I akuzuari për atentatin në Tiranë “shpëton” të fejuarën

6 Gusht 2015, 15:29Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit ‘burg pa afat’ për Julian Shorjan të dyshuarin që po përgatiste një atentat ndaj një emigranti ndërkohë që liroi Rivjola Tomën të fejuarën e tij.

Në seancën me dyer të mbyllura, mësohet se Shorja ka përjashtuar nga përgjegjësia të fejuarën 26-vjeçare, duke thënë se ideatori dhe zbatuesi i atentatit me minë të telekomanduar ishte ai, raporton Vizion Plus.

Shorja ka mohuar kategorikisht përfshirjen e Riviola Tomës, por dhe dyshimet se ajo do të përdorej në atentat, duke joshur viktimën.

Për këtë, por edhe mungesës së provave që e lidhin me atentatin, Gjykata e Tiranës caktoi masën e detyrimit të paraqitjes për Tomën, kjo për shkak se 26-vjeçares iu gjend hashash në banesë.

Çifti i të fejuarve u arrestua mbrëmjen e së martës, ndërkohë që nga kontrollet policia gjeti në shtëpinë e Shorjas 2 kapsolla detonatorë municione luftarake dhe hashash të mbjellë në vazo.

1 komente në “I akuzuari për atentatin në Tiranë “shpëton” të fejuarën”

  1. Tema says:

    Njollosi jetën e tij nga liria e plot në racionim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje