Të afërmit e 32-vjeçares që ndërroi jetë në aksident disa ditë më parë në aksin Kavajë-Rrogozhinë janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani. Familjarët e Bujana Bushit pretendojnë për zhdukjen e 100 mijë eurove, që sipas tyre kishte me vete 32-vjeçarja kur ndodhi aksidenti.
Ata pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi ,si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale.
Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.
Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë.
Kta njerez kur e dinin qe vajza kishte kaq para me vete, si e lane vetem me njerez qe as I njihnin? Dhe ku ,ne Shqiperi me para te thate.
S’shqetsohet presidenti për çdo rast.