Bujar Nishani pritet të rikthejë edhe ligjin e ri “Për arsimin e lartë”.
Kështu raporton “Tv Klan”, që referon burime nga presidenca.
“Presidenti i Republikës pritet të shprehet brenda kësaj jave për ligjin e Arsimit të Lartë, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës në fund të Korrikut në parlament.
Burime të Televizionit Klan mësuan se pas konsultimeve të shumta me të gjitha palët e interesuara, kreu i shtetit do ta rikthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend”, raporton “Tv Klan”.
Pak ditë më parë Bujar Nishani ktheu edhe ligjin “Për turizmin”.