyer në shumë e shumë aktivitete lokale, por edhe kombëtare.

Në të njëjtën kohë, jam marrë me sport, rreth moshës 12 vjeçare deri në 17 vjeç; me futboll, volejboll e atletikë. Por në moshën 18 vjeçare ka nisur aktiviteti im zyrtar e me kohë të plotë në pasionin  e vërtetë të jetës: atletikën.

Si nisi aktiviteti yt sportiv?

Me të rinjtë e Vllaznisë, nën kujdesin e trajnerit të shpejtësisë; të mirënjohurin dhe të talentuarin Isak Bala. Më këtë trajner jam stërvitur deri në vitin 1992. Ndërkohë një vit më pas kalova me trajnerin Xhulio Zefi. Në shtatorin e vitit 1993 jam regjistruar në Institutin e Lartë të Fiskulturës në Tiranë.

Aty nisët si të themi karrierën zyrtare të nivelit të lartë?

Po tamam ashtu. Aty e nisa aktivitetin në pjekuri, falë edhe shefit të klubit “Studenti” Besim Rizvanolli, i cili më angazhoi në klubin më vital në Shqipëri që furnizonte me talente të gjithë klubet e vendit.

Rezultatet e para i dhashë në garën e 100 metrave, një garë klasike por e vështirë, gara e parë me ekipin e të rinjve, solli rezultatet 11 sekonda dhe 3 të qindat, në më pak se një vit stërvitje. Kategoria e të rriturve e kishte rezultatin 11’1.

Në një garë kombëtare në Korçë, në 100 metra me kronometër dore, jo me elektronikë, kam arritur rezultatin 10 sekonda e 9 të qindat.

Gjatë kësaj kohe isha pak prapa atletëve të mëdhenj: Niko Lara, Arben Maka e Oltion Luli. Në vitin 1993 jam shpallur kampion në garën 400 metra me rezultatin 50’5. Njëkohësisht në 100 metra zbrita në 10’7.

Në shkurt të vitit 1994 mora medaljen e bronxtë në kampionatin ballkanik dhe për tre vjet kam qenë kampion kombëtar në 400 metra. Në vitin 1995, theva rekordin tim në 400 metra në kampionatin ballkanik në Greqi me kohën 50’68.

Pra Sokol ti u afirmove tashmë në aktivitetet ndërkombëtare?

Pikërisht, në vitin 1995 më jepet mundësia nga klubi “Studenti”, dhe për këtë falënderoj shumë shefin e klubit të asaj kohe, Besim Rizvanollin, që të shkoj ne Universiadën në Fukuoka- Japoni, ku arrita një kohë të mire në garën e 400 metërshit: 48’85 !

Viti 1996 nis me rrekorde, ku në Kampionatin Ballkanik në Greqi, theva dy rekorde brenda një ore në garën 400 metra: 48’85 dhe në 200 metra: 22’24.

Në pranverën e këtij viti, arrita rezultate të mira edhe në 100 metërsh, me 10 sekonda e 5 të qindat, duke iu afruar rekordit kombëtar që mbahej prej shumë vitesh nga superatleti Rifat Deliu: 10’4! Në këtë vit shpallem për herë të parë kampion kombëtar në 100 metra dhe 200 metra.

Por, po në vitin 1996 pësoj një traumë, ku për shumë trajnerë, karriera ime sportive u mbyll aty. Pata një tërheqje mjaft të ndërlikuar.

Por me ndimen e trainerit Besim Qyqja dhe doktorit të kombëtares Lluka Heqimi, rikthehem në pistë! Madje në vitin 1997 u riktheva më i fortë se një vit më parë. Në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura theva rekordin tim në garën 200 metra dhe në garën 400 metra arrita kohën 49′ 70.

Po në këtë vit, barazova rekordin kombëtar në 100 metra: 10 sekonda e 4 të qindat. U bë shumë polemikë për atë rezultat, por atë pasdite arrita një rezultat tjetër: 10’3.

Po në ditën e dytë pritej një rekord në 200 m, duhet pasur parasysh se kjo garë është shumë fortë dhe me tensione të larta, ku garonin dy rekordmenë shkodranë si: Ilir Xhani e Oltion Luli. Në fund nga euforia ngrita duart lart dhe nuk e theva dot rekordin 21’6.

Pas një muaji, në Lojërat Mesdhetare në Bari theva rekordin që mbahej nga rekordmeni Arben Makaj në 100 metra 10’72 me rezultat elektronik, jo me kronometër mekanik. Në Athinë, ku u mbajt kampionati ballkanik konfirmova gjendjen e mirë në garat e 100 dhe 200 metrave.

Pra gjithçka në rregull, karriera në ngjitje…

Ah, pikërisht në këtë kohë nis zhgënjimi i madh. Kur isha në kulmin e formës, Federata nuk më dërgoi në Kampionatin Botëror në Athinë. Unë kisha rezultatin më të mirë 10 sekonda e 3 të qindat në 100 metërsh dhe normalisht duhet të shkoja, por zotërinjtë e federatës nuk dëshironin që Sokol Shepeteja të bënte pjesë në grupin e 3-4 atletëve që përfaqësonin Shqipërinë, pasi unë nuk isha njëlloj me të tjerët…

Ç’doni të thoni me këtë?

Po unë jam një njeri me ngjyrë dhe nuk duhet të ngrija flamurin kombëtar. Kam marrë një ofendim të tmerrshëm nga Sekretari i Federatës së Atletikës i asaj kohe, Fiqiri Guri. I kujtoj mirë fjalët: “Ti nuk je i denjë të marrësh pjesë në kampionat që të përfaqësosh kombin tonë”! U bënë procedurat se do të trajtohesha në mënyrë speciale edhe me rrogë. Por ma hoqën edhe këtë të drejtë. Më nxorën jashtë liste!

Pas këtij zhgënjimi merr vendimin që të largohesh nga sporti?

Jo tamam, e jo plotësisht. Por si të thuash doja një profesion që më përafrohej. Më pëlqente shumë puna në polici e konkretisht në forcat speciale. Dhashë konkursin, fitova të gjitha normat dhe u pranova në Forcat elitë RENEA. Ku punova dhe u stërvita rregullisht. Më 20 janar të vitit 1998 u plagosa në një operacion në qytetin tim të lindjes-Shkodër, ku trupat tona mbështetën rikthimin e rendit publik pas djegies së komisariatit dhe vendosjes së pritave në hyrje të qytetit nga banda kriminelësh të armatosura.

Por, edhe pse i plagosur jam kthyer në pistë pas 12 ditësh. Këtu dua të falënderoj për ndihmën e madhe që më ka dhënë trajneri i Partizanit, i mirënjohuri Isa Tare, duke më dhënë mundësinë që të rigjenerohem në palestrën e klubit dhe u ktheva sërish kompetitiv. Në kampionatin kombëtar arrij rezultatin 10’7 në 100 metra pas Oltion Lulit, ndërsa në 200 metra: 22’2 në vendin e tretë. Po në qershor, në Beograd arrij 10’82 në 100 m, pra vetëm 5 muaj nga plagosja.

Po si u largove nga Shqipëria?

Pas plagosjes në Shkodër kam qenë i kërcënuar unë dhe familja ime nga kriminelët që sulmuan komisariatin që më pas u veshën në polici. Askush nuk e mbrojti familjen time dhe ika, s’kisha rrugë tjetër…

Shkova në Itali ku jam stërvitur dhe përfaqësuar Atletica Ravenna. Më pas në Olimpus të San Marino-s, ku për 2 vjet kam zënë vende të dyta e të treta.

Kam 13 vjet që punoj si instruktor  dhe trajner personal në palestra te klubi Ravenna -Imola Punova si përgatitës atletik për ekipet e tenisit dhe në skuadrat e Rugby! Ndërkaq, ka 3 vjet që bëj pjesë në një skuadër çiklizmi, dhe merrem me not çiklizëm dhe vrapim.

Koli, të mungon Shqipëria?

Shumë, veçanërisht Shkodra. Unë kam dy femijë: një vajzë e një djalë, përkatësisht 13 e 12 vjeçarë. Djali flitet nga trajnerët se do të jetë një talent në futboll. Shpresoj shumë të luajë një ditë me kombëtaren tonë shqiptare.

Por Shkodra më mungon shumë, aty kalova fëmijërinë, adoleshencën, vitet më të bukura të jetës sime. Plot 22 vjet, kam shokë e shoqe që edhe ata nuk janë më në Shkodër por të shpërndara nëpër botë. Lidhjet i mbaj e flasim me mall.

 

Me shoket e shkolles ne Shkoder

50 komente në “FOTOT/ “Afrikani” i vetëm shqiptar, kampion dhe oficer i RENEA-s që e larguan vetëm nga ngjyra e lëkurës”

  1. the Punisher says:

    Eh mer plak. Ne Shqiperi duhet te shesesh bythen te Serbi dhe Gerrku qe te cash.

    1. komunali says:

      Afrikani ne Afrike!

      1. armand says:

        Turp te vij nga keto qe shkruan! Jashte Shqiperise duhet te jene njerez prehistorike si puna jote

        1. ATDHETARI says:

          AFRIKANET JASHTE SHQIPERISE. NE AFRIKEN E JUGUT, KENIA,IVORI COAST, ZIMBABWE,NIGERI DHE KUDO I VRASIN TE BARDHET, NE NUK U KEMI NDONJE BORXH KETYRE SI PERENDIMI QE I KA KOLONIZUAR. KETA NA KANE BORXH NE SE ERDHEN SI PUSHTUES DHE I SOLLI TURKU. KETA JANE PUSHTUES DHE DUHET TE DOGJEN, PLEHRAT QE I SOLLI SLAMI

          1. Tanush says:

            Jam me Atdhetarin dhe komunalin. S’dua ta perziejme rracen me Afriken. Me fqinjet mire, me te tjere jo.

      2. Tomorri says:

        Ti komunali ne komunale…ose me mire ne hale

        Sokoli qenka goxha njeri, nga familje e nderuar!!

        Sa turpe bejme ne shqiptaret…sa keq per humbjet qe i shkaktojme vete vendit tone….a lihet ky kapacitet te te ike nga duart ncncncncn

      3. wxz says:

        Kush e di ç’racizëm ke pësuar në kurriz dhe të ka traumatizuar rëndë. Nuk e ke përpunuar dot për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës dhe tani u bënë të tjerëve atë që të kanë bërë edhe ty.

  2. Shkodrani says:

    E mbaj mend femije te vogel simpatik. Kane qene familje e nderume ne Shkoder, njerez puntor dhe te pafjale. Me vjen turp per racizmin qe paska treguar ai plehu Fiqiri Guri. Mos e çaj kryet Sokol keni nderimin e gjithe qytetit.

  3. nje shkodran tjeter says:

    Edhe une i mbaj mend, vetem per mire. Te motren e kam pasur ne shkolle. Me cme kujtohet pergjithsisht ishim disi diskriminues ndaj saj por ne pergjithsi nuk na bante pershtypje. Kaq absurde asht ndjenja raciste. Ndoshta mund te kete kene e vetmja familje ne Shkoder ose edhe ne Shqiperi me tipare te plota afrikane por nuk na bante pershtypje kjo gja se ishim mesu me ta. Flisnin gjuhen si gjithe te tjeret dhe nuk kishin inat kend. Pershendetje dhe shume respekt per kete familje.

  4. Wendy-B says:

    Sokoli nuk eshte i vetmi shqiptaro afrikan…

    1. Alban says:

      Po te tjere kush jane?

      1. Wendy-B says:

        Nuk jane sportiste Alban, por femije te lindur nga martesa e shqiptares me afro-amerikane.

      2. Shahisti Klasik says:

        Eshte familja e Hajrie Arapit ne Tirane. Mbesa e Hajries eshte Weida El-Saied, nje balerine qe ishte goxha ne mode andej nga fillimet e viteve 90 ne Tirane. Me duket se tani eshte ne France.

        1. Arber Arjan 100% i paster says:

          Hajrie Arapi eshte jevgjite, dhe u martua me afrikan, dhe liden keta, nuk eshte shqiptare.

      3. Bureto says:

        Vellezerit basketbolliste te partizanit, me i madhi mjeshtri ‘Pata’. Balerina Sueda, por edhe dhjetra te tjere qe nuk jane te njohur per publikun. Psh une kam patur shok feminie Sazan Hamitin, me gjysh afrikan dhe gjyshe shqiptare me ngjyre me te bardhe se shume nga ne. Por Sazani ishte pothuajs neger. Familje e ndershme, punetore dhe e respektuar nga komuniteti ku kane jetuar dhe jetojne. Sazani jeton sot me familjen e tij ne Gjirokaster ne moshen 70 vjecare. Jam i sigurt se ne Shqiperi ka shume, sepse perandoria otomane kishte shtetas nga tre kontinente. Ashtu si shume shqiptare jetojne sot ne Afrike, kryesisht Egjypt dhe jane pra egjyptiane edhe personat qe flasim jane shtetas shqiptar dhe meritojne gjithe respektin tone. Trajneri Guri duhet te ndjehet shume i turperuar me xhestin e tij, edhe pse besoj qe mund te jete unik sa i perket fenomenit, ndersa Sokolin e komplementoj per sinqeritetin dhe dashurine per Shkodren e tij, si dhe i uroj suksese, atij dhe familjes.

        1. Arber Arjan 100% i paster says:

          Gruaja e ketij Sazanit do kete qene jevge, ashti sic este edhe mamaje e ketij afrikanit, ka edhe jevge te bardha, nuk ka pas familje shqiptare qe ti lejojne keto martesa, ta harrojne te gjithe kete.

          Hera e pare qe po degjoj qe nje zeak jetoka ne Gjrokaster. Nuk ka shume ne Shqiperi zoteri, maksimuni 2 raste dhe jo me shume.

    2. Riku says:

      Ne fakt un e di qe ka dhe nje tjeter Afrikan ne Shkoder. Nuk di ndoshta eshte babai i tij por kam pare nje here nje interviste me te me nje shkodranishte qe te ikte petlla. Dukej shume krenar ne fakt dhe duke e krahasuar me Afrikanet e Anglise dhe Amerikes shqipja nga goja e tij rrezatonte nje ndjenje te forte krenarie dhe humaniteti, mund te them se vinte nga jehonat e nje lashtesie kur kjo gjuhe ishte gjuhe globale dhe dinjitoze ne bote, por cti besh rrockave ne Shqiperi. Nuk eshte as ndjenje racizmi eshte nje ndjenje e poshter kriminale qe eshte mbjellur brez pas brezi me ikje masive te kapitalit njerezor. Gjuha shqipe eshte testament i humanizmit njerezor. Mund te shikohet kudo tek vallet, ritualet, gjuha e arberesheve, zakonet etj.

  5. Tema says:

    Një dëntist afrikan dhunonte shqiptaren në belgjik.(nga kongo me emrin josef që kur bleu shtëpi në komunën e koekelbergut e dëboi për pasuri)

  6. Fotaqi says:

    Edhe bytha e palare e shqiptareve u be raciste. Popull idiot, racizmi tregon nivelin e vogel te sgjuarsise e nivel e madh te idiotesise te njeriut.

    1. Ilir Hoti says:

      Pirdhu mor qengrek! ju jeni fundurrina e Europes moderne!

      1. astroboj says:

        kurse ti qe fshihesh pas emrit ilir hoti do jesh ndonji arjan bjond bukurosh qe enderron ta hash nga prapa prej ndonji gjermani dy metra dhe te besh oh oh oh nga qefi

    2. anticensurë2587456 says:

      kur flet dhe gërku!!
      po ti vetë po tregohesh racist moj hale!!
      shiko kush është shqiptari!
      ¨përveçteje o gërk muti dhe këtij Tema që nuk merret vesh se çka shkruar të gjithë janë në krah të sokolit dhe dënojnë fiqo mutin!!
      kështu o gërk muti!!
      megjithes as gërk nuk je!!ti je fondamentalist ortodoks!këtë keni kombësi ju të çmëndurit e mutit!!

  7. shqip says:

    Me te drejte jane greket, italianet rraciste me ne.

  8. Fshatari says:

    RESPEKTE,i nderuar SOKOL!edhe pse u njoha ketu per jeten tuaj,sinqerisht jam krenar qe kemi te tille djem ne Shqiperi.E perbuz me neveri fiqiri nurin,mbasi e dime sh mire se cfar shpirt ziu eshte.

  9. Shkodra says:

    Ne nje moment dramatik, kur ngjyrat e partive jane me te rendesishme se dinjiteti i qytetareve dhe interesat e vendit, uroj qe Shqiperia e se ardhmes te jete vendi i te gjithe qytetareve te ndershem, qe kontribojne ne progresin e saj! Pa dallim feje, krahine, ideje. Pa dallim ngjyre lekure.
    Urime nga zemra!

  10. Rozafa says:

    Edhe une e mbaj mend si sportist, dhe me erdhi shume keq kur degjova lajmin qe e kishin plagosur te komisariati i Shkodres. Qe ateher nuk kam degjuar me dhe me behet qejfi qe eshte shendoshe e mire ne Itali. Nuk e di pse i quani afrikano-shqiptare se ata ishin si familje puro shqipetare, ju keni qindra raste te shqiptareve qe kane shkuar ne Greqi ne 25 vitet e fudnit e pretendojne qe jane grek. Plus sa shqiptare ketu kan gjak turku….duken qe ne fytyre. Nuk te ben shqiptar ngjyra e lekures dhe pamja e jashteme!
    Te uroj gjithe te mirat Sokol e shpresoj qe te shohim djalin tend te luaj ne kombetare.

  11. "BALASHI" says:

    Nje interviste e jashtezakonshme. Une njihem per here te pare me kete fakt, ndonese mbiemri eshte shume i degjuar, ndoshta prej sportit te Kolit.
    Te uroj tere te mirat atje ku je. Ate djalin mos harro te na i pergatitesh per kuqezinjt. Shendet e begati…

  12. meckojati says:

    Cjane keto falaga qe turperojne kombin Shqiptar ata duhen larguar nga Shqiperia e jo njerez si Sokoli. Shpreh respektin me te math e me ndergjegje per ju Sokol e familjen tuaj, uroj me gjithe zemer te jesh mire dhe ju realizofte deshira qe djali juaj te luaje futboll me kombetaren e atdheut te ti SHQIPERINE.

  13. semanjaku says:

    Pershendetje SOKOL,,,une nuk te njoh po nga intervista me detyron te te respektoj jo vetem si sportiest I talentuar dhe djal trim por edhe si qytetar I ndershem Shkodran,,,ec perpara ne jet,,realzo endrren per ta bere djalin futbollist te kombetares,,do kesh mbeshtetjen tone dhe do lartesosh me shume emrin tende dhe te familjes,,,shikoje me percmim dhe neveri Fiqiri Gurin,,nga tipa shpellar si ky kurre ska per te ecur perpara Shqiperia

  14. Templarius says:

    Rracizmi ecen paralel me injorancen.Masa e popullit tone i ka te dyja.Jemi popull i vogel por paragjykojme njeri-tjetrin si malok,katundar,fshatar,verior,jugor,lab, laluc, grek ortodoks,turk,kaurr etj etj.Rrespekte per ket djale dhe per te gjithe ata qe pavaresisht paragjykimeve e rracizit ecin prepara ne jete.

  15. taku says:

    ne shqiperi mungonte kultura dhe edukata, duke filluar nga femijet, ku shoket qe kishin me syze i therrisnin qorr, ose tapall per ato qe çalonin, ose per nje me sindrome down ai budallai, ne ca vendi te botes ndodhin kto gjera? ky zotnia eshte me shkodran se shkodranet qe shohim sot neper lokale si parazite

  16. Elson says:

    Bravo sokol!! Sukse ne familje dhe ne jet.

  17. ahah says:

    RESPEKT VELLA, MIK E SHOK. FALI TE LUTEM SE NUK E DINE CFARE BEJNE…MEGJITHESE KEMI MBETUR VETEM DUKE I FALUR, DHE “ATA PO JETOJNE PERJETESISHT MES PASURISE DHE LLUKSIT”.

  18. Nicolas says:

    e njoh Sokolin si sportist dhe si shok. Djale i nderuar e punetor , njeri i qeshur. Njeriun nuk e ben ngjyra e lekures por puna, dashuria dhe nderi. Njerez si Fiqiri Guri kane qene plehrat e federates se atletikes qe vite me rradhe mereshin me germimin e kleckave te biografive te njerezve punetore per te justifikuar paaftesine e vet personale.

  19. Kol Tivari says:

    Ç’të bësh, ja që ne jemi “racë Ariane”, racë muti, injorantë, “dhi e krimbur bishtpëpjetë”…!!! Që të vlerësosh talentet, njerëzit e zotë, me kulturë dhe të zgjuar, duhet të kesh nivel kulture dhe mënd për vete…

  20. Flutura says:

    Edhe shajme evropianet qe jane rraciste. Po ne nuk durojme per vete jevgj e maloke!

  21. NORGA says:

    Eh mor Sokol,

    Na zgjove kujtime, i ngjani krejt babait tuaj te nderuar Agronit, shofer në Shkoder, që ndonëse i jepnin automjetet ma te vjetra, ai bente mrekullinë e i mbante në punë e bashkë me nanen tuaj ju rriten me shume sakrifica e ju bane si diva, bashe me motren. Ti ke qene nder djemte ma te pashem e modern te Shkodres e pastaj u bane atlet i mrekullueshem. Me bahet shume qefi qe je sistemuar mire ne Itali, se njeriu qe ka vlera te verteta nuk humbet kurre.

    1. Riku says:

      Aha tani e pashe. Agroni, po kam pare nje interviste te tij. Shume impresionuese.

  22. Niko says:

    Racizmin e kemi vuajtur dhe ushqyer te gjithe ne Shqiperi;
    çam i m.., malok i m.., korcar i m.., kosovar i m.., lab i m.., laluc i m.., jevg i m.., arrixhi i m… .
    Pati dhe nga ata qe inferioriteti dhe percmimi ndaj vetes, i beri te ndryshojne emra e mbiemra dhe ti kthehen Shqiperise me terbim dhe rracizem, duke u kthyer ne puthadore dhe vegla te te tjereve.
    Por pati dhe nga ata si Sokoli, qe rracizmin qe vuajti mbi supe, nuk e la ti erresoje karakterin dhe dinjitetin, por e perdori si nje force per te ndryshuar shoqerine shqiptare, qe me aq dashuri dhe simpati i perket.

  23. Gesi says:

    Respekte Ylli Pata. Je nje gazetar profesionist.

  24. jetmiri says:

    Sokolin e mbaj mend shume mire pasi e kam pasur ne shkolle dhe ka qene nje talent i vertete ne te gjitha sportet,gjithashtu mbaj mend shume mire motren ose kusheriren e vet (nuk jam shume i sigurte)Mimoza Shepetene dhe kam nje respekt te jashtzakonshem per te dy,njera grua e familjes Shepeteja punonte ne spital ne Shkoder nje zonje vertete e nderuar…

  25. Toni says:

    Sokolin e kam pasur ne ekip dhe ka qene nje lider i vertete ne piste dhe ne jete. Te uroj gjithe te mirat kampion

  26. Eltoni says:

    Respekte per ju dhe familjen tuaj Sokol! Talenti yt meritonte me teper mirenjohje nga ana e shtetit shqiptar. Suksese djalit, uroj qe nje dite te luaj per kombetaren tone.

  27. Hilë Lushaku says:

    Për Sokol Shepetenë, specialion e devotshëm, shkëputur nga libri “Specialet-elita e Policisë”….Trajtuar realisht, pak ndryshe nga ndonjë gazetë)
    U lind në Shkodër, më 20 nëntor 1970; kreu arsimin 8-vjeçar në shkollën “11 Janari” në Shkodër, në vitet 1977-1986, kohë që korrespondon edhe me fillimin e stërvitjes në sportin e atletikës, me trajner mjeshtrin Isak Bala. Më pas, vijoi një vit shkollën e mesme mekanike bujqësore në Shkodër të cilën e përfundoi në Mjedë, në vitin 1991. Në vitet 1992-1993 provoi të specializohet për kuzhinier, por talenti që zotëronte në sportin e atletikës i dha mundësinë të arsimohet në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, në Tiranë, në vitet 1993-1997. Garën e parë sportive, vrapim 100 metra, e ka zhvilluar me të rinjtë, në Durrës, më 3 nëntor 1989, renditur në vendin e tretë, me kohën 11.1”, pas dy atletëve shkodranë, Alban Dani e Sokol Hoxha, ndonëse kishte vetëm tre muaj që kishte filluar trajnimin profesional, pra vetëm një hap larg kategorisë së parë sportive që kishte kufi kohën 11”. Në vitin 1992, trajneri, Guilio Zefi, e nxiti të konkurrojë edhe në garën 400 metra, ku shënoi rezultatin 50.5”, e u shpall kampion kombëtar, si dhe nënkampion në 100 metra, me rezultatin e ri 10.7” e në 200 metra 22.1”. Në shtator 1993 konkurroi në aktivitet ndërkombëtar, në Stamboll, ku arriti rezultatin 49.50” në vrapimin 400 metër. I trajnuar nga Besim Qyqja, karriera e tij shënoi ngritje, duke arkivuar 5 tituj kampioni radhazi, kampion i dimrit në 400 metër dhe duke thyer njëkohësisht rekordet e sallave të mbyllura në këtë garë; më pas renditet i treti në ballkaniadën e vitit 1994, ndërsa në ballkaniadën e vitit 1996 arriti të thyejë dy rekorde brenda kohës 50 minuta, përkatësisht në 400 metër, me kohën 48.85” dhe në 200 metër me kohën 22”. Në verën e vitit 1995 mori pjesë në universiadën e organizuar në Fukuoka, Japoni, e arriti dy rezultate të mira, përkatësisht 48.84” në vrapim 400 metër dhe 21.90” në 200 metër. Në kampionatin kombëtar të vitit 1996, përmirësoi rezultatet, përkatësisht në 100 metër shënoi kohën 10.7”, ndërsa në 200 metër 22.1”, por edhe pësoi një tërheqje muskulore në “sinfisi pubike” (pubalgia), e cila i bllokoi vrapimin disa kohë. Krahas atletikës ka ushtruar edhe sporte të tjera si: volejboll, pingpong, futboll, çiklizëm. Po kështu ka qenë amator edhe në balet, në shtëpinë e pionierëve në Shkodër, madje edhe me estradën e qytetit të vendlindjes, duke bashkëpunuar me aktorin e madh, humoristin shkodran, të shquarin e skenës shqiptare Gjosho Vasia. U pranua polic në repartin special “RENEA” në tetor 1997 dhe u largua prej andej, me dëshirën e tij, pas ngjarjeve të Lazaratit, në datat 2-3 shtator 1998, kur u bllokuan, grabiten e u shkatërruan 22 automjete si dhe u plagosen disa punonjës policie, prej tyre edhe 5 specialë. Ka qenë pjesëmarrës në shumë shërbime që kreu “RENEA” deri në këtë periudhë. Është plagosur në ngjarjet e Shkodrës (20 janar 1998), kur u mor peng prefekti Gëzim Podgorica dhe vendlindja e tij u përfshi na kaos. Mjeshtri i atletikës shqiptare, Isa Tare, e ka ndihmuar të rehabilitohet në palestrën e klubit sportiv “Partizani”. Pas largimit nga forcat speciale ka emigruar në Itali, ku vijon veprimtaritë sportive në salla të mbyllura. Dy vitet e para të emigrimit punoi ndihmëskuzhinier, më pas, u punësua një vit në një fabrikë mobiliesh dhe nga 6 tetori 2003 filloi punë në palestrën e qytetit Ravena, të cilin e përfaqësoi edhe në garat e shpejtësisë në Emilia Romagnia, duke u renditur i treti, me kohë 10.82” në vrapin 100 metër dhe 21.90” në vrapim 200 metër. Aty ka kryer specializim si “pilates”, trajner profesionist. Është aktivizuar si përgatitës atletike në skuadër ragbi, futbolli, tenisi dhe stërvitës çiklistësh, pa e ndërprerë edhe stërvitjen e vetvetes, madje edhe duke u aktivizuar në gara çiklizmi e vrapim i kombinuar me çiklizëm. Profesioni “trajner personal” apo “instruktor” e ka bërë shumë të kërkuar në publik. Kujton me mall Elham Elezin, koleg në “RENEA”, rënë në krye të detyrës, i cili e thërriste “zhaku”.

    1. Realiteti says:

      Pershendetje Zoti Lushaku,

      Sokoli ka qene sportist i mire, dhe merita sportive. Informatat nuk jane te sakta nga ana juaj.
      Sokoli pervec Rekordit te gares 100m me 10:70 sec. Ku e mbajti per pak kohe, nuk ka pase ndoje Rekord tjeter. Rekordet e gares se 400m eshte thyer nga Ilir Xhani, ne 1992 me 46,82 sec. dhe ne pengesa 50.30 sec. I gares 200 m nga Luli me 21:59 sec.
      Sokoli ka patur shume pasion, por nuk eshte se qe ka humbur kot, Sokoli eshte vleresuar me shume seç duhet.
      Nuk kam degjuar ndonje here qe te kete pase nenveftesim RAZE.
      Ketu eshte interesant fakti qe te besh krahasimin e Resultatit ne garen e 400m 46:80 me 48:85 nuk shoh ndonje kampion.
      Sokolit i uroj gjith te mirat dhe suksese kudo qe te jete

  28. Akilis says:

    Evgjti I mu….it ishte kaq e perhapur sa qe edhe ligji si ne kohen e turkut Ahmet Zogu, me vone Enver byth…..ri nuk zbatohej, sic ishte I shkruar , qe te gjithe jane njesoj me Kushtetute ngjyra, besimi, perkatesia gjenderore.
    Po mos te kishte ngjyren ky do thoni qe Sokoli eshte denbbabaden Pellazge pamvaresisht qe mund te ishte sperma e Turqve per 500 vjet.

    1. Shahisti Klasik says:

      Ti e ke mire, se edhe greku i mutit ishte shume e perhapur dhe vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite.

  29. Pardesytë e bardha says:

    Respekte, njerëzit, sgjykoen nga ngjyrë e lëkurës, po nga sjellja .

  30. Kol Tivari says:

    Nuk ka popull më racist, se shqiptarët…! Dihet që racizmi është pjellë e injorancës dhe inferioritetit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje