Të përbashkët kanë pasur vetëm profesionin dhe rrëzimin e papritur. Rrënien e befasishme nga lartësia në humnerë. Nga maja e famës dhe pasurisë në fundin e tmerrshëm.
Njëri në fundin pa kthim, tjetri duke nxituar drejt një fundi të ndryshëm, por gjithsesi pa aq të frikshëm si tmerri pafund.
Bëhet fjalë për dy nga bankierët më të njohur të vendit.
I pari ka pak më shumë se një vit e ca që u ekzekutua në Tiranë, përpara derës së bankës së parë që foli shqip dhe që ai e ndërtoi nga e para.
I dyti, ish-guvernator i bankës së Shqipërisë, prej një viti provoi rrëzimin nga detyra, burgun dhe tashmë është nën akuza që mund ta riçojnë sërish në burg dhe për një kohë shumë të gjatë.
Artan Santo dhe Ardian Fullani ishin nga i njëjti brez bankierësh të cilët ndryshimi i sistemit i gjeti në moshë të pjekur. Miq me të gjithë dhe mjaft të njohur në Tiranë, karrierat e tyre profesionale kanë pasur një kurbë të ngjashme. Të dy arritën majat: i pari në sistemin privat bankar, i dyti në atë shtetëror.
Viti 2014 ishte viti i zi për të dy së bashku. Tragjik për njërin, dramatik për tjetrin.
Të parit ju rizbuluan miqtë edhe më të shumtë kur iku. Kur vdiq e deshën edhe ata që e urrenin kur ishte gjallë.
Të dytit i firuan miqtë e shumtë pikërisht kur i shkau këmba. E harruan pothuaj siç harrohen të vdekurit e largët edhe ata që bënin sikur e donin më shumë se të afërmit e tyre të gjakut.
I pari u vra në qershor në një atentat të frikshëm dhe vetëm tani, më shumë se një vit e ca më pas, është duke u zbuluar identiteti i dy vrasësve të tij të maskuar. Policia ka bërë të mundur rrjedhjen e burimeve të rezervuara në media, sipas të cilëve, vrasësit dhe porositësit e vrasësve të Artan Santos mund të kenë emra dhe mbiemra brenda vjeshtës së këtij viti. Një sinjal që është paralajmëruar në fakt, që një vit më parë nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
I dyti u ekzekutua profesionalisht dhe njerëzisht një vit më parë kur u zbulua vjedhja brutale e bankës së Shqipërisë nga një punonjës i saj në rreth 7 milion dollarë. Ardian Fullani e pa veten papritur të arrestuar përpara derës së zyrave qëndrore – me qera – të bankës; një arrestim që u transmetua më pas në televizion pothuaj në kohë reale.
Pas arrestit, ai dhe familja e tij u vunë nën një rebesh të vërtetë mediatik për stilin e jetesës dhe standartin e lartë të saj.
Këtë javë prokuroria e njohu Fullanin me një akuzë të trefishtë duke paralajmëruar një kalvar të gjatë në labirintet e drejtësisë shqiptare. Për ironi të fatit, bashkëshortja e tij është në krye të piramidës së drejtësisë. Arjana Fullani, e cila është dekoruar në 2006 me medalje mirënjohjeje nga presidenti i republikës dhe dekretuar antare e gjykatës së lartë dy vjet më pas nga një tjetër president republike, ka mundësi teorike që të gjykojë dosjen e bashkëshortit të saj. Më saktë, dosja e tij do të përfundojë në duart e kolegëve të zonjës Fullani.
Dy historitë i bashkon dhe diçka tjetër. Të dyja ato kanë një fill të përbashkët dhe mjaft të dallueshëm: kurioziteti i pafundëm dhe shpesh edhe i lig, edhe cinik, edhe pervers i shumëkujt që kënaqet duke parë dritëhijet në jetën e njerëzve të parave. Sepse duke ndjekur gjurmët e parave, mund të kuptohet shumë më shumë jo vetëm mbi fatin e ndryshëm të dy prej bankierëve më të njohur në Tiranë, por edhe për fatet dhe misteret e shumë njerëzve të tjerë të njohur që ndikojnë në gjithë jetën e Tiranës dhe të gjithë vendit.
Javanews.al
Edhe ti Vangjo keshtu ne pikiate ke per te shkuar, bashke me financierin tend Like Krylopa.
Kur e ben karrieren bazuar mbi dredhi, padrejtesi dhe poshtersi, bie ne pikiate sapo fillon te shthurret lemshi qe ke krijuar.
Shiko Lenci.I dha urdhër Like-padrinoja “të shajë” Fullanin.Po Full-Hajni me Liken e nisi vjedhjen dhe me Liken e bitisi.Njihet dhe aksioma që vrasësi kthehet tek vëndi i krimit.Të ketë “shtënë” dhe Likja ndonjë plumb mbi Santon? Më vjen keq ku ka përfunduar ky gazetar se zagari nuk ka faj që zhgrryhet ne llumin ku e fut i zoti dhe duhet patjetër që qeni të lehë atje ku ha.
dhe ky i tyti ishte i paafte dhe fitovi shume ne ate shteteror
Duhet të përmbash vetën
Ore po ate qe vrau Olldashin a e gjeten mer jahu?
A di gjo ti Lenco, apo do na e tregosh neser…
Fullanin e njohim por ju Z.Gazetar nuk keni argumente te tjere po nga ekonomia per te trajtuar. E them per ty se po i humb energjite kot.
Gazetar qe vetem leh si zagar pa pushim duke bere zhurmuesin e pacipe ne sherbim te padronit te tij ! … I neveritshem per cdo degjues normal !
Paralelizma dhe konkluzione te llogjikshme. Kjo eshte bota e parase se piset sot ne Shqiperi. Dhe per çudi disa komentues ne vend te merren me shkrimin, sulmojne autorin e artikullit! Nuk kane çfare t’i bejne gomarit dhe i bien samarit!
Edhe nje e perbashket e dy bankireve.Vangjeli nuk e permend, por jane te dy nga i njejti qytet,Elbasani.Dhe per me teper nga e njejta lagje e tij,ajo Kala, qe ka nxjerre pothuaj inteligjencen e ketij vendi.
E mo thone qe eshte uji i lagjes Kala dhe ai zakoni tjeter i elbasanasve qe i ben inteligjente çunat e Elbasanit.
Kushedi si e luan shahun po te pish nga uji kalase
Zoti lenci me vjen vertet keq qe ne shqiperi sot dalin ne media e bejne si shkencetare e analiste te zotet ti bashke me shoket e tu. Ju jeni misherim i nje njeriu teresisht te kapur e teresisht jo realiste. Duhet te kuptosh dicka se te acarosh njerez e ti iritosh ne cdo daljen tende nuk eshte as aftesi dhe as profesion. Te ishe ti i vetmi sdo bente problem por ti je nje nga te shumtet analiste ose pseudo analiste shqiptare te cilet jeni bere per ibret. Eshte vertet turp qe te dalesh ne televizor dhe sa hap gojen te percosh ironi mllef e poshtersi. Nese e lexon kte koment mundohu brenda vetes te reflektosh sado pak. Lidhur me shkrimin nuk gjej asnje lloj lidhje abolutisht por kuptohet pse eshte bere…si gjithmone eshte shume i thelle dhe kuptohet jo nga ne njerezit e zakonshem te ketij vendi por nga kasta juaj mediokre dhe e piset qe perfaqesoni. Te jesh i bindur zoteri qe e verteta ndershmeria dhe vyrtytet e mira njerezore vonojne por kurre kurre nuk harojne.
Si duket Santo kishte shkelur ne shume afera dhe nuk pranoi si Fullani te behet tave peshku dheu eleminiu, por jam kurjoz te di sa ka qene cmimi i vrasjes ndoshta ti Vangjrli ke noj informacion se je ne taven e peshkut
Gjithashtu qe i perkasin te dy besimit ortodoks….. e verteta…
Dhe ky Vangjo ben pjese te grigja e qenve qe po e shqyejne vendin.
Nuk ke asnje nenvizim tiparesh te dyanshme per ta, z. Vangjeli?! Jane viktima, apo thjesht fajtore? Apo kriminele? Ti ben kronike?! Ishin dy moshatare ne krye te bankave, – nuk eshte asnjeri, – te dy e pesuan me 2014… E pastaj? Ti nuk je kronist, ti je mendimshfaqes i njohur… E cfare na the? Ah, po! The qe e shoqja eshte shume e vleresuar nga dy presidente! Jo vetem nga nje “partiak”, sic jane ata ne vendin tone. Pra vleresimi eshte me i merituar i kesaj zonje me peshe ne Gjykaten e Larte. Po presim! Ishte pune e veshtire kjo e jotja. Jo per shkak te veshtiresive te nje kronike te akullt. Per shkak te pisllekut te mesazhit. Ti e kreve. Te lumte. Ne presim.
Gjynah Lenci
O Lenco pyt at baxhellen grigjen se noshti di naj gja>>>>>>
Shqiperija dhe shqiptaret gjate ketyre viteve te ndrimit te sistemit po asin me shum barsaletash,dhe trillimesh njerezore fshatareska,se sistemi komunist, e ndroje sistemin me nje sistem fshataresk, qe ta kontrollonte cdo gje ,dhe te komandonte si ne italine e jugut , me anen me te keqe te nje organizimi shoqeror fshataresk mafjoz,kjo esht shqiperija e 25 viteve,