Në këtë pik sezoni veror dhe mëdyshjesh për vendin e duhur të pushimeve, cdo gjë që lexojmë, sharje, antikonformizma, vlerësime pozitive, patriotizëm të vërtetë dhe të shtirur, teprime., na ndikojnë shumë në përzgjedhjet që bëjmë dhe na ndryshojnë opinionet e mëparshme për këtë apo atë destinacion turistik. Këtë verë, me një grup miqsh, planifikuam që do të bënim një miks mes Turqisë, dhe jugut të Shqipërisë, të vetëdishëm se do të shpenzonim shumë para, por të justifikuar nga fjalia “në djall të vejë, gjithë vitin për këto pushime punojmë “.
Bëheshim gjithsej 8 vetë, përfshirë dy vajzat e mia të vogla, njëra 8 dhe tjetra 3 vjec. Anna me dy n është shoqja ime e ngushtë e adoleshencës, rinisë së hershme dhe asaj që ne të dyja e quajmë rini e vonë. Ka studiuar në Francë për ekonomi, ka marrë në vitin 2008 pasaportën franceze dhe që prej dhjetorit të parvjetshëm, vjen në Tiranë cdo sezon pushimesh, me të fejuarin e saj francez Manuel, shkurt Manu. Nuk vjen për patriotizëm, madje nuk shqetësohet fare nëse paratë e pushimeve të saj shkojnë në arkën e shtetit shqiptar, francez, turk, italian, egjiptian, grek apo kund tjetër. Vjen e ekzaltuar nga ideja se vetëm mes miqsh, të shijojnë pushimet.
Të gjithë ramë dakord të tregojmë pjesën pikante të eksperiencës sonë të kësaj vere, me shpresën që mund t’i vlejë dikujt si pikë referimi. Përzgjedhjet e vendit të pushimeve janë individuale dhe subjektive, por para se të arrijmë aty, duhet të përfundojmë një proces mbledhje informacioni, mendimesh, opinionesh, ndodhish nga më të ndryshmet. Kur flasim për pushimet, rrethanat ndryshojnë, vendet transformohen, njerëzit përshtaten, dëshirat rriten, ndaj këndvështrimet e gjithësecilit marrin vlerë.
Kurrë më në Turqi
Ishte e hënë 29 qershor. E Kishim dy ditë që ishim kthyer nga Turqia, Antalia, pas një jave në “Park Resort Thalasso SPA Golf hotel Convention Center” 75 km larg nga aeroporti i Antalias, dhe 8 km larg nga qyteti i Sides, me një sipërfaqe 6000 metra katrorë, me stil arkitekturor të vecantë, fushë golfi, tenisi, 7 pishina të jashtme, dy të mbyllura, plazh, amfiteatër, shfaqje argëtuese cdo mbremje, klub nate… e thënë shkurt, gjithcka. Por tingëllon disi e cuditshme që prej këtej u larguam me bindjen se në Turqi, në resorte të tilla, nuk do të ktheheshim më kurrë për të kaluar pushimet. Këtë e vendosëm në aeroport, por ishim të dyzuar për të përcaktuar arsyet e këtij bojkoti. Shumica mendonte se oraret fikse sa i përket të ngrënit, orarit të pishinave, shfaqjeve, ishin të mërzitshme. Unë besoj se ishte cështje perceptimi. Kishte orare më shumë sec duhet, sepse për pushime shkon vec të tjerash, për mosrespketim oraresh dhe thyerje rregullash. Na bëri përshtypje një rregull i cuditshem që kishte hoteli për zënien e shezlongëve. Nëse vec peshqirëve nuk lije dhe ndonjë rrobë apo send personal në cadër brenda një ore, cadra “pushtohej” nga rusët që ishin më të shumtit në numër në resorte të tilla. Mosdija e këtij rregulli na coi në një sherr gjeopolitik mes personelit turk të zhezlongëve që kishin lejuar “uzurpimin”, rusëve “okupatorë”, shqiptarëve dhe francezëve që në këtë rast përfaqësoheshin nga Manuja. Na acaronte fakti që rusët flisnin vetëm rusisht si për të treguar epërsinë e tyre si numër popullsie, valencë politike e kufijsh. Më kot ne i thoshim “can you speak English”, ata vazhdonin mesa duket sharjet në rusisht. U bë një situatë qesharake, kur secili nga ne filloi të shante në gjuhën amtare. Incidentin e zgjidhi administratori që erdhi me urgjenë dhe dha urdhër të gërmohej për të sajuar dy cadra të reja. Meshkujt që ishin ankuar deri tani për mungesë të theksuar adrenaline gjatë pushimeve, u argëtuan pa masë nga incidenti.
Duke klasifikuar si problematik edhe shtimin e rrufeshëm të kileve si pasojë e ëmbëlsirave joshëse, këto pushime i pagëzuam si clodhëse, por tejet rutinore.
Dhërmiu “gogol” apo mikpritës??
E hënë 6 korrik. U nisëm për Dhërmi herët në mëngjes për ta pasur ditën përpara. Ishte akoma freskët dhe udhëtimi na eci mirë. Nuk mund të kuptoj pushimet e verës pa zbritur në jug. Preferoj të them Bregun; në perceptimin tim fus të gjitha plazhet përtej Llogarasë, pa arritur në Sarandë. Fëmijë, isha larë në Sarandë të treja muajt e verës, tek ai që quhej plazhi i ri, para fabrikës së bukës, dhe pak më e rritur, nga Pllakat, ose nga Kodra që tani është mbipopulluar dhe dërrmuar nga betoni. Dicka më pengon të coj në plazh në Sarandë dy vajzat e mia të vogla, ndoshta sepse dua të mbaj në mendje Sarandën e fëmijërisë sime. Si për t’u qëndruar besnike këtyre kujtimeve, qëllon të sakrifikoj plazhet e rralla përreth Sarandës, Bunecin, Pasqyrat, Pemën e thatë dhe ishujt e Ksamilit.
Ndaluam për të blerë fruta afër Rrogozhinës, anës rrugës, me kujdes të madh sepse vajzat ishin në gjumë. Një burrë rreth të 50-ve me një bluzë gjithë njolla që shiste tek tezgat, pasi pa që ndaluam u afrua dhe bërtiti:
– Cfarë doniiii?
– Banane dhe pjeshkë, i thashë unë, – por të lutem fol ngadalë se kam gocat në gjumë.
– Ja një sekondë, – bërtiti dhe më shumë se herën e parë.
Dola me shpejtësi nga makina për të evituar të bërtiturën e radhës, por edhe me xhama të mbyllur, zëri i tij i trashë dëgjohej:
-3700 bëjnë, ulëriti ndërsa fshiu me bluzë djersët e përziera me baltën e frutave. Nuk fola më për tonin e zërit, sepse ishte e kotë, vajzat ishin zgjuar. Anna dhe Manuja, kishin ndaluar makinën dhe po u merrnin erë frutave dhe perimeve. Manuja bleu mollë dhe domate të papjekura mirë dhe as nuk priste t’i lante për t’i ngrënë. “C’est magnifique”, përsëriste vazhdimisht duke iu gëzuar autenticitetit të frutave.
Disa minuta në Llogara
Ecëm më tej. Bëmë një ndalesë të shkurtër në Llogara, afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, 910 metra mbi nivelin e detit. Më pëlqen ajo mikroklimë aty, brenda pak minutash temperatura ndërron me të paktën 8 gradë, në majë një dimër i vogël dhe sapo zbret, diell përvëlues. Në orën 11 ishim në Dhërmi, para derës kryesore të hotelit. Ishte hotel i ri, pak metra sipër Rezidencës Qeveritare, kishte pak vite që ishte bërë funksional, luksoz, i pastër; dukej se ia vlente cmimi 90 euro nata. Dalëngadalë po më shuhej frika e pasigurisë për kushtet dhe ambjentin e hotelit që kisha zgjedhur. Dukej vend normal, i këndshëm. Hymë Brenda. Sic ndodh në këto raste, ndoshta për të tërhequr klientelë, në recepsion ishte një vajzë simpatike, e cila na dha celësat e dhomës dhe po përpiqej të konfirmonte ditët e qëndrimit. Na tha që ditën e fundit duhet të ndërronim dhomë, sepse kishte gabuar kur kishte regjistruar në kompjuter ditët tona të qëndrimit. Na kërkoi falje për këtë. Miq të mi më kishin thënë se kjo ishte një praktikë që po e përdornin për shkak të prenotimeve të shumta në numër, sidomos për dhomat me pamje nga deti. Mund të të “sakrifikonin” një ditë qëndrimi, në rast se pushuesit e rinj që kërkonin dhomë të mirë nëpërmjet telefonit do të rrinin më shumë se 4-5 ditë, pra nëse fatura e tyre ishte “bindëse” për një dhomë me pamje nga deti. Nuk i hyra debatit dhe nuk e mora vesh nëse bëhej fjalë vërtetë për një gabim apo për një taktikë. Mezi prisnim sa të hynim në dhomë. Cdo gjë kombinuar me shije, tualeti shumë i pastër, ballkoni i madh, sistemi i ftohjes, automatic, dmth sapo mbyllej dera e ballkonit vetëndizej kondicioneri. Krahasuar me dhomën e hotelit me 5 yje në Antalia, kishte ndryshime vetëm sa i përket hapësirës.
Plazhi pa rrugë
Edhe pse ishim të lodhur nga rruga, u nisëm në kërkim të plazhit, sepse kur je në vende të tilla si Dhërmiu, është mëkat të lahesh në pishinë. Rruga ishte tepër modeste, me baltë, vende vende me pellgje dhe bajga. Por nuk më merziti kjo gjë, e justifikoja me faktin se terreni ishte i virgjër. Duhet të ishte dashur mund i madh të ishte bërë kjo rrugë që kalonte mes ferrave dhe shkurreve të dendura. Ferrat ishin aq të larta, sa të dukej sikur prej andej do të të përqafonte ndonjë gjarpër.
Kur kalonim aty 2 herë në ditë, mëngjes – pasdite, përpiqesha të mos shikoja rreth e rrotull dhe të shpejtoja hapat që të mos prishja imazhin e bregut të detit. Pastaj nuk kishe nevojë për asnjë sforcim. Syri të qetësohej në hapësirë krejt blu dhe ujë të kristaltë. Vështirë se mund të gjesh një shkrirje më të ëmbël të natyrës sesa në Breg. Mali, deti, qielli përhumbin tek njëri tjetri me një butësi aq të natyrshme sa nuk mund t’ua dallosh konturet. Është një mrekulli që sa herë shkoj, mbyll sytë fort me shpresen se do ta shoh sa herë të dua, kur të jem në Tiranë mes pluhurit dhe karbonit të makinave.
Shërbim ndryshe
Po vinte dreka dhe do të provonim ushqimin. Karkaleca crudo, midhje, vongole dhe dateri. Këto të fundit të shijojnë edhe më shumë kur e di se në Itali nuk tregtohen, është e ndaluar të gjuhen për shkak se janë të rralla në Jon. Cdo gjë ishte e freskët dhe shumë e shijshme. Anna dhe Manuja që kishin dëgjuar dhe lexuar shumë rreth faktit se cmimet në Dhërmi ishin në stratosferë, u habitën nga fatura, sipas tyre shumë e lirë. Krahasuar me vende të tjera ku ata kishin kaluar pushimet, Spanjë, Egjipt, Karaibe, cmimi i një pjate me karkaleca apo koce të egër, ishte qesharak. Natyrisht, për ne nuk ishte i tillë, madje, kjo ishte pjesa jonë e “gogolit” sa i përket Dhërmiut.
Gjatë viteve të fundit, nëse kishte dicka që ishte përmirësuar, ishte shërbimi. Pak vite më parë, në Jalë, kur me një grup miqsh kërkuam për të ngrenë darkë, pronari na tha me përtesë, “po ju hëngrët drekë, kush rri hap kuzhinën për një tavolinë… s’kam dhe njerëz këtu, gruaja është në shtëpi se po vë cunin në gjumë”. Kjo fjali na mbeti mend gjatë, madje u bë pjesë e pandarë e batutave tona sa herë binte fjala për të ngrënë, përgjigjja vinte në mënyrë të rrufeshme mes të qeshurash pa fund: “po prapë do të hash, ti hëngre drekë”. Tani shërbimi ishte perfekt, kamarieri vinte në sekondë sapo e thërrisje dhe dallohej nga mënyra sesi të drejtohej se nuk ishte rishtar në këtë punë. Dukej se më në fund pronarët e hoteleve apo restoranteve e kishin kuptuar që duhet të investonin në pjesën e shërbimit, nuk mund të vazhdohej si më parë që kamarierë fusnin nipërit, gratë, kushërinjtë e të gjitha niveleve, dinin apo s’dinin të silleshin apo komunikonin. Tani, një pjesë e mirë e bizneseve i “importonin” kamarierët nga Tirana, për të qenë të sigurtë se nuk do të kishin probleme.
Mrekulli të panjohura
7 ditë qëndruam në Dhërmi dhe Drimadhë dhe u kënaqëm pa masë. 3 ditë lëvizëm në plazhet e Jalës, Llaman, Livadh. Vetëm nëse shkon vetë mund të cuditesh në Folie Marinë në Jalë, kur gocat dalin në plazh rreth orës 12 të drekës, pasi e kanë gdhirë në disko deri në orët e para të mëngjesit, me flokë të krehura, hera- herës me taka të larta dhe futen aq ngadalë në ujë saqë të japin përshtypjen se besojnë që uji i detit nuk do t’ua prishë make-up-in. Vetëm nëse shkon vetë në Jalë, mund të mrekullohesh nga plazhet e vogla, të vecuara, ku shkohet vetëm me varka e ku të qëllon t’i prishësh qetësinë ndonjë cifti që puthet shkujdesur aty në breg.
Vetëm nëse shkon vetë në Livadh mund të lejosh veten të joshesh nga qetësia e një plazhi të skajshëm, “Blue Bay”, që të jep përshtypjen se je duke xhiruar ndonjë skenë të filmit “Cast Aëay”. Përjeton aq momente qetësie sa të duket se jeton në një kohë tjetër, larg zhurmës sfilitëse të qytetit.
Pushimet i mbyllëm në Vlorë në një hotel pranë tunelit. Shumica e pushuesve ishin italianë, ata vazhdonin të vinin grupe-grupe me ca valixhe gjigande që nuk ngurronin t’I hapnin në holl të hotelit duke bllokuar kalimin. Në bisedat me ta, Vlorën e quanin “la picola meraviglia”, kurse vendasit pak të ashpër, por të dashur. Këtë opinion të tyre, e hasa një ditë në ashensor.
Duke pritur të zbrisja, një burrë rreth të dyzetave, me një karrocë me bebe, po priste të shoqen dhe m’u drejtua në italisht, i sigurtë se do ta kuptoja.
– Më falni, zonjë, a mund të presim pak gruan time…
– Po patjetër, – i thashë unë e duke përfituar nga koha e lirë, po përgëzoja vogëlushin në karrocë.
– Urime për bebin, – i thashë unë dhe u habita kur ai reagoi shumë vrullshëm.
– Faleminderit, zonjë, jeni shumë e sjellshme, ndryshe nga vendasit që janë pak të vrazhdë.
Doja ta kundërshtoja, por erdhi e shoqja që kishte veshur një fustan të tejdukshëm në formë rrjete.
– Shpirt, për këtë fustanin vonove kaq shumë? Më mirë do ishe e zhveshur. Ke harruar edhe tutat e djalit….
Ajo turfulloi, kurse unë mezi mbajta të qeshurën dhe dola me shpejtësinë e erës. Më dukej se kjo bisedë e kishte hedhur poshtë opinionin e tij se vlonjatët janë të vrazhdë, ai ishte i tillë; edhe pse ndodhte që kur u thoshe “faleminderit”, të thoshin “po c’aaaa bën ti”, aq sa nganjëherë dukej sikur i kishe sharë.
Të nësermen në orën 9.30, do të vinte të na merrte një gomone me dy motorrë për të na cuar në plazhet e gadishullit të Karaburunit, 15 minuta larg nga plazhi i hotelit. Cmimi i udhëtimit për person ishte 2000 vajtje-ardhje. Kisha një lloj frike sepse lidhur me gomonet kemi dëgjuar dhjetëra histori emigrantësh.
Ishim rreth 20 vetë, shumica italianë, në një moshë mesatare 40 vjec. Shumë të komunikueshëm e të dashur, nisëm të bisedonim sikur kishim vite që njiheshim. Nuk di ta shpjegoj sesi na lidh me italianët, vecanërisht të jugut, një alkimi e cuditshme që na bën të afërt pa kaluar minuti. Udhëtimi ishte i këndshëm, folëm për familjet, pushimet, ushqimin bio, plazhet rreth e rrotull, e nuk e di se për cfarë tjetër. Frynte një erë aq e fortë, sa dukej sikur po të mos mbaheshe, do të fluturoje në det. Nxorrëm të gjitha peshqirët e plazhit për të mbuluar fëmijët që të mos kishin ftohtë. Stërkalat e ujit që ngriheshin nga shpetësia e gomones, të binin mbi fytyrë si copa akulli. Ishte hera e parë që udhëtoja me gomone. Dhe thuajse gjatë gjithë kohës mendoja si kishin mundur të emigronin me gomone në mes të natës mijëra cifte me fëmijë të mitur në kushtë të tilla, kur mund të fluturoje në det dhe askush mos të të vinte re. Këto mendime më tmerruan, aq sa dukej se po më zinte deti. Por, kishim arritur. Ndërsa gomonia po ulte shpejtësinë dhe po i afrohej bregut, një nga italianët që kisha përballë, një babaxhan i vjetër në moshë, po tregonte duke qeshur se kur shqiptarët transportonin kinezë me gomone për në Itali, I mashtronin duke I sjellë në këto plazhe të Karaburunit e duke u thënë se kishin arritur në Bari. Nuk e di nëse ishte vërtetë për të qeshur.
Cdo mendim të ndërpritej si me thikë, sapo shikoje plazhin. Ishte vërtetë një mrekulli, të gjitha ngjyrat e natyrës i gjeje aty. Uji ishte aq i pastër sat ë kërciste ndër gishta. Mund të numëroje gurët gri pas asnjë problem dhe të shikoje që nga lart iriqët. Metra të tëra vijë bregdetare dhe asnjë pipëtimë. Pak më tutje, pylli në një jeshile të fortë dhe rrëzë tij, kodër. Ishte një parajsë e fshehur nga bota. Duhej patjetër të falënderojë Zotin për [ka kishte krijuar. Nuk më bëhej të ikja më prej andej. Më vinte inat që kishim kaq afër plazhe të tilla dhe nuk i njihnim. Ishte vetëm një lokal modest me kashtë ku kuzhinerja, një grua e re, më futi në kuzhinë për të përgatitur vetë dicka për fëmijët. Kishte vetëm pije, patate, peshk dhe fruta deti. Por kjo drekë na shijoi shumë më tepër nga të gjitha dreka-darkat e Turqisë të marra së bashku.
Në mes të detit
Në kthim, mbetëm në mes të detit. Kishim zënë të gjithë nga një cep në gomone dhe mes përgjumjes kuptuam se lundrimi kishte stopuar. Djali që ishte tek timoni, jo më shumë se 20 vjec po puthej me një vajzë, moshatare të vetën, dhe mesa duket si pasojë e ndryshimit hormonal, i kishte dalë nga kontrolli edhe drejtimi i mjetit. Manuja”, paksa i trembur, mundohej t’í gjysmë shqip e gjysmë frëngjisht që ta puthte më vonë. Të gjithë po shfaqnin shenja frike. Menjëherë tentova të mas me sy largësinë nga bregu, por u tmerrova dhe më shumë kur kuptova se nuk mund të përshkohej kurrë me not, aq më tepër me fëmijë. Djaloshi në timon ishte hutuar.
-Mos u trembi, tha. Duhet ta ketë motorri.
Nuk foli askush. Ai bëri sikur pa motorin dhe me gjeste na bëri të ditur, se nuk po kuptonte asgjë.
Italiani babaxhan, Giani e pyeti nëse dinte ta rregullonte. Djali tundi kokën në shenjë mohuese duke hstuar se ishte hera e pare që e drejtonte vetëm gomonen. Zakonisht këtë punë e bënte babai I tij. Të gjithë po fillonin të shfaqnin pendesën për këtë aventurë të panevojshme të udhëtimit, ndoshta një nga më të pasigurtat e jetës. Këtu filloi të shfaqej sërish pjesa e “gogolit”. Nga njëra anë, strukturat shtetërore nuk duhej të lejonin udhëtime të tilla të pastrukturuara, nga ana tjetër, edhe neve , nuk e di cfarë na shkrepi nëpër mend, të merrnim detin me një djalosh në timon dhe me fëmijë të vegjël në bord.
Frika po kthehej në panik. Italiani Gianni u ngrit dhe shkoi drejt motorrit, duke folur nëpër dhëmbë pa e fshehur nervozizmin:
-Jam mekanik, prit të shoh…
Po mbanim frymën, derisa Gianni dha shpjegime, nga të cilat kuptova se në helikën e motorrit kishin ngecur leshterikë dhe ajo nuk lëvizte më.
Me pastrimin e leshterikëve, rinisëm të marrim frymë të lehtësuar, por askush nuk foli më asnjë fjalë derisa arritëm në breg. Të cliruar po thoshnim me të qeshur se duhet të puthnim tokën, në këtë rast, rërën.
Strategjia për turizmin
Nëse hap faqen e ministrisë së Turizmit, turizmi vlerësohet si një ndër sektorët me më shumë ndikim në zhvillimin e pritshëm të ekonomisë shqiptare. Kjo pritshmëri është e mbështetur në burimet natyrore që vendi ynë ofron për vizitorët, të huaj dhe vendas; në traditën, mikpritjen, historinë, harmoninë fetare, kulinarinë, karakterin, kulturën,vlerat shpirtërore të shqiptarëve, një pjesë e mirë e të cilave, të paeksploruara. Por duket se këto përshkrime nuk janë të mjaftueshme. Ministri aktual i turizmit pranon se në gjithë këto vite, qoftë sipërmarrësit, qoftë qeveritë nuk kanë arritur të strukturojnë një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.
Sipas tij, ajo që synon të bëjë ligji i ri për turizmin është të strukturojë një herë e mirë edhe lëvizjen turistike edhe investimet turistike, qoftë në bregdet, apo në të gjitha zonat dhe destinacionet turistike. Në vitin 2013 ka pasur rreth 3,063,000 vizitorë. Në vitin 2014, ka patur 3,467,765 vizitorë, gati 13.2% më shumë. Personalisht nuk mendoj se ka rëndësi të madhe rritja e numrit të këtyre vizitorëve, por e opinioneve të tyre. Këta njerëz kanë ardhur në Shqipëri, vitin e kaluar, për arsye të ndryshme, ndoshta edhe sepse ky vend është renditur i katërti në 50 destinacionet më të mira të botës nga Lonely Planet. Që shumica e tyre të mbeten të kënaqur, duhet që edhe nëpërmjet ligjit të ri, të arrijnë të veprojnë të gjitha mekanizmat e duhur, jo vetëm për të promovuar mrekullitë natyrore që Zoti na i ka dhuruar falas, por edhe për t’i menaxhuar si duhet ato.
Pushimi largon depresionin
Nji shkrim i arsyshem ,
probleme zgjedhjeje ,deshirash ,mundesish ,
e kenaqsie .
Eshte kohe sezoni plazhi dhe shkrimi eshte me vend ,
pra shkrimi ose artukulli mbi plazhin ,
eshte nji si me then problem me te cilen konfrontohemi te gjithe
jo vetem ne shqiptaret .
Ajo qe un “s’arrij dot’kuptoj kurr ”
eshte nervi i paargumentuar i komentusave me lart ,
te cilet ,ne vend qe te diskutojn mbi temen ,
e japin opinionet e tyre ,ashtu si ata mendojn ,
si e ku i duket me mir ,
fillojn e shajn autoren e shkrimit !!!
O njerez te mire ,o shqiptare , por e keni moter ,eshte shqiptare kjo qe shkruan ,nuk eshte as turke ,as franceze ,as greke !
Autorja nuk fyen shqiptaret ktu e akoma me shume kto koemntuesit ke tema,
prandaj tregoni pak rrespekt ,akoma me shume perball nji femre .
Asnji nga ne s’do t’na vinte mir ,nqs autorja e ktij shkrimi ,do ishte nji e afermja jona ,apo jo ?
S’kerkoj te ndaj lexione etik ne komunikim ktu ke tema ,
por kjo menyre komunikimi mes shqiptaresh ,si vjen aspak ne interes
shoqerise e jetes shqiptarve .
“Ndaluam për të blerë fruta afër Rrogozhinës, anës rrugës, me kujdes të madh sepse vajzat ishin në gjumë. Një burrë rreth të 50-ve me një bluzë gjithë njolla që shiste tek tezgat, pasi pa që ndaluam u afrua dhe bërtiti:
– Cfarë doniiii?
– Banane dhe pjeshkë, i thashë unë, – por të lutem fol ngadalë se kam gocat në gjumë.
– Ja një sekondë, – bërtiti dhe më shumë se herën e parë.
Dola me shpejtësi nga makina për të evituar të bërtiturën e radhës, por edhe me xhama të mbyllur, zëri i tij i trashë dëgjohej:
-3700 bëjnë, ulëriti ndërsa fshiu me bluzë djersët e përziera me baltën e frutave. Nuk fola më për tonin e zërit, sepse ishte e kotë, vajzat ishin zgjuar. Anna dhe Manuja, kishin ndaluar makinën dhe po u merrnin erë frutave dhe perimeve. Manuja bleu mollë dhe domate të papjekura mirë dhe as nuk priste t’i lante për t’i ngrënë. “C’est magnifique”, përsëriste vazhdimisht duke iu gëzuar autenticitetit të frutave.”
Kuptohen njerzit ne dy rrjeshta,dhe ti Alida je nje qelbesire.
Pse eshte qelbesire se nuk donte qe ti zgjoheshin femijet nga gjumi? Mos duhet ta kishte puthur shitesin e frutave qe mos quhet qelbesire? Apo fakti qe shitesi i frutave eshte nje hallexhi e justifikon c’do gje? Ai u soll si gdhë, kjo nuk i tha asgje.
Qelbesire je ti jo Alida.
thjesht eshte nje jevge
shkrim shum i shpifur …kurre ne Turqi thote vetem se paska bere nje sherr banal per nje shezlong ..asgje me shum nuk tregon per turizmin turk qe eshte vite drite para shqiperise ….ndersa per Dhermiun si ka mundesi asnje kritike kur 99% e njerezve vetem e kritikojne ….ka ngrene ca karkaleca dhe i duket se ca ka pare ….shkrim shum subjektiv ….nuk duhej te ishte as botuar
nuk i ka qelluar te hyj me termus tek shazllonet ne plazhet e shqiperise dhe me pas te vije kamarieri e te thoje qe nuk lejohet
Me shplodhi ky shkrim
Ca keni me autoren? Turp tu vije. Ka dhene pershtypjet e veta. Shqiperia dhe bregdeti i saj eshte perle e vertet dhe kalon pushime te paharrueshme. Vertet ka shume probleme por ka nje gje te vertet ne shkrim. Pushimet ne shqiperi nuk jane te merzitshme ndersa ne Turqi e vende te tjera eshte monotone dhe e merzitshme.
Sa per gomonet e skafet qe bejne udhetime ne Sazan e Karabrun, policia kufitare ka skafet e veta dhe nje telefonate jane aty per 2 min.
razoooo razo e paske edhe trurin.
ai hoteli ku rri ne dhermi ku e leshin mutin e turisteve o lali?
po ujin me sapun te larjeve nga guzhina, po ujin e lavanderise qe lan carcafe e peshqire e rroba. Po plehrat e ngurta?
Shkojne ose ne derdhje te lire ne toke afer bregut ose direct ne det.
Po tyeve doren, kemben? po u helmove? po te ra damllaja nga diell – ku e ke nderhyrjen e shpejte? apo do vi nga Vlora per te marre trupn e vdekur? Se per jeten aaa haaa skap gjo.
Kjo rrushja e artikullit me euro per te prishur pa ju dredhur dora I duket nje dhome 90 euro nata – ne rregull.
Une porosita nje peshk ne Dhermi ke e “famshmja” Havana – 1 peshk kushtonte $60 ste duket gogol ky ty plaku?
ne New York e ha nje pesh vetem pa ndare me njeri per $15 ate kopil peshku e ndame 4 veta.
Mos ngatarroni natyren me sherbimin. Sherbim, cmimet, argetimet, higjena, siguria, infrastruktura, jane skandaloze. Njerezit e sherbimit akoma edhe me skandaloz-injrnate qe te shikojne si bezdi e jo me qellimin pee te te kenaqur.
razo rrasja noi dopjo raki se e paske ne terezi
O loqe te pakten vije nje nick tjeter. E para per cmimet aq jane ne hotele luksoze ku nuk mungon asgje, ke pamjen nga deti dhe ke dhome me te gjitha kushtet. Je ne Dhermi ne pikun e sezonit! Nje dhome e tille ne Turqi e Greqi te vete 150 euro nata. Po nuk deshe te paguash 90 euro mund te gjesh edhe me 40 apo 50 euro nata ne hotele te tjera apo te marresh dhoma shtepie nga banoret e zones me qira. Nese nuk do te paguash as ate merr dhome ne Vlore apo ne Rradhime qe gjen edhe 30 euro nata. Per te ngrene peshk ne Vlore eshte shtrenjte per xhepat e njerezve ne Shqiperi por po ta krahasosh me vendet e tjera turistike ne bote peshku gjithmone nuk perfshihet ne menun e hoteleve sepse eshte me vete dhe kushton me shtrenjte. Pershembull ata qe jane vlonjate e dine shume mire qe peshku me i mire dhe me i lire haet ne Zvernec ku me ate 60 dollarshin qe ke paguar ti per nje peshk ha 20! Zverneci vetem 2 km larg eshte. Sa per nderhyrje te shpejte mjeksore ti se ke idene se cfare flet, Dhermiu ka qendren e vete shendetsore ndersa Himara ka spital. Plus qe hotelet kane vete stafin e tyre te trajnuar dhe nje telefonate i ke aty te gjitha edhe ambulancen. Sa per pastertine ke te drejte, rruget nuk jane ende te zhvilluara dhe pasterita le shume per te deshiruar. Ka ende shume pune per tu bere dhe duhen me shume investime nga shteti, nuk jemi ende Kroaci apo Greqi. Por jo cdo gje eshte e zeze, ka te mira dhe te keqija si cdo vende tjeter.
E nderuar gazetare, po ju shkruaj nga nje resort afer Sides, hotel Aska washington. Cdo ge perfekt, nga ushqimi, argetimi,sherbimi ne dhoma etj. ATO qe thua ti Jane perralla. Ne shqiperi me shume shqetesohesh se pushon. Njerez te pacivilizuar qe e kane mendjen te bredhin neper kampet e azilanteve ne Evrope, pisllek, fekale dhe kallashnikove, plus dyfish me shtrenjte se ne antalya.
Boll me rrena
Personalisht nqs do me duhej te beja nji zgjedhje ,
ndemjet vendeve qe mer ne fokus autorja e ktij shkrimi ,
ai vend do ishte padyshim Shqiperia e kjo aspak per
te treguar dellin prej patrioti,
poooor se shqiperia ka detin me te bukur ne Bote,
ka klimen e pranushme edhe ne temperatura te larta ,
sepse ne ate vend me rreh zemra ritmin me te bukur .
E them kte ,sepse kam pasur fatin ti frekuentoje kto plazhe ,
e duke njofur mire jo vetem Antalian etj plazhe ,
mund te deklaroj e jape te drejt autores ,se eshte vertet skandaloze ,
ose le te themi e habiteshme ,qe Turqin jo vetem ne plazhet e Antalias ,
e zoterojn RUSET , e gjithcka qe pershkruan autorja per turqin eshte e e vertet !
Kane gjithcka qe ka te bej me plazhet ,kane byro-udhetimesh e jo e vetem kaq ,nderkoh qe deti Antalias si breg deti eshte ne shume pjes te tij jo bregdet Natyral ,por i improvizuar , qe me bregdetin Shqiptare nuk mundet kurr te krahasohet ,sepse edhe nji Perrle e vertete.
Problemi eshte mendoj un aty , me ndertimin e Turizmit Shqiptare ,
me meftesine e shtetit shqiptare ,qe hecen si breshka e semure drejt premtimeve .
DAMN…kjo teme na ngacmon mallin per ate dete te bukur ,
ku u rritem ,ku thurem aq endrra te cilat i gllaberoj era e absurditetit te asaj bote kanibalesh te civilizimit pfffff
Zonje e nderuar, ky eshte mendimi yt personal per antalyan,sepse duke marre parasysh qe hoteli ishte 6000 m katror, atehere eshte shume i vogel krahasuar me hotelet e tjere. Gjithashtu eshte shume larg aeroportit (75km). Mendoj se keto paralelizma nuk kane lidhje, sepse ti e portretizove antalyan ne vetem 1 hotel i cili nuk besoj se perfshihet ne top hotelet me te mira duke marre paraysh siperfaqen e tij. Per sa i perket ruseve, ata nuk kane faj, sepse ju i liruat shezllonet, dhe si duket kjo ishte hera juaj e pare atje dhe nuk jeni mesuar se si funksionojne gjerat. Keshtu qe, besoj se nuk eshte aq i sakte ky krahasim sepse ne antalya ka hotele qe jane madheshtore si psh mardan palace ose rixos premium belek ky vetem ky i fundit ka 400”000m katror siperfaqe. Respekte
Tani qe po shkruaj jam ne Dhermi. Pothuaj ne te njejten kohe kemi qene ne Antalia. Njeriu per tu bere snob mund te shprehi c’do gje. Ju jeni rasti tipik. Po patet qene ne nji hotel te tille si e pershkruani dhe te dilni ne te tilla konkluzione jam i mendimit qe si ju si ata qe ju shoqeronin ose doni te beheni interesant, ose nuk shkeputeni dot nga fukaralliku qe jeni rritur dhe qe eshte veshtire te dali nga lekura. Krahasime nuk mar mundimin te shpreh.
Shkrim i lezecem! Ka ardhur koha,qe te pakten kur udheton neper ujera e ne distanca,larg bregut te detit,drejtuesi i mjetit te lundrimit duhet te jete i paisur me licencen perkatese,si dhe mjeti lundrues duhet te kete,jeleke shpetimi,per te gjithe personelin qe eshte ne mjetin lundrues,jane me elementaret dhe te domosdoshmet, ne nje udhetim deti.
Pordhet e kesaj mjeranes duken kur thote 90 euro hotel..ne Dhermi eshte i arsyeshem!! Po ku di kjo se dhe ne Dhermi peshku qe ka ngrene ..ka ardhur i ngrire nga Greqia o Italia..se ai u fresketi..nderrohet nga peshkataret..ne mes te detit..1kg me 4kg..te ngrire.
Jugu i shqiperis eshte perle me vete sidomos mbas tynelit te vlores e deri ne kufi me greqin, ka shum plazhe qe esht shum e veshtir ti gjesh ne vend tjeter ne kaq pak kilometra vij bregdetare. Kurse sa per turqin esht si puna e pazarit turk ke kam pyetur qe ka qen nuk i ka pelqyer dhe thon qe skan per te shkuar me.
Nuk e kuptoj se si mund te jesh i lumtur ne dhermi me 90 euro nata me mengjes te perfshire qe per 10 nete i thone 900 euro dhe qe nuk te ofron asgje me shume se fjetja. Rruga per te vajtur nga ai hotel deri ne plazh eshte nje shpifje e vërtetë aq më tepër kur me femije te vegjel duhet ta kalosh te paktën 4 here gjatë ditës. Nuk na thate se sa ju kushtuan dreka dhe darka, dhe a kishte ndonje aktivitet kulturor apo shfaqje argetuese gjate pasdites.
Për mendimin tim pervec plazhit, dhermiu nuk te ofron asgje tjetër per shplodhje, dhe ushqimet jane skandal duke marre parasysh përvojën personale në restorantin më të mirë aty.
Turqia ne te kundërt ka gjithfarë aktivitetesh dhe për sa i perket orareve ato jane fakultative, nuk të detyron njeri ti ndjekesh.
Mos shani Alida mund te ishte motra juaj…
Alida me kete shkrim, perfaqeson nje shqiptare qe e ka pervetesuar ndjesine europiane deri ne qelizat me te ndjeshme. Gjithshka qe thote duhet te jene mesim per ne. Alida del nje femer qe e dashuron vendin e saj. Lavderon virgjiritetin e plazheve tona, por edhe kerkon ti lartesoj ato nepermjet ligjeve qe do te sjellin kulturen e domosdoshme per lartesimin e turizmit.
Te lumte Alida!
Antalia ka nje numer gjigant resortesh me nivel shume te larte sherbimi, si dhe nje klime fantastike. Ushqimi eshte shume me i larmishem se ne dhe i pershtatet nje game te gjere kulturash dhe etnish. Jugu yne eshte jugu yne. Kemi nostalgji per te,per plazhet, natyren, klimen, si dhe per ushqimet qe servir. Infrastruktura eshte mjaft inferiore, fatkeqesisht! Sherbimi po ashtu. Nuk duhet krahasuar me Antalian se do te ishte nje gafe. Por, mundet te mesojme nga Antalia, si dhe mjaft ishuj greke qe e kane nje ekperience te madhe ne organizimin e turizmit. Vlonjatet, mgjs jam lab vete, jane fatkeqesisht me probleme te medha komunikimi qe kryesisht vjen nga arsimi i manget. Vlora eshte vertet perle e natyres, por perle e turizmit behet vetem kur vlonjatet do dine te trajnojne njerezit si te presin dhe tu sherbejne turisteve qe ata te vijne prape.Nuk eshte e pamundur, por ama nje sforco shume e madhe nga qeveria si dhe bizneset lokale duhet te transformojne sa me shpejt personelin e sherbimit ne jug. Po ashtu, megjithe ushqimet tona fantastike, higjena neper restorante eshte e manget. Se fundi, ato therjet e qingjave neper rruge dhe ekspozimi i tyre neper tezga anash rrugeve duhet ndaluar me ligj njehere e pergjithmone nqs jugu Shqiperise mendon te thith turiste cilesore nga veriu evropes. Kush nuk e ka kuptuar akoma kete ka shume shume per te kuptuar ne jete.
Shkrim jo realiste sikur krahasimi tishte ber me vendet e rajonit si greqia malizi kroacia, Jo me turqin e prapambetur haaaaa.
Kesaj i thon pridh ti pirdh noshta lirohesh. Turqia esht maja e turizmit boteror mo goce.
Përshëndetje,
Artikulli nuk mund të ndihmojë pushuesit për të bërë zgjedhje për vendin se ku duhet të pushojnë. Kjo pasi autorja së pari nuk ka sqaruar se cilin lloj pushimesh ajo preferon dmth pushime aktive ku ti je gjithnjë në lëvizje dhe sheh plazhe të ndryshme apo pasive që dmth ke 10 ditë për tu çlodhur në të njëjtin vend dhe së dyti nuk sqaron koston e shpenzimeve për secilin prej pushimeve me atë se çfarë ju ofrua gjatë tyre.
Edhe në lidhje me çmimin e drekës në Dhërmi nuk sqaroi se kë quan çmim i arsyeshëm, që ta kuptojnë dhe pushuesit e tjerë dhe mos ti bjeri ndonjë damlla kur ti vijë fatura. Gjithashtu nuk na sqaron se tek çmimi i dhomës në Dhërmi a ishte përfshirë mëngjesi dhe çfarë ofroheshe për mëngjes.
Gjithashtu më çudit fakti, që zonja e nderuar e thotë me krenari faktin se hëngri dhe ca molusqe që në botë janë të ndaluara të kapen jo më dhe të gatuhen dhe më duket se dhe në Shqipëri është e ndaluar kjo gjë, të paktën në letra.
Fakti që jugu ka plazhe të mrekullueshme dhe se mund të hahet shijshëm nuk vihet në diskutim, çështja është se për cilën kategori pushuesish është ky turizëm dhe këtu gazetaria shqiptare duhet të na ndihmojë.
Me respek.
Si perfundim ……….. nuk na sqarove, sa ishte fatura ne fund te krahasojme cik Antalian me Jugun tone, sesa te mira i kemi kushtet ne Shqiperi e dijme shume mire. Po nje pyetje kisha, kur pagove 90 euro nata ne Dhermi (ne Antalia me 500 euro je all-inclusive perfshire dhe fluturimin nga Tirana) ….. a kishe drita? Jo per gje po isha fundjaven e kaluar ne parajsen tone te cmimeve, dhe skishte energji elektrike deri pas mesnate.
7 Dite ne Dhermi dhe Drimadhe……o zonje….Dhermi dhe Drimadhe jane e njejta gje,i njejti vend,i njejti emer ne dy gjuhe te ndryshme.
Mire saliun, fatosin, Edin, i shanii se jane politikane! Po me kete cfare kane keta internetaxhij, pra qe kane nje fare te ardhure! Te kete njerezkaq te vegjel qe nga zilia, apo mendjemadhesia, apo nga padija, te ofendojne nje nene kaq te edukuar, kaq mendjendritur, kaq te shetitur neper bote dhe qe tek e findit, gjithshka e ben per te miren e turizmit shqiptar, duke arritur deri atje sa te rekomandoje me te drejte edhe ligje per ta disiplinuar kete fushe shume dobiprurese.
aman o njerez mos e ulni veten deri ne keto nivele banale!
Shkrimi mundet te ket edhe disa kthesa te forta te tija ,
ulje e ngjitje ne kendveshtrime te nji kulture pse jo europiane -moderrne , gje e cila e ben per shqiptaret atje ,pak te veshtire ,
per ta absorvuar .
Autorja e shikon aventuren e turistit sot nepermjet nji “Droni”
qe fluturon i lire dmth i patelekomandur nga kufizimet e disa rregullave qe e bejn te merziteshme jeten .
Eshte ceshtje kocepti te liris ndoshta e te qenit e lir e shijosh
aventuren turistike brenda nji “veshje lisho”-legero te leht .
Pra eshte ceshtje botkuptimi ,ceshtje kulture e kendveshtrimi ,
jo vetem i vendit i rezorseve turistike ,por dicka me shume qe ka te bej me deshirat e kenaqsite personale ,
te cilat ,ke njerez te ndryshem , kane kuptime te ndryshme .
Un nuk perqendrohem patjeter ne nji x shkrim ,ne persosmerine e tij te pershkrimit letrar te tij ,por thjeshte ne “THELBIN” e tij ,ne mesazhin qe ai kerkon te ndermjetesoj ,pra mesazhin e tij ,qe per fat keq ktu kuptohet nga pak lexues.
Shkrim fshataresk i një provinciale shqiptare të dale në Europë. Malokët e eger të Dhërmiut nuk behen njerëz.
kesaj te edukuares i ben pershtypje toni i zerit dhe djersa e shitesit ne rruge dhe jo fakti qe vajza ha domate te palara… si nuk e ka zene barku?
sikur me qene nga rrushbulli se dhe ne qe jetojme ne tirane nuk kemi imunitet nga domatet e palara…
nuk eshte njerezore te flasesh me nenkuptime/tallesh per dike qe rri ne pike te diellit te nxjerre buken e gojes.
mua me vjen keq per te shkretin njeri qe perpqet te mbaje familjen dhe jo per kete spurdhjaken qe hiqet sikur ka rene nga qielli.
po ca merakosesh o lol, ku i gjen gje jevgjit
Mero! Te lutem lere sa m shume kohe kete shkrim, madje po munde vere ne pozicione me te dukshme. Shoh qe nepermjet tij po ballafaqohen per here te pare pa ndjesi politike, kultura te ndryshme. Nje pjese qe e njohin perendimin dhe zhvillimin, qofte si kulture, qofte si formim personaliteti; dhe nje pjese tjeter qe ka shume shume nevoje per te mesuar, megjithese koha ka qene sh e gjate si vend i lire, mbi 25 vjet
Na fute ne sherr me burrat mi gru duke u thene e sheh kete e ka cu burri
Edhe ne turqi edhe ne dhermi 2 here me pushime
Gjithsesi ste heq asnje presje
Gje nuk morrem vesh ca ka dashur te thoje autorja por te pakten njohem Manun dhe deshiren e tij per domate te papjekura…na e shpifet Tema