Vrasja e Santos/ Çipa: Në shtator mund të ketë arrestime të tjera

6 Gusht 2015, 11:58Kronika TEMA

Në shtator policia e shtetit mund të kryejë arrestime në lidhje me zbardhjen e vrasjes së bankierit Artan Santo, mbi një vit më parë, në qendër të Tiranës.

Kjo konfirmohet nga zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardian Cipa, sipas të cilit Policia e Shtetit ka intensifikuar veprimet e saj hetimore dhe procedurale sa i përket përpjekjeve për zbardhjen e vrasjes së bankierit Artan Santo.

I kontaktuar nga televizioni A1 Report, Çipa konfirmoi se ka një intensifikim të veprimeve të grupeve hetimore për këtë rast. Ai po ashtu konfirmoi se finalizimi i veprimeve pritet të ketë një rezultat në muajin shtator, kur sipas tij mund të ketë edhe arrestime të mundshme.

Bankieri Artan Santo, u qëllua me armë zjarri pistoletë mëngjesin e 26 qershorit të vitit të kaluar, kur sapo kishte zbritur nga vetura e tij. Santo u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor, tek sapo i drejtohej zyrës së tij në qendër të bllokut.

6 komente në “Vrasja e Santos/ Çipa: Në shtator mund të ketë arrestime të tjera”

  1. B says:

    Lere nga tetori me mire

    1. killeri says:

      Jo jo une them ta nxjerrin nga qershori i 2019 me rastin e 5 vjetorit.

      Mund te na sqaroje policia pse sistemi TIM se ka regjistruar frrokun kur doli nga shqiperia?

      Se u ndalua ne Kroaci dhe sfiguronte qe kishte kaluar?

      Aman na sqaroni pak te lutem.

  2. Tani.deutschland says:

    Ne shtator te kujt viti mo?

    Se mos na arreston ILIRIN
    se mbesim pa krietar pastaj he te keqen.

  3. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Po pse nga tetori, une them ta leme per shendre ose me mire per fruer!

  4. AntiPatreas says:

    Ose per krishtlindje,ben nje cike saspens…a medet…hapni syte se ne shtator do ju arrestojme thote Cipa

  5. Tema says:

    S’lejojm të na e fusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje