Tatimi i ri i pagave, Ministria e Financave: Spekulim. Asnjë ndryshim skemës aktuale

8 Gusht 2015, 00:11Politika TEMA

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara nga mediat për një draft ligjor që po përgatit Qeveria ku parashikohet të tatohen edhe pagat nën 30 mijë lekë të reja. Ministria e Financave i ka cilësuar këto spekulime.

Ministria e Financave është e detyruar të hedh poshtë të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore.

Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN.

Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime.

Koincidenca e përputhjes me disa nga ato që përdoren aktualisht, është keqkuptuar duke dhënë shkas për spekulim”, thuhet në reagim.

Ministria e Financave sqaron se po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat duke shfuqizuar legjislacionin ekzistues të mbingarkuar nga ndryshimet e shumta në vite dhe për të pasur në një ligj tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin.

“Gjithçka tjetër që po komentohet e thuhet është, në mos dashakeqe, spekulative. Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka në lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale. Kur projekt ligji do të dërgohet zyrtarisht për mendim, do të jetë gjithë hapësira e duhur dhe transparenca maksimale për diskutim”, theksohet më tej.

7 komente në “Tatimi i ri i pagave, Ministria e Financave: Spekulim. Asnjë ndryshim skemës aktuale”

  1. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Bere mire qe e drodhe.

  2. Spekulim,apo testim???? Te shihnit reagimin e sklleverve.

  3. faro says:

    Mbrojtje me kllapa!!!!

  4. ananananananannannanana says:

    Vemje komuniste intrigante e mashtruese!

  5. Mashturues i paafte says:

    Nese do ishte spekulim, nuk do kishte dale Erion Braçe ne media.

    Nese do ta beni realitet, atehere ky do te ishte vertet fundi i Rilindjes suaj.

    Po e godisni pabesisht kete popull… Nese nuk e ndihmoni te lehtesoje hallet, mos ja rendoni me shume jetesen.

  6. Tema says:

    Të vihen në dijeni të gjith

  7. Ec aty says:

    opo ju u do futur tritoli mu ne b…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje