Ish-oficeri belg “blen” vdekjen në Shqipëri për ti shpëtuar burgut

10 Gusht 2015, 20:47Politika TEMA

Një nënshtetas 52-vjeçar belg ka arritur të “blejë” vdekjen e tij në Shqipëri.

Ish-hetuesi i policisë gjyqësore të Belgjikës, Guido V.L, i cili ishte arratisur drejt Shqipërisë, ka mundur që në bashkëpunim me një mjek shqiptar të sigurojë çertifikatën e tij të vdekjes, raporton Ora.

I arratisur drejt Shqipërisë një vit më parë, ish-oficeri e inskenoi vdekjen për të shmangur dënimin e mundshëm nga drejtësia belge e cila kishte nisur ndaj tij hetimin për pastrim parash dhe aktivitete kriminale.

Por më pas një koleg i tij e ka njohur në një kafene në Belgjikë dhe ai është prangosur.

Ish-hetuesi pranoi se kishte inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri duke falsifikuar dokumentet me ndihmën e mjekut.

Për kete Gjykata e dënoi me një vit burg dhe me gjobë prej 500 euro.

5 komente në “Ish-oficeri belg “blen” vdekjen në Shqipëri për ti shpëtuar burgut”

  1. semanjaku says:

    Po mjekun qe kopsiti letrat e kapi prokuroria jone?/,,hajde drejtesi hajde.

    1. komunalia says:

      Me siguri qe mjeku nuk e ka bere per para, por belgu do t’ia kete dhene “me zor”!

  2. Ai says:

    Mjeket jane ajka e shoqerise, sado qe te na vije inat dhe ti shajme nga xhelozia perseri tek ata falemi

    1. mondi says:

      Pergatitu mire kur te falesh se do dalesh nga spitali pa breke ne prapanice, aq para do lesh. Mjeket shqiptare jane katandisur si ata dallkauket pseudo businessmen, pa pike etike dhe pa pike humanizmi

  3. Tema says:

    Jemi prish përjetsisht me valoni&flandren e belgjikes (për arsye që dihen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje