Faksi sekret i Ferid Hotit në '95: Berisha e dinte që s'ishin bamirës (FAKSIMILE)

7 Gusht 2015, 09:19Politika TEMA

Sipas dokumenteve të kohës, të publikuara së fundmi del se si ish-Presidenti Sali Berisha u hapi dyert të ashtuquajturave ‘organizata bamirëse’ islamike në Shqipëri, nën petkun e të cilave fshiheshin terroristë, që më vonë u bënë të njohur botërisht si pjesëtarë të organizatës famëkeqe të Al Kaedës të komanduar nga Osama Bin Laden.

Dikush mund të thotë që Berisha nuk e dinte çfarë fshihej pas tyre.

‘DITA’ disponon një dokument që sugjeron të kundërtën. Është një letër e klasifikuar sekret mes ish-ambasadorit Ferit Hoti dhe ish-Presidentit Berisha.

Provon që të paktën që në 1995, Berisha dhe ish-shërbimi sekret shqiptar ishin në dijeni çfarë përfaqësonin “bamirësit”

Letra në fjalë është firmosur nga ish-ambasadori i Shqipërisë, në Kuala Lumpur, kryeqytet i Malajzisë, Ferit Hoti dhe ka informacione të klasifikuara si ‘Highly clasified’ (Tepër sekret).

Hoti ia ka drejtuar Presidentit të asaj kohe Sali Berisha më 15 maj 1995. Berisha nga ana e tij, pasi e ka lexuar, ka vënë një shënim me dorë mbi të ku shkruan:  “T’i kalojë B.Gazidedes ky informacion”.

Në këtë informacion merret vesh se grupet ekstremiste islamike mbanin lidhje me biznesmenin arab Mohamad Jamal Khalifa, dhëndër i Osama Laden. Khalifa ishte i dyshuari kryesor ndër të tjera edhe për komplotin për të hedhur në erë një transpacifik që fluturonte nga Los Anxhelesi në Hong Kong.

Një vit më parë Khalifa ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë jordaneze.

Disa vite më vonë, vjehrri i Khalifës do të merrte përsipër autorësinë e masakrës së 11 shtatorit 2001, kundër Shteteve të Bashkuara. Këta komandonin edhe vatrën e terroristëve që vepronte në Shqipëri.

Informacioni vinte nga një vend shume mik i Shqipërisë në atë kohë, si Malajzia.

Po si u veprua më pas? Ç’u bë me faksin e ambasadorit Hoti? Si reagoi Gazidede pas informacionit që i përcolli Berisha?

Këtyre pyetjeve u përgjigjet vetë vijueshmëria e ngjarjeve me këtë temë në muajt dhe vitet pasardhës. Këta ‘bamirës’ vazhduan të qëndronin në vendin tonë edhe për shumë vjet të tjerë të pa shqetësuar nga shteti shqiptar.

U dëbuan nga Shqipëria vetëm pas 11 Shtatorit 2001, kur në pushtet nuk ishte më zoti Berisha.

Gjatë disa botimeve në 2013 në një seri artikujsh kemi analizuar rolin që luajti në vendin tonë biznesmeni jordanez Abdul Latif Saleh.

Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, deklaroi në DITA se Salehu luante rolin e ndërmjetësit mes Berishës dhe botës islamike.

Sipas Klosit, ai ishte me një mision të dyfishtë në vendin tonë dhe sipas informacioneve të shërbimeve sekrete partnere, ai bënte pjesë në grupet terroriste islamike, pararendëse të Al Kaedës /Dita

 

Letra e ambasadorit Hoti botuar sot në DITA

AMBASADA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KUALA LUMPUR

Nr. 103/95

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SH.T. SALI BERISHA

INFORMACION

1. Sipas të dhënave ‘Higly classified’ të inteligjent servilit filipinas, Iraku, Jordania, Turqia, Rusia, Emiratet e Bashkuara, Rumania, Libani, Hollanda, Maroku, Shqipëria, Siria dhe Pakistani janë vatra të grupeve ekstremiste që mbajnë lidhje me biznesmenin arab Mohammed Jamal Khalifa. Sekretari i Punëve të Brendshme të Filipineve, Rafael Alunan, ka thënë që Khalifa, ka luajtur rol të madh në prapaskenën e aktit terrorist të 4 prillit 1995 në qytetin Mendanu të Ipil-it, duke shkaktuar vdekjen e 53 vetëve. Autoritetet amerikane besojnë se Khalifa, dhëndëri i bilionerit  afgan, Mujahideen Osama Laden, ka qenë figura kyçe në aktin e aplikimit të eksplozivit në Qendrën Tregtare Botërore dhe gjithashtu pjesëmarrës në komplotin e kurdisur për të hedhur në erë traspacifikun që fluturonte nga Los Anxhelosi në Hong Kong. Vitin e kaluar, Khalifa, është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm edhe nga një gjykatë jordaneze. Sekretari i Punëve të Brendshme i Filipineve beson gjithashtu se Khalifa ka patur lidhje me 6 arabë të arrestuar më 1 prill 1995 në veri të Maniles si terrorist. Ai mendon se këta terroristë kanë lidhje me Ramzi Ahmed Yousef dhe Hakim Murat, të akuzuar së fundi në Nju Jork si pjesëmarrës në komplotin për hedhjen në erë të transpacifikut të sipërpërmendur, Los Anxhelos-Hong Kong. Këto ishin një pjesë e kufizuar e lojtarëve që autoritetet filipinase kanë deklaruar si me aktivitet për përhapjen e frymës ekstremiste në shtetet që kanë komunitete myslimane. Të gjithë këta terroristë përfundojnë të bashkuar  tek Abu Savaff (Sëord of Justice) që ka lëshuar hijen e zezë të veprimeve të saja edhe në Filipine….

Ambasadori Ferit Hoti

23 komente në “Faksi sekret i Ferid Hotit në ’95: Berisha e dinte që s’ishin bamirës (FAKSIMILE)”

  1. Majlinda says:

    Berisha e ka pak burgun, nuke e di si mund te lihet i re nje kriminel si ai, ai do nje burg si i Konte mOnte Kristos, i lidhur dhe te jetoj me minj, qe te cmendet, dhe vertete nje dite ky njeri do cmendet

    1. Iii says:

      Hajde majlinda hajde. Sala ka mbi 20 vjer qe pi ilace per trute e ti na thua qe nje dite do cmendet…

      1. Toni says:

        saliu ka qene me kartele cmendurie tek 5-sa ne Tirone fale famekeqit gazidede+shikut te asaj kohe jane zhdukur prova+kartela..Car cmendurie doni me juve ky plere serbe ka nje jete qe kurohet+merr haloperidol..

      2. Loko-Loko says:

        Sali Berishen e mbrojne vete SHBA-te ashtu sic mbrojten dikur edhe vete Bin Ladenin!!!

    2. Spartaku says:

      Majlinda! Ke shume te drejte.Ai duhet te denuar si Konti i Monte Kristos, Edmond Dantesi.Gjynahet e tij, ndaj popullit te tij, jane te medha sa nuk mund te shlyhen edhe me denim kapital.Denimi kapital per ate eshte lehtesi,nje nder qe mund ti behet nje krimineli si Sali Berisha.

    3. Publiku says:

      Berisha ka humb gjene me te shtrenjte qe ka njeriu Respektin Publik dhe se kupton qe do thote se ka humb llogjiken ose ska qene ne rreguull nga mendja me kohe.

    4. HAHAHAHAH

      S’DO KISHTE KRAHASIM ME IDIOT –

      EDHE PSE ASAJ BOTE IDIOTESH ATJE

      I FALET GJITHCKA QISIN PREJ GOJE

      NJILLOJ SI DHE UDHEHEQSIT LEGJENDAR TE SHPALLAVE SHQIPTARE

      QI JA SHKERDHYEN JETEN SHQIPKARVE

    5. Pali prej ShenPali says:

      Mire more Ju te gazetes,Keto materiale qe Ju dispononi pse nuk ia dergoni Prokurorise per njoftim,pasi fajet per terrorizem me ligjet e shtetit shqiptar nuk parashkruhen!!!!

  2. nji uj selite te lutem says:

    A ju te tjeret na keni neru, BERISHA dihet kush esht po ju qe dilni per esnaf dhe jeni 100 her me plera dhe me te kqinj se ai,ju çfar keni ber kur keni qen ne pushtet perveç se kini vjedhur e xhvatur se pushtetin nuk e ka patur vetem berisha,po ky idjoti gjat ED RAMA çfar po ben perveç se i heq ngritjen e pensioneve atyre pencionistave qe kan qen gjithmon ne rregull me ligjet e shtetit dhe i esht qir nena ter jeten duke punuar per ndertimin e kti vendi qe nuk u ndertoka kurr,per te shperblyer shkelesit e ligjit qe nuk i tha kerkush puna mbar ne rregjimin qe shkoj pra te pesekutuarit qe nuk u ngopkan kurr me shperblime, por mban frymen nje popull me vite sikur te ter jetojn per kta njerez,ky debili ED RAMA me votat e te persekutuarve erdhi ne pushtet apo me votat e te majteve qe i perkasin shumica familjeve te deshmorve te atdheut po per ata ky palaço njeri pse nuk e vret mendjen, po nuk ke çpret nga nje burr qe rri me tanga vari k…..t keshtu do shkojn punet ai nuk desh te jatin do rregulloj boten pra mos shani vetem BERISHEN se ne kte vend ne politik iken nje kriminel e rrugaç vjen nje pijanec bixhosxhi nje tjeter i degjenerum qe te jatin e kishte antar te komitetit qendror dhe pelliste ne ato fillim vitet 90te si gomar ne mes te sheshit ti varim komunistet po qe harronte qe shembullin duhet ta jepte i pari duke u vetvarur se i jati atij ishte pjes e nomeklatures jo im at qe punonte per mbijetes bashk me shum te tjer qe moren namin se takemin e moren rrugaçet e kti vendi, nje mut jeni te ter ik nje hajdut e kriminel dhe zevendesohet me nje pijanec sharlatan dhe te degjenerum tjeter ja u ka bo zoti rrisk xhvateni kte popull qe ju ndjek nga pas se nuk meriton me shum se kaq nga llumi i kti kombi qe ka mar ne dor fatet e vendit.

    1. Palla says:

      O Sale rrumpalla “faleminderit”qe na e solle Rampallen.

    2. Spartaku says:

      Avash se na kepute duke qare per Sali Berishen.Te rrofte Saliu,te marret nbrapa.Debil.

    3. arbereshi says:

      Katunaro me konkret mik, pervec saliut kush ka qene ne pushtet,te tjeret qe kane ardhur ne pushtet kane rregulluar katastrofat e Saliut, habitem qe kaq gje nuk je ne gjendje te dallosh.As turku nuk i ka bere Shqiperise kaq dem ne qeverisje sa SALI KAR RAM BERISHA.Te fala katunarise se ndoshta fillon e kupton dicka

  3. peço says:

    Rrofshi, të paktën mua ma mbushët mëndjen. Vetëm se unë doja të dija diçka më shumë rreth humbjes së 150 milion $ nga të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Njerëz të poshtër, Berishist të tërbuar duan të thonë se këtë temë ju e hapët për të larguar vëmëndjen nga vjedhja e hatashme e këtyre të ardhurave. Jooo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Tek e fundit, çfarë janë 150 milon $ përpara këtyre fakteve “rrënqethëse” nëse ka qënë apo jo Bin Laden pjestar në delegacionin saudit. Le të vidhen edhe 150 milion $ të tjerë, more ulnani dhe pensionin po deshët, por këtë çështjen e Bin Ladenit mos na e lini pa e zgjidhur rrënjësisht dhe përfundimisht.

    1. sit.. back and relaks → says:

      Jemi gati te hapim nje numer llogarie dhe te kontribuojme me te holla dhe te trasha per ti nxjerre themelin kesaj ceshtje. buke nuk do hame, gjume nuk do fleme deri sa ta zbardhim kete afere te nyt. Megjithate po nuk pertuat shoke gazetare na i zbardhni pak edhe piramidat, 97, gerdecin, rrugen e kombit, 21 janarin, zhdukjen e remzi hoxhes, aferat me damir fazllic etj.

      1. peço says:

        Mendoj se ky lajm i bënë konak shprehjes së popullit:”Plaç moj bythë e plasur, ç’halle paske pasur”. Për sqarim, komenti im i mësipërm është mbi këtë konsideratë. Unë si qytetar i këtij vëndi nuk mund të mos mbështes zbardhjen e aferave që ju vini në dukje. Por të merresh me atë nëse ka qënë apo jo pjestar në delegacionin saudit 20 vjetë më parë Bin Laden, kjo duket si një përpjekje për të mos u zbardhur aferat që po i marrin deri dhe gjakun, jo më shpirtin këtij populli.Kemi në krye hiena, zotëti, nga të dy krahët, pa më të voglin dallim. Dhe shpëtimi ka për të ardhur vetëm atëherë kur të mirët e të dy krahëve, pa dallim do të bëheshin bashkë për ta shpëtuar këtp vënd fatkeq, të cilin e liga e ka kspur për fyti.

  4. zike says:

    e paska dit ambasadori hahahaha po amerikanet mo paskan qen trapa si spaskan dit gje pordh me rigon mero lat nam.mbylle me kaq se eshte turp.

  5. Ardi Mamurrzaku says:

    DUHEN AKOMA PROVA,SMJAFTOJNE PER TE ARRESTUAR TE MADHIN SALI BERISHA.?!!!

  6. MERO PORDH says:

    O Mero Gelbaza por mire Saliu e paska mbajtur 1 vit e gjysem nga 95 ne 97 por 3 vjet e ca me pas a nuk i mbajten te kuqet deri me shtator te 2001
    Ik se le nam pash Zotin

  7. Tema says:

    Na duheshte një prov për të mbështetur presidentin bush.

  8. fazlia says:

    Kur degjon plehrst duke fol per Berishen.Ai duam app zduam ka ngel NE histori.Ju na nderut duke pall SI gomeret

    1. Germa says:

      vecse ka hyr ne ‘histori’ si personazh qe nuk ka lene asnje shkrim, asnje liber pas. duhet te jete teper i rralle te dale nga skena pa asnje liber te shkruar. Hapni Library of Congress Online Catalog dhe kerkoni Berisha, Sali. Ja c’fare del:

      Fjalime të Kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë : shtator 2005-korrik 2007

      Fjalime të kryetarit të opozitës, liderit të PD-së, zotit Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë : janar 2002-prill 2005

      The “Great Leader” nuk ka shkruar asnje liber! Vetem perrallat qe ka folur ne parlament jane mbledhur ne dy dengje.

  9. unë says:

    me vjen keq per shqiptaret qe emigrojne ne perendim dhe kuptojne se sa ne pozicion jashte loje jane me ato besime e doktrina primitive. Islami ka shkaterruar nje pjese te botes, ashtu do i shkaterroje edhe ata shqiptare qe e mbrojne dhe e perqafojne. Jemi ne shekullin 21, lereni fene dhe beni dicka me veten, per veten dhe familjen tuaj.

  10. unë says:

    Sala eshte fajtori me i madh i gjendjes akademike, kukturore, shpirterore qe kemi tani. Por mos harrojme se keto bomba hidhen pikerisht tani qe po vuan ekonomia dhe per te zbehur vuajtjen ekonomike qe po kalojme. Skandalet tona nuk kane fund… u anullua legjislacioni i nenpunesit civil, u instaluan firmat private nga qeveritaret, u vodh sa munden neper dogana, dhe faji gjithmone eshte i tjetrit dhe jo i qeverise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje