Zbardhen detaje të tjera mbi atentatin e parandaluar në Tiranë/ E fejuara e atentatorit do joshte emigrantin

5 Gusht 2015, 10:28Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e përgatitur ndaj një emigranti shqiptar rezident në Itali, krim që u parandalua të martën nga policia e Tiranës.

Hetuesit kanë mësuar se Julian Shorja, i arrestuar si personi që do të kryente atentatin, do të përdorte për këtë krim edhe të fejuarën e tij.

Sipas burimeve të policisë e fejuara e Shorjes me inicialet R. T, po ashtu e arrestuar, do të fuste në kurth emigrantin duke e joshur atë, shkruan shqiptarja.com.

Shkak për këtë atentat sipas burimeve të grupit hetimor është bërë një konflikt për një çështje parash mes emigrantit dhe dy porositësve të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës.

Më parë hetuesit kanë zbuluar se emigranti emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, i kishte shpëtuar një tjetër atentati të organizuar ndaj tij. Duke qenë se atentati i parë në Bari të Italisë dështoi personat organizuan një tjetër atentat që sërish dështoi.

Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë shumë detaje mbi emigrantin, për shkak se çështja është ende nën hetim, ndërsa ende dy persona të tjerë janë në kërkim prej saj.

9 komente në “Zbardhen detaje të tjera mbi atentatin e parandaluar në Tiranë/ E fejuara e atentatorit do joshte emigrantin”

  1. Kol Tivari says:

    Racë “e pastër” Ariane…zzzzzzzzzzzzzz…!!!!!!

    1. kd says:

      Pse rracat Ariane nuk bejn vrasje?

  2. Genti says:

    Me mire rrace shqiptare se rrace Muti si ti Kol Tivari…

  3. durresi says:

    po ti kol tikari ca rrace je

  4. Beni says:

    Hiqe at emer fallco Kol. Se 100% do ta Kesh kasem -)))))) emer original hahaha

  5. Beni says:

    Hiqe at emer fallco Kol. Se 100% do ta Kesh kasem -)))))) emer original hahaha

  6. Fuckis Turkofagis says:

    Ok Kol Tavari(ne qafe qe ta kesh me afer gojes).

  7. Juli says:

    Ky paska i gjo te mire se te jepka p..h para tritolit…na e felliqen emrin keta horra…deri dje Julian ishte sinonimi i cunit te urte dhe te mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje