“Reforma duhet të jetë një reformë shqiptare. Reforma është dhe duhet të jetë shqiptare sepse problemi është i yni, i krijuar prej nesh dhe përgjegjësia është e jona dhe zgjidhja duhet të jetë e jona. Kemi nevojë për ligje që mbështeten tek standardet por që zgjidhin problemet reale shqiptare”.
Kështu u shpreh Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, në një komunikim me gazetarët, duke vënë theksin në një proces transtarent dhe gjithëpërfshirës.
Sipas tij, reformimi i legjislacionit do të parashikojë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për të hapur një faqe të re në funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Duke e cilësuar situatën si mjaft kritike, ai theksoi se sistemi i drejtësisë “nuk pranon makiazh por vetëm ndërhyrje kirurgjike”.
“Reforma synon që edhe shqiptarët të kenë gjyqtarët dhe prokurorët me standarde evropiane. Situata në sistem është kritike. Korrupsioni, paaftësia dhe papërgjegjshmëria e bëjnë sistemin një mjet në duart e më të fortëve në kurriz të më të dobëtëve”, tha Xhafaj.
Sipas tij, tashmë është rritur besimi se reforma në drejtësi do të kryhet.
“Po arrijmë një reformë të mirë gjithëpërfshirëse, transparente. Profesionalizmi dhe standardet me të mira ndërkombëtare janë tiparet bazë të kësaj reforme. Ky proces në dy fazat e para ka fitur besueshmëri të lartë nga ndërkombëtarët, të cilët po ruajnë rol thelbësor në këtë proces. Faza e tretë konsiston në hartimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjore, për të hapur një faqe të re në funksionimin e drejtësisë në vendin tonë”.
Xhafaj tha më tej se, reforma do synojë të pastrojë sistemin nga të korruptuarit he për të do punojnë ekspertë të nivelit të lartë si shqiptarë ashtu edhe ndërkombëtarë.
“Synojmë që ky proces të ketë konsensus, jo vetëm kontribut të një spektri të gjerë por edhe pranim të konkluzioneve të kësaj reforme. Më duhet ta theksoj se konsensusi për hir të konsensusit është i dëmshëm, konsensusi duhet t’i shërbejë reformës, politika të përfshihet aktivisht por të tregohet modeste për shkak të bashkëpërgjegjësisë që kanë për gjendjen aktuale të sistemit. Kemi rrugë për të bërë, për të fituar besimin e qytetarëve si dhe për rezultate të prekshme, besojmë që jemi në rrugën e duhur”.
Sipas Xhafajt, kjo keformë pritet të riformatojë tërësisht edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Kreu i Komisionit tha se reforma është kyçe për integrimin në BE, tha ai duke shtuar se BE dhe partnerët e tjerë do të kërkojnë mbështetje në asistencë teknike dhe financiare që është e nevojshme për këtë proces.
“Reforma synon të ndahet nga të paaftët, të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Kush është i shqetësuar për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar do të rreshtohet tek humbësit. Reformën e udhëheq politika por e realizon ekspertiza”, deklaroi Xhafaj.
Por, Xhafaj theksoi se do të kërkohet konsensus me opozitën por jo sakrifikim i reformës vetëm me qëllim arritjen e këtij konsensusi.
“Konsensusi për hir të konsensusit është i dëmshëm. Konsensusi duhet t’i shërbejë reformës jo reforma të sakrifikohet për hir të konsensusit. E rëndësishëm është cilësia e bashkëpunimit dhe jo bashkëpunim për hir të bashkëpunimit. Drejtësia është aleati i vetëm i qytetarëve përballë pushtetit të korruptuar”, tha kreu i komisionit të reformës në drejtësi.
Më tej, Xhafaj tha se konsensusi PD-PS në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk sollën ndryshimet e përshtatshme.
“Ndryshimet kushtetuese të 2008, procesi i realizuar nuk ishte procesi i përshtatshëm dhe me standardet e gjithë pranuara në këtë fushë”, tha ai.
“Prokurori i Përgjithshëm nuk do të ketë më këtë rol që ka sot. Do të jetë lehtësisht i cenueshëm për shkak të zgjedhjes së tij politike. Të jetë kaq me ndikim në vendimmarrjen e prokurorëve dhe karrierën e tyre. Duke i dhënë më shumë përgjegjësi prokurorit bazë që të jetë i lirë dhe i pavarur dhe llogaridhënës. Do rrisim peshën në Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Nga formula e zgjedhjes varen edhe kompetenca te presidentit. Nëse zgjidhet me 50+1 nuk mund të kenë të njëjtat kompetenca si të zgjidhej nga populli. Nëse pranohet emërimi me 3/5 do të ketë më shumë kompetenca.”
Do të riformulohet. Gjykata e Lartë kalon nën kompetenca te KLD-së nuk do të jenë më në kompetencat e Presidentit”, sqaroi Xhafaj.
Duhet te futet ne amendamente qe gjyqtqr e prokurure mund te jete cdo shtetes shqiptar ose i huaj qe permbush kriteret, sepse po e lat vetem me tanet ne mos do kete korrupsion do te kete njohje, sepse ne dalim te gjithe kusherinj, nga jugu ne veri.
Punohet si dikur por me teknologji të re