Policia e qytetit të Ferarrës ka ekzekutuar sot urdhër arrestin për 5 persona anëtarë të një bande trafiku droge me një aktivitet përfitues që kapërcente shumën e 400 mijë eurove në vit.
Nën pranga kanë përfunduar dy vëllezër shqiptarë të njohur me pseudonimin Lady Oscar e Luly, 32 e 36 vjeç.
Hetimet e policisë italiane nisur prej disa kohësh kanë munduar të identifikojnë të 15 anëtarët e kësaj bande, kryesisht shqiptarë, nigeriane e italianë, e arrestimet e ditës së sotme çuan në shpartallimin e plotë të aktivitetetit të kësaj bande.
Kjo bandë trafikonte kryesisht kokainë në territorin mes Ferarrës e Ravenës.
Policia e Ferrarrës ka përgjuar rreth 16 mijë biseda telefonike, duke mundur të identifikojë një biznes lëndësh narkotike që furnizonte qindra klientë me një përfitim që kapërcente 400 mijë euro në vit.
z.PROKUROR I PERGJITHESHEM, POLICIA E FERRARRES KA PERGJUAR 16 MIJE BISEDA TELEFONIKE TE KRYERA NGA TE DYSHUARIT DHE MEDJA E POPULLI NUK MORI VESH GJE, PERKUNDRAZI MOREN VESH C’PO NDODHTE KUR U ARESTUAN TE DYSHUARIT.
Kete gje zoti Prokuror nuk ka nevoje te “futemi ne Evrope” per te kuptuar. Kjo gje ka te beje me rruajtjen sekret te rezultateve te hetimit deri ne perfindimin e tyre, ne rast te kundert …….ju e dini me mire, ne “injorantet” nenkuptojme qe ju nuk doni suksesin e hetimeve per deri sa i dekonspironi qe ne fillimet e veta mbase me synim ….
Me respekt per lexuesit, V.Duka.
Me se do merren përgjuesit italian tani që u shkatrua banda (mbase me therje fëmijësh shqiptar)