Marrëdhënia Rama-Meta është kthyer si një telenovelë këtë verë.
Kjo, falë mediave pranë PD-së, të cilat kanë nisur një garë se kush shkruan më shumë për një prishje mes tyre.
Aq sa të krijohet ideja e një skizofrenie.
“Që prej fundit të zgjedhjeve lokale, ka një interes të shtuar për të kuptuar se ç’po ndodh me Ramës dhe Metës, posaçërisht mes PS-së dhe LSI-së. Dy liderëve të patundshëm në katundet përkatëse u mbikëqyret çdo gjë, mimika, ritmi i ecjes, fjala, e gjithçka që ka të bëjë me qenien njerëzore. Aq të molepsur janë bërë njerëzit këtyre anëve nga një maniakëri e tillë, sa nuk lënë vend pa futur kokën, mjafton që aty të mund të gjendet një shenjë se këta të mësipërmit nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin.
E për t’i shtënë benzinë zjarrit, seç kujtohen herë pas here ca figura të LSI-së për t’i pickuar aleatët e tyre, si për ta bërë më zhuritëse vapën që na ka ngërthyer. Së fundi na ka dalë lajmi se në shtator Meta do të tërheqë ministrat, e se Rama na paska pritur Fatos Nanon, në një bisedë kokë më kokë për t’i qarë hallin e për t’i kërkuar ndihmë.
Të gjitha këto mund të jenë të vërteta, po kujt i hyjnë në punë? Çfarë e mire i vjen publikut prej kësaj?
Në anën tjetër, te këta të opozitës, ndjenjat janë më të përziera. Ca shfaqen si fort të zemëruar me ish-aleatin që u la shëndenë pa pikë derti vite më parë, ca të tjerë fërkojnë duart, mbushur tërë shpresë se plasja e shamatës tek komshiu mund të nënkuptojë përgatitjen e dasmës tek ta, e një pjesë, trumpirë nga këto lëvizje shahu, e kanë kuptuar se heshtja është gjëja më e mirë që mund të bëjnë, në vend që t’i fryjnë kosit.
Më të lëvizshëm janë ata që kanë mbetur pa një punë në shtet, e që nuk rrinë dot pa të, jo se u ha meraku për të kontribuar për vendin, por prej një ndjenje zilie se dikush tjetër po i fut duart në thesin e madh ku mund të gjendeshin duart e tyre.
Kësaj pune dihet si do t’i vejë halli. Gjërat ka njëzet e pesë vite që riciklohen, të shtuar me elemente: blloku, ngjala, buzëqeshjet meskine, lamtumirat, sharjet e fyerjet gjer në taban, e më pas përqafimet e puthjet tërë jargë nga “dashuria”. Teatri vazhdon të japë të njëjtën shfaqje prej kur nuk mbahet mend, e ne dhe atëherë kur kemi mundësi ta nxjerrim inatin më së paku duke mos votuar, si një lloj rebelimi ndaj mospranimit për t’u marrë për budallenj, bëjmë krejt të kundërtën, shkojmë e hedhim votën që në mëngjes”, shkruan portali tesheshi.com.
Kësaj skizofrenie në fakt është përpjekur t’i japë fund vetë Rama.
Ai ka thënë se raportimet për prishjen e tij me Metën, janë thjesht një ëndërr vere.
Po pse po te vjen keq to Mero per keto muhabete? Aman ore se je bere si Sulo ne kohen e Enverit qe ishte gati tja pinte edhe shurren Enverit. Shko edhe ti dhe pija pak shurren Rames vetem te mos dalin keshtu muhabetesh.
Aman ore shko dhe qetesohu
Ketyre dy legenave populli duhet tu beje shurren dhe ta pijne Sala me Nanon se ju ben mire.
Kjo telenovele si te tjeret gatuhet nga ‘Merot’ et comapany jo pa qzellim ,por per te lene ne harrese jeten e perditshme dhe skandalin e fundit ate ne dogana e tatime .Ky fenomeni i telenovelave eshte i mirorganizuar ne shoqerine shqiptare dhe fillon nga programet e televizioneve deri tek paradhomat e politikes e gazetarise …po te kishte Mao shqiptar do thoshte se telenovela eshte opium per popullin shqiptar..por gabohen rende …
ne nuk kemi uje tere beharin na plasi trapi per telenovelen e ketyre
Këta dy shqiptar e rregulluan veten e tyre
Degré zéro i gazetarise eshte tejkaluar! Jemi nen zéro me shtypin shqiptar!