Renditja historike e Shqipërisë në FIFA, Duka: Krenar për këtë kombëtare

6 Gusht 2015, 14:02Sport TEMA

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit vendosi një tjetër rekord, e 22-ta në renditjen mujore të FIFA-s. Përfomanca e kombëtares është e denjë për statistika të tilla, rezultate fantastike që e kanë katapultuar skuadrën e drejtuar nga Gianni De Biasi përpara kombëtareve me shumë histori si Franca, Danimarka etj. Një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të kombëtares ka edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Numri 1 i futbollit shqiptar ka zgjedhur profilin e tij në Facebook për të komentuar këtë renditje rekord që ka arritur kombëtarja:

“Sot jemi vendi i 22-të në botë. Jam shumë i lumtur me këtë arritje të futbollit tonë. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët. Ky sukses na takon të gjithëve. Krenar me këtë Kombëtare. Urime të gjithëve”, ka shkruar presidenti i FSHF-ës Armand Duka.

3 komente në “Renditja historike e Shqipërisë në FIFA, Duka: Krenar për këtë kombëtare”

  1. Nuk kam kohe te jem krenar says:

    .

    1. "BALASHI" says:

      Sukses historik, por kujdes shtatori…

  2. US says:

    Jep ndonje lajm per Skenderbeun, o tullac i Temes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje