Shkodër, “luftë” në PD për të kapur bashkinë

9 Gusht 2015, 10:36Politika TEMA

Edhe pse PD fitoi dy bashki, atë të Shkodrës dhe të Vaut të Dejës, përçarja e nisur që prej mbi një viti vazhdon të jetë prezente dhe tashmë në pozicionin e fituesit, ndërsa klanet brenda saj po synojnë të forcojnë pushtetin e tyre politik, por dhe abuziv, duke shfrytëzuar faktin e të qenurit në krye të bashkive.

Ashtu si para dhe gjatë fushatës dhe tani pas përfundimit të zgjedhjeve, klanet në PD-në e Shkodrës janë të pranishëm.

Kryetari Ramiz Çobaj dhe klani i tij kërkojnë që t’i imponohen kryetares së re të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, lidhur me caktimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të disa drejtorive kryesore.

Burime brenda kryesisë së PD-së në Shkodër, të cilët nuk duan të identifikohen me emër për shkak të situatës së acaruar në këtë degë të PD-së, bëjnë të ditur se kryetari Çobaj dhe njerëzit e afërt të klanit të tij kanë shtuar presionin ndaj Ademit, shkruan gazeta Shekulli.

Mësohet se vetë Çobaj është takuar disa herë me Ademin, duke kërkuar që t’i imponohet asaj me emrat e nënkyetarëve dhe drejtuesve të drejtorive kryesore në bashkinë e Shkodrës, më e madhja në këtë qark. Ai ka ndeshur në kundërshtimin e Ademit, e cila kërkon që rreth saj të ketë specialistë me argumentin se kështu mund t’i shërbehet sa më mirë komunitetit të kësaj bashkie. Ademi nuk ka qenë dakort me emrat e propozuar nga Çobaj, pasi, duke qenë vetë në krye të një tjetër klani brenda PD-së, në Shkodër, ajo është e bindur se njerëzit e Çobajt kanë si qëllim mbajtjen nën kontroll të saj dhe të përfitojnë personalisht.

Mësohet se Çobaj e Ademi kanë debatuar ashpër, ndërsa ka qenë Çobaj, i cili ka kaluar dhe në fyerje ndaj kryebashkiakes Ademi. Kjo e fundit mësohet që të jetë shprehur në rrethe të ngushta se nuk e kishte menduar se kreu i demokratëve shkodranë, Ramiz Çobaj do të arrinte deri aty.

Ramiz Çobaj kërkon që njerëzit e tij të jenë në drejtim të bashkisë më të madhe të qarkut, ndërsa pretendon edhe kreun e Këshillit të Qarkut Shkodër. Debatet e tyre janë vazhdim i përplasjeve mes klaneve brenda kësaj force politike në Shkodër ku dhe më përpara klani Çobaj-Uldedaj-Hila, me anë mekanizmave të tyre kanë bërë çfarë ka qenë e mundur kundër klanit të Ademit apo dhe grupimeve më të vogla brenda demokratëve shkodranë që nuk dalin haptas dhe preferojnë që të qëndrojnë jashtë kësaj përplasjeje.

9 komente në “Shkodër, “luftë” në PD për të kapur bashkinë”

  1. Shkodrani says:

    Mos e çaj koken Voltane, Çobaj ka qene bashkepunetor i Sigurimit, e ke mjaft te lehte ta nxjerresh per zhelesh e jashte, duro deri ne shtator dhe pastaj bjeri kokes.

    1. tepo cobani says:

      PO TASH …,

      CILLET JANE

      QE

      KANE MARU, KANE MARU, KANE MARU ?! ?! ?!

  2. mali me bore says:

    DHEMBI I QENIT……..KU??????????
    NE bith te derrit !!!!!!!!!!!

  3. Dorina says:

    uf Ramizi. Nje cope injorant, maskara dhe imoral. Hajdut me cizme. Plehre

  4. "BALASHI" says:

    Ashtu si qent kur derdhe ne nje govat te perbashket…

    1. andromeda says:

      Kuptohet, jeni të rodit PD, e s’keni si me kenë ndryshe. Ai stan at bylmet ka.

  5. Tema says:

    Shum zogista dhe pak mundësi.

  6. Los Vjerda says:

    Kryetari Çobaj komunist dhe sigurms i pakorrigjueshem. Ai nuk do te duhej te ishte max nje anetare i thjeshte i PS. Ademi nuk duhet te marre as ne konsiderate nderhyrjet e tij.

  7. Martini says:

    Ramiz Coba eshte nje nga figurat me premtuese te Shkodres dhe PD ne pergjithesi, dhe ne qofte se ka fitu lehtesisht Voltana Ademi, ketu merita i perket pikerisht Ramizit!…te tjerat jaane llafe imzot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje