Në një intervistës për TemA TV, dhënë kohë më parë, Shenasi Rama rrëfente se, sipas tij, Blendi Fevziu dhe Blendi Gonxhe janë përdorur nga Partia e Punës dhe PD, për t’iu prishur punë studentëve.
Ai rrëfen edhe një skandal të Azem Hajdarit me një këshilltare në ambasadën franceze në Tiranë, të cilën u përpoq ta përdhunonte.
Çfarë ndodhi me grevën e urisë dhe protestat që çuan deri në grevën e urisë, bashkëpunimi me Blendi Gonxhen…
Unë Blendi Gonxhen, kam fituar respekt për pjekurinë e tij si politikan sot, por në atë kohë ajo që ndodhi ishte kjo: Kryesia e PD-së dhe udhëheqësia e Partisë së Punës panë që po lindte një forcë jashtë kontrollit të tyre dhe vendosën që do të organizonin një shoqatë studentore paralele me shoqatën tonë.
Kjo shoqatë që u organizua në bodrumin e Gramos Pashkos, kishte në krye njerëz si Blendi Fevziun dhe Blendi Gonxhen, që u afirmuan si të ashtuquajtur heronjë të protestave.
Mirëpo objektivi kryresor i tyre ishte ky: duke e parë dështimin e PD-së dhe Partisë së Punës, duke e parë se studentët ishin më shumë besnik karshi nesh, ato vendosën të krijojnë një shoqatë që do të minonte kontrollin tonë për një Lëvizje Studentore edhe mbi Qytetin Studenti.
Kjo shoqatë u krijua, ju vunë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme. Në atë kohë Blendi Fevziu p.sh ishte gazetar në RD, Blendi Gonxhe kishte dhënë dorëheqjen nga kryesia e PD-së por me afrimin e Edi Ramës u afrua dhe ai te PD-ja, d.m.th janë historira të komplikuara në atë periudhë.
Por puna erdhi që të gjithë këta njerëz dhe gjithë të tjerët që kishin qenë njerëz që nuk kishin luajtur ndonjë rol me rëndësi, por që besonin se meritonin shumë më tepër në pjesë, se ju kishte rënë shansi i histories, u turrën dhe u bërë pjesë e kësaj shoqate dhe kështu ndodhi që në Qytetin Studenti, duke lënë në një anë struktuarën e PPSH-së, që vazhdonte të ishte aktive me njerëz dhe që më vonë u bë bërthama e FRESH-it, duke lënë strukturën, degën e universitetit që u bënë bëthama e Forumit Rinor te PD-së etj, dolën dy shoqata studentore, Shoqata “Fan Noli” që drejtohej prej meje dhe shokëve të tjerë dhe Shoqata Studentore e drejtuar nga këto marionetat e PD-së. Kjo ishte gjendja dhe kjo gjendje e tensionuar vazhdoi për gati tre javë që në atë kohë ishin shumë.
S’u mbërrit në një bashkëpunim ndoshta për të hyrë në grevë urie të gjithë bashkë 712 apo 715 studentë?
753, por nuk ishte ai problemi, problem ishte ky: duke kërkuar të na mënjanonin ne, njëher ajo që ndodhi ishte kjo. Azem Hajdari pati një skandal në ambasadën franceze. Ja lypi një prej këshillëtareve të ambasadës, madje e kapi një diçka që sot konsiderohet akt dhunë seksuale. Këto intelektualë të PD-së vendosën që do ta nxirrnin Azem Hajdarin nga kryesia për t`i thënë që t`i nuk mund të jesh kryetar, kur ti shkon dhe e kap tjetrën prej gjoksi.
Azemi merr Ben Imamin, që në atë kohë ne thjesht e konsideronim thjesht si palço komedian që i jepte vetes, e frynte veten sikur ishte intelektual, edhe shkojnë në Institutin Bujqësor ku kishte tropojanët e vet, d.m.th këto figurat që thoshin Azemi, princi i lirisë, dhe vendosin që do të ngrejnë studentët dhe shkojnë në Qytet Studenti në Kamëz. Aty fillojnë protestat, vijnë me makinë në fakultetin Histori-Filologji, mbledhin dhe aty tropojanë të tjerë dhë kështu filluan Levizjet Studentore në 6 dhjetor.
Kjo ne na vendosi në një pozicion jashtëzakonisht shumë të keq. Atë ditë gjithë kryesia e PD-së, pasdite kur filloi protesta të gjithë erdhën poshtë, në sheshin që sot njihet “Demokracia” dhe po shikonin si ecte puna dhe aty pata një debat me to. Pavarsisht se kisha dhënë dorëheqjen, ato vazhdonin të ishin në marrëdhënie komunikimi me mua dhe ju thashë që ju jeni nisur të dënoni Levizjen Studentore me vdekje, po ne nuk do ta lejojmë dhe aty ndodhi kjo përplasja e madhe. Ata vendosën që të fillonin grevat, të ashtuquajtuara greva por grevat u kthyen në komedi, vinte tjetri lerxonte Shefqet Pecin, vinte tjetri shante Enver Hoxhën, dikush shante vjehrrën, çfarë ju tekte njerëzve, budallalliqe pa fund.
Aty u vendos nga kryesia e shoqatës “Fran Noli” që ne nuk do të përzihemi me këtë punë. Të gjithë ne në rresht si grup si bërthamë, jo si kryesi, por si anëtarësia jonë, rrinim çdo ditë në sheshin e Qytet Studentit duke dëgjuar këto budallalliqet e këtyre. Në një moment këto dështuan, studentët nuk shkonin më, aty presioni politik u rrit, u mendua që këto e kryen funksionin e tyre, zgjedhjet po vinin dhe këto u tërhoqën të gjithë. Blendi Gonxhe tha që nuk do vij më. Duke parë që dështimi i tyre ishte dështimi i Lëvizjes Studentore, atëherë me shok së bashku ramë dakord që të flisja unë.
Aty do t`ju bëja thirje që të ruhej Lëvizja Studentore, do të qartësonim objektivat politike dhe do të nxirrnim një objektiv që e nxirrte vendin nga farsa sociale dhe e hidhte direkt në rrugën e revolucionarizimit të rrezikshëm për sitemin, për shoqërinë edhe për ne, dhe ai ishte objektivi i dytë në objektivat e Shoqatës “Fan Noli” që ishte heqja e figurës së Enver Hoxhës. Për këtë, duke ndjekur shembullin e Trepçës vendosëm që do të organizonim një grevë urie, të gjitha kërkesat që ato kishin hedhur, kishin shtruar ishin kot, dhe këtu filloi përplasja. Përplasja filloi me arestime, unë jam arrestuar disa herë gjatë asaj periudhe, presionet kanë qenë të frikshme edhe në disa fjalime që kisha mbajtur unë dhe disa shokë të tjerë vendosëm që do të kishte bashkëpunim ashtu si kishim bashkëpunuar me Azem Hajdarin dhe të tjerë dhe do të bashkëpunonim edhe më këto, sepse objektivi ishte të ruanim studentët nuk ishte për të arritur një ambicie individuale, sepse nuk kishim ambicie indidviduale.
Aty mbërriti një punë, që një natë ra borë, ishin vetëm 13 vetë duke parë ngatëresen e madhe që u krijua dhe presionin dhe respektin, sepse të gjithë ne kishim respekt shumë të madh ndër studentët. Ben Lika, Ben Sula unë, Alban Pici, Edvini të gjithë ishim njerëz që kishin reputacion të veçantë, atëherë ajo që ndodhi ishte se erdhi Azemi dhe aty patëm përplasje publike. Azemi erdhi se kryetar i PD-së dhe një natë më parë në fjalim unë kisha thënë që ne duhet të jemi të gatshëm të derdhim gjakun tonë, unë i pari, jam gati të vdes, le të kalojnë tanket përmbi trupin tim por të zgjidhet ky problem politik në Shqipëri, se nuk kishte dot demokraci dhe liri në Shqipëri me statujën e Enever Hoxhës në sheshin qendror të kryeqytetit.
Nuk çliroheshin as oficerët, as kuadrot, as anëtarët e partisë nga kontrrolli politik nëqoftëse gjithomë ishte Enver Hoxha. Çfarë demokracie do të kishe? Si do ta shihte një i presekutuar demokracinë nëqoftëse do të ecet përditë te figura e Enver Hoxhës, ta bëje ti kryeministër të shtetit shqiptar, atij do t`i plaste shpirti. Ky që ishte molla e sherrit duhet të shmangej njëherë, në mënyrë që kombi shqiptar të kishte një fillim të ri. Aty patëm parplasje me Azemin dhe përplasja ishte shumë e rëndë, shkuan edhe në kërcënime me jetë kundrejt njeri-tjetrit. Ai më tha mua provokator, unë kisha thënë do vdes vetë, nuk kisha thënë dilni vdisini ju, të më vrasin mua, dhe i thashë ti je spiun, je kështu, kështu dhe njerëzit kanë qenë dëshmitar dhe e dinë atë punë.
Azemi nuk tha gjë dhe iku. Të nesërmen ramë dakord, patëm një takim dhe vendosëm që në Komsionin Drejtues të Grevës së Urisë të kishte një pjesë të njerëzve që vinin nga Shoqata Studentore dhe një pjesë të njerëzve që vinin nga shoqata “Fan Noli”. Nga Shoqata Studentore ato zgjodhen Nu Lugjen, që ishte badigard i Azemit, zgjodhën Blendi Gonxhen, zgjodhen Ridvan Peshkëpinë dhe Mesila Dodën. Tani mos më bëni t`i them arsyet. Nga ana tjetër nënkryetari i shoqatës “Fan Noli”, unë isha i papranueshëm, në atë kohë ju duhet ta kuptoni që emri im ishte shumë problematik.
Atëherë ne vendosëm që përfaqësuesi jonë në Komsion do të ishte Ben Lika dhe Ben Lika do të zgjidhte njerzit që donte, dy vete, dhe ai zgjodhi, punën e vet. Pra, Shoqata Studentore dhe shoqata “Fan Noli” vazhduan dhe vepruan në mënyrë autonome, por në Komsionin e Lëvizjes Studentore që u krijua ne kishim veton nëpërmjet Ben Likës. Ajo që ndodhi ishte se aty ndodhën shumë gjera, shumë procese, por për t’u bërë greva e urisë duhej që iniciativa, gjithkund dukej se ishte e Shoqatës Studentore.
Në çdo moment që ato merrinin një vendim që nuk jemi pajtuar ne, ne kemi humbur veton dhe është bërë ashtu si kemi dashur ne . Kjo ka shkuar deri në momentin jo vetëm të rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës, por edhe të mbylljes së grevës së urisë. Këto janë tema që disa i kanë trajtuar disa jo, por kjo ka qënë marrëdhënia. Ndërsa me Blendi Gonxhen marrëdhënia ka qenë shumë e tensionuar, në ato momnete ai përfaqësonte interesa që nuk ishin interesa me të cilat unë dhe të tjerët nuk pajtoheshim.
Cfarë interesash?
Por ato mund t`i thotë Blendi vete. Unë mund të flas vetëm për Shenasiun dhe për shokët dhe shoqet e mia.
Ndërkohë Partia Demokratike nuk e mbështeti grevën e urisë..?
Normal që nuk e mbështeti, ajo e vinte Partinë Demokratike në një pozicion jashtëzakonisht shumë delikat. Shoqata studentore ishte e krijuar prej tyre. Shoqata “Fan Noli” nuk ishte e krijuar prej tyre, por ne krye saj ishin tre anëtarë të komsiionit nismëtarë te PD-së. Shko dhe vendos ti një oficer të sigurimit, ose ushtrisë, tre vet të kryesisë së PD-së kanë bërë një shoqatë dhe nuk janë të lidhur me PD-në. Kështu që Partia Demokratike ishte tejet e shqetësuar dhe kërkoi të kontrollonte grevën, nëpërmjet shoqatës studentore, influencës së individëve të veçantë etj.
Brenda grevës së urisë ka patur edhe përplasje, pse ishin ato përplasje? Çfarë detajesh mbani mend nga ato pak ditë të qendrimit të grevës së urisë?
Unë kam dëshirë që për shumë gjëra që kanë ndodhur të mos flas unë. Unë kam folur mjaft. Për shumë gjëra duhet të dalin e të flasin shokë që kanë qenë prezent, të cilët kanë përjetuar trajtimin që i është bërë Azem Hajdarit .
Cilët janë ata që duhet të dëshmojnë ?
Po të gjithë emrat që përmenda, Ben Lika, Ben Sula me rradhë, Edvin Zhvarci tjetri e tjetri, të gjithë shokët që kanë qenë brenda. Janë me qindra studentë që kanë qenë brenda të cilët sot e konsiderojnë veten anonim dhe konsiderohen anonim nga shoqëria shqiptare, por që në momente të caktuara kanë bërë akte heroike të papërsëritshme. Ato shok e shoqet tona, ato vajza që ne na plasë shpirti që janë rrugëve të botës, kanë një moment respekti nga kjo shoqëri, ato duhet të flasin për aktet që kanë bërë.
Sepse këto manipulatorë të histories, këto mashtrues të historisë i kanë bindur që kanë bërë të kundërtën e asaj që në të vërtet kanë bërë. E vertëta është që ato duhet të dalin me sinqeritet për të treguar aktet e tyre individuale, sepse kur të shihet ai mozaik i madh nuk duhet të jetë një njeri, nuk duhen të jenë dy njerëz, nuk duhet të jenë 10 njerëz por duhet të jetë ajo masë e studentëve që kanë hyrë me vdek për lirinë e kombit, për shpëtimin e kombit shqiptar, për lirimin dhe demokratizimin e çdo shqiptari nga e keqj.
Kjo është ajo që ata duhet të flasin, nuk ka hyrë asnjëri në grev të urisë as për Sali Berishën, as Ramiz Alinë as Azem Hajdarin dhe për as për njeri tjetër. Çdo njeri ka hyrë për të mirën e kombit shqiptar. Ata duhet të flasin për këtë, prandaj e mira është që të shkoni e të pyesni ata por përplasjet kanë qenë të shumta, kur do mbyllej greva, cili ishte qëllimi a do të kishte kompromise etj etj .
Ka nje moment kur Azem Hajdari ka ardhur aty dhe është përplasur me ju, për çfarë ndodhi kjo përplasje?
Azemi ka ardhur aty dhe u përplas me mua. Përpara se të përplaseshim ne kishim një takim me Azemin dhe Azemi erdhi. Ne ishim nje pjesë e kryesisë së shoqatës “Fan Noli” dhe Azemi dha qe ne jemi gati si PD për t’ju dhënë ndihma farmaceutike, do bëjmë atë këtë dhe unë i thashë që nuk kemi nevojë për ty dhe vazhdo. Erdhi në grevën e urisë dhe kërkoi të hynte në grevë, tha edhe unë jam student, nuk jam vetëm në kryesi të PD-së, në atë kohë ishte në diskutim e sipër çfarë do të bëhej me të, e kishin hequr në fakt, edhe i thashë ti s’je më student, nuk je më i joni, jo tha do të rri.
Nëse do të rrish, i thashë dy shokëve të mi shkulni atë derën e basnjës aty në kat të dytë , ti i thashë e ke vendin aty dhe vura të qendronet te dera e shkulur e banjës dhe aty ndenji gjysmë ore. Ti nuk ma bën mua këtë, unë jam Azem Hajdari. Unë i thashë jam Shenasi Rama, ti je Azem Hajdari. Iku nga greva e urisë. Përplasja e parë.
Aty Azemi e kuptoi që e kishte humbur gjithë respektin e shokëve, jo timin, se unë nuk kam pasur ndonjëher respekt për të, por të tjerë që e panë kush ishte Azemi dhe si u trajtua. Përplasja tjetër erdhi kur Azemi tha që u hoq Enver Hoxha, u bë kjo, u bë kjo dhe aty jemi përplasur prapë. Sërish i kam thënë që ti je provokator, ti dezinformon etj, dhe aty përfundimisht jemi prishur keq. Por provokimet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme. Ajo që ka ndodhur më vonë në grevën e sindikalistëve është përjetuar njëher nga ne, të tëra ato sjelljet e tij provokuese i ka bërë njëher me ne përpara.
Azem Hajdari, Sali Berisha kàe te njeten metode per marrjen e pushtetit, provokimet, dezinformimin. Eshte per tu çuditur po keto metoda jane kakarkteristike ne qytetin e Tropojes!!
Ja kush ka qene azem hajdari qe ka shkuar e ka dhunuar seksualisht nje nepunese te ambasades franceze. turp qe shteti shqipetar ka dekoruar figura te tilla. duhet qe te hiqet dhe busti qe i eshte vene ketij te paturpi, qe vetem shoket e njohin se cfare kaqene. me vepra dhe me ndonje fjale e ka njohur gjithe populli shqipetar se kush ishte azem hajdari po ky Zoteria Shenasi Rama i ben nje biografi te qarte figures se ketij azem hajdarit.
Më habit
O Shenasi
Si tironc
Bilbilos ti.
***
Si tironc
Nga Fushë -Kruja
Ke mbaru
Gjuhët e Huja?!
***
Si shkodran
E si çun rruge
Din ça asht
Shkodran prej Puke.
***
Fshati digjet
kurvat krihen
nji Gopist bie
dhjetra ngrihen ?
…
Adri! Ke te drejte.Azem Hajdari ishte nje malok trap,njeri i trash,injorant dhe qe nuk dinte fliste.Edhe kur fliste te ngrinte nervat.Mire ja beri Sali Berisha qe ja ngriti patkonjet nga dielli,por nuk pati nje tjeter qe,edhe Saliut tja tregonin vendin e duhur e tja qepnin gojen e tij qe nxier ere te keqe,era kerme e ta çonin bashke me Azemin.
Shenasi une jam nje nga studentet e 8 dhjetorit dhe shume gjera qe thoni ne lidhje me Ramizin apo Azemin qendrojne. Megjithate desha te them se ne datat 5, 6 apo 7 dhjetor nuk ka pas ndonje grupim studentash per protesta apo angazhime te hapura kundra qeverise. Thjesht studentet shpreheshin diku diku per ndryshime dhe me dy kyptime kundra qeverise… Jane shume qe mund te thuhen por tashme Shqiperia eshte kapur keq nga krimi. Harroje komunizmin qe ishte dikur… Mjere ata qe u vrane dhe, u denigruan dhe u plasen burgjeve ne ate kohe
Gazetarja ka bere lemsh greven e Dhjetor te 90 me ate te shkurtit 91 kur u rrezua dhe busti Dulles
Tani e bete shqiperine sic deshet “edhe ne si gjithe Evropa”… lavire te perdale
Shenasi, po “Edhe ne si gjithe Evropa” nga cila zyre doli qe naten e pare…?
Te tregoj ; nga ofiqet e a.basadave ku evelina ka punuar kur i ka takuar keto,te gjithe,shenasi compris.
Per ata qe jane brumosur me “heroin e punes Socialist” normale eshte qe te çuditen me te gjithe te tjeret rreth e qark.
Pyeteni njehere veten, sa te denje jeni dhe vet, burra a gra qofshi! Jezu Krishti u tha njerezve “Te hedhi gurin e pare ai qe ska bere ndonje mekat” dhe askush sdoli perpara..
Te tille kane qene dhe Azemi, dhe Berisha dhe une dhe ti..te gjithe dhe Shenasiu qe po del se na solli ky demokracine.. Doni me per Belul Gjeraqinen..he mo doni..se dikush ketu tha thuaj dicka per vete..por jo vetem per Belulin..”
Nese ky ishte organizator i bie qe e paska sjell ky demorkacine ..e solli po se mbajti dot se ja morren ketij dha doreheqjen ky i forti..
Ramizi e solli (Bravo Ramizi). Trushkulur eshte ai qe beson keto brockulla ..Kujtoni tollonin, kujtoni qe kishit tollon po skishte me mish..kujtoni burgosjet dhe vrasjet..internimet falmiljarisht te shqiptareve..internim ne Berat pastaj…prape internim nga Berati ne fshatrat e Beratit..
Demokracine e sollem te gjithe bashke o Shenasi..as ti as Berisha e as Ramizi..S’kishte ndermend Ramizi pe punonte vet ne are per te mbjelle grure e oriz..O Shenasi e te tjere..Heronjt kane dhe probleme ne jeten e perditshme se njerez jane kane dhe halle..po dhe truri i fiken ndonjehere.. po nuk e solli Ramizi demokracine (se sdeshte ti vriste te gjithe) nuk vrane e burgosen pak..ti tek gjuhet e huaja se ke pas dhe aq biografine e keqe jo ..
Ha ha ha. Shume dakort.
Ke te drejte o Altin.Une sdi gje andej nga studenti por di qe kenej nga shkolla e bashkume qe ishin shume me tallava se studentet sdonin te qellonin dhe tanku qe doli vetem da me na tremb.Ne cdo cep kishte snajper .2 u vrane dhe shume u plagosen po prape them se sdonin se po te donin do na kishin masakru.Pas nje jave nje nga nje i shifsha cunat ke rajoni na bojshin tranazh.Demokracin nuk e solli asnjoni se demokracia eshte evolucuon dum dhe 50 vjet akoma kurse feudalizmin e PPSH e hodhi koha ne plera dhe gjith shoqeria
I nderuar Z.Shenasi, une nuk ju njoh personalisht por nga kjo interviste kuptoj sakaqe se jetoni larg Shqiperise, keni harruar shqipen dhe shpreheni me nje fjalor dhe strukture te gjuhes sone te viteve 50-te… Te tjerat qe thua jane perralla dhe keqardhje ndaj paaftesise qe ke demostruar nderkohe……
te lumte Sherif, komenti me i sakte
Agim
‘Sherifi’n me shoke e kane lene trute ..se nuk i kane vene ne perdorim! rrofte partia dhe shoku salih. ju vazhdoni ti lepini bithen ..jeni mij te vegjel e sju gjen gje….se shoket e ti i vrau..aksidentlisht…vodhi e vrau shqiptaret dhe te ardhmen e vendit! vazhdoni tea doni deri ne vdekje! Kaq vleni
Po Ashte e vertete qe Ashte large more Sherif e kjo ashte e vetmja gja qe ke dite e ke fole ???? Njeriu duhet me e mate veten me c’fare ka dhane ne jete ?? Une nuk Te njoh e nuk e di se c’fare Je e sa kulture ke ( megjithese nga shkrimi len Per Te Dushi ) Por nji gja duhet me dite qe Shenasi Rama ka kene nji student shembullore , nje shoke I mrekullueshem ( flasin ish bashke studentet ) dhe ka punu me shume sakrifica Per demokracine qe shkoj si shkoj dhe sot Ashte profesore ne nji kolegj me shume emer ne NY … nji gja Te tulle e kane a rrite pak shqiptare …Per Disa ngjarje Une kam pase mundesi me kene afer dhe e di Shume mire se Shenasi ndoshta I ka ra edhe pak shkurte . Gjithsesi nese Je nji nga ato qe paguHen me u kundershtu .. Ashte Edhe kot me ba ma muhabet thojme na shkodranet .
Mendoj si figurat ma te shqyme ketu tek Nave, jane:
Doktor Mortja!
Azem Hajdari!
Agim Doci!
Edi Rama!
Populli shqipfoles!
Me kaq germa te vogla, ky shkrim nuk lexohet.
Shenasi, ju keni qen te sinqert dhe kishit nje deshire te madhe per ndryshim drejt nje demokracie qe ekziston vetem ne vendet skandinave. Ju kishit kunder jo vetem shtetin me PD por edhe ambasadat e huaja. Keta te huajt sot i kane mbajtur ne pushtet dhe i kane mbrojtur duke u then edhe “burra shteti” prandaj mos u lodh duke u sqaruar njerzeve pasi sot ata e shohin qarte qe ai vend u la ne doren e antishqiptareve per tu shkaterruar deri ne themel, deri ne qelizen e fundit te shqoaersie shiqptare. Puna eshte sot çfare duhet te behet? Prandaj ndoshta ka ardhur koha qe pateriotet e vertet, ata qe jane jasht mbrenda te krijojne nje levizje politike per shpetimin e vendit nga ky kancer qe mesa duket e paska te gjate efektin. Bashkohuni me NE TIRANA, dhe krijonin nje levizje te paster demokratike mbarpopullore, ndryshe historia ska vlere!!!
Shenasi kthehu. Ti mund te jesh shpetimi i Shqiperise krijo nje grup intelektualesh vertet te pavarur qe jane kudo me se shumti ne Tirane.Situata eshte tetjet e keqe njerezit duan vlerat e verteta jo mashtrimin e deritanishem. Kujdes njerezit qe mund te afrosh . Shqiperia te pret.
O ktheu,nese Shinasiu do te ishte kaq i ndershem dhe jasht skenareve sa kriminal aq dhe te peshtire e korruptiv te rradhes se buces komuniste,do te kishte dorzuar prej kohesh ne zyren e prokurorit te pergjithshem denoncimin ky Shinasi,Mjaft me lloqe kavaje,qe nuk kane asgje nga nje rrealitet shqiptare i terrorrizuar,grabitur dhe i masakruar ne vite nga politikat e dites se pandeshkueshmerise se botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik,ku me paturpesi dhe ne menyre me demostrative grabit e tjeterson pasuri private e kombetare si dhe vota e mandate me fuqin e pushteteve.Boll me…
Nese vertet Shinasiu mendon ti shkeputet bashkefajesise me te kaluaren e turpshme allakomunistostudentore,do te ish ne moralin e tije qe te beje denncimin ne prokurori per palopolitikanet e qeveritaret qe vazhdojne te bashkejetojne dhe qeverisin me politikane te denoncuar me ze figure e deshmi te gjalla si pjese e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik beri me sot.
Fatmiresisht ate denoncim qe duhet ta bente Rama ne katror,po e ben tashme USA dhe BE.
Zoti Dielli apo hana ,Terri apo kushdo kjofsh…Shinasiu duke qene qe nje pjese te madhe te jetes se Tij e ka kalu ne shkoder ,mu me ashte dhane rasti ta njoh si shume shkodrane te tjere ndoshta edhe pak ma shume . Nuk e di se Ai ka pase rastit te shkoje ne kavaje e te mesoje si Ti ato lloqet e Kavajes .Ai ,Shenasiu per menimin tem ka kene nje djalosh malesore i shkolluar dhe me dinjitet te larte e jo si disa politikane apo shkrues anonim ….Ne komentin tuaj thoni qe .-Nese Shenasiu do te shkeputej bashkefajsise se turpshmeallakomunistestudentore do te ishte ne moralinqe te bente denoncim ne prokurori rtj rtj … Tash na shkodranet kena nje shprehje -Ti aje i marre a ban vete Zoti Dielli ???? Sa e vlefshme do te ishte nje denoncim ne prokurori per nje ngjarje ose shume te tilla qe ndodhen 25 vjet me pare kur kjo prokurori dhe kjo gjykate nuk arriten te zbardhin , vrasjet e medha qe ndodhen tuj fillu prej te ajo e ARBEN BROCIT e deri te ajo e SANTOs ??? nuk zbardhen vjedhjen e miliona eurove te rruga e Kombit por e mbyllen per procedure …Nuk arriten te denojne Ilir Meten qe u kap ne video me za e figure …Nuk u denuan per vrasjete 4 protestuesve e plagosjen e dhjetra te tjereve …nuk denuan Mediun e Zenin per Gerdecin , Per shitjen e ujrave , per kontarabanden e naftes , per vdekjet <>te kundershtareve …etj etj .Shenasiu Nuk ashte ,nuk ka qene e s’do te jete ( te pakten me sa e njohim na shkodranet ) ne anen e te korruptuarve ,vrasesve spiuneve e te kujtdo qe ka punuar e punon kunder atdheut te tij Shqiperise dhe interesave te shqiptareve .Nese nuk je nje nga ata que permenda me larte mundoju e gjeje menyren per te kerkuar falje per shkrimin apo komentin que ke shkruar …(kuptohet edhe nese nuk ke marre urdher qe te shkruash ) o njeri …i mire .
O Niko!
A e moret vesh se ky ishte KAPITALIZMI i juuaj demokratik???
Kemi 25 vjet qe ky popull po vuan ne MIZERJE se nje GRUSHT BANDITESH POLITIKE kane grabitur pasurite kombetare me ne krye Sali Berishen,ndersa shumica e popullit NUIK KANE BUKE TE HANE!!!
Pse per kete SISTEM FASHIST REKLAMUAT JU SE DO ISHTE ME I MIRE SE SOCIALIZMI???
Po munde me bej ndonje krahasim midis SOCIALIZMIT DHE SOT KAPITALIZMIT,se cfare ka perfituar sot shumica e popullit me MIRE se atehere,pervec PORDHEVE ME RIGON???
Ku e keni LIRI DEMOKRACINE TUAJ TE ZGJEBOSUR???
A e moret vesh se DHJETORISTET e dhjere nhuk jane vecse TURMA te nxitura nga CIA e UDB-ja per te rrezuar SOCIALIZMINH me ndihmen e Ramiz Alise???
A me trhua dot sot se cfare eshte bere me mire sot e 25 vjet ne ARSIM,SHENDETESI,BUJQESI,MINIERA,DREJTESI,MJEDIS,SIGURI JETE,GJAKMARRJE,PYJE,VRESHTA,BREGDET,PEMTORE,ULLISHTE etj???
A di te me thuash se ku mund te ankohesh sot qe te gjesh ter DREJTEN E MOHUAR pervec v PLUMBIT APO LEKEVE???
Prandaj njerezit e kerkojne sot ENVER HOXHENH se ju rrezimin e SOCIALIZMIT e donit per veten tuaj!!!
Degjo ti nostalgjik i enverizmit. Qe ai sistem u permbys, kjo ishte nje ngjarje jashtezakonisht e mire per te gjithe. Por qe demokracia deshtoi ne Shqiperi, – kjo eshte po ashtu tejet tragjike. Dhe e di ti se perse deshtoi demokracia ne Shqiperi?! Se ne krye te te saj dolen perseri ish komunistet. Qe per 24 ore e kthyen gunen nga frynte era. Deshtoi se ne krye dolen njerez qe ishin mbrujtur me idete e Enver Hoxhes. Qe nuk kishin asnje grime qytetarie apo demokracie brenda shpirtit te tyre. Doli ne krye skalioni i dyte i PPSH-se, skalioni rezerve. Nuk dolen nga ata intelektuale qe ishin shkolluar ne Perendim,apo se paku ne Bashkimin Sovjetik, por nga ata qe kishin mbaruar Institutin e Studimeve marksiste leniniste ne Tirane. Qe nga te gjitha figurat e medha te botes, njihnin vetem Lej Fenin. Dhe keto plehra qe dolen ne krye, si enveriste te vertete, do ta ngrinin boten e re mbi germadhat e se vjetres. Dhe shkaterruan edhe te gjitha ato vepra qe ishin ndrtuar me gjak dhe djerese gjate atyre 45 vjeteve diktature. Por te kishte ardhur dushmani apo turku ate kohe nuk do te kishte sjelle shkaaterrim kaq te madh sa shkaktoi PD_-ja me banden e saj, gjoja demokratike. Le te mbaje gomari sa te doje mjeker, fillozof nuk behet kurre. Dhe per Sali Berishen me shoke mbetet ajo shprehja”Katundar o bre burre, me te rrjepe 7 lekure, qytetar nuk behesh kurre”. Dhe Sali Berisha me gjithe kurset dhe shkollat qe beri mbeti nje katundar me edukim enverist. Prandaj kane shkuar punet rrokopuje ne Shqiperi. Aq sa pak nga pak edhe koha e Enver Hoxhes po na duket me e mire se kjo e sotmja.
Shpjegimi eshte i thjeshte, Nomenklatura Komuniste me ne krye dyshen Ramiz-Nexhi e kuptoi qarte qe fundi kishte ardhur, bile mund te them qe edhe Enveri vete duhet ta kete kuptuar nqs ka qene ne gjendje te mendoje nga fundi qe atij sistemi po i mbaronte karburanti ne mos i kishte mbaruar dhe po mbahej ne kembe si ajo makina me serbator bosh po qe ecen per inerci se i ka qelluar nje disheze e bute perpara. Per kete arsye Udheheqja Komuniste vuri ne zbatim planin B, qe ne rast se sistemi politik deshton dhe shqiperia hapet drejt tregut te lire ath pushtetin ekonomik duhej ta kontrollonin po Komunistet, bijte e tyre, niperit e tyre, besniket e tyre. Prona nuk duhet kurrsesi te shkoje tek i zoti por duhet bere nje mishmash si ligji 7501, te perndjekurve nuk ju duhet dhene kurre pushtet politik por duhen mbajtur larg vendimmarrjes politike dhe per kete sherbeu PD deri ne fund, te perndjekurve ju bene favore per te drejta shkollimi, ju dhane ca demshperblime pas shume e shume peripecish, i ndane ne 2 a 3 shoqata, i bene drejtore, gjykates, pak nga ata arriten deri ne parlament por ata nuk u bene kurre nje force vendosese brenda PD apo ne parlament. Pra, plani i byroisteve ishte i thjeshte, leme pushtetin politik sot qe te kapim pushtetin ekonomik neser ( pushteti ekonomik eshte edhe pushtet politik) dhe kapja e pushtetit ekonomik do na sjelli serish ne pushtet pasneser sic e dhe i solli ku sot shikon Rucin nje ish-komunist 24 karatesh ne krye te parlamentit dhe djalin e kristaqit apo nipin e kolekes KM apo te tjera figura bij apo niper te atyre qe dje ia nxinin jeten popullit. Lufta e klasave qe zhvilloi Enver Hoxha nuk la asnje nga ata qe mendonin ndryshe nga ai apo familjare te tyre te ngriheshin profesionalisht apo intelektualisht qe te ishin te afte te merrnin ne dore drejtimin e vendit pas renies se komunizmit, te vetmit qe kishin njohurite nga tregu, dhe kishin shkollimin e duhur per te marre frenat e ekonomise se tregut ne dore ishin femijet e udheheqjes se partise dhe femijet e besnikeve te tyre, Shoku Fatos nxenesi i Nexhmijes, shoku Sali, por edhe camarroku i biri i shokut kristaq dhe nipi i kolekes shoku Edi. Nuk ka qene kot ajo thenia e kohes qe nuk ka kala qe nuk e marrin komunistet dhe ja ku e kane marre dhe kalane e demokracise dhe po na udheheqin serish nga fitorja ne fitorje. Ne Shqiperi nuk ndodhi nje revolucion i bute por ndodhi nje konvertim i bute ku popullit iu tha qe meqe ju si popull jeni shume debil per ta kuptuar dhe absorbuar ekonomine e tregut ne si udheheqje do ju udheheqim edhe drejt kesaj rruge te re.
Bravo per analizen qe ke bere. Vertet nuk do ti hiqja as presjen. Te pershendes prej Kanadaje.
Dielli ke nivel te ulet nuk merr vesh fare nga ligjet e kuptova por s’ka gje . E rendesishme eshte se ka intelektual si Shenasiu dhe polt te tjere qe Shqiperia ka nevoje.Edhe per ty Diell ka nevoje por per mendje te kthjellet, dhe kuptoje gjerat pastaj shkruaj se Kthehu eshte nje grup njerezish te pavarur e qe jane ne gjendje te bejne ndryshimim por Dielli i vertete eshte Shenasiu dhe na duhet po qe se pranon.
Cfar dielli eshte Shinasiu,diell i imagjinates komuniste te skenareve te peshtire te rradhes?
Mjaft me,me demagogji bajate allakoministesh si”bej si them une dhe mos bej si bej une.
Dielli nuk mbulohet me shoshe,ktheu så nuk eshte vone dhe mos u beje pjese ne bangen e akuzes si bashkepuntore ne kete palo politika ideologjike te quatur student te dhjetorit pjese se skenareve te peshtire ramizjan.
Sherbe,perca e sundo,apo rrej,rrej se dicka do te fitosh,kane qene bazat e teorise komunste-nazifashiste qe nisi luften e dyte boterore qe la pas miljona viktima te på fajshme.
Ktheu,te jeshe shkodran nuk do te thote se je i virgjer.Bindu dhe ktheu vertet e rreflekto ne nderim te mijra viktimave te politikave te rendjes pas lekeve te piset e pushteteve pa kufi brenda djallit,nen moton,”nga i jati,tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem”per te ruajtur me c’do forme e cmim,sundimin te te tre pushtetet.
Te komentosh eshte kulture,dije dhe profesoion,por te zhgaravitesh per hire te lekeve te piset e skenareve te peshtire terradhes se jashteqitjes shqiptare,nuk eshte me dije e profesion,por bashkefajesi me djallin.
Mero je per te qire familjen dhe me te vdekur te del pun
O hajvan, thuaj me te ngordhurit, jo me te vdekurit, se fjala “vdekje” ne shqip perdoret vetem per njerezit…
Ne te gjithe boten qe te arrish majat e pushtetit duhet te jesh agjent i te pakten nje agjenture!ne Shqiperi duhet te jesh i 2-3 ose me shume….
Një njeriu që i flet mllëfi nuk i duhet besuar. Shenjasiu ishte, po tani nuk është. Ai flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Në rast se ky njeri nuk është dakord me atë që ka ndodhur e po ndodh me PD-në le të hidhet e të përpiqet ta reformojë atë së bashku me shokë dhe jo të flasë pa pushim e të shajë Berishën. Paska gjetur strehë në Amerikë dhe flet si ai përtej lumit. Kur i dhëmb kaq shumë vendi, le ta kapërcejë oqeanin Atllantik, le të lerë Amerikën dhe të hidhet një herë edhe në Shqipëri të japë kontributin e vet për ta shpëtuar nga e keqja, me që e ditka ku qëndron ajo. Ik, o Shenjasi se je bërë i bezdisshëm me këto që shkruan. Nuk të dëgjon njeri…
Keto qe thote ky, mund te jene te verteta, por ne te gjitha deklaratat e tij ndjehet egoizmi i nje njeriu te pamesuar me bashkejetesen bashkekohore. Cuditem se ka kaq kohe qe eshte ne shba, madje pedagog!
Se mbarova dot se mu shpif.
Po emra te tjere nuk ka vetem
Blendi fevzi
Gonxhe
Mane
Mbaruan emrat?
Na u shpif ky emer. Eshte bere si kur te thuash mender jush.
Po duhet te dini qe Azem Hajdari ia shkaterroi jeten Fiones, vajzes se te ndjerit Gramos Pashkos -e perdhunuan ne grup,-dhe e drogonin -dhe sot ajo ka mbetur ajo qe eshte e semure menderisht nga trauma qe pesoi-ky ishte kercenimi qe i bene Gramozit! Dhe Gramozi mori te bijen, familjen e nga syte kembet iku ne USA kerkoi ndihme -kjo eshte e verteta si drita e diellit-derisa me ne fund ja hengren koken Gramozit te shkrete…dhe me pas po te njejten gje bene me vajzen e Fatos Nano -kur ai ishte ne burg-po Azemi ka gisht aty -apo jo Izet Haxhia ti duhet te dish per keto…
Ti qenke kellef fare.
As emrin nuk ja di goces te Gramozit
Edhe historine e perdhunimit e ke degju ne kafene
Qenke thashethemexhi jo komentus
Ditari i të tjerrve
Tropojan me tropojan,te vrasin naten e te qajne diten-a po jo Fatmira Hajdari???
Sulo
Mos na hap barkun me ate levizjen tende gjamse “demokratike”, se kam qene vete student ne ato kohe dhe e di shume mire, qe ju dhe te tjeret qe perplaseshit me njeri-tjetrin vinit nga e njejta familie hienash, plehrash, produkt i sistemit te asaj kohe , ( cdo sistem ka prehrat e tij, por fatkeqisht vetem ne Albanistan ndodh, qe plehrat hypin ne pushtet, perjashto ketu periudhen e te madhit Enver Hoxha, qe ju plehrave ju tregonte vendin e merituar.
Dhe pse ja dolet mbare ta rrezonit bustin e tij ,jo shume larg do vije nje dite, qe atij do ti ngrihet dhe njehere BUSTI shume here me i madh se cishte, por atehere raca juaj e peshtire ordinere kriminale sdo ekzistoje me dhe askush sdo kujtoje me plehrat e levizjes stundentore fshatareske te 1990),
Levizja juaj antikombetare, ishte mallkimi me i madh ndaj ketij kombi, qe as pushtimet e huaja te shumta, sja kane shkaktuar ate cfare arritet ju te beni me levizjen e 1990.. Perplasjet e juaja te brendeshme, ishit thjesht lufte per pushtet, sic a kane zakon kudo plehrat dhe llumi ne kete bote, prandaj ska llum kudo neper bote, qe nuk e vret njeri-tjetrin me tritol dhe atentate se sa raca e juaj kriminale. Prandaj ja mbathe ne amerike per ti shpetuar tritolit te shokeve te tu te luftes antishqiptare.
Fajin se keni ju jo, por debili Enver Hoxha qe ngriti nje sistem qe tju sherbente njerzve me origjine fshatare, duke ju dhene doren kafsheve per te iluminuar racen tuaj druvare dhe baritore, qe kishte shekuj te tera, qe jetonte vetem me kandil , nje race e peshtire dallkauke, mosmirenjohese dhe talebane.!!!Pfff!
forca e webit kjo eshte ju lutem shkruani sa me shum nga kto histori,qe ndoshta ne shtyp askush ska kurajon ti shkruaj,por pa sajesa
Mos u merzit opopull trim e trap.Do te duroni edhe 25 vjet qe te kuptoni cilen demokraci do Shenasi Rama.Duroni edhe kur brezi trete i kesaj shkerdhate demokracie te jetoje ne kete mizerje,korupsion,mafje shteterore,grabitje nga maskarenjte qe kemi ne keta 25 vjet,ta kuptoje Shenasi Ramen dhe intelektualet qe sot fshihen nga hakmarja e kesaj klase politike aniti kombetare,e majte e djathte.
Perseri votoni kete klase qe eshte pasuruar me gjakun e djersen e brezave te ketij populli,VOTOJENI PERSERI,MOS GABONI TE MOS ZINI RADHE,PER TI SHTUAR VUAJTJET VETES DHE FEMIJEVE TUAJ,MOS MUNGONI NE VOTIME,VOTA JUAJ ESHTE PLUMB PER JETEN DHE LIRINE TUAJ,MOS E HARINI SE E KENI PROVUAR 25 VJET……..
Ne fund te fundit kjo lloj demokracie qe erdh lejon te artikulohet dhe shkrimet e ketij tipit te mesiperm.po ti maresh per te verteta gjerat qe thote ky .i bie qe demokracine e solli shinasiu
Po boll, cfare perrallash tregon tani, pas 25 vitesh; i shikon me mendjen e sotme, se ate kohe kishe mendje sa nje sekretar rinie !
Shenasi, po si nuk u lodhe more burr duke i fryre ketij kavalli per me shume se dy dekada duke mbajtur koken mbrapa?
U bere si Enver Hoxha qe shante Titon ngaqeky i fundit ia futi dhe nuk gjente rehat pasi nuk pranonte dot faktin.
Fakti qe ata triumfuan dhe ti humbe flet me shume se cdo shpjegim i sinqerte qe ben sot.
Politika ashtu eshte lufte berrylash dhe besoj se nuk e ke ditur ne vitet 90, por duhet ta keshe mesuar padiskutim tani ne atdheun e demokracise.
Nese nuk e ke mesuar mos u merzit se disave iu plaket trupi po mendja ju ngelet e ngrire ne nje periudhe te caktuar kohore dhe sju leviz prej andej pa levizur prej kesaj bote.
Tani ajo qe skuptoj une eshte qe do te bindesh veten apo te tjeret?
Une jam ish student i asaj periudhe me biografi me te keqe se ty dhe kontribuova aq sa munda dhe pashe jeten time ashtu si e pashe te arsyeshme pa kthyer koken mbrapa.
Shenasi ke ngelur si ata shpirterat qe nuk e kalojne dot pragun per te kaluar ne boten tjeter dhe vijne verdalle si fantazma duke bezdisur banoret pasues.
Ktheje ate faqe Sheno shkruaj ndonje liber dhe shif perpara se ndryshe do te te ngrij qafa prapa.
Nese ne shqiptaret do te duhet te kthenim koken prapa do te na duhet te shikonim qe nga koha e Skenderbeut e deri sot.
A eshte e mundur nje gje e tille?
Kur bie shi dhe turbullohet lumi ska peshk qe ska notuar ne ate turbullire , pervec atyre qe kane ngordhur perpara.
Po mjafte me keto brockulla o tru shkulur.demokracia as ka qene e as ka ardhur,ishte taktika e P.P.Sh-se qe ndryshoi vete, me deshire,se po te ishte per popullin bajg e spiun,akoma do i kishim neper kembe ish sigurimsat e komunistet,ata i kemi por te moderuar.Nje popull qe nuk ka vision,detyrimishte do ngelet ne skllaveri.Katovica u zbatua 100% dhe pa gjakederdhje ashtu sic e kishte planifikuar Ramizovixhi,i cili perdori Sali Halene me kompani per te realizuar skenarin.Jemi akoma ne komunizem,por ne nje forme tjeter,tani komunistet vec politikes,kane dhe ekonomine.
Ky “Demokrat” i 41-shit eshte bere teper i lodhshem me keto analiza te perseritura! Zor se e lexon kush!?
Kam qene student ne ato vite dhe si student i nje fakulteti te nje rrethi tjeter beja pjese ne perfaqesine e atij universiteti qe shkuan ne Tirane per tu bashkuar me studentet e tiranes.Kur shkuam atje si bicim udheheqesi dukej Azem Hajdari.Dhe me kujtohet nje rast kur gjate greves se urise vijne grupi i atyre qe me pas moren pushtetin ku njeri prej tyre qe te gjitheve qe ishin prezent u kujtohet.Nuk po e them emrin por me vone ky arriti ne majat me te larta te drejtimit ju drejtua Azemit dhe i tha:Ne ishim te Ramizi dhe i kemi bere kerkesa politike.Ti e ke nisur vallen,tani coe deri ne fund.Azemi u zverdh dhe u zbyth mbrapa duke thene i trembur qe une e bera greven per kushte me te mira ne konvikt me keto gjera une nuk merrem.Por personi i tha:Kerkesat i kemi bere politike dhe ti nuk mund te terhiqes me.Me kujtohet si sot kjo skene ku Azemi u vu aq shume ne siklet,por pastaj u perdor nga ai grup dhe rezultati dihetnga te gjithe.
Ky Shenasiu me kujton
BELULIN
Doni me per Levizjen Studentore
Isha une aty ketu. ja dhiva atij .sma fuste dot mua. me morren leje mua .i thashe une .e njifja mire .me lutej ky .Edinin kush isha une.
Tani ose ky eshte nostalgjik per kohen kur ishte momenti i ketij po hengri brrylat nga maestrot
Ose ky ka 1 mbivlersim per veten sic e kane zakon Shqiptaret
Ose po ben si kodosh qe ti imponohet politikes Shqiptare me shprese se po e merr dikush ne telefon ti propozoj 1 vend ne Partine e rrjepur te PD
Me pak fjale emigracioni te ben te zgjuar kur mendon se ish shoket jetojne lluks ne vila me milionat e dollareve qe i bene ne saje te politikes.
1 vit politikan ne Shqiperi sa 100 vjet pune refugjati jashte shtetit.
Ika bere llogarite vete ky me nusen mbase qe ti hyne ketij biznesi.
Ky te gjitha i di ky.Lexova shkrimin dhe nuk ka ndonje gje te re pervec atyre qe i dine te gjithe qe Ramizi e vuri Saliun dhe qe Azemi ishte nje perdhunus.Ky ben si koke e zgjuar dhe informuar si atehere kur thoshte se Antonio Gramshi (lider komunist)nuk eshte nga Gramshi po eshte nga Gramshi i Lezhes.Ky eshte nje cope derdimen qe vuan per protagonizem ashtu si e ka sojin.(eshte semundje patologjike e duhet kuruar ,nuk ka faj)
Cdo shqiptar e ka per detyre ti sherbeje vendit,pavaresisht punes qe dhe profesionit qe ka.Une nuk e njoh Shenasi Ramen po padushim duhet te jete me i sakte se personazhe te diskretituara dhe degjeneruara si Paloka, Meta,Basha,Noka,Ndoka,Saliu dhe gjithe banda gjigante se nuk del koha ti shkruash te gjithe.Po problemi qendron se ketu akoma ne na i zgjedhin nderkombetaret kush do komandoje.
HEROI I VERTETE I DEMOKRACISE DHE
NDERI I SHQIPTARISE
…. Shembull per tu ndjekur !
– Nga Alban Dega, Bolloterg- Bjeshket e Namuna
I pari qe ia tha sy ne sy e ball perballe Ramiz Alise dhe kupoles se Katovices, se e vetmja zgjidhje politike per krizen totale te vendit ishte pluralizmi politik !
I pari ne krye te levizjes demokratike….
Kur u ndesh me komplotet serbo, greko, ruse nga njeri ane dhe te Rajerson Stanishic Mckartit, Sali Millosh Berishes dhe lukunise serbofile te Shkodres i mbeten dy rruge ose te perfundonte hero demokracine si Arben Broci e tre shoket etij shkodrane te ekzekutuar barbarisht me arme serbe nga mercenare e terroriste shqipfoles te Sllobodan Milloshevucit dhe IDB- se gjakatare serbe, o te merrte rruget e Nenes boterore te demokracise, SHBA- se , sic veproi.
Shenasi Rama nuk erdhi per turizem ne SHBA, por iu pervesh shkolles dhe punes e arriti te marre titullin Profesor Doktor ne Universitetin numer nje ne Bote per Shkenca Politike Columbia Universit me rezultate te shkelqyera.
Prej vite sh Shenasi Rama punon ne poste kyce te Universitetit te Nju Jorkut dhe ka ndihmuar me qindra studente shqiptare per shkollimin dhe lartimin e tyre akademik, duke dhene nje kontribut te dyfishte si per Shqiperine, Kosoven, Maqedonine e trevat e tjera te shqiptareve.
Shenasi Rama ka qene ambasadori i pare I Kosoves ne SHBA, si perfaqesues i Qeverise se pare te UCK-se dhe si keshilltar i Delegacionit te Kosoves me Rambuje .
Nje shqiptar i madh , nje amerikan shembullor qe e flet e shkruan shqipen me mire se te gjithe profesoret e saj te Pleopave, Vitrinave …. qe me shume shiten diploma se arsimuan dike!
Si i tille Shenasi Rama eshte nderi i kombit shqiptar ne SHBA dhe kudo ata ndodhen !
Eshte shembulli per tu ndjekur nga te gjithe !