Tërhiqet Ministria e Financave, thotë se s’ka asnjë plan për ndryshimin e taksimit të pagave

9 Gusht 2015, 10:33Politika TEMA

Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi doli në një konferencë të paralajmëruar, por tepër të shkurtër për shtyp gjatë mëngjesit të së dielës, në të cilën ka sqaruar mosekzistencën e një drafti për ndryshimin e skemës së tatimit mbi të ardhurat personale, i cili është bërë objekt debatesh ditëve të fundit në media.

Por, edhe pse deklaroi se reforma për politikën e taksave tashmë ka përfunduar në përputhje me sugjerimet e FMN-së dhe me programin qeverisës të koalicionit të majtë, që synim parësor tashmë do të ketë luftën kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, teksa iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve të pranishëm ai tha se “ekziston një draft në fazë paraprake që po shqyrtohet vetëm në nivel teknik, e jo në nivel politik apo vendimmarrës”.

Duke marrë shkas nga debati mbi tatimin mbi të ardhurat personale, duam të sqarojmë se nuk ka për të pasur ndryshime në këtë skemë, madje nuk ka asnjë plan për ndryshimin e tyre.

Reforma për politikën e taksave ka përfunduar në përputhje me programin qeverisës.

Tashmë mbetet për t’u kryer lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit.

Paketa e masave për aksionin e shpallur edhe nga kryeministri Rama do të bëhet e ditur shumë shpejt.

Sa i përket draftit të qarkulluar ditëve të fundit, që ka shkaktuar shumë debat, nuk ka një të tillë.

Ai draft është në fazë paraprake, që po shqyrtohet vetëm në nivel teknik, por aspak në nivel politik apo vendimmarrës”, u shpreh Erjon Luçi, zv.ministër i Financave.

12 komente në “Tërhiqet Ministria e Financave, thotë se s’ka asnjë plan për ndryshimin e taksimit të pagave”

  1. ananananananannannanana says:

    Ca propagande komuniste qe as vete se besojne. nivel teknik e nivel politik! Pzzzzzz! Ne parim vendoset qe do te ndryshoje niveli i taksimit. Pastaj kalohet ne nivel teknik ku hidhen disa propozime nga ekspertet dhe ne fund ne nivel politik zgjihjet nje nga propozimet. Paskeni ju bythe qe te jeni nismetare te ndryshimeve te sistemit te taksimit ne koken tuaj! Ca skifosh te pafytyra!

    1. Qerimeja says:

      Edi Rama ka marre pushtetin e nuk po di me qeverise.

  2. shoshi says:

    Pse nuk vini kasa fiskale te lidhura me qendren e tatimeve, ashtu siç ben me dekada e gjithe bota? Vetem ashtu mblidhen taksat, jo me llafe e kinezeri.

  3. shvejk says:

    Na cuditen keta te financave.Kete te shkretin e paskan kapur per veshi diten e diele dhe e kane nxjere ne konference shtypi.Me sa duket po u djeg puna e ketij drafti qe parashikon rritjen e tatimit mbi te ardhurat edhe per pagat e ulta.

  4. rifaka says:

    Po mire more po edhe doni tja fusni fukarenjeve dhe doni ti genjeni. Po kur te dal ne shesh do kini surrat ta pranoni?

  5. mirela kumbaro says:

    Pra ka nje draft ne faze paraprake qe po shqyrtohet ne nivel teknik…(e pame edhe kujt ja kishit cuar per mendim, grup I papame mendimtaresh ishte)….pse thua qe nuk ka draft kur qenka nje draft? Te kane nxjerre te flasesh kodra mbrapa bregut o I zi!!!

  6. Tema says:

    Të mos pasurohen njerzit me ritme të shpejta

  7. riti says:

    po nuk dini me mbledhe taksat dhe po nuk luftuat korrupsionin ne dogana me mire jepni doreheqjen dhe thoni jeni te pa afte per kete pune ,me hajdutew ne tatime e dogana nuk frenohet VJEDHJA <

  8. Financier amator says:

    Ka ardhur momenti që drejtuesit e Ministrisë së Financave, të analizojnë seriozisht mosrealizimet e të ardhurave, duke identifikuar përgjegjësitë e tyre, pa ia hedhur të gjithë fajin “informalitetit dhe evazionit”…. për dështimin e skemës së tatimit progresiv…

  9. sit back and relaks says:

    ca surrat spajuni qeka ky shoku. dmth sipas ketij kokethumit ekzistenca e nje drafti por jo pojektligji verteton qe nuk ekziston asnje fakt qe do kete ndryshime. po mire mer kokthum me ke kujton se je tu fol, po sigurisht qe perpara se te behet ligj do behet nje here projektligj dhe me perpara akoma do behet nje draft. drafti diskutohet ne nivel teknik, pasi diskutohet dhe miratohet (se qe do miratohet as nuk behet llaf) ky draft do kaloje ne keshillin e ministrave ne forme projektligji dhe do i shkoje komisionit te ligjeve i cili pasi e diskuton dhe e miraton ia con parlamentit per ta bere ligj. pra mor zoti kokethum pranoje qe ekziston tendenca dhe deshira e qeverise per te pasur nje ligj te tille dhe kete e tregon ekzistenca e draftit. nuk besoj se qeveria e rames, ministrat, drejtoret dhe specialistet jane aq papune sa te kalojne diten duke shqyrtuar drafte qe nuk do u miratokan, sipas asaj qe thua ti zoti kokethum. keta mire qe ta fusin po as te puthin ne fillim per te ta bere me te bute dhimbjen.

  10. daku says:

    Ku eshte ajo Spiropalicka e doganave qe ishte per dy vjet drejtoresh dhe pastaj dha doreheqje per arsye personale.Pse nuk flet asnje per ate hajdute ordinere por turren si cakenj ti marin edhe copen e bukes fukarait.Kush i ka vjedhur 150 milion euro.A di gje Rama,po Meta me Moniken a kane ne nji ide?Mjere populli fukara qe akoma kerkon te hiki si ne 1991.TURP

  11. Ishdoganieri says:

    Z,Arben !
    Bashke njehemi mire dhe kemi folur dhe heret per kesij problemesh,
    Po flisni sikur kemi te bejme me daneze dhe gjermane apo me infrastruktura ekonomike te ketyre vendeve
    E para ketu nje bar apo nje restorant edhe pse arketon1 milion leke ne dite deklarohet fizik ,,,dmth mosdeklarimi eshte 20 here me i ulet i thene trashe trash,,,,,,atehere ketu gjej shesh bej pershesh
    E dyta modeli ekonomik qe kane prodhuar se bashku ,,,,bisnesi,bankat,dhe politika eshte per tu harruar
    Kthehemi te argumenti pa bere shume retori artistiko-ekonomike,,,,
    Per te luftuar invazionin merret nje lloj bisnesi nga koka te kembet ,studiohet per tu minimizuar invazioni
    Sot po marr nje dege te ekonomise ,,,shitja me shumice dhe pakice e veshjeve,kepuce,
    Ne vitet 2000 behesh evazion nga te gjithe ,,secili importues i vogel apo i madh ne dogana,,,,kuptohet qe dhe ne shitje deklarimi ishte ne deshiren e gjithsecilit
    Me ardhjen ne pushtet te PD Evazioni ne dogana erdhi duke u minimizuar e deri ne ditet e sotme qe evazioni ne dogana nga importuesit e vegjel theksoj,e vegjel ,eshte 0′
    Duhet te theksojme celsi eshte hyrja e mallit qe ne dogana,nqs nuk deklarohet qe ne hyrjen pastaj eshte lehte
    I vetmi qe ka bere si ka dashur dhe ben akoma eshte Emi Trans shpk ose me sakte Cim Rryta
    Sot bisnesi i veshjeve eshte i perqe ndruar kryesisht nga Turqia ,ku Emi Trans apo cim rryta merr per siper tja u mbledhe mallin tregtareve ne stamboll ,duke jua transportuar ,zhdoganuar dhe doorzuar ne magazinen tek ish parku i autobuzave ne tirane,
    Cim Rryta e ka nje te mire,si babaxhan qe eshte ,po nuk pati mbrojtje nuk punon,
    Kur ne fuqi ishte Fatos Nano ai ber pakt me Xhoin nepermjet kunatit te Xhoit dhe ne e dime mire qe ai asnjehee nuk u kotrollua ne dogane
    Kur erdhi ne pushtet Sali Berisha ai beri pakt me Shkelzenin nepermjet Rrahmonit,te gjithe doganat e dine mire ate dite kur drejtorini informacionit tentonte te hapte kamionin dhe Rrahmoni e “keshillonte “ne telefon
    Sot vazhdon e njejta histori ,,,,,,duhet te jete lidhur me Edi Ramen ,sepse mundesi tjter nuk ka,,,asnje doganier apo shef turni ne tirane nuk mund ta kaloje Emi Trans apo Cim rryten nqs nuk ka mbrotje direkt kryeministrin
    Mirpo ai bie rreth 100-130 kamiona ne vit,jambo ,98 m3 me mall te presuar dhe po shikosh deklaraten doganore nr e copeve te deklaruar dhe emertimin ,,,,,,,,,
    e kupton fare lehte se cfare behet
    Debati apo komenti eshte i juaji “profesor”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje