Mediat pranë PD-së i mëshojnë fort çarjes Rama-Meta, tani flitet edhe për një drekë të fshehtë Rama-Nano

10 Gusht 2015, 15:15Politika TEMA

Mediat pranë Partisë Demokratike prej gjithë verës janë duke i mëshuar me forcë, idesë se Rama dhe Meta janë prishur me njëri-tjetrin dhe koalicioni PS-LSI do të prishet.

Madje, spekulojnë edhe se PD është gati që të bashkëpunojë me PS-në, por jo me LSI-në.

Duket se gjithë shpresa e PD-së për ta marrë veten dhe për t’u rikthyer ndonjëherë në pushtet, është pikërisht prishja e koalicionit PS-LSI dhe bashkëpunimi i saj me një nga këto dy parti.

Spekulimet kanë shkuar aq larg, sa sot një faqe pranë opozitës shkruante se Rama ka thirrur në një drekë sekrete Fatos Nanon, disa javë më parë.

Sipas saj, Rama ka kërkuar ndihmë nga Nano që të mbajë të bashkuar PS-në, në rast se prishet me Metën.

Lajmi pastaj është botuar dhe nga disa media të tjera pranë PD-së.

Por, gjithë këto spekulime, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka cilësuar si fantazi e pakufi.

Dhe, deri më tani, të tilla rezultojnë.

14 komente në “Mediat pranë PD-së i mëshojnë fort çarjes Rama-Meta, tani flitet edhe për një drekë të fshehtë Rama-Nano”

  1. Shoku N. Vjosa says:

    Nuk i kam dashur kurre te majtet, por kete rradhe ai psikopati i gjate duhet tja dhjesi likes dhe te shkoje ne zgjedhje te reja. Me kete popull do i fitoje prape, per kete te jete i sigurte

    1. uci vete says:

      fajin e ka saliu.

    2. Truku says:

      Sigurimi i shteti ish… me kesi gjerash e ushqen median kriminala qe te vidhet pafundesisht dhe te shtyjme jetegjatesine e pushtetit te sovjeteve-ramizjano -enveriste – serbofile e komunisto-cnjerezore kriminale ?Rrofte populli shqiptar liri demokraci pa Pd Ps = Ppsh

    3. Truku says:

      Sigurimi i shteti ish… me kesi gjerash e ushqen median kriminala qe te vidhet pafundesisht dhe te shtyjme jetegjatesine e pushtetit te sovjeteve-ramizjano -enveriste – serbofile e komunisto-cnjerezore kriminale ?Rrofte populli shqiptar liri demokraci pa Pd Ps = Ppsh

    4. niku says:

      Po te shkoje ne zgjedhje te reja pa liken e ka te sigurte humbjen

  2. ananananananannannanana says:

    Po ju media prane kujt jeni?!

  3. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Si jane prishur se nuk e kuptoj? Kane bere sex .e njeri tjetrin?
    Eshte loja e fmn per te krijuar gjoja nje koalicion me te gjere per te kryer reformat famkeqe antipopullore.
    Loje e ndyre.
    Qeveritaret tane jane bedela mekembes te vegkel te perandorise madhe.

  4. Zonj..Milo. says:

    Keto jane shpif jet e PD ,per ja e sundo.

  5. Belinda says:

    O Mero ti ke 1 jave rrjesht qe merresh me kalin e Sadijes . Kur te tjeret shkruajne te verteta qe ty s`ta mban ti shkruash jane fantazi, kurse kur ti shkruan dhe se ca ka ngrene kali per dreke kur u kthy ne Suedi eshte lajm . Po te ishe me pak i neveritshem sec je do te thosha TURP, po per kaq sa je nuk ja vlen te thuash se cdo fjale eshte e tepert . ti rrezaton neveri prej se largu .

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po ça ke mi Belinda
      Që je mërzit me Kalin
      Kto ëndrrat e Berishës
      Gjithmonë qëllon që s’dalin. ? ?

    2. Dea says:

      Sakte dhe drejte fole

  6. sit.. back and relaks → says:

    e vertete eshte qe mediat qe kane filluar kete kryqezaten kunder dyshes rama-meta jane prane pd, por kryqezata dhe plani jane gatuar jo ne pd, por brenda aleances ne pushtet nga njerez dhe grupe qe nuk dihet se nga kush financohen por qe mesa duket kane ngelur te pakenaqur pas zgjedhjeve te fundit lokale. pra mediat prane pd thjesht po shfrytezohen si poligone qitjeje nga grupe brenda aleances ne pushtet per te goditur tabelen e qeverise. asnjehere gjerat nuk jane ato qe duken. me oreksin qe ka likja nuk perjashtohen dhe zgjedhjet e parakoheshme. do te thoja qe keto jane provokacione te pd dhe qim pekes por fakti qe loje e qim pekes u be mero dhe bushati me ben te besoj se pd ketu nuk ka gisht ose nuk eshte kryesorja ne valle, vallen ketu e hedh dikush nga brenda aleances. shaku, si perhere dhe kurdohere shkaku i kesaj kryqezate eshte LEKU. sa te bien dakort per pazaret dhe gjithshka do harrohet. problemi madhor qe shikoj une eshte qe media ne nje menyre apo ne nje tjeter vazhdon te perdoret si arme ne doren e politikes dhe boseve te pushtetit politik dhe ekonomik. vazhdon te perdoret si mjet presioni dhe shantazhi ne arritjen e qellimeve financiare dhe politike te klaneve te ndryshme. ky eshte nje problem i madh per publikun dhe informimin e tij.

  7. astrit says:

    Keto i ka mesuar Saliu nga gazeta 55.

  8. perkthyesi says:

    Se cili eshte Nano, e dine te gjithe. Nje palo burre, veset e te cilit kane bere dhe vazhdojne te bejne epoke! Ky palo politikan, la gjurme vetem per neglizhencen dhe menefregizmin e tij shembullor! Kujdes Rama, nje levizje e gabuar ne drejtim te ketij horri, do ju zbrese menjehere nga vendi ku qeverisni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje