Këshilltari i Ramiz Alisë rrëfen takimin me Berishës dhe çfarë mendonte Ramizi për të?

11 Gusht 2015, 21:05Politika TEMA

Sekretari personal i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, tregon për takimin që ka pasur Alia me Sali Berishën gjatë trazirave të vitit 1991.

Duke folur në një intervistë për Panorama, ai rrëfen edhe çfarë mendonte Ramiza Alia për Berishën.

Si ka qenë marrëdhënia e Ramiz Alisë me Sali Berishën në ditët e grevës së studentëve, apo njiheshin dhe takoheshin edhe më parë?

Jo, nuk janë njohur. Ramizi, pasi mësoi se greva e studentëve drejtohej nga tropojanë të Qytetit Studenti, i kërkoi Xhelil Gjonit që të gjente njerëz të partisë nga Tropoja që të shkonin dhe të flisnin me ta. Të vendosej një urë komunikimi me njerëz të të njëjtit rreth, ku mund të gjendeshin lidhje farefisnore. Ramizi donte me çdo kusht që të shmangte një përplasje të dhunshme të studentëve me policinë dhe ushtrinë, donte të shmangte një përplasje civile. Xhelili e gjeti Saliun dhe i kërkoi që me porosi të Ramiz Alisë të shkonte dhe të bisedonte me studentët e grevës së urisë. Pasi kishte marrë përsipër ndërmjetësimin me studentët, Ramizi i tha Xhelil Gjonit që t’ia çonte Saliun në shtëpi që ta takonte. Dhe ashtu u bë, Xhelili e çoi Saliun te shtëpia e Ramizit dhe kanë folur bashkë. Por Ramizi ma ka shprehur se: “Këta tropojanët janë hileqarë, gënjejnë dhe luajnë me dy porta!”.

Çfarë është folur në atë takim?

Ajo që di unë është një kërkesë e Ramizit që të takonte vetë studentët. Por Saliu nuk ka dashur që Ramizi t’i takonte ata, por t’ia besonte atij këtë komunikim, duke dhënë garanci se gjërat do të qetësoheshin. Këtu, Ramizi dyshoi te sinqeriteti i Berishës se kërkonte ta kthente këtë situatë në favorin e tij personal. Por Ramizi këmbënguli për një takim me studentët dhe shkoi vetë në Qytetin Studenti për të folur me ta, ku u kërkoi që të ndërprisnin grevën dhe të riktheheshin në mësim, ndërkohë qeveria do të merrte të gjitha masat për plotësimin e kërkesave të tyre ekomomike. Në atë takim Saliu ka shprehur konsiderata të larta për Presidentin Ramiz Alia.

Gjatë atyre ditëve të grevës, ka pasur takime të tjera të Ramizit dhe Berishën, ndoshta të fshehta?

Mbase ka pasur, por nga goja e Ramizit për Saliun, unë kam dëgjuar fjalën: “Është hileqar, nuk është i sinqertë!”.

18 komente në “Këshilltari i Ramiz Alisë rrëfen takimin me Berishës dhe çfarë mendonte Ramizi për të?”

  1. "BALASHI" says:

    Dy gjera mba mend nga ky njeri, pra na Ramizi:
    1. Ate qe ka thene per Salen se i doli fjala… dhe
    2. Si te jete rinia sot do te jete atdheu neser. E kini pare o politikane rinine tone te droguar, me duhan e pije, me sex e disko pa mbarim, me fjalor banditesh, fjalori i vajzave eshte me i poshter se i djemve, ah, mjere e ardhmja e vendit.
    Tjeter gje une nuk mba mend nga ai. Vet ishte nje i tille sic thote per salen…

    1. Kush says:

      Kush eshte ai i palosuri ne krah te Ramizese se se kom pare kurr qenka interesant muti.

  2. alfredi says:

    Mossss more cna the , Berisha na qenka hileqar dhe jo i sinqerte , nje zbulim fantastik i Ramos…………!!!!!!!!!

  3. Tili says:

    Po mbroni infrastrukturën tuaj ?! Edhe ti na duheshe se nuk mjaftojn gjithë këto medja e spiun ne shërbim të Salës Ramës e Metës

  4. Unitet says:

    Shoke, si do benim pa Berishen?!!! E kemi dhjerre nga te gjitha anet…

  5. Treviso says:

    Mua nuk me mbushet mendja se tropolanet jane hileqare. Ndodhite e hidhura qe kan ndodhur ne Tropoje dhe ne gjithe vendin e kane prejardhjen nga politika perçarse qe ka ndjekur tradhetari dhe kryekrimineli Berisha. Nje fjalepopullore thote: Nuk ka pylle pa derra.Kryekrimineli Berisha ne pyllin e Tropojes grumbulloi keto derra dhe i organizoi per qellimet e tije. Nuk ma merr mendja qe te kete tropojan tjeter qe te mohoje baxhanakun.
    Kryekrimineli Sali Rom Sheqere Berisha ka hyre ne historine e shqiptareve si armiku me i rrezikshem i kohrave.
    A do gjykohet ndonjehere kryekrimineli Berisha dhe a do denohet? Jo. Kete e them nga gjykimi qe ju be zotit Andreotit, ish Presidentit te Italise. Rrenjet e ketyre tipave si te Andreotit dhe te Berishes nuk jane vetem brenda vendit, por dhe jashte saje. Andreoti nga i akuzuar si super mafjoz per 40vjet e me shume vdiq si njeri i nderuar. Po Berisha a do te vdese si njeri i nderuar? Po. Pse?
    Kohet moderne po vlersojne njerzit e keqij. Njerzit qe jane te demshem per shoqerine. Mjafton te shikoni shume parlmamente te botes se me çfare perfaqsohen.

  6. Ishe says:

    Me nje fjale paska qene Xhelili ai qe futi Berishen ne valle.
    Prandaj berisha se ka atakuar kurre Xhelilin dhe te birin qe u be deputet.Hajde merre vesh, pune malokesh, na e shpifen!!!

  7. gjuha e gjate, bela e te zote says:

    Kot flet dhe ky. Gjoja tropojanet u cuan ne greve. Ai sistem ti conte kembet perpjete.
    Gjithshka ishte loja qe bente ramiz aleja me dy porta.
    Jam i sigurte qe aleja i ruheshe ketij jugorit.
    Cdo gje u be nga verioret, fillo nga ramizi.

  8. ananananananannannanana says:

    C’pune ka “?” ne fund te titullit?!

  9. Tani Mahmuti says:

    U bene 25 vjet pas ndryshimit te sistemit dhe pa dyshim Saliu ka lene gjurme negative ne mendjet e njerzve.
    Jam I bindur se 90% e shqiptareve kane te njejtin mendim me ate te Ramiz Alise. Tropojanet ashtu jane. Po kur hiqen edhe si te ditur pa le te tjerat, ndersa per Saliun do te shtoja krahas te tjerave eshe vrases I pabese dhe tadhetar i Shqiperise.
    Tung

  10. Alban Dardani says:

    — O Z, GURO. TI OSE VERTET NUK DI SHUME ,. OSE BEN SIKUR NUK DI.
    –Ne nje takim qe ka bere Ramizi me nje grup intelektualesh te perzgjedhur nga fudgushti ose fillim shtatori 90 , ne nje materjal qe na eshte lexuar ne ate kohe ,
    — RAMIZI I DREJTOHET DREJT PERDREJT DHE ME EMER SALI BERISHES , DU KE PYETUR . [PO TI SALI , CFAR MENDIMI KE PER PLURALZMIN,… FOL HAPUR SE TI JE EDHE GJAKOVAR..,,,MESA KUJTOJ , SI KUR I THOTE QE NE TE DY JEMI DHE NGA KOSOVA….
    — Dhe SALIU NE ATE TAKIM NUK I KISH DHEN MENDIMIN PER VENDOSJEN E PLURALIZMIT, MADJE AS KADAREJA. Mbase dhe kjo ka qene arsyeja qe Ramizi eshte shprehur qe eshte HILEQAR.
    –Nuk besoj se Mehmet Elezi e te tjere oppojane qnuk ja ka prezantuar dhe me pare si intelektual.

  11. nostradamus says:

    Ramiizi i ka ra pikes per tropojanet: hileqare,te pabese, anarkiste,vaka-
    bonde,rrugace, i nje te mije te zezave….! Por Saliu plus ketyre karakte-
    ristikave te lartpermendura eshte edhe tradhetare i kombit shqiptar e
    agjent i shume armiqve te vendit tone : nje p0liagjent ogurzi per kombin
    shqiptar !! Denimi kapital eshte pak per kete monster i te gjitha kohrave ..!!!!

  12. anila says:

    Nuk ka faj Ramizi, ka faj Nexhmija qe e vuri ne krye Ramizin, kete frikacak, qe nuk pati kurajo ta ndalonte Saliun si tinzar, apo hileqar! Dhe ja sa shume i kushtoi vendit ky njeri i shitur tek Serbet. Ramizi e njihte mire Saliun!

  13. gk says:

    Shume e sakte !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. nolian says:

    She ramizi aty afer saliut e kishe prejardhijen!
    Punuan bashke dhe c’liruan Shqiperine nga shpellat (bumkeret) e enver malokut

  15. frankuk says:

    Ksenofobizmi brenda shqiptareve po perhapet dita dites turp i madh. Ka tropojan te mir ka edhe te keqinj sic ka tiransa te mir edhe te keqinj po ashtu durrsak fierak etj , o popull mos u beni si kope delesh. Un vet tropojan jam ata tropojan kan qen bashk me bashkombasit e tjere skan qen vetem troojan por ama kan qene baza. Ate qe kan bo mos tjau heqim .sala po qe ka bo gabim qe ngeli gjith kto vite akoma ska ik se na cau trrapin edhe mu si ju.
    O bashkombasit e mi bejuni mendje hapur mos rrini ne me mendime mesjetare.cdio popull cdo rrac ka te miret e te keqinjte .un jetoj ne wales edh ka plot krime eshe ktu tjetri vret mbesen e vet nje tjeter perdhunon gocen e vet por kjo zdo te thot gjith wellsiamnet jan ashu.bejuni mendje hapur .gjykoni njerzit nji nga nji sic ju vijne mos beni gjykime kolektive si tuf delesh. Rrespekt te gjith shqipret pa dallim krahine e feje vetem kshu ecim perpara

  16. A.R says:

    Ke shume te drejte, kush gjykon eshte gjithmone nje person me inteligjence te kufizuar!

    Andrea

  17. VLONJAT DEN BABA DEN says:

    GRANKUK BRAVO KE ABSOLUTELY TE DREJTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje