Historia tragjikomike e jetës mondane të motrave të Ahmet Zogut

9 Gusht 2015, 18:20Politika TEMA

Zogu pati gjashtë motra. Dy më të mëdhatë Adile e Nafije u martuan më herët, ndërsa e treta Senije gjatë qenies së tij në pushtet. Për fatin e tyre të keq, tre më të voglat Mexhide, Myzejen e Ruhije nuk u martuan asnjëherë. Ato, nga jeta patriarkale dhe obskurantiste që sundonte në atë kohë në Veri sidomos për femrën, ranë në një shoqëri tjetër, mondane, të paperceptueshme për to, por edhe të vështirë për t’u ambientuar e për të vepruar në bazë të normave të kësaj shoqërie. Ndaj dhe në jetën e tyre ka mjaft episode komike. Duke ndjerë inferioritetin kulturor, u dërguan për të mbaruar shkollën në Francë dhe në Gjenevë të Zvicrës, ku mësuan frëngjisht, si dhe u ngarkuan me detyra dhe funksione në oborr. Princesha Maxhide u bë kryetare e Drejtuesve të Vajzave. Ato ishin në krye të “Batalioneve të Vajzave” në ushtrinë mbretërore shqiptare. Shumica qenë fejuar nga një herë. Më 1938 mbreti Faruk, me origjinë shqiptare nga trungu i Muhamet Aliut të Egjiptit, qe dakord që kushëriri i tij, princi Abdul Monheim të martohej me princeshën Myzejen. Ai ishte i biri i kedivit të mëparshëm Abbas Helmi Pasha II i Egjiptit dhe thuhej se kishte trashëguar një pasuri të madhe. Por s’ qe e thënë të bëhej kjo lidhje mbretërore, pasi nuk deshi i ati i djalit.

Qëllimi i udhëtimit të zogeshave në Amerikë, pajtimi me Nolin

Pas fejesës së mbretit Zog më 1938 dhe përpara dasmës së tij, tri motrat më të vogla të mbretit Zog bënë një udhëtim të vullnetit të mirë në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u kthyen nëpër Angli, Francë dhe Itali. Ato u nisën nga Napoli në Itali më 20 shkurt 1938 me anijen italiane Konti di Savoia dhe arritën në Nju-Jork më 28 shkurt. I priti Faik Konica, ministri shqiptar në SHBA, që u bë përkthyesi i tyre. Qendër e qëndrimit të tyre në SHBA ishte suita mbretërore në hotelin Ritz-Carlton në Nju-Jork dhe kudo udhëtuan me tren. Qëllimi i udhëtimit ishte të siguronin pajtimin politik me peshkopin Fan Noli, të garantonin investime amerikane në Shqipëri dhe ta ngrinin reputacionin e Shqipërisë në SHBA. Interesi publik i amerikanëve për mbretin Zog qe ngjallur për shkak të fejesës së tij me konteshën gjysmë-amerikane Geraldina Aponi. Për pasojë, mediat amerikane e mbuluan me interes udhëtimin dhe u vunë motrave të Zogut nofkën “Zogeshat”.

Para delikatesës femërore edhe Noli u dorëzua

Me tren ato udhëtuan nga Nju-Jorku në Boston, ku u pritën nga 6.000 shqiptarë. Më 12 mars u bëri vizitë peshkopi Fan Noli, kreu i Kishës ortodokse shqiptare. Noli ishte kundërshtar politik i mbretit Zog që kur Zogu i mori pushtetin më 1924. Ato morën pjesë në një shërbesë të mëngjesit në katedralen e Shën Gjergjit në Rrugën Emerald, ku Fan Noli për herë të parë bëri lutje për mbretin Zog. Kjo bëri aq përshtypje, saqë dëgjuesit bënë një gjë të pazakontë: duartrokitën. Pajtimi mori trajtë simbolike kur Fan Noli publikisht zbriti nga navata, u shtrëngoi duart motrave të Zogut dhe u lut për to. Ato u larguan nga Bostoni më 19 mars. Më 20 mars 1938 ato vajtën në Filadelfi të Pensilvanisë, ku morën pjesë në shërbesat e kishave shqiptare katolike dhe ortodokse. Më 23 mars princeshat u larguan nga Nju-Jorku me anijen Mbretëresha Maria dhe u drejtuan për Angli.

Zogeshat në Angli, mars-prill 1938

Princeshat Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja arritën në Southamton me anijen Mbretëresha Maria më 28 mars 1938, pas pesë ditësh, për të kapërcyer Atlantikun. Dervish Duma i Legatës Shqiptare i priti në Southampton dhe po atë ditë me tren ato erdhën në stacionin e Vaterlosë të Londrës. U ndalën në hotelin Ritz në Pikadilli të Londrës. Gjatë qëndrimit në Angli u takuan me mbesën e tyre, Danushë Doshishtin, që ndiqte shkollën Heathfield në Askot, e cila gjithashtu u bëri atyre vizitë në Londër. Zog Ziegler-i e kujton që një prej gazetarëve, të cilët mbulonin këtë ngjarje, kishte qenë i ati, një gazetar i lirë me emrin z. Frank H. Ziegler, i cili ra në dashuri me njërën nga princeshat. Nga Londra ato shkuan në Paris, udhëtuan përmes Italisë dhe morën anijen në Bari për t’u kthyer në Tiranë më 22 prill. Kishin qenë jashtë Shqipërisë për 3 muaj.

Mbesat e Zogut, Teri dhe Danusha në shkolla prestigjioze

Duke parë deficencat te motrat e tij, Zogu u kujdes që të paktën mbesat e tij të kishin një arsim dhe kulturë me rrënjë. Kështu ai i dërgoi ato që të vogla në Angli, në Shkollën Heathfield, që kishte një emër të madh. Aty kishte nxënëse vajza të shumë familjeve mbretërore, ndër to princesha LSM Aleksandra, kushërirë e mbretëreshës, princesha Ekaterina e Rusisë, princesha Aleksandra e Greqisë (e cila më vonë u martua me mbretin Peter II të Jugosllavisë) dhe Bettina von Ribbentrop, e bija e ambasadorit gjerman në Britani. Westroë Cooper-i e mbante mend, që së ëmës, Terit, i kujtohej se si Dervish Duma nga Legata shqiptare i merrte për udhëtime njëditore dhe për piknike, kurse ato e pëlqenin shumë. Teri u kthye në Shqipëri më 1937 dhe e la Danushën në shkollë. Më 1938 Danushën e vizituan princeshat Myzejen, Ruhije dhe Mexhide gjatë udhëtimit të tyre të vullnetit të mirë në SHBA dhe Angli. Danusha ndenji deri më 1939, kur shkoi te familja e vet në Francë.

Faik Konica, mazhordom dhe përkthyes i motrave në SHBA

SHBA kishin qenë një vend tradicional për emigrimin shqiptar që nga fundi i viteve 1800. Të krishterët shqiptarë prireshin të mërgonin në Anglinë e Re, sidomos në Boston dhe Filadelfi, ndërsa myslimanët shqiptarë parapëlqenin Detroitin. Në secilin qytet Faik Konica, ai burrë kryeneç, që nuk e ulte kurrë hundën para askujt, përulej para princeshave për të mbrojtur interesat e tij. Ai i çoi ato në vende me interes, i njohu me shqiptarë të shquar të Amerikës dhe i çoi në shërbesat e kishave shqiptare ortodokse dhe katolike. Më 7 mars 1938 ato shkuan te ndërtesa Empire State. Vizituan gjithashtu Vajzat bojskaute amerikane, sepse princesha Maxhide ishte kryetare e Gjyrmueseve shqiptare. Në Nju-Jork ato u takuan me konteshën Seherr-Thoss, një kushërirë austriake e konteshës Geraldina Aponi. Më 4 mars bënë një udhëtim njëditor në Vashington D.C., vizituan Shtëpinë e Bardhë si të ftuara nga Eleanor Rusvelti, e shoqja e presidentit.

 Visirova: “Zogeshat, me uniformën ushtarake maskonin shëmtinë e tyre”

Tanja Visirova, dashnorja e Zogut në kujtimet e saj  shkruan kështu për motrat e Zogut: “Pasi mbërritëm ne Tirane njoha familjen e tij, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj meje ishte e menjëhershme. Unë isha shumë jashtë shijeve të motrave të Mbretit, nuk kisha prirje të njëjta për gjërat e kota me të cilat ato merreshin gjithë ditën e ditës. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun t’i premtonte se asnjëherë sa të qe gjallë ajo, ky nuk mund të merrte për grua një vajzë që nuk ishte myslimane, siç isha unë.  Martesa me të nuk  ishte ndonjë ide që mund të më tërhiqte. Jetoja në një botë që nuk qe imja. Nuk dashurohesha dot pas gjërave që shihja në Tiranë. Me gjithë europianizmin e vet, Ahmet Zogu ishte një despot oriental. Klani i tij dhe të motrat i jepnin vetes një rëndësi të kotë, të padëgjuar. Ato visheshin me rrobe ushtarake në pjesën më të madhe të kohës, një uniformë që u shkonte dhe që maskonte shëmtinë e tyre.

Zoi Xoxe: Ja pse Parisi u bë “burri nënës” për mua!

U nisëm për Paris. Në Paris na kishte dalë të na priste princ Abidi, i biri i sulltan Hamitit, që kishte marrë për grua princeshën Senije, me gjithë personelin e Legatës. Princ Abidi ishte i ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Paris, duke pasur për sekretar të Legatës, Milto Noçkën, të nipin e kryeministrit Kostaq Kota, domethënë djalin e së motrës.

Unë për të parën herë po i njihja këto princesha dhe kujtoja se duhej të lozja rolin e një sekretari të vërtetë diplomatik, por vura re se ato filluan të më përqeshnin. Unë kujtoja se diç ishin, po menjëherë arrita t’i kuptoj se ishin boshe dhe, si të tilla, donin të merreshin vetëm me kotësira. Pas nja katër a pesë ditësh, që ndodheshim në Paris, princesha Mazhide më tha t’i telefonoja “Shanelit” dhe t’i thosha se kishim ardhur në Paris dhe dëshironim ta vizitonim.

-Kush është “Shaneli”? – pyeta.

-Si, more, nuk ditke as “Shanelin”? – m’u përgjigj ajo duke ia plasur gazit. – Po “Shanelin” e njeh gjithë bota. Këtu në Paris vijnë njerëzit vetëm për “Shanelin”. Edhe ne disa herë kemi ardhur vetëm për “Shanelin”. Hajt, telefonoji.

Më në fund e gjeta “Shanelin”! Në  orën pesë pasdreke, “Shaneli” do të ishte i çelur vetëm për Princeshat. E kuptova menjëherë se ai do kishte pasur shumë “përfitime” prej tyre që të sillej me aq fisnikëri.

Pasi kaluam një sërë dhomash, që komunikonin me njëra-tjetrën, më në fund drejtori na shpuri në një sallon të madh, edhe ky me mure pasqyrash dhe me qilim kadifeje. Në një shenjë të drejtorit, perdja e mëndafshtë u hap dhe në skenë dolën nja njëzet a tridhjetë vajza, të veshura me lloj-lloj kostumesh, duke mbajtur nga një numër në dorën e djathtë.  Ato zbritën rëndë-rëndë nga skena, u afruan te ne, rrotulloheshin me ngadalë dhe me hijeshi për një copë herë, me qëllim që t’i kundronim mirë. Kështu me radhë, njëra pas tjetrës.  Ndërkaq drejtori po dërdëlliste, duke shpjeguar cilësitë e fustaneve dhe herë pas here më drejtohej mua dhe më thoshte:

-Ju lutem shumë, kini mirësinë t’u shpjegoni Princeshave se ky është fustani i modës së fundit dhe bëri shumë bujë në Angli ku e veshi për herën e parë Princesha Margaret…

Unë ua përktheja, po vura re se ato nuk u besonin fjalëve të tij: Donin të zgjidhnin pas shijes së tyre dhe jo pas rekomandimit të tij. Më në fund princesha Ruhije pëlqeu një fustan, u këshillua edhe me të motrat të cilat, pas shumë çuçuritjesh midis tyre, vendosën të porosisnin të trija nga një si ai, po me disa ndryshime. Ia shpjegova drejtorit duke pasur modelen përpara meje. Atëherë ai thirri piktorin, i cili mbante në krahun e majtë një letër të trashë vizatimi mbi një dërrasë të madhe dhe në dorën e djathtë një penel. Kur mësoi dëshirat e princeshave, aty për aty ai e pikturoi atë fustan me ndryshimet që dëshironin ato.

Që nga kjo ditë “Shaneli” m’u bë burri i nënës: ditë për ditë, në orën pesë pasdreke, do shkonim medoemos te “Shaneli”. Mirëpo s’kisha ç’të bëja: për ato tërë Parisi nuk vlente sa “Shaneli”.

 
Familja e Mbretit Zog më 1939
 
1-Mbreti Zog I
2-Mbretëresha Geraldinë
3-Princesha Adile Dohoshishti
4-Princesha Nafije Kryeziu
5-Princesha Senije Abid
6-Princesha Myzejen
7-Princesha Ruhije
8-Pricesha Mexhide
9-Princi Xhelal Zogu
10-Ruhije Zogu
11-Princi Sali Dohoshishti
12-Princi Hysen Dohoshishti
13-Princesha Dyhter Dohoshishti
14-Princesha Vildan Dohoshishti
15-Princi Esat Kryeziu
16-Zija Zogu (xhaxhai i Ahmet Zogut banues në Turqi)

29 komente në “Historia tragjikomike e jetës mondane të motrave të Ahmet Zogut”

  1. Tema says:

    Shumica dërmuese e shqiptarve s’duan të din asgjë për pedofilin ahmet zogu

    1. Pilo Lala says:

      Eshte ne botim libri i Petro Markos: Nje emer ne kater rruge?
      Ai liber u botua ne 1980, dhe u ndalua mbas 2-3 muajsh.
      Ai liber tregon disa ane shume negative te Ahmet Zogut.
      Mund te jete ne shitje

    2. Vlonjati says:

      uauuuuu…. paskemi gjithe keto princesha dhe princer, edhe nuk e dija,tani e kuptoj perse ne shqiptaret kemi 50 parti, rrenjet qenkan qe nga mbreteria

    3. uci vete says:

      ku ishte tragjikomikja ketu.

      e vetmja tragjikomike qe vura re ishte shkrimi i gazetarit, qe per te nenvleresuar viziten e tyre ne Amerike, radhisin viziten ne empire state bldg,viziten tek kushurira e Gjeraldines, dhe e lejne per ne fund pritjen qe u paska bere presidenti amerikan i asaj kohe ,bashke me gruan e tij ne shtepine e bardhe.

      per mua ,kjo ishte e vetmja tragjikomedi ne kete shkrim.

    4. komunali says:

      Ikni e mos na cani jarin me katunaret e veteshpallur mbret! Monumenti i ketij bashkeshpellari te monstres se vicidolit duhet hedhur ne ere sa me shpejt! Ose te zhvendoset ne shpellen e arushes ne Burrel, prej nga ka ardhur!

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Bo bo bo e kuptoni se nga vijme? Cna bere me kete shkrim, na peshtjellove stomakun. Princesha Adile, princesha Maxhide obobo

  3. Shqiptarja says:

    Turp i madh te quhen familje mbreterore.. jane familja e funderrinave

  4. GAMORI says:

    SANIJA KA VJEDHUR PARET E KRYQIT TE KUQ QE DREJTONTE DHE KETE E ZBULOI KOMISARI I POLICISE SE TIRANES (TE ASAJ KOHE)DHE KUSHURI I AHMED ZOGUT XHAFERRBEJ PREZA(KALAJA)

  5. Ai says:

    Haxhiqamilizem shekullor.

  6. Foto says:

    Nuk dimë në janë kurva apo jo, por dimë që nuk na perfaqësojnë ne, sepse Shqipëria ishte republikë parlamentare, dhe parlamenti i famshëm vrau veten, ose shkatëroi veten dhe shpalli mbretin ose shqipërinë si mbretëri. Pra ne u bëmë mrbretëri pa bërë referndum.

  7. Ne SHqiperi nuk ka patur familje me trashgimni mbreterore ,Ahmet Zogu u vetshpall mbret e me ne fund e braktisi mbreterine dhe SHQIPERINE.Ky ishte mbreti i shqiptareve………………………………………

  8. Korabi says:

    C’fatkeqsi!

  9. adi says:

    Hajde “Skëterr perzierjesh fundoentalistesh turko-arab-islamik hajde”
    Nuk behemi kurr njerez te qyteteruar dhe europian ne shqiptaret.
    Ne jemi mbeturina te USHTRISE TURKE.
    Turp,turp,turp 1000 here turp, kush paska qene injoranti AHMUD ZOGOLLI dhe na ka drejtuar ne me Serbine.
    Me trup e trung ne EUROPE dhe me TRU e mend ne Turqi e Arabi.
    Prandaj luajne me ne sllavet,greket dhe arabet.
    Kombi yne eshte i shkaterruar.
    I shkreti Pashko Vasa i ka njoh.ur mire shqiptaret.
    Ka patur hak Homeri yne i MADH AT GJERGJ FISHTA qe sikur fyhej kur i thoshin shqiptar,po cfare shqiptaresh,cfare europianesh, NE JEMI TURQ dhe ARAB dhe mos qofshim qysh jemi.
    Keshtu do te shkojme drejt shkaterrimit si KOMB.
    Mallkuar qofte TURQIA cfar ka bere me KOMBIN TONE HYJNOR ILIR per 500 vjet.O Zot nje zot e shkaterrofte TURQINE dhe shpejt ka per ta marre rrugen e dreqit.

  10. Arber says:

    Shkrimi nuk ka emrin e autorit dhe ka shume pasaktesi, nje nder te cilat eshte fakti se xhaxhai i Ahmet Bej Zogut, Zija Pashe Zogu ka vdekur me 1931 ne Stamboll dhe nuk ka fare lidhje me ate qe u mbiquajt “Familja Mbreterore”

    Se dyti Adilja ka qene e ndare nga burri qysh ne vitin 1927, sepse Zogu e vrau vellane e burrit te saj, Jusuf Bej Hysenagollin (Dohoshishti) ; po ate vit edhe Nafija mbeti vejushe, sepse Zogu e vrau burrin e saj Ceno Bej Kryeziu. Ne vitin 1939 edhe Sanija, pas tre vjet martese dhe jetese ne Paris, u nda nga djali i Abdyl Hamitit II dhe shkoi ne mergim pas te vellait, me te cilin fline, sic thote nje raport i CIA-s, sipas te shrbyesve te Oborrit dhe vete Geraldines, e cila per vete flinte me Mbretin kurvar te Egjiptit, Faruk. Autori duhet te thote edhe te verteten tjeter< se "Princi" Xhelal Bej Zogu kishte lindur nga inchesi i Babait te Zogut, Xhemal Pashe Zogollit me Meleqen qe e kishte vajzen e vellait nga babai, Riza Bej Zogollin (i vrare nga farefisi Zogoll ne vitin 1876 ose me 1880) dhe Xhelali ishte handikap njeri.

    Familja Zogu ishte nje turp per moralin shqiptar, sic ishte edhe vete Zogu, nje genjeshtar i klasit te pare; nje hajdut i jashtezakonshem; nje kriminel i paskrupullt dhe nje nga tradhtaret me te medhenj te Shqiperise dhe popullit shqiptar!

  11. Tani.deutschland says:

    Po shoke por nderkohe kur princeshat ja lypnin botes, ne shkollen mretnore te vajzave pö dilnin baxhellat e reja.
    Nexhmije Xhuglini Fiqiret sanxhaktari , gopi i somes e te tjera kurva e baxhella…
    Sot kemi Xhozin e Griden
    Vetem njona na iku ne Suedi me kale princeshe Sadija…

  12. Dervish Malluta says:

    Zogu ne kete syret, fort i perngjane Hitlerit.

  13. braho says:

    Shikoni se kjo familje hoqi perçet e ferexhet,i beri femrat e Shqiperine te vinin ere europe.

    1. toni says:

      Ferexhene e hoqi xhaxhi me ligj. Secilit ate qe i takon. Me vjen keq por injoranca mbizoteronte ne kohe te veteshpallurit mbret Zog me keq se kurdohere ne Shqiperi. Se u hapen dy institute dhe shkolla , heu ca progresi! Prandaj 85 % e popullsise ishte analfabete. Ah po se harrova se princeshezat blinin firmato tek dyqanet e “Shanelit”, edhe ky ishte progres me vete, se me ke me ngjajne ne ditet e sotme………

      1. tiku says:

        @Toni.I veteshpallur mbret apo jo Shqiperia u njoh mbreteri nga e gjithe bota.Ne kohe te mbretit nuk shpertheu njeri portet dhe nuk u arratis njeri nga Shqiperia duke marre dhe vdekjen parasysh si ne kohe te komunizmit, dhe e braktisen Shqiperine mijera shqiptare. Po ashtu dhe sot perseritet e njejta gje duke marre avione e autobuze, si e si te ikin nga Shqiperia ,per te kerkuar azile. Me ferexhe apo pa ferexhe,i veteshpalluar ose jo.Nje gje eshte e qarte. Qe ne kohe te mbreterise i bie qe shqiptaret, te kene jetuar me mire se tani, dhe se kohe te komunizmit.

  14. iksi says:

    Shqiptaret ende kane admirim te madh per – injorancen edhe sot…

  15. shqiptari says:

    Keto te dhena eshte mire t’i jepen Sali Berishes,qe te ndertoje strategjine per nje mazeolem mbreteror…Shqiptaret tani e kane te qarte se cfare mbreterie I ka udhehequr per ato 15 vjet.

  16. edi las vegas says:

    po vende injoranteesh ishim

  17. Lili says:

    Po,ju preferoni arminen si model,apo shtrigat si makedonken nexhmije!
    Keta bile nuk turperuan shqiptaret neper bote.

  18. poeti says:

    Ahmet Zogu i beri shqyptaret nga kafshe pylli si besnike myslime te BABA Sulltanit ne europiane te mirefilltE, u dha pasaporta europiane te bridhnin Boten dhe te dergonin femijet per studime ne OKSIDENT, u dha LEKUN shqyptar barabar me floririn freng me gjel, krijoi Banken e Shtetit, ministrite dhe institucionet me te cilat mburren edhe sot pushtetaret, ndertoi Tiranen dhe qytetet e tjera anadollake shqyptare, ndertime qe kane mbetur nga me te bukurat deri me sot dhe ne vend te pare ishte po Ahmet Zogu qe:

    HODHI THEMELET E SHTETIT TE PARE LIGJOR SHQYPTAR ME POLITIKE PROPERENDIMORE

    dhe shqyptaret te veremosur nga propaganda enveriste akoma vazhdojne te hedhin balte mbi figuren e tij me sajime bolshevike per vjedhjen e floririt kur ky u gjend ne malet e Bavarise dhe kur po ky flori u konfiskua nga Gjykata e Hages dhe ju dha Anglise si demshperblim per krimin e LANC-it te Enverit ne Kanalin e Korfuzit, nderkohe qe Enver Hoxha dhe klika e tij sadiste gjakatare:

    MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU TE PAFAJSHEM DUKE E BERE VATANIN SI NJE CIFLIG PERSONAL TE FAMILJES SE TIJ, DUKE VJEDHUR PER 50 VJET TE GJITHA TE ARDHURAT E SHTETIT DHE DUKE FALIMENTUAR EKONOMINE DHE RENUAR SHTETIN

    dhe Parlamenti dru me pre shqyptar i Like Floririt e mban kete ANTIKRISHT si HERO dhe deputete e ministra qeveritare shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe familja dhe Klani Hoxha vazhdon te mbreteroje si me pare ne vendin tone komunist te Kohes se Qepes me spiunet e sigurimit te shtetit dhe me kokainen e Xibrakes te Taulant Balles ne mes te Shqypnise pa e vrare mendjen fare qe duhet te ndeshkohen per krimet qe i kane bere Vatanit.

    Ka ardhur koha qe politika dhe vecanerisht media jone kombetare te zgjohen nga gjumi i propagandes enveriste dhe te behen pak me evropiane, te pakten te shikojne dhe te marrin eksperience nga vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore, ku familjet e Diktatoreve nuk guxojne te ngrene koken dhe jane fshehur poshte barit si zhapinj, ne dallim nga Shqypnia Komuniste e rilindjes socialiste e Edvinit dhe Likes ku krimi dhe mafia enveristo-komuniste po kaplon shtetin dhe pushtetin.

  19. Caci says:

    Per cudi mbas vitit 1991-2, shume pseudo historiane qe, i thurren lavdi mbretit qe, la vendin ne mes te kater rrugeve, perseri me mbeshtetjen kryesore te ”vellait per mendime, ide dhe veprime Vicidolasit Sali, shperthyen ne levdata dhe vleresime te pa merituara per Zogun e pare, si pishtar i demokracise perendimore ne Shqiperine e zakonit te gjakderdhjes per hakmarrje, zakon qe, u rikthye kur, na u be Sala president dhe pretendoj per mbret. U cudita nga origjina dhe bemat e familjes mbreterore, fakte dhe ndodhi qe, nuk do tme shkonin kurr ndermend.Ku qendron apo eshte preardhja mbreterore mbretit Zog, apo ke busti qe, i ngriti Berisha me Ekremrat dhe shume yzmetqare dhe sahan lepiresa te djeshem dhe te sotem. Eshte detyre dhe kerkese e historineve, akademikeve, studjueseve dhe popullit qe, te nnxerrin te verteten ne shesh dhe ti tregojne vendin cilitdo manipulator dhe tradhetar te vendit ne te gjita koherat.

  20. Lili says:

    Te gjitha te keqijat bashke te mbretit nuk behen aq sa te keqijat e régime vé qe pasuan déri sot deri ne pseudo demokraci pas 1990 :vjedhje,Krim,shite te motrave,etj etj ia keni kalluar mbretit Zog me te gjitha,po nuk keni as mundesi me pa vjetin ne pasqyre se e din se kjo eshte e vertet!

  21. uci vete says:

    He, si thoni, tja marrim nje kenge partizane si grup komentuesash.

    Leckamane bij komunistash perfunduar ne qelbesira?!

  22. elona says:

    Kjo esht pjese e historis,se kuptoj pse kaq mendje bosh kemi ne shqiptaret,gjithandej ka pasur mbreteri po vetem ne shajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje