INTERVISTA/ Andi Bushati: Rama dhe Meta janë thyer keqas dhe për këtë ka më shumë se një dëshmitar

10 Gusht 2015, 10:44Politika TEMA

Andi Bushati thotë se Rama dhe Meta janë prishur me njëri-tjetrin.

Sipas tij, për këtë ka më shumë se një dëshmitar.

Bushati thotë në një intervistë për Çim Pekën se prishjen e Ramës me Metën e kanë pranuar edhe njerëz afër Metës.

Botuesi  Mero Baze në një intervistë për Syri.net megjithëse kur ju referuar se shkuarës u shpreh se Meta-Rama “një plesht djegin jorganin”, nuk besonte kurrsesi se ndërmjet Ilir Metës dhe Edi Ramës mund të ndodhë ndonjë thyerje. Mediat verore shprehej Ilir Meta po tentojnë të sajojnë përplasje ndërmjet aleatëve të 1 Prillit. Portali juaj kishte dje një analizë interesante mbi këtë raport ku i mëshonte idesë se e gjitha është një lojë e Ilir Metës për të rritur pazarin. A keni ju një ide se çfarë po ndodh realisht ndërmjet Ilir Metës e Edi Ramës?

Rama dhe Meta janë thyer keqas dhe për këtë ka më shumë se një dëshmitar, që nga gazetarët qiraxhij të Gjirit të Lalëzit, që nga botues të rëndësishëm me të cilët kryetari i kuvendit ka folur e deri tek qëndrimet publike të disa njerëzve shumë pranë Metës, të cilët e kanë shprehur edhe publikisht këtë fakt. Analiza e Lapsit që iu i referoheni e shikonte këtë konflikt kryesisht nga këndvështrimi i rritjes së pazarit. Por ka edhe hipoteza të tjera. Njëra është ajo e presionit të ndërkombëtarëve për të luftuar partitë që ngrenë shtet paralel brenda shtetit. Një tjetër është beteja për zgjedhjet e 2017 dhe ambicia e Metës për tu ngritur në krye të shtetit. Frika e Ramës se me pushtetin e pakontrollueshëm që i ka dhënë, ai po e shndërron LSI-në në rivale serioze. Pra të gjitha këto bashkë mund të jenë në themel të acarimit të tanishëm.

Por pavarësisht atij unë mendoj se kjo dyshe vëllezërish armiq e kanë shumë të vështirë të ndahen nga njëri- tjetri deri në zgjedhje. Sepse Meta ka ngritur një strukturë që nuk ushqehet dot më pa benefitet e pushtetit. Sado që të ndihet i fyer, i pa begenisur, i lënë mënjanë nga Rama dhe nga delegacionet e perëndimorëve që i evitojnë takimet me të, ai është i dënuar të zvarritet në koalicion. Ndërsa Rama, ashtu sikurse Berisha dje, nuk mendoj se e ka fuqinë për tu ndarë nga një aleat që duket sikur i prish punë po i iku, por që në fakt e damkos më keq po i ndenji brenda.

Ka zëra nga politika dhe mediat që po flasin për mundësinë e një aleancë PS-PD për reformat e mëdha. Unë personalisht kam prova që Presidenti një vendi perëndimor, mik i kryeministrit Edi Rama, e ka pyetur vjeshtën e kaluar në zyrën e Bashkisë, kryetarin e PD-së Lulzim Basha nëse ishte i gatshëm për një koalicion me Ramën për reformat e mëdha. Ju a e shikoni të mundshme një gjë të tillë? Në rast se po, do ti shërbente kjo vendit apo do të kishte efekte negative? Kush mund të dilte i fituar nga një gjë e tillë?

Unë nuk besoj tek kjo aleancë dhe për më tepër mendoj se më shumë sesa një koalicion i madh bipartizan, vendit i duhet një opozitë e fortë. Më shumë sesa për reforma të mëdha kemi nevojë për kontroll dhe vigjilencë të madhe ndaj pushtetit. E pse iu dashka Shqipërisë një koalicion i madh??? Për të bërë marrëveshje të turpshme si ato që ndryshuan kushtetutën në vitin 2008. Për të bërë plane makabre si ai Rama- Berisha, për të ndërtuar tek parku i liqenit, po në të njëjtin vit? Për të bërë marrëveshje 30 vje[are si ajo koncesionit të parkingjeve të Tiranës? Përse???

Prandaj, mendoj se më shumë sesa një koalicion i madh, që mund të prodhojë edhe zullume të mëdha, vendi ka nevojë për kontroll dhe balancim. Dhe këtë rrol mundet ta luajë vetëm një opozitë e fortë.

Rritja e LSI-së në këto zgjedhje a ju duket se është bërë një kërcënim për të dy partitë e mëdha?

Rritja e LSI-së nuk është natyrale. Ajo i ngjan shumimit të larvave që rriten në trupin e pemës ku gjallojnë. Nëse pema është pa kontroll, e pa dizifektuar, LSI bymehet. Në të kundërt ajo shkon aty ku e ka vendin. Nëse askush nga partitë e mëdha nuk e pranon lojën e pisët të LSI-së, e cila sipas një shprehjeje të vjetër të Ramës “rrëmben pushtet për të vjedhur vota dhe vjedh vota për të rrëmbyer pushtet”, Partia e metës kthehet në dimensionin e saj real. Prandaj ajo nuk përbën një kërcënim për dy partitë e mëdha.

Por në të kundërt ajo përbën një kërcënim për demokracinë. Sepse me rastin e fundit, atë të vitit 2013, ajo krijoji një precedent të turpshëm dhe të dëmshëm: Atë të një partie që qeveris për 4 vite dhe shkon me dy muaj të votohet si opozitë. Këtij mekanizmi të mashtrimit të elektoratit për ti shpëtuar gjykimit të tij, i duhet dhënë fund.

Reforma në drejtësi është reforma e fundit që Edi Ramës i duhen edhe votat e LSI-së. Ka një perceptim se Ilir Meta ndjehet i kërcënuar nga miratimi i kësaj reforme. Cila është analiza juaj?

Meta është në një dilemë të madhe. Ai e di që ndërkombëtarët e kërkojnë reformën në drejtësi dhe ai nuk do të bëjë rolin e politikanëve kosovarë që pengonin ngritjen e gjykatës speciale. Por nga ana tjetër ai nuk do t’ia japë në tepsi të argjendtë këtë favor Ramës ndaj ende nuk di si do të sillet në këtë rast. Këtë e tregojnë edhe deklaratat e tij të fundit.

Opozita. Cili është gjykimi juaj për sjelljen e opozitës pas zgjedhjeve? A i qëndroni analizës se para zgjedhjeve qe Basha nuk duhej ta konsideronte referendum popullor garën e 21 Qershorit?

Po ishte një gabim. Basha as e kishte fituar kredon morale pas humbjes shkatërruese të 2013, as nuk e kishte ndryshuar imazhin e PD-së, as nuk ishte shkëputur nga mentaliteti i qeverisjes Berisha duke e zgjatuar atë edhe në qeverisjen e Tiranës. Për këto arsye në vend të futjes së fushatës në një hulli vetëvrasëse: zgjidhni mes nesh dhe socialistëve, ai duhej –sipas meje- tu drejtohej shqiptarëve ndryshe. Ti bënte të mendonin nëse ishin të kënaqur apo jo me pushtetin e ri. Rama ende del i fituar nga krahasimi me qeverisjen e PD-së. Por ai del i humbur nga krahasimi me pritshmëritë e njerëzve. Prandaj mendoj se Basha luajti gabim kur deshi ti imponojë zgjedhjet si referendum krahasues. Besoj që rezultati më dha të drejtë.

Por pavarësisht se ai qe i thellë kjo nuk është një humbje e madhe për opozitën. Ajo ka ende kohë të eksperimentojë dhe të gjejë vetveten. Aq më tepër që rezultati i 21 qershorit e zhveshi edhe nga të gjithë kostot që të jep pushteti. Tani ka shansin të jetë më e pastër dhe më e besueshme. Le ta shohim.

 

19 komente në “INTERVISTA/ Andi Bushati: Rama dhe Meta janë thyer keqas dhe për këtë ka më shumë se një dëshmitar”

  1. Albi says:

    nese do vendoset ndonjeher drejtesia ne kete vend S.Berisha dhe I.Meta jane te paret qe duhet te gjykohen nga drejtesia per vjedhjen e gjithe shqiptareve ne keto 25 vjet,, nuk e meritojne shqiptaret nder popujt me te vjeter europian qe ne 2015 te jene me te varferit e kontinentit

  2. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Edi Rama po te jet i zgjut duhet ti boj nji ZBYTHJE spektakolare Lilos dhe Munaqit te LSI.
    Ato jan GANGRENA qi po mbaj peng ndryshimin e vendit.
    Likja asht GARANCIJA qi ka Brisha dhe kalamjt e tij qi nuk do ju preket asnji fije floku,per tana krimet qi kan kry.
    Like Meta asht HAJDUT dhe me hajdutin bohet bohet koalicion derisa te piqen mundesit me i tregua me fakte gjonat qi ka vjedh.
    LSI dhe tan militantat e saj jan fry sikur fruhen LOPET kur han shum jonxh.
    Kan rrezik te plasin dhe tu shperthejn hava ,baglat qi mbaj brenda.

  3. Tema says:

    Lsi-ja s’mund të fitoj zgjedhjet pa ps-n ose pd-n,ndaj kingji urt pin dy nëna

    1. miku says:

      Ore ata po pijne ne dy nena, po Shqiperise po i q.jet nena nga maskaralleqet qe po bene lsi. E thene e po e them prej kohesh. Baza e P.S dhe e P.D eshte per nje aleance per ate c,ka i kane pare syte gjate zhvillimit te zgjedhjeve ku militantet e lsi nuk pyesnin fare as per ps as per pd. Imagjino t,u japesh me teper pushtet atyre. MOREM FUND NJE HERE E PERGJITHMON.

  4. moderni says:

    rama qe prishet me meten…na e shpifet fare o burr

  5. Spartaku says:

    Prandaj ka respekt Ilir Meta per Sali Berishen,se jane hajdutet me te medhenj te kombit shqipetar.Ata,sote,ruajne dhe mbrojne njeri tjetrin duke dale pengese per reformen ne drejtesi.Ata jane kundra kesaj reforme si dhe reformave te tjera.

  6. Uji i ftohte says:

    Nese Rama nuk ndahet nga Meta do pesoj fatin e Berishes.

    1. Skerdi says:

      Fundi i Berishes eshte padron i PD-se, prapa kuintave, dhe jete milioneri me pislliqet qe ka bere ne qeveri. Normal, edhe Rames i intereson ky lloj “fundi”.

  7. Interesanti says:

    Lilo Floriri e kq vendin ne burg dhe jo pjese e qeverfisjes. Nese Rama nuk largo Meten ateehere kete vend e mori lumi.

  8. Xhebro Gikas says:

    Ne se Rama nuk ndahet nga Meta do te thote qe te dy jane njelloj.
    Meta eshte nje kryehajdut i tipit Ali Baba, s’lane me metal pa vjedhur, te çmuar dhe per skrap.
    Ministrat e tij bajloze, Haxhinasto dhe Lefter Koka ne krye, po e kthejne Shqiperine ne nje hale gjigande per permasat e saj.
    Shikoni braktisjen ne investime te vendeve si Franca, Hollanda etj. Gjermaina po reziston, por ka dhene sinjale te forta.
    Le te filloje goditja e ketyre hajduteve te paskrupullt nga shembja vilave te tyre…

  9. daku says:

    Ne zgjedhjet e fundit parlamentare,kam votu PS.nE ZGJEDHJET LOKALE,KAM VOTU pd,PER NJE SERI NGRITJESH CMIMESH SI ENERGJI,NAFTE,TAKSA,etj,,dhe skam arsye te votoj majtas une dhe familja ime me pas.Por nese PS shkeputet nga gangrena LSI,pa u menduar,do votoja PS,,per ti dhene nje shans real se majtes per te qeverisur drejt,dhe per tu debuar gangrena LSI nga skena politike shqiptare,,dhe per te rene ideologjia Berishiste njeher e mir nga opozita shqiptare

  10. beni says:

    Meta dhe Rama jane te destinuar te bashkepunojne pavaresisht sa e duan njeri tjetrin. Sepse se pari i duhen parate dhe jo mireqeverisja. Ndersa persa i perket reformes ne drejtesi qe mezi po e presin nderkombetaret ky eshte nje spekullim i paster. Nese nje diplomat shkon ne zyren e Rames dhe 70 % te kohes ai i flet per te keqen e madhe, kancerin, ne drejtesi, dhe per kete duhet bere reforme e thelle, te gjithe te mbeshtesin per te luftu kancerin. Por askush nuk i hyn thelbit te te ashtuquajtures “Reforme” e cila mesa duket do sherbeje vetem per ndruar ca me ca te tjere. dmth cou lenw dhe ulu ” Prenw” dhe ne finale perseri do flasim per korrupsion ne drejtesi dhe…. e njejta situatw.

  11. qim qani qe qelloi qenin dhe ver llapa says:

    Loje e fmn

  12. qiriri says:

    A.Bushati kerkon te fsheh pas shkrimeve te tilla deshiren e ardhjes ne pushtet te Lul Eunukut ,keti pinjolli dhe sherbetori besnik te Salì Shpellar Berisha. Harroje o Adush-Rrush. Mos shih endrra me sy hapur .Koha e Sali Gerdecit ,Salì 21 Janarit dhe Lul “2 00 miljonshit dhe 21Janarit,nuk rikethehen më. .Harroje o klush i te keqes

  13. sit.. back and relaks → says:

    Paskan aktivizuar Qimken Qim Peka si kolone e peste per te bere diversion. Mero diversion me intervisten tek Qim Peka, Lorenc Vangjeli diversion para ca ditesh per kete teme tek Tema e Meros, tani Bushati diversion tek Qim Peka – hmmmmm, something big eshte vene ne loje. E gjithe kjo levizje diversive lindi dirket pas intervistes se rames ku deklaroi se i vetmi freskim qe do kete qeveria do jete freskimi nga pushimet dhe ne shtator do vije e njejta qeveri por me e fresket dhe e shplodhur. Pra ka shume mundesi qe segmente brenda Lsi dhe Ps te mos e kene pelqyer kete deklarate te Rames, dhe kane nisur presionet e terthorta duke zgjedhur gazekarin qim peka si i barazlarguar nga ps dhe lsi dhe me prane pd. keshtu duket sikur ky diversion vjen nga e djathta kur ne fakt vjen nga brenda aleances. gjithashtu edhe kjo puna e forcimit te mbledhjes se tatimeve e taksave dhe forcimi i doganes mund te mos i kete ardhur per shtat pronareve te medhenj tatim pagues te cilet fitojne nepermjet evazionit fiskal dhe qe mund te jene perkrahes edhe te ps edhe te lsi. rames terthorazi po i behet presion dhe dikush kerkon te rrise pazarin perpara reformave te shtatorit ne kembim te votes, dhe e vetmja ku te shkon mendja eshte lsi. keto intervistat me qim peken nga mero dhe bushati me shume duken si intervista te pororsitura me pagese pa ndonje ndryshim ne thelb nga vrasesit e porositur me pagese. nuk dua te mbroj ramen se ai po ja ben vetes por menyrat sesi duan ta dobesojne jane pak ose aspak ortodokse. ne thelb muti po sulmon kaken ne aleancen e qelbesirave sic e cilesoi muc nano.

  14. sali kari says:

    Shikoni si do te ndodh nese ka diqka te vertete , Rama me Nanon kompromis , Nano vdes te behet president , dhe Meta del jashte loje , Like Floriri duhet te shkoje ne burg bashke me Lulzim Basharin e PD’se , kurse Saliu spo ben gje pershesh me kos po han

  15. alti says:

    Klubi i KLANI- t me Bushatin ne krye, i fryjne temes se ndarjes , qe ne PS dhe LSI nuk e diskuton kush . Kjo u vertetua, si nga Meta ashtu dhe Vasili . Kjo fushate e paguar , nga ata qe e shfrytezuan rregjimin e Sales , per te bere para, dhe per te privatizuar asetet publike me 1 lek metrin katror , ka si qellim , kthimin e PD ne pushtet, duke pare se sot shumica e tyre jane ne prag te falimentit. Bushati dhe klubi i bythlepiresve te KLAN-it , e din se PD nuk vjen me ne pushtet sa te jete jeta e vetme . Kjo e provuar dhe ne te dy zgjedhjet, e 2005 dhe 2009 ,qe ishte LSI qe dha pushtetin .Dhe duke pare qe LSI po i afrohet PD si votues, i vetmi skenar eshte qe te perplasin PS me LSI, dhe PS te dale ne koalicion me PD ,pra te sjellin hajdutet dhe kriminelat e PD ne pushtet . B ushat ke nevoje per tu bindur ,qe PS dhe LSI jane ne koalicion dhe si parti te majta , keshtu dhe per nje kohe te gjate do jene bashke do apo nuk do KLAN-i . Ne rast se Rama do te bente kete koalicion katastrofal me PD, do te bente vetvrasje politike , dhe do ta shporshin nga PS me keq se Nano . Gafen e beri dhe ne zgjedhjet lokale, ku u bashkua me PDIU e Idrizit qe ka shtatqind flamur, si dhe me FRPD e Topit, qe nuk ka as nje lidhje me te majten, qofte si ide ashtu dhe ne program.Kjo ishte nje nga aresyet qe elektorati ju largua PS , se nuk mund ta kthej koalicion e majte ne nje bordello politike. Prandfaj Bushat ate bast qe ke vene se do prishesh koalicionin qeverises e ke te humvbur .prandaj shko e laj sumen .

  16. Tili says:

    Po i japin pak oksigjen PD me intrigën e ndarjes PS me LSI ,e kanë të kot se PD nuk gënjen dot as ata që e themeluan as ata që kanë dy pare mend se do të jetë trashgimni e Argitës dhe Zenit.

  17. loni says:

    Ta nxjeresh LSI-NE ne opozite do te thote ta besh ate faktor shume te rendesishem. PD-ja nuk duhet ta pranoje kete loje te piste komunistesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje