Dy motrat adoleshente i kishin helmuar edhe dy herë të tjera prindërit e tyre dhe ishin arratisur

6 Gusht 2015, 09:18Kronika TEMA

Zhdukja e dy motrave adoleshente nga shtëpia prej gati një muajsh, ka zbardhur një ngjarje tragjike.

Oriselda Kajtazi, 18 vjeç dhe motra e vogël 14-vjeçare kanë helmuar prindërit e tyre më 15 korrik, kanë djegur shtëpinë ku jetonin në Durrës dhe janë larguar me 5 milion lekë dhe katër valixhe me rroba.

Kjo nuk është hera e parë që ato largohen nga shtëpia dhe helmojnë prindërit e tyre.

Babai i vajzave, Hiqmet Kajtazi, me origjinë nga Berati, thotë se ato i kanë helmuar edhe dy herë të tjera prindërit dhe motrën e madhe, për t’u larguar disa ditë nga shtëpia.

Këtë gjë e ka pranuar vetë vajza e vogël.

Ato janë justifikuar për këto veprime, duke thënë se donin të rinin në qetësi.

18-vjeçarja ka qenë më parë e fejuar, por më pas është ndarë me iniciativën e prindërve të saj.

Babai i vajzave thotë se ato nuk dilnin nga shtëpia, por mund të jenë nxitur nga diskush nëpër rrjeteve sociale, për të kryer këto veprime.

Ai ndërkohë nuk sqaron përse vajzat e tij kanë helmuar prindërit dhe motrën e madhe dhe janë zhdukur në mënyrë misterioze.

1 komente në “Dy motrat adoleshente i kishin helmuar edhe dy herë të tjera prindërit e tyre dhe ishin arratisur”

  1. k says:

    Këta persona merrini dhe studioini,
    duke qenë se nuk i bën asgjë helmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje