Banda me shqiptarë, plan për grabitjen e banesës së ministrit çek dhe rrëmbimin e djalit të tij

7 Gusht 2015, 10:44Kronika TEMA

Grabitja e banesës së ministrit të Financave të Çekisë Andrej Babis dhe rrëmbimi i djalit të tij, ishte plani i një bande grabitësish, rreth një vit më parë, por që është publikuar së fundmi nga mediat çeke.

Mediat i referohen informacioneve të institucioneve të sigurisë, ndërsa banda e përbërë nga 9 anëtarë, shumica shqiptarë, tashmë pret të përballet me akuzat në gjykatën e Pragës.

Anëtarët e grupit kriminal u arrestuan në 2014 pas infiltrimit të një dedektivi të policisë ceke, i cili ka mundur të parandalojë ngjarjen dhe paralelisht të çojë në arrestimin e personave të dyshuar.

Mediat raportojnë se rezidenca e ministrit çek është një nga shtëpisë e njerëzve më të pasur në Pragë, çka duket se ka qenë arsyeja e hartimit të planit nga ana e grabitësve.

Mësohet se anëtarët e bandës kishin koordinuar planin me një shtetas cek, i konsideruar si bashkëpunëtor i grupit kriminal në realizimin e grabitjes.

Prej muajsh banda ishte nën monitorimin e policisë çeke pas informacioneve të siguruara se vila e një biznesmeni në Pragë do të grabitej.

Gjatë përgjimit të të dyshuarve dhe infiltrimit të një dedektivi u zbulua se bëhej fjalë për dy plane, grabitjen e vilës së një biznesmeni në Pragë dhe të rezidencës së ministrit Babis.

Banda u tërhoq nga plani, për shkak të masave të larta të sigurisë në vilën e ministrit çek Andrej Babis dhe të familjes së tij. Pavarësisht kësaj, anëtarët e bandës kishin parë mundësinë e rrëmbimit të fëmijës së ministrit.

6 komente në “Banda me shqiptarë, plan për grabitjen e banesës së ministrit çek dhe rrëmbimin e djalit të tij”

  1. Lloji says:

    Vrasim Ceke,grabisim Ceke, perdhunojme Ceke, eshte e tmerrshme cmenduria jone….Permbahuni more njerez!!!

    1. katarakti says:

      Egersirat nuk permbahen dot. Keshtu kane lindur. Duhet ose nje plumb pas koke ose varje ne mes te qytetit. Keshtu e meritojne. Dhe ne kete menyre behet mesim edhe per te tjeret.

  2. Tema says:

    Çekia ësht komunizëm.

  3. Flutura says:

    Popujt qe nuk dine te ndertojne vendin e tyre ( e s`dine te bejne shtet) dallohen nga lloji i emigranteve qe kane. Keta meqe s`kane aftesi te bejne gje te hajrit ne atdheun e tyre, nuk do kene paptjeter as ndonje fantazi te mire ne vendin e huaj. Pervec punerave te pista s`dine gje tjeter ca shqiptare.

  4. tfgs says:

    Kriminele,jihadiste,prostituta,beqira,narkotike,hajdute,perdhunuesa,plehra,te palare,te pa fe,pa komb,pa histori,pa kulture,pa te shkuar e pa te ardhme……….te gjithe keta kane nje identitet:

    SUNITE SHQIPFOLES!
    Kjo fare e ndyre arabe,mavrosen emrin e Shqiperise e te shqiptareit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje