Një 45 vjecar, i dentifikuyar si Arben Pllumi, u arrestua nga policia e Durrësit me akuzën e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës të një punonjësi policie.
45 vjecari mësohet se ka kundërshtuar veprimet e policisë, madje ka shkuar deri në kërcënimin e një efektivi, duke i thënë: do të të vras.
Sipas burimeve nga policia, 45 vjeçar pronari i dyqanit në gjëndje të dehur ka harruar se brenda ambienteve të tij ndodheshin dhe 3 fëmijë që vazhdonin të luanin. Ka kyçur dyqanin duke i mbyllur brenda.
Fëmijët të alarmuar kanë njoftuar policinë, e cila shkoi dhe kërkoi nga 45 vjeçari të hapë dyqanin për të nxjerrë fëmijët.
Këtu ka nisur konflikti mes Pëllumbit i cili në gjëndje të dehur ka goditur dhe kanosur efektivin e policisë.
Policia e Durrësit informoi sot për arrestimin e tij duke e akuzuar se ka penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.
Pllumi u arrestua në flagrancë nga uniformat blu me akuzën “ “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.
Në amerik policia të mer jetën me sjellje të tilla