EKSKLUZIVE/ Prokuroria mësyn Bashkinë e Tiranës, nis hetimin për lejet e ndërtimit të Lulzim Bashës

11 Gusht 2015, 11:29Politika TEMA
EKSKLUZIVE/ Prokuroria mësyn Bashkinë e Tiranës, nis hetimin

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin për lejet e ndërtimit të dhëna nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Organi i akuzës ka nisur verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për lejet e dhëna nga Basha gjatë periudhës qershor 2013 – korrik 2014. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në Bashkinë e Tiranës kanë depozituar kërkesën për hetimin e lejeve të ndërtimit.

Të njëjtat burime saktësojnë se ish kryetari i Bashkisë së Tiranës po hetohet për kryerje të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit gjatë hartimit dhe miratimit të Planeve të Detajuara Vendore (PDV). Gjithashtu, ai po hetohet për dhënie të lejeve të ndërtimit, me pasojë cenimin e interesave të ligjshme pasurore të qytetarëve të prekur nga planet e detajuara dhe interesit publik për zhvillimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të territorit.

Hetimet janë fokusuar në vërtetimin e pretendimit të kallëzuesve se në kundërshtim me funksionin e PDV, dokumentet e miratuara nga Bashkia e Tiranës lejojnë ndërtime brenda pronave të përzgjedhje, dhe jo brenda gjithë zonës në studim. Mësohet se kjo shkelje i ka atribuuar pronarëve të caktuar të drejtat e zhvillimit që plani i përgjithshëm vendor i njeh gjithë zonës në studim, në kurriz të të drejtave të pronave fqinjë apo të subjekteve të tjerë, të cilët nuk do të kenë mundësinë e zhvillimit të pronave të tyre.

Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për mbledhjen e informacionit që do të provojë kryerjen e veprës penale nga Lulzim Basha të “shpërdorimit të detyrës’”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këtë qëllim, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ka nisur grumbullimi i të gjithë materialeve dhe praktikave të lejeve të ndërtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se më datë 31.07.2015 i është dërguar një kërkesë Bashkisë së Tiranës për të marrë të gjithë dokumentacionin përkatës.

Në kërkesën e saj Prokuroria thekson është duke verifikuar shkeljet për mosrespektimin e procedurave për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore në 129 raste. Më tej, organi akuzës shpjegon se hetimet po kryhen për mosrespektim të kërkesave ligjore për dhënien e lejeve të ndërtimit, mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, apo mosrespektim i ligjeve dhe Planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.

Burimet theksojnë se hetimet përqendrohen në faktin se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është gjithashtu personalisht përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim flagrant të ligjit dhe Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë. Nga verifikimet e para rezulton se 47.2% e lejeve të ndërtimit të miratuara nga Lulzim Basha rezultojnë në shkelje të numrit maksimal të kateteve të lejuara nga Plani i Përgjithshëm Vendor, ka shkelje të distancave etj,.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se për periudhën qershor 2013 deri gjatë kohës së kallëzimit, janë kontrolluar nga institucionet përkatëse 35 leje zhvillimore, nga të cilat mësohet se 15 nga lejet zhvillimore të ndërtimit rezultojnë me shkelje të numrit të kateve të përcaktuar më parë nga rregullorja e Planit të Përgjithshëm Vendor. Duke iu referuar raportit të marrë në dorëzim nga prokuroria për konstatimin e kontrolleve të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha, rezultojnë se 10 leje zhvillimore janë në tejkalim me 1 kat, 3 leje zhvillimore janë në tejkalim me 2 kate, 1 leje zhvillimore është me tejkalim 3 kate dhe 1 leje zhvillimore është në takim me 4 kate.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se mungon përcaktimi i sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë. Gjithashtu mësohet se formati i zbardhjes së lejeve zhvillimore rezulton u mangët në informacion që duhet të përmbajë si dokumenti primar zyrtar për lejen e zhvillimit. Janë të paktën 10 shkelje të natyrave të ndryshmeve që janë gjetur në procedurën e lejeve të ndërtimit, ku mungojnë që nga publikimi i formularit të lejeve zhvillimore ku janë specifikuar treguesit e zhvillimit deri tek mungesa e Planit të Detajuar Vendor në 13% të nënjësive (59 ndër 464).

Krahas shkeljeve ligjore, hetimet e para kanë gjetur lidhje nepotike midis përfituesve të lejeve të ndërtimit dhe ish kryebashkiakut Lulzim Basha. Madje, rezulton se procesi i kundraligjshëm i miratimit të planeve të Detajuara dhe lejeve të ndërtimit përkatëse është kryer, në të paktën 2 raste, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit nga ana e kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, përmes favorizimit të z. Xhuvi Sharxhi, pronar i ish-kompleksit “Jon”në Vlorë dhe i njohur si ortak në shoqëri tregtare i vjehrrit të tij.

22 komente në “EKSKLUZIVE/ Prokuroria mësyn Bashkinë e Tiranës, nis hetimin për lejet e ndërtimit të Lulzim Bashës”

  1. gusht says:

    Per hair na qofte! Fillimi i mbare gjysma e peunes.

    1. Ing says:

      Po i japin argument qe ta quaje sulm politik, se prape i pafajshem do dale.

    2. Hetimi says:

      Ky hetim ka fillu qe te pushohet hetimi per detin dhe pastaj fillo i tjeter dhe pushohet ky serial kot fillo pusho prokuroria tall bithen me ligjin e publikun, te dhjefsha mu ne prokurori.

  2. vezhgusi says:

    Ben mire qe organet e drejtesise marrin keto masa por ne si qytetare duhet te ndergjegjesohemi se demi i shkaktuare nga Lulezim Basha ne bashkine e Tiranes per kater vjete rrjeshte eshte katastrofik dhe i pa riparushem,se po te ishte ndryshje ai si tradhtar dhe antishqiptar nuk do ta kryente misjonin qe i ngarkoi padroni i vet Sali Berisha .Ai tani eshte me i qete se kur e mori detyren se ate çka deshi e beri,i mbetet drejtesise sado pak te qetesoje shpirterat e qytetareve te Tiranes per ate çka ndodhur ne pronat e tyre.

  3. Fuckis Turkofagis says:

    Ne te vertet eshte lajm i gezueshem.Jo pse ne qender te keti hetimi eshte ish kryetari i bashkise Lulzim Basha.Kjo duhet te jete e njejte per cdo njerin qe guxon te prek ligjet e keti shteti.Por a eshte prokuroria dhe drejtesia ne pergjithesi e angazhuar qe gjerave tu shkoj deri ne fund.Ne pergjithesi kjo nuk ka ndodhur.Le te shpresojme ketej e tutje.

  4. sokol says:

    shashka e rradhes

    1. Vlonjati says:

      une nuk besoj asgje, pa pare ne burg, gjykates, ministra etj

  5. Besnik Hasanaj says:

    A e keni pyetur SaliBashiç ? Për çfarë po shkojnë
    Kjo është loja e radhës deri sa nuk ka reformë në drejtësi

  6. qiriri says:

    Do ishte ne te mire te vendit dhe ne nderin e drejtesise aq te molepsur, qe krahas ketyra akuzave, te cilat jane vetem nje pjesez e krimeve ekonomike te L.Bashes , te rihapet me pa tjeter dosja e Rruges se Kombit dhe e 21Janarit.Uroje te ndodh nje dite e me pare. TE SHPRESOJME

  7. Tema says:

    Po u burgos basha atëher berisha mund të fitoj zgjedhjet e arrdhshme dhe mund ta amnistoj sapo të zgjidhet kryeministër pasi elemente ka

  8. tika says:

    LEJEN E NDERTIMIT QE E MORI VETE LULI PER SHTESEN E PALLATIT TE TIJ DO TA GJYKOJE PROKURORIA????APO DO MERENI AKOMA ME NJERZIT E THJESHTE

  9. v.duka says:

    Pa te shohim, thoshte nje plak nga fshati im, do zbatohet ndonje “cikez” ligj kete rradhe per pergjegjesit e te paprekeshmit Lulezim Basha.

    Une nuk e besoj, sepse deputet, ideolog, KUADRO, analiste, mbeshtetes, etj etj ka shume mazhoranca por burra shteti akoma nuk kemi pare, as ne televizore e jo me ne, krye te detyres.
    Me respekt per lexuesit V.Duka.

  10. sazan says:

    Po u denua Basha kush do te na e lexoje vjershen
    ……. Dyshja kriminale Rama-Meta ……
    etj……. etj…. qe e degjojme cdo mengjez -dreke dhe 30 here ne darke ???????????????

  11. braho says:

    Demokratet jane budallenj por siç tallin menderen socialistet me popullin e tyre eshte per tu admiruar…i trajtojn si kalamaj te vegjel,mjafton ndonje lajm karamele.

  12. perkthyesi says:

    O Lul Basha, mos u tremb o burre, se ne Shqiperi jeton, e jo ne Gjermani qe te kapin per leckash e te rrasin brenda! Keta deklarata behen sa per konsum publik, qe medemek te na mbushin mendjen se po punojme! Rri i qete miku im, dhe gezoi ato qe ke vjedhur!

  13. Pali prej ShenPali says:

    A e dini si thone tosket per keto soj punesh qi “nisin dhe kurr nuk bitisin” : “Pordha me rigon” ! Prokuroria ka 26 vete te vrare nga Gerdeci dhe flen mbi hetimin e shkaktareve,Prokuroria ka ende te “pa kallur” kater viktimat e Bulevardit te “Horrave dhe Lavirave te Bulevardit” dhe flen a thue se nuk ka ndodhe asgja! Prokuroria kalon cdo dite neper rrugen e “kombit” qi sot asht pagzue me emnin rruga e “Hajnise Kombtare” dhe ajo ka ra ne gjume letartgjik e nuk ka gja qi e çon prej gjumit.Ajo ka perpara numrin e pafund te dosjeve te hajduteve me dhe pa imunitet dhe FLEN! ! Ajo nuk ka faj se qeveria pasi mori votat e popullit per ti zgjue prej gjumit ato institucione e ka kape edhe ate narkoza e pushtetit te gjumit dhe nuk ka gja qi ia nxjerr ate! E tash ajo ,Prokuroria po ban show e rradhes,

  14. Shqiptar Iliro Arian says:

    E di qe edhe kjo kot eshte, por ai qen i poshter duhet rrasur brenda 20 vjet.

  15. Ligji....pertej ligjit says:

    Keshtu duhet vepruar gjithnje, se paku kur dorezohet ose merret ne dorezim nje zyre, nje pergjegjesi.
    Nese Lul Basha del me pergjegjesi te shkelura ose te kthyera ne privilegj, te pergjigjet perpara Ligjit.

    Por kam frike…
    Kam frike se … nuk ka per te ndodh gje prej gjeje ne kete dynjah.

    Se, mos mendoni ju se Lul Basha nuk ka gjetur nje varg shkeljesh prej paraardhesit te vete, zoterise qe tanime e kemi Kryeminister?!

    Beri edhe Lulka ca deklarata atehere dhe i thane: E mire de mire, se na cave mender veshet! Tani u bere kryetar bashkie, e morem vesh qe Rama merrte 20 perqind, por nuk dime se sa perqind do marresh ti! Mbille gojen tani dhe vre punen e kukleten tende, se ne keto pune vijne ata qe duan te vjedhin apo jo?!

    Edhe Erjonka ate po ben: ca pertitje tani, pastaj, qe te vazhdoj Pllani i Hyrjes ne Kodrat e Liqenit prej nje MegaPallati, do duhet t’i leshoj pe Lul Bashes: Te falim ty, qe na fale ne, qe te me falin mua neser pasneser…!

    Populli, eh…ate pune ka: te genjehet me radhe prej nesh!

  16. kotesia says:

    E dini si eshte puna, mbushen faqet e gazetave, shkruajme opinione boll, atij gjemb ne kembe nuk i hyn, vodhi gjithe ato leke per rrugen e kombit, vrau ne 21 janar,jane shmne e kush i numeron dhe ai qendron ne kembe,tallen me kete popull fukara, kush u denua qe do denohet hollandezi, qe me shume rrinte ne Hollande se ne Shqiperi,hedhin nje gur ne lume dhe o burra,kush do jete ai zot nene qe te denoje si te majte dhe te djathte neqoftse ka vjedhur, askush, po denohet nje njeri qe nuk i hyn ne xhep askujt, prandaj o njerez rrini te qete.Ata vjedhin, majmen dhe ne qorollisemi kot, po vihemi kunder njeri tjetrit, jo e lagu jo se lagu.

  17. sit.. back and relaks → says:

    Me ca e mesyu? nga ajri deti dhe toka? lojera politike ku behet pale dhe prokuroria. e vetmja gje e paqarte ketu eshte se kush po e perdor prokurorine ne kete moment, po e perdor pozita kunder opozites, po e perdorin fraksionet brenda opozites ne luften per te marre drejtimin e pd, po e perdor saliu per ti thene lulit mos ma dridh bishtin se te perdredh qafen, mbetet e paqarte. e vetmja gje e qarte dhe e dhimbshme eshte qe prokuroria vazhdon te perdoret dhe te jete pjese e lojerave politike. nuk po them qe ben gabim qe po heton, por si gjithmone kur kishte mundesine te hetonte ne tere keto 4 vjet perse u sul pikerisht tani? kjo nuk te le shije te mire dhe duket qe ky muhabet bie ere politike ne background.

  18. S'te mor vesh fare says:

    Shiko sa seriozisht e ka mar Prokurveria,
    ve bast qe kane per tia rruajtur fare kesaj rradhe.
    Rruajtja ka nisur me Rrugen e Kombit,
    Marrveshjen e Detit dhe 21 Janarin.
    Per mua nuk jane lojra politike, por
    nje seri e nje telenovele qe e kemi pare shume here.
    Keta fusin lajme ne shkruajme komente e si
    perfundim nje mut ndodh.

  19. petro says:

    Po Dakon do ta harroje prokuroria valle? Ndertimet ne ish lulishten 1 Maj ne qender jane nje shembull skandaloz se si me dashje te plote, me makuteri maksimale,me sy te mbyllur jane dhene leje ndertimi ne shkelje flagrante te cdo lloj standarti , te cdo lloj rregulloreje urbanistike qe ekziston ne bote.Mjafton kaq qe neni “shperdorim detyre”te behet funksional nga nje prokurori funksionale, asnjanese dhe ne sherbim te shtetit ligjore.Kjo do te frenonte masakren e ardhshme qe pritet te perhapet ne veri drejt gjirit te Lalezit e kepit te Rodonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje