Basha: Qeveria e lidhur me kontrabandën dhe korrupsionin, Rama hesht

12 Gusht 2015, 12:47Politika TEMA
Basha: Qeveria e lidhur me kontrabandën dhe korrupsionin, Rama hesht

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi dyshen Rama-Meta për situatën e vështire ekonomike, por edhe për largimin e investitoreve të huaj dhe shtimin e papunësise.

Basha akuzoi kryeministrin se po godet sipermarrësit e zakonshëm dhe jo kontrabandistët që, sipas tij, i ka futur në Parlament.

N lidhje me reformën në drejtësi, Basha tha se PD nuk mund të bëhet fasadë e mazhorancës, ndërsa shtoi se qëndrimi i mëtejshëm i opozitës ndaj këtij procesi varet nga sjellja dhe qasja e mazhorancës.

Gjate një konferencë për mediat, Basha tha se shqiptarët po braktisin vendin, imazhi i të cilit është ulur më shumë në këto 25 vitet e fundit.

Ndërkohë, taksat e larta, sipas tij, kanë bërë që investitorë të huaj të largohen nga Shqipëria, ndërsa biznesi vendas të reduktojë ndjeshëm aktivitetin, çka sipas tij, çon në humbjen e vendeve të punës.

“Është e paimagjinueshme për një vend kjo situatë që vetëm 1 vit më parë morri statusin e vendit kandidat. Shikoni sjelljen që bëhet ndaj shqiptarëve në kufirin Shengen për të kuptuar se ku e ka katandisur imazhin e shqiptarëve Edi Rama”, u shpreh Basha.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të presin por duhet të shembin dyshen Rama-Meta, kjo pasi hallet dhe problemet që ka cdo familje shqiptare nuk mund të presin te zgjidhen pas 1 apo 2 viteve.

“Të shembim sistemin e korrupsionit dhe kriminalizimin e politikës. Ky sistem nuk mund të qëndrojë në këmbë. Parimet Rama-Meta janë ato të vetëshërbimit dhe jo shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj ky lloj sistemi nuk mund të qëndrojë në këmbë”, u shpreh kryetari i PD.

Ndersa u ndal tek mosrealizimi i të ardhurave në Dogana dhe Tatime, Basha theksoi se deficiti në këto sektorë, referuar shifrave të qeverisë, është 134 milionë dollarë.

“Këto para nuk kanë avulluar sepse nuk janë ujë, por kanë përfunduar në kontot bankare. Këto para sot i mungojnë shqiptarëve në investime sin ë shkolla, ujësjellësa, shëndetësi etj”.

Sipas tij, një shtet fqinj i ka paraqitur Qeverisë fakte se vetëm nga kontrabanda e duhanit kanë humbur 50 milionë dollarë.

“Edi Rama ka zgjedhur rrugën e heshtjes, ndërkohë që evazioni, korrupsioni dhe kontrabanda janë të provueshme. E njëjta gjë po ndodh me kontrabandën e naftës dhe prapë Qeveria po hesht. FMN ka folur qartë për kontrabandën në tatime dhe dogana, por Rama hesht sepse ka një pakt me kontrabandistët”, theksoi Basha, ndersa shtoi se “kemi të bëjmë me një klan oligarkiko-politik të lidhur ngushtë me klanet kriminale, evazionistët dhe kontrabandistët”.

Basha akuzoi kryeministri Rama se nuk prek kontrabandistet, por sipermarresit e zakonshem qe ende nuk kane falimentuar.

“Rama duket se do të ndjekë të njëjtën rrugë sikundër bëri me CEZ-in, të cilit i fali 600 milionë euro dhe në anën tjetër rriti çmimin e energjisë. Edi Rama e ka më kollaj të godasë kontrabandistët dhe evazionistët e mëdhenj, por këtë nuk e bën dot, pasi i ka future në Parlament dhe i ka emëruar drejtorë. Ekonomia shqiptare po rrokulliset dhe atë e ndjejnë qytetarët”, tha Basha, ndersa shtoi se edhe ata që kanë sot një vend pune nuk e dinë nëse do e kenë apo jo këtë vend në të ardhmen.

Referuar mosrealizimit të planit në tatime dhe dogana, Basha tha se përmes aktit normative qeveria i ka vënë gërshërën investimeve duke tentuar të mbulojë gropën e krijuar.

“Korrupsioni është shtrirë në të gjitha instancat, nga taksidari më i ulët deri në nivelet më të larta të qeverisë. Këtë e thonë raportet e ndërkombëtarëve. Shkurtohet 2.7 miliardë lekë investime në ujësjellës-kanalizime, ndërkohë që thatësira ka pushtuar vendin. Shkurtohen 1.8 miliardë lekë investime në rrugë. Shkurtohen fondet për rritjen e pagave të mësuesve dhe mjekësve.”, theksoi kreu demokrat.

Kreu demokrat propozoi uljen e taksave, si rrugën e vetme për thithjen e investimeve të huaja.

“Të vendosim taksën më të ulët në rajon, për të thither invetimste e huaja, sit ë vetmen mënyrë për hapjen e vendeve të reja të punës. Duke ulur cmimin e naftës, pasi sot Shqipëria ka cmimin më të lartë në Europë. Ketë mund ta realizojmë duke hequr taksën Rama mbi karburantet, e cila është 248 lekë për litër. Të njëjtën gjë propozojmë për uljen e cmimit të ënergjisë, i cili është një gular jo vetëm për të varfërit, por edhe për moskrijimin e vendeve të reja të punës. Do të ulim TVSH për produktet e shportës, pasi kjo i shërben familjeve që luftojnë për bukën e gojës. Këto janë disa nga pikat e platformës sonë në lidhje me daljen nga kriza të ekonomisë shqiptare, të cilat do ti diskutojmë jo vetëm në komisionet dhe sallën e Kuvendit, por edhe në sheshe me qytetarët”, tha Basha.

Duke u ndalur në rritjen e pagave dhe pensioneve, Basha theksoi se pagat vijojnë të mbeten të ngrira, ndërsa për pensionet Kryeministri nuk respekton as detyrimin ligjor për indeksimin e inflacionit.

“Qeveria pensionet nuk i rriti as sa inflacioni, i cili në nivelin e tij është 3 %”, tha Basha.

Basha u ndal tek niveli i borxhit, duke theksuar se Shqipëria vijon të marrë borxhe, megjithëse nuk po ndërton as hidrocentrale, as rrugë dhe as shkolla.

“Ku ka shkuar borxhi dhe përse po merret ai? Borxhi për 2016 rritet me 2.4 % dhe ai po shkon për të mbyllur vrimat që krijohen nga evazioni, kontrabanda dhe korrupsioni”, theksoi Basha.

Borxhet që po merren, sipas tij, po shpenzohen në mënyrën më të papërgjegjshme duke i bërë gropën jo vetëm ekonomisë kombëtare, por edhe asaj familjare.

Ndersa preku temen per kultimin e kanabisit, Basha tha se këtë vit është shënuar një rekord në mbjelljen e bimeve narkotike.

Duke u ndalur në çështjen e dekriminalizimit, Basha rishprehu vendosmërinë e PD për t’I mbyllur derën njëherë e mirë personave me të shkuar kriminale jo vetëm në vendimmarrjen politike, por edhe në institucionet e shtetit.

4 komente në “Basha: Qeveria e lidhur me kontrabandën dhe korrupsionin, Rama hesht”

  1. Ratko Mladic says:

    IK TI ORE LESH KARI IK TI ORE BYTHQIM I BERISHES SE NUK DIN AS TE FSHISH ME QURRET E TUA O Lulzim ezbollah Berisha.

  2. shqiptari says:

    Po shoku zotni Basha,Rama hesht,sikurse heshti per miloja dollare te rruges se kombit,qe grabitet ju dhe Berisha me shoke,po,po Rama hesht ashtu sikurse heshti dhe per Tragjedine e Gerdecit dhe per 4 protestues paqesore qe u vrane nga ju dhe Berisha,po,po ju keni te drejte te akuzoni Ramen dhe meten,te superkorruptuar me ze figure e deshmi te gjalla,qe ish qeverija berisha i beri avokatine duke i dhuruar bashke me mijra euro te korrupsuonit dhe krimit ne vite dhe riciklimin ne pushtet.
    Bashe,nese do te kishit moral ju o mij kenetash,ti nuk duhej te drejtoje opozite,por i strukur nen breket e gruas te blere me leket e piramidave.
    Mjaft me,keqardhes tende i shkojne per shtat lot e krokodilit qe qan per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin.
    Megjithse kembana e alarmit po bie nga bota e qyteteruar,ju vazhdoni me skenaret e rradhes,njehere ata dhe nje here ti qe ta ndyni kete Shqiperi.
    Po harroni se shume shpejt do te jeni ne bangen e akuzes si autore dhe bashkeautore me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus pushtetin lokal e opozite.

  3. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O lulush ,mos bej gjoja sikur je kryetar i pedes.Ti ,jari ,llalla , qin qoni , jeni kukulla ne prehrin e sales.Ne qe votojme majtas e kuptojme mire kete loje ,ndersa tek shqupi mund te gjesh budallenj.Dekriminalizimi duhet te filloje me patjeter ,sidomos per ata qe kane vjedhur 220 milion euro ,kane bere korrupsion dhe zhvatur shqiperine e varfer.Cdo parazit i korruptuar duhet te zhduket.Megjithate ,te gjithe politikanet e shkerdhatokracise 24 vjecare (+ ramizin)jane komplet bythqira po ti krahasosh me burra shteti si ENVER HOXHA.Hajt na e rruaci sa malet.

  4. Tema says:

    Po saboton sekretet luli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje