Planifikonin eleminimin e një personi me "minë me telekomandë". Arrestohet 29 vjeçari dhe e fejuara e tij

4 Gusht 2015, 16:25Kronika TEMA
Planifikonin eleminimin e një personi me "minë me

 

Policia parandalon një vrasje me minë me telekomandë në Tiranë dhe arreston personin që po përgatiste bombën artizanale si dhe një femër.

“Më datë 04.08.2015, nga Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Emigranti”, u parandalua një ngjarje e mundshme krimininale duke arrestuar në flagrancë shtetasit: Juljan Shorja, 29 vjec, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe R. T, 26 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i shtetasit Juljan Shorja, u krye pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas po përgatiste një lëndë plasëse “Minë me telekomandë” për llogari të shtetasit Sh.P, ku ky i fundit, në bashkëpunim me shtetasin M.A do e përdornin për eleminimin e një personi.

Policia thotë se këta shtetas janë shpallur në kërkim. Po sipas të njejtave burime edhe personi që do eleminonin ata, ishte në kërkim nga policia.

Nga kontrolli i banesës të shtetasit Julajn Shorja ju gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kapsolla detonatore, municione luftarake si dhe lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” e mbjellë në vazo brenda banesës së tij. Arrestimi i shtetases R.T (e fejuara e Juljan Shorja-s) u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan bimë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva” e mbjellë në vazo brenda banesës së saj.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprën penale të “Vrasje” e mbetur ne tentative në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 në ngarkim të shtetasve SH.P.dhe M.A, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak”, dhe “Kultivimi i bimeve narkotike” parashikuar nga nenet 80, 278/2 dhe 284 te K.Penal në ngarkim të shtetasit Juljan Shorja dhe për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike” parashikuar nge nenet 284 Kodit penal në ngarkim të  shtetases R.T.

Për shkak të hetimit nuk jepen detaje të tjera të operacionit.

1 komente në “Planifikonin eleminimin e një personi me “minë me telekomandë”. Arrestohet 29 vjeçari dhe e fejuara e tij”

  1. Tema says:

    Jemi të lumtur në plane organizuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje