Partia Demokratike akuzon Qeverinë se me politikat e mbrapshta fiskale dhe ekonomike, të nisura këtu e dy vjet më parë solli dështimin e plotë të parashikimit qeveritar, të një buxheti të trumbetuar 11 muaj më parë si një buxhet historik që do ta çonte ekonominë në fund të mandatit të parë rilindës me një rritje prej 4%.
“Në gjashtë muaj të këtij viti, rritja e taskave, një administratë e korruptuar e cila përdor kërbaçin si kërcënim dhe agjencitë qeveritare si dogana edhe tatimet që dështojnë nga muaji në muaj në realizimet e tyre, i kanë sjellë arkës së shtetit 13.4 miliardë lekë më pak të ardhura.
Megjithëse, ky ka qenë viti i dytë në radhë, në të cilin qeveria ka rritur taksa që ndikojnë drejtë për drejtë në xhepin e konsumatorëve dhe në ciklin ekonomik të vendit, ku një sërë taksash si tatimi mbi fitimin, dividendin, qeraja, tatimi mbi të ardhurat personale u rritën me 50%, taksa e qarkullimit me 240 lekë etj.
Me paturpësinë më të madhe, kryeministri i vendit për dy orë me radhë paraqiti fakte që flisnin për një rritje ekonomike të vendit, kur pak kohë më parë në fshehtësi të plotë kishte miratuar Aktin Normativ të radhës. Përmes të cilit kishte shkurtuar buxhetin me 3.92%.
Akti i Normativ, i miratuar në fshehtësi të plotë, ka vulosur uljen me rreth 25 miliardë lekë shpenzimet qeveritare. Buxheti i ri do të zvogëlojë me 2.67 miliardë lekë (18%) investimet në ujësjellësa dhe kanalizime, sikundër do të shkurtojë me 1.79 miliardë lekë (8.7%) investimet në infrastrukturën rrugore. Sektori prioritar i bujqësisë, që këtë vit duhet të pësonte një rritje, do të ketë 520 milionë lekë, 26% më pak investime për një nga sektorët që aq shumë përzemër e kishin si mazhorancë”, tha deputetja Jorida Tabaku.
Sipas saj, rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtë për drejtë, duke përgjysmuar me 50% fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë.
“Investimet në fushën e arsimit, një tjetër prioritet i qeverisë në kontratën me shqiptarët, do të shkurtohen me 36% apo 1.3 miliardë lekë më pak për investime për të rinjtë dhe të rejat në fushën e edukimit.
Akti Normativ është dëshmia e dështimit të politikave, të rritjes së taksave, të presionit, të policisë tek bizneset. Ai gjithashtu, është një tjetër sinjal alarmi për një mazhorancë që me arrogancë dhe mendjemadhësi po e çon vendin drejt një gremine ku më të humburit do të jenë qytetarët”, tha Tabaku.
me keq na shkoi pasi rilindem. uroj qe zerat e PD ta kene seriozisht kete qendrim e te bejne opozite reale se deri tani vetem jorida tabaku duket se po e ben opoziten dhe e kane lene vetem
I mbarove pushimet ti moj zuske e u kujtove per buxhetin. Lavire karieriste
Bobo cfare fjalori kane komentueait ketu zot na ruaj per shqiptaret. Te gjithe e ndjejme rritjen e taksave e ahtrenjtimin e jetes e tha dhe Meta qe ka deshtuar rritja e taksave
Të gjitha sa thotë kjo zonjë delikate mund edhe të jenë të vërteta por, nuk ka b…ë ku të rijë(siç thonë tiransit, me qene se zonja është tiranse denbabaden)që këto parashtrime i bën takëmi i tyre. Duhej, e para punës, më e pakta,ti kërkonin falje këtij populli që i rropën shtatë lëkurë. E dyta,ti lëshonin vendet të tjerëve, të pa përlyerëve në qeveritë e Berishës dhe, kta të papërlyer të denonconin bëmat e juaja. Këtu do të fillonte opozita e ndershme e të ashtuquajturës PD(mbase më mirë do të ishte të ndronin edhe emrin).
Mer 5 dhe duhet të japësh tre.