Berisha para Gërdecit ishte dikush që donte të ribënte historinë.
Pas Gërdecit, dikush që donte të blinte historinë.
Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, në një intervistë për gazetarin Çim Peka, rrëfen betejat e tij si gazetar opozitar, si e sheh qeverisjen e Ramës dhe komenton marrëdhëniet e Ramës me Metën.
Jeni botuesi që keni qëndruar më shumë në opozitë me qeveritë. ’97-2005 dhe 2007-20013. Për qeverinë “Berisha” filluat kritikat e me pas akuzat vetëm dy vite pasi e djathta erdhi ne pushtet edhe pse kishit qenë ndoshta zëri i vetëm mediatik në opozite pro tij. Sot Edi Rama ka dy vjet kryeministër, aq sa kishte Sali Berisha në kohen kur filluat ta kontestonit si gazetar dhe botues. Me kryeministrin Rama akoma nuk po e bëni të njëjtën gjë. Nuk po gabon Rama apo dhe ju ju kanë lodhur betejat me qeveritë? D.m.th keni vendosur të bëni paqe me qeveritë?
Nuk ka arsye të jesh i lumtur me çfarë po ndodh, por as ndonjë arsye të madhe për të shpallur luftë për rrëzimin e qeverisë. Ajo që ka ndodhur me Berishën dy vjet pas ardhjes në pushtet, nuk ka ndodhur ende me Edi Ramën. Dy vjet pas ardhjes në pushtet, Berisha dha shenja të qarta të kontrollit familjar të pushtetit. Vajza e tij u bë de facto shefe e çdo koncesioni apo kontrata ligjore me qeverinë, dhe sapo dilja nga zyra e kryeministrit duhet të shkoje tek zyra e saj. I biri u bë sekseri kryesor i çdo biznesi. Unë isha aq afër Berishës sa nuk mund të mos e shihja këtë dhe nuk mund të mos flisja. Kur demokratët qanin korridoreve të PD për humbjen e Sokol Olldashit në shkurt të 2007, Shkëlzeni bërtiste duke kërkuar ku i kishte humbur Ilir Rusmajli se s’po i firmoste ende një letër për Gërdecin. Dhe unë isha dëshmitar në atë korridor, për të parë se çfarë prisnin demokratët nga pushteti dhe çfarë priste i biri i Sali Berishës. Dhe kur e bëra publike këtë disa muaj më vonë, në vjeshtë të 2007, gjashtë muaj para shpërthimit të kobshëm, dhe thashë se i biri i kryeministrit mund të shfaqet pas ndonjë afere armësh në Vorë, u sulmova prej Berishës me egërsi në mbledhje të Grupit parlamentar dhe në gazetën “RD”. Pra Berisha bëri zgjedhjen për luftë duke mos pranuar të cenoj pushtetin e Familjes që po hidhte rrënjë. Dhe unë u ndjeva i lehtësuar.
Nga pikëpamja e qeverisjes, Berisha deri atëherë po qeveriste mirë. Ai kishte bërë reforma gjurmëlënëse në sistemin e taksave dhe koncesioneve dhe po shfrytëzonte mirë situatën makroekonomike që kishte lënë qeveria paraardhëse e Fatos Nanos. Dhe nga pikëpamja politike ishte më fleksibël, deri sa mori gjithçka nën kontroll pas zgjedhjes së Presidentit. Berisha filloi të keqqeverisë pas Gërdecit, kur i kompleksuar nga përfshirja e të birit në atë histori, u bë paranojak dhe I shpalli luftë gjithë institucioneve të shtetit, Presidentit, kryeprokurorit, medies kritike etj. Gërdeci është një pikë kyçe në historinë e tij politike që e ndanë atë në dy epoka, para dhe pas saj. Pas Gërdecit Berisha është një kukull në duart e Familjes që e sheh atë si shpëtimtar për atë çfarë ka bërë. Para Gërdecit ai ishte një njeri që donte të rishkruante mirë historinë e tij. Pas Gërdecit një njeri që donte të blinte historinë e tij. Gërdeci Edi Ramës nuk i ka ardhur akoma edhe pse kam qenë kritik i hidhur për qeverinë Rama në disa pika të ndjeshme të qeverisjes, sidomos në prototipin e reformave që po ndërmerr qeveria. Disa reforma të saj bazohen tek tregu dhe konkurrenca e lirë, siç janë reforma e pensioneve apo ligji i arsimit, disa bazohen tek etatizmi dhe kontrolli i dyshimtë administrative mbi to siç është situate në shëndetësi apo ecuria e reformës në paketën fiskale.
Kur thashë pak më lartë se keni qenë ndër të vetmit zë mediatik për të mos thënë i vetmi nga ’97-2005 kundër qeverive të majta, kam parasysh faktin se gjatë asaj kohe jeni sulmuar individualisht fortë nga mediat e qeverisë dhe fizikisht nga të fortit e qeverisë. Mediat që sulmuan opozitën e kohës e zëvendësuan miqësinë tuaj me kryeministrin Berisha. E njëjta media sot ka zënë vend pranë kryeministrit Rama. Si e gjykoni sot raportin e kryeministrit Rama me mediat dhe a mendoni se opozita sot si asnjëherë nuk ka asnjë media ne krahun e saj? Po i rikthehem ’97-2005 kur opozita e kohës kishte një media të shkruar dhe një elektronike që ndiqej pa censure prej militanteve të saj.
E vërteta është se nuk zgjodha të jem i vetëm në opozitë por më lanë vetëm dy herë. Herën e parë pas vitit 1997 deri në vitin 2005 më lanë vetëm të gjithë ata që kishin qenë dikur me Berishën, dhe tentonin të më izolonin ata që ishin me pushtetin sidomos grupi i Klanit që ka dhe traditë serioze për të kapur pushtetet. Pas vitit 2007 ndodhi e njëjta gjë, por me një egërsi më të madhe. Berisha e bëri betejën kundër meje jo vetëm personale, por dhe të dhunshme në gjithë aspektet fizike dhe financiare, për të “më bërë shembull” që kush ngre kokën kundër tij zhduket. Shkatërroi gjithë biznesin e sapo investuar, duke rrethuar me policë shtypshkronjën e cila është sot një tufë hekurishtesh që po gjykohen nga drejtësia. Shoferi i familjes së tij punonjës garde, ndenji tre ditë rresht para shtëpisë sime, derisa u dogj makina dhe ai nuk u pa më. Për fat e denoncova ditën e dytë të shantazhit të tij, tek një prokuror që e ka pranuar publikisht. Sot është në burg se i ka vënë gjobë dajës së vet, ndërkohë që kur ishte shofer i Familjes dhe mik i Shkëlzenit, qëllonte me pistoletë kamarierë dhe jo vetëm që nuk gjykohej, por Berisha i besonte dhe sigurinë e gruas djalit e vajzës. Një natë pas 21 Janarit, i shkoi familjes së Hekuran Dedës për ti blerë gjakun dhe heshtjen për vëllanë e vrarë në mes të Bulevardit, shenjë kjo që tregon se ishte “I forti” i besuar i familjes. Pati represion mbi gazetën me gjoba deri në 400 mijë dollar dhe kontroll financiar dhe tek një shoqatë gazetarësh që kam pas.
Prej Sali Berishës në atë kohë kam fituar vetëm diçka pozitive që i jam mirënjohës. Kam njohur dhe kushërinjtë e mi të shtatë që si kisha njohur kurrë. I njoha, jo se ishin solidarë me mua, por se i gjente Flamur Noka ku ishin, dhe i hiqte nga puna si kushërinj të mi. E dija mirë si funksiononte. Dikush i vinte syrin një pune, gjente ndonjë lidhje të të të punësuarit me mua dhe e kishte lehtë ta eliminonte. Pas kësaj ata vinin e më prezantoheshin që ishin ndëshkuar se kishin një lidhje me mua. Një gjest edhe më i shëmtuar ndodhi me nënën e fëmijëve të mijë, të cilën ministri Xhaferi e thirri në emër të Sali Berishës dhe i kërkoi ose të ndërronte mbiemrin ose të linte punën. Dhe ajo u detyrua të linte punën. Deri këtu as Enver Hoxha nuk ka pas shkuar kundër një gruaje të divorcuar. Sali Berisha e ka bërë dhe e ka bërë personalisht.
Për tu kthyer dhe një herë tek media kritike dhe opozitare dua të them se ajo nuk varet vetëm nga gazetari por dhe nga kundërshtari. Të kesh kundërshtar Sali Berishën në pushtet, bëhesh më i famshëm se është më represiv, më hakmarrës, më vrasës për lirinë e shtypit se sa të tjerët. E ka bërë herën e parë me “Koha Jonë” dhe herën e dytë me Temën. Të jesh përball Edi Ramës, është sikur të jesh para një thesi me sfungjer, ku më shumë lodhesh nga përpjekja e tij për të të kapur, se sa nga lufta e tij për të të eleminuar.
Jeni gazetari që keni botuar akuzat më të rënda për katër kryeministra. Për Fatos Nanon, Ilir Meten, Sali Berishën dhe Edi Ramën si ish-kryebashkiak. Gjithsesi dy numra të gazetës “TemA” janë akoma sot hit në rrjetet sociale. Të paktën për faqen e parë. “Kartela mjekësore e Edi Ramës” dhe fotoja e Ilir Metës me diciturë “Hajduti”. A jeni penduar sot që i keni botuar dhe a i besoni akoma sot si lajme?
Gazetat nuk botohen për tu penduar, por për të besuar se po thua të vërtetën kur i boton. Unë kam besuar tek ajo që kam shkruar, dhe kur gazeta është përdorur. Në një gazetari politike të ashpër si kjo e jona që shpesh është gazetari llogoresh, gjëra të tilla janë të pashmangshme. Ajo që ju e quani p.sh kartelë e Edi Ramës, është një copë letër e ofruar nga Sali Berisha në mes të fushatës elektorale në vitin 2000, duke mu betuar si mjek që ishte e vërtetë dhe se ai vet ka ndihmuar disa herë me miqtë e tij. Shefja e kabinetit të tij ma solli në zyrë si porosi nga Doktori, dhe pak më vonë ai më “siguroi” për vërtetësinë” e saj. Unë e kam besuar, jo vetëm pse kisha një distancë reale politike dhe personale me Edi Ramën, por dhe sepse e besoja Berishën më shumë si mjek se sa si politikan. Tani më vjen të qesh kur e kujtoj, por kjo është histori. Tani nëse më kërkoni të dija më duket i çmendur Edi Rama, duhet të më pyesni a më duket normal Sali Berisha. Në rastin e Ilir Metës ishte bindja ime për atë që pashë në video. Videoskandali Meta-Prifti nuk ishte zbulim gazetaresk, por luftë klanesh brenda pushtetit të Berishës. Ata vendosën të përdorin median dhe kaq. Nuk është histori gazetarie investigative, apo meritë gazetarësh. Është prodhim i qeverisë Sali Berishës, që mbyllet me darkën e tij tek shtëpi e Ilir Metës.
Si e gjykoni Edi Ramën në këto dy vite kryeministër? A keni një radhitje te sukseseve dhe dështimeve të qeverisë së tij?
Nga pikëpamja e qeverisjes ka bërë disa reforma që forcojnë shtetin, siç është kontrolli mbi territorin, beteja për evazionin në fushën e energjisë elektrike apo ujit siç po paralajmëron, ka bërë një reformë të guximshme pensionesh që nuk ka guxuar asnjë qeveri ta bëj për 25 vjet, ka bërë një ligj sfidues për Arsimin e Lartë, i cili në mos bëftë histori me cilësinë e Arsimit nuk ka ç’dëm të bëj se këtu Arsimi është bërë një varr i madh. Po ashtu ka disa iniciativa pozitive sa i përket investimeve në qytete të vogla apo zona turistike. Shumë qytete të Shqipërisë për herë të parë ndjenë një investim estetik që ka shumë rëndësi për të, mos të ta bërë jetën edhe më të mërzitshme siç e ke në provincë.
Por ka dhe dështime të frikshme. Fjala vjen në mjekësi Rama është krejt i paqartë se çfarë po bën. Ndërsa nga një anë ka hyrë të bëj reforma tregu dhe konkurrence të lirë, në mjekësi po ecën në mënyrë kaotike, me koncesione të dyshimta që bien ndesh me politikën etatiste që ka vetë ministria që do të kontrolloj gjithçka. E mbaj mend në fushatë elektorale që suksesin në mjekësi e bazonte tek mirë menaxhimi i buxhetit të saj përmes luftës kundër korrupsionit dhe jo tek ndonjë reformë thelbësore tregu brenda saj. Kjo më është dukur atëherë shqetësuese. Tani është përvëluese, pasi shërbime po u besohen privatëve, ndërsa tregun po përpiqet ta mbaj nën kontroll qeveria. Është diçka e paqartë, konfuze dhe e frikshme nëse dështon. Ka dhe dështime administrative siç është administrata e Doganave apo tatim Taksave, tek të cilat duket se ka një të çarë korrupsioni, por nuk duhet konsideruar ky shkaku i vetëm i dështimeve. Është mbi të gjitha ekonomia e dobët ajo që I bën ato të jenë të kritikuara.
Nuk ka monopole korrupsioni siç ka pas Berisha, por e ka bërë korrupsionin një sport më popullor për administratën e tij, edhe për shkak të ngjizjes shpesh artificiale që kanë prurjet politike PS-LSI në administratë. Është e vërtet se nuk ke më një Shkëlzen për të shkuar për të bërë një punë, por ke një tufë shushunjash kudo që shkon që të shikojnë nga xhepat. Nuk është një qeveri autoritare dhe administrata nuk ka frikë askënd për të future ndonjë lek në xhep. Dhe kjo betejë ka nevojë dhe për një drejtësi perfekte, por dhe për shembuj ndëshkimi të fort, sidomos koka politike.
Në gjykimin tuaj a ndjehet Edi Rama i shantazhuar nga Ilir Meta dhe a i ka ngrirë ndryshimet në qeveri pikërisht prej frikës se mos LSI do luaj bllofin në Parlament?
Rama dhe Meta nuk janë më në muaj mjalti dhe kjo është normale, por nuk janë as në ndonjë proces divorci. Janë si një familje sherrxhinjsh, siç janë gjithnjë të majtët shqiptarë, kur nuk ka kush të vendos rregullin. Do të bashkëjetojnë me këtë stil deri në fund. Natyrisht që nuk kanë mëshirë ndaj njëri-tjetrit ti marrin ç’ti mundin nga pjesët e pushtetit, dhe “as kanë turp të djegin për një plesht gjithë jorganin”. Por janë të mësuar ta mbajnë kështu pushtetin. Nuk besoj se Rama ka dëshirë të bëj ndryshime në qeveri, pasi nuk ka nerva të hap lojë dhe orekse brenda PS. Nëse Meta do ta kërkoj këtë kjo do të ndodh, por më duket se dhe ai ka të njëjtin perceptim.
Po qëndroj në një “hollësi” që më ra në sy: Zoti Mero, duke thënë se Berisha deri në 2007-ën, qeverisi mirë, më duket se në mënyrë të stërholluar, kërkon “të justifikosh” vetveten, që deri në atë kohë ke qënë “në klanin” e Berishës…(?!) Berisha, asnjëherë nuk ka qeverisur mirë…çfarë të kujtoj më parë…???!!! Ai ka qënë gjithmonë një skizofren paranojak, që “dikush” ja u vuri qylaf në kokë shqiptarëve, për interesat e tij…!
? ? ?
Prisja shumë më tepër
Po ti dole kurnac
Të dija me flokë
Po ti qenke tullac.
☆☆☆
Je bere me keq se fari balliu o mero. Dikur mezi prisnim te te lexonim, tani vetem sa i hedhim nje sy totujve te temes si per inerci.
Unë nuk mundem ta shpërdoroj inteligjencën time duke ndjekur një idiotësi të Meros para injorantit me taban, Çim alla Peka. Si ka pranuar vallë ?
Nje big Like per komentin
Shume e sakte!!! Faleminderit qe mendon si shume te tjere me te kete koment. Mesaduket edhe Merua po blen historine pas ndarjes me Berishen…
Aaaa….te lutem shume zoteri mos deformo faktet,deri ne 2007 miku im Mero ishte ne paradhomen e kryeministrit dhe ishte “ai”ose fill pas tij pastaj vinin ministrat.
Mero ketij Pekes i shpetojne pordhet kur ben intervista ti degjove gje apo po ia fut pordhes dhe ti.
per cfare gerdeci po flisni mos u merzit se aty eshte
Fatkeqesia ne Shqiperi eshte se partia apo partite qe qeverisin vendin nenkuptojne marrjen e pushtetit, marrjen e shtetit nen kontrollin e tyre duke i eliminuar shtetit pavaresine (qe nuk ka egzistuar kurre) ne nje labirint pa fund korrupsioni e vjedhje mes klientelizmit dhe familjaritetit partiak.
Shteti nuk forcohet duke futur “tanet” ne pikat kyce te tij apo me disa reforma qesharake, por me ndertimin e tij me teknokrate te afte ne profilin e tyre te pavarur nga partite politike dhe ideologjite e tyre.
Me kete pangopesi e babezi te pushtetareve, veshtire se ne Shqiperi do te kemi ndonjehere shtet dhe aq me keq te pavarur nga ata, partite politike, qe fitojne pushtetin.
Po 1997 U harrua. Kush e beri ate? Shejtani apo Berisha?
Keta pushtetare nuk kane punuar kurre ne menyre te drejte shteterore por kane punuar se si te qendrojne ne pushtet duke perdorur gjithe te ardhurat e popullit .E vetmja rruge e popullit shqiptare eshte emigrimi masiv i popullit ne Europe Qe kjo e fundit te mos pranoje nje qeveri qe mbush xhepat e zyrtarve te saj te korruptuar por te investoje per nje qeveri shqiptare demokratike e te drejte
Mero une jam lexues i rregullt i gazetes suaj dhe i editorialeve personale tuaja,megjithse shpesh here nuk me pelqejne artikuj e gazetes sidomos nga pa saktesite qe dalin shpesh sheshit. Si gazetar ju admiroj kryesisht per guximin qe keni ne investigimin e ngjarjeve qe ndodhin ne vendin tone.
Cka do te kerkoja nga ana juaj,ne radhe te para te kerkoni te falur puplikisht Edi Rames per akuzat qe i keni bere kur kishte djalin e semure.kjo do te ishte sa njerzore dhe etike si gazetar. Se dyti nuk e di ku i gjeni se paku vetem nje ana pozitive Sali Berishes ?Ashte i vetmi politikan por edhe si njeri qe edhe pse kam punuar ne regjimin e poshter te tij per 6 vjet nuk kam arrit me i konstatua asgje pozitivé asgje te mire ne personalitetin e tij.Se treti vazhdoni te jeni kritikues si deri tashti ndaj cdo lloj qeveritje qofshin temajta apo te djathta por ne fund kontrolloni mire informacionet qe botohen ne gazeten tuaj se shpesh here nuk jane te sakta dhe shpeh here te merzitshme.Ju falenderoj per mirekuptimin !
Duhet thene troc se te gjithe drejtuesit nga te dy apo me shume krahe jane mesuar me mesimet e marksizem leninizmit, pra me mashtrimin.Ky mashtrim do t i coje gjer ne fund, perderisa e konsiderojne pushtetin si domen te tyre dhe jo si sherbetore te popullit dhe te vendit.Eshte e pafalshme kjo klase politiike qe drejton jo me shume se 2.5 miljon shqiptare(sa gjysma e Romes) te jete krejt e pazonja te shpjere gjer ne fund nje reforme.Cdo gje miratohet me paramendim, ne sherbim te njerit apo tjetrit krahe dhe kjo shumicen po e con ne fund dhe vendin te pabanueshem.Vazhdojme t i takojme nje shoqerie klienteliste puro lindore.Do te shkoje me keq dhe nuk i dihet fundi megjithe aleatet perendimor qe na vezhgojne e s na drejtojne dot.
Qe ka qene me kartele, se luan topi
E mbaj me nt kur rrinte rrugeve te tiranes me ivin.
Edhe ate artikull tamam e ke shkruar.
Sa per gerdecin, reformat qe ka filluar edi do duken si hiroshima
Keni plotesisht te drejte Petro! Kane kaluar 25 vjet demokraci, dhe te vazhdosh te fusesh ne hesap sigurimin e bukes ne familje, eshte me te vertete e pafalshme, e patolerueshme dhe shume e dhimbshme! Mendoj se kaq mjafton per te kuptuar se sa keq dhe mbrapsht eshte punuar dhe vazhdohet te punohet ne kete vend! Per kete, ka fajtor edhe pergjegjes qe njihen, por, fatkeqesisht, asnje gjemb nuk po u hyn ne kembe! Deri kur keshtu?
Zoti Baze. Nuk i heq asnje presje intervistes suaj, por me vjen keq te te them se e ke ulur shume veten duke i dhene interviste nje pseugazetari dhe vrasesi si Qime Peka.
Mero te kam ndjekur vazhdimisht ne artikujt e tu dhe te kam mbeshtetur ne fund te mandatit te berishes se more guximin te denoncosh e perballesh me te keqen e asaj periudhe. Sot me zhgenjej me befason per arsyen me te thjeshte pasi e njejta linje po ndiqet dhe e i njejti qendrim. Ne ekonomi ne jeten e perditshme ne korrupsion ne gjithcak. Do te ishe me popullor nese dhe sot do te vazjdoje denoncoje te keqen nderkohe qe gazeta jote dhe ti personalisht je kthyher ne zedhenes te qeveriae. Pra… edhe ju zoti mero si pjesa dermuese e pseudo analisteve qe shkojne nga ju intereson per veten dhe familjen e vet
“Sihariq” i madh, na u ringjall cimi!Me pyetjet e tij provokative dukshem kerkon te gjej ndonje pergjigje qe I shkon per shtat formimit militant te Tim,si besnik i Saliut?!
O cim sado te meta te kete Edi,Saliu do te mbetet fatkeqesia me e madhe e ketij vendi.Ta gezosh e ta mbash me shendet.
ujku gjithe kohen i ka nxjerre dhembetpo mos u cuditeni se gjarperi i nxorri kembet.Sa here qe nderrohen pushtete ne ato qeverritare por dhe ne ato lokakale,kaloresit me te ulur ne karrike anullojen te gjitha vendimet ne lejet e ndertimit,kejo eshte nje dukuri,eshte nje fakt kush te doje lete beje diagnostikimin faktik.Z.Veliaj qe diten e pare qe mori detyren beri te ditur se te gjitha lejet e ndertimit ne qytetin e Tiranes anullohen dhe per nje vit nuk do japim leje ndertimi se neve kemi planet tona dhe projektet tona.Eshte qarte se grupet e interesit te socjalisteve duehe te marrin nga nje kocan per ndihmen e tyre pe ra prur artin socjaliste dhe Lsine ne fitore.keshtu Rma Meta e kane detyrim qe tu hedhin cakejve nga nje kocke per te kruar dhembet.Gazetaret sot okurre duhet te na thone:Perse ndodh kejo dhe sa esa here do behet e do te xhbehet plani rregullus i Tiranes.Ka rene ne sy perse disave ne rrugen Elbasanit u jepen leje ndertimi dhe disave nuk u jepet nje firme ndertimi ka pesembedhjete vjet qe ka bler nga pronaret nje trual 2664m4 eshte ne kufi me Liceun “Jordan Misja” dhe Rugen “Mustafa Matohiti” Njitur me kete truall ne RR”Matohiti”Po mbaron nje pallat shume katesh.Por komshiut ka plot pesembedhjete vjet qe nuk i jepet leje ndertimi.Po i bej nje pyetje Z.Veliaj si krye bashkiak Dhe sa here do ndryshoje projekti rregullus i Tiranes .Gazetaret keto demostrime ti shikojen dhe te ndeshe me kto pa drejtesi Z Erion Velia me anullimin e lejeve te ndertimit do qe te perfitoje per vehte ne rrugen koruptive me klientelistet qe nga keta eshte Kryeministri Edi Rama,eshte ky qe kur ishte K.Bashkiaku i Tiranes Tentoj qe kete truall ne Rr.Elbasanit ta merte per vehte ,si prone shteterore,kishte arritur deri atje ne ZRPP Tirane bente ndryshimet,zagari E.Rama shkoj dhe vend ku ndodhet trualli i mbshtetur dhe i shoqeruar nga policia Bashkiake;ku uperplas me pronari legjitim,arriti deri atje sa te shtynin njeri tjeterin duke perdorur ,forcen fizike Pronari kishte para kembeve nj moto sharre, e rrembeu terhoqi litari dhe e ndezi ne kete rast policet u terhoqe per dy arsye se nje antare e kesaj firme ju tregoj dokumetacionin ligjor dhe oregjinen e prones.Edvini si epa qe lane vetem iku si nje qen me bisht ne shale.O’Mero pa shikoj keto pune ti me stafin tend dhe une te Rrekumandoj qe merru konkretish.Por pernje Cudi te mesme Opozita nuk ben ze rri e qete .O’Mero mos prit qe Fari Balliu te merret me korupsjonin se e kane te dy palet bashke.
E ka thene nje realitet : “administrata eshte kthyer ne nje ushtri shushunjash qe pine dhe piken e fundit te gjakut te prehes se tyre”
Ke rene shume poshte o Mero qe je ulur me cim mediokrin,,,ne si popull dhe lexues gjejme dicka per te kritikuar ose qe nuk na pelqen te cdo gazetar por te ky peka nuk gjejme asgje te pelqyeshme,,,eshte njeri i trash.Sa per intervisten se ku e ke pare apo ndjere qe Berisha ka punuar nja dy vjet mire ti e di,,,kur thua qe ne zyren e tij hynin dhe dilnin dy femijet per afera korruptive,,i ke thene te gjitha,,,historia e berishes president nuk te jepte asnje shpres per mire.
Mero Baze te rroni vete, kur te shikoj duke dhene llogari para Cim Pekes e ve plotesisht ne dyshim inteligjencen tuaj….
Dmth edhe video e Metes nuk paska qene e vertete. Dmth thirrja “ta shporrim nga zyra” paska qene rrjedhoje e keqinformacionit. Interesante…