Dy persona u arrestuan nga Policia e Lezhës me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Sipas policisë shtetasit E.D 33 vjeç, dhe A.L, 18 vjeç, të dy banues në lagjen “Skënderbeg”, të arrestuar në Balldre, pranë rrugës kryesore, kanë ndezur një zjarr për të djegur disa kabuj elektrik, por zjarri përfshiu pyllin.
Dy të arrestuarit janë larguar pa njoftuar shërbimin zjarrfikës, me një motoçikletë tip “Lifan” pa targë, drejtuar nga 33 vjecarii, i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
S’duam tema të tilla në kryeministri.