INTERVISTA/ Shenasi Rama: Berisha u vendos nga Ramiz Alia, Azem Hajdari e Ben Imami u përdorën nga Sigurimi i shtetit

6 Gusht 2015, 09:38Politika TEMA

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Shenasi Rama, tregon për TemA TV, lëvizjet që ndodhën në dhjetor të vitit 90.

Ai shprehet se Sali Berisha, Sabri Godo e të tjerë, janë caktuar nga Ramiz Alia, për të bërë një kalim të butë nga komunizmi, në demokraci.

Ndërsa drejtuesit e lëvizjes studentore, Azem Hajdari e Arben Imami, ai thotë se janë caktuar nga Sigurimi i Shtetit.

 

Nga Luljeta Progni, TemA TV

Këtë vit, në dhjetor festohet 25 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Ju jeni një ndër themeluesit kryesor të kësaj partie dhe pse shumë pak keni qëndruar aty. Unë dua ta nis me një moment shumë të rëndësishëm, moment që nis para dhjetorit të vitit 90, që në vititet 88- 89, në kohën kur në Shqipëri ende ishte sistemi komunist. Kur ka qenë momenti kur ju besuat se në Shqipëri do të rrëzohet sistemi Komunist?

Në atë periudhë ne kemi qenë të rinj por shumë të informuar për shkak se ndiqnim me shumë vëmendje informacionin që vinte nga radiot dhe televizionet e huaja. Disa nga ne për shkak se ishim ofruar të punonim si përkthyes ose të përkthenim literaturë të huaj, kishim mundësi që të gjenim gazetat më të fundit, intervistat më të fundit që vinin në atë kohë (të cilat vinin 2 herë në javë me avion), d.m.th ne kemi qenë mjaft të informuar. Besimi ka qenë që pas periudhës kur Gorbaçovi filloi reformat e Gllasnon dhe Perestrojka, ne filluam të besonim se diçka mund të ndryshonte dhe në Shqipëri. Por, nuk ishte e qartë dhe e garantuar. Falimentimi i sistemit ekonomik, falimentimi i sistemit politik , papunësia në masë, pakënaqësia në masë etj .. ishin të gjitha shenja të qarta se sistemi nuk mund të vazhdonte ashtu siç ishte. Unë vetë në atë periudhë kam ndjekur rrugën e letërsisë, kam dashur që të studioj sa më shumë, të afirmohem si shkrimtar dhe si përkthyes. Kam kërkuar jo të qëndroj larg politikës në atë mënyrë, por kam menduar mos ta përziej aq shumë letërsinë me politikën, pavarësisht se vet letërsia ishte politikë. Mbas vrasjes së Çausheskut dhe për ne u bë mjaft e qartë se dhe dominoja e fundit do të binte. Kjo do të ishte Shqipëria. Problemi ishte se si do të binte kjo domino? Megjithato mënyrat tona, unë edhe tjerët, kushdo që ka qenë në mënyrën e vet i informuar dhe me dëshirë për të qenë pjesë e ndryshimit, ka qenë aktiv.

Si mund të ndahej vetvetja nga sistemi në ato momente?

Vetvetja nga sistemi mund të ndahej duke kërkuar për të gjetur rrugë e zgjidhje të qarta që do të lejonin, jo më shumë për ndryshimin e sistemit, sesa për formimin dhe mbrojtjen e individit nga vetë sistemi. Edhe ne në atë kohë kemi ecur hap pas hapi me ngjarjet e kohës. Ka pas provokime, jo demostrata e heshtur jo demostrata në Shkodër. Unë mund të them që në maj të vitit 1990 në Shkodër në moment që u kalua ligji për organizimin e organizatave të pavarura, unë u ofrova një grupi intelektualësh (ndër to Ridvan Dibra , Stefan Çapaliku) dhe propozova organizimin e një shoqate të pavarur siç ishte shoqata “Gjergj Fishta”. U refuzova nga të gjithë. Më pas, nuk po numëroj aktivitetet e tjera, por po them se në konferencën e talenteve të reja në Korçë, unë kam qenë njeriu i vetëm që është…d.m.th është jo ngritur në mbrojtje të Ismail Kadarese etj.. Por në prani të Foto Çamit e të deleguarve të tjerë të Byrosë Politike unë kam kërkuar që të respektohen liritë njërzore.

Ishte larguar Ismail Kadare?

Po kishte tre-katër ditë që ishte larguar. Por të ngriheshe në atë kohë për të kërkuar liritë njerzore dhe të drejtat e njeriut ishte një akt më shumë se revolucionar. Mendoj unë. Pra duke folë për vete, meqënëse më pyetët për vete, do them se kjo ka qenë vazhdimësia. Do doja dhe të përmendja një anë tjetër. Pas ikjes së Ismail Kadaresë unë kam dhënë një intervistë për “Corriere Della Sera”. Kam pas shumë kontakte me të huajtë edhe në atë kohë.

Ishte e vështirë në atë kohë të lidhje kontakte me gazetarët e huaj. Si ja dolët ju të lidhnit kontakte me ata?

Gjuha e huaj. Dikush tjetër pyeste për rrugë, si mund të shkoj këtu? Mund të ishte një mënyrë për të hapur një bisedë. Por unë kam folur në atë kohë edhe shumë gjuhë të huaja. Por të tregoj dhe anën tjetër…

Po a kishit frikë ju nga Sigurimi i Shtetit për këtë lidhje që po krijonit me turistët e huaj, që në fakt ishin dhe gazetarë?

Po frikë.. ishte.. Ju duhet të kuptoni dhe anën tjetër që me të vërtetë kishte frikë, por nga ana tjetër ishte edhe kurajoja që vinte me dëshirën për të ndryshuar. Kishim dhe etje për informacion, literaturë e cila vetëm prej tyre mund të vinte në vendin tonë. Përshembull unë në atë kohë kam përkthyer, jam përkthyesi i parë i Xhejms Xhoisit në gjuhën shqipe. Po ashtu kam përkthyer edhe atutorë të tjerë. Kështu që këto ishin etja jonë për libra, etja jonë për dije, për informacion, për të marrë vesh se çfarë ndodhte edhe krijimi i mundësive të kontaktëve me të huajt që filluan të vinin më së shumti nga Kosova.

Cili ka qenë efekti i artikullit të zotit Popa dhe Sali Berishës tek ju? Ju erdhi si një qëndrim i mbështetur nga Ramiz Alia apo si e kundërta e kësaj, kurajo e të dyve?

Të gjithë artikujt që u botuan në vitin 1990 nga intelektualët e Tiranës të cilët qëllimisht Ramiz Alia filloi t’i quante intelektualët tanë të shquar, ishte një përpjekje e sistemit për të organizuar dhe promovuar njerëzit të cilët mund të drejtonin ndryshimin në hullitë në të cilat vet sistemi synonte ta drejtonte atë. Të gjithë këto njerëz ishin figura në dukje dytësorë të sistemit, të papërlyera me sistemin. Por në të njëjtën kohë të lidhura pazgjithshmërisht me vetë sistemin në të njëtjtën kohë. Ishte jo një mendim ndryshe, por ishte një përpjekje e sistemit për të gjetur njerëzit e duhur. Të gjithë ne i kemi parë në çdo botim që është bërë. Të gjithë ne që e kemi ndjekur shtypin, për të gjitha botimet që janë bërë në vitin 1990 për çdo javë, do të gjenim një shkrim apo një figurë që pas tranzicionit është kthyer në një figurë kyçe. Qoftë ky Sabri Godo, Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi e me radhë. Pra, problem ishte ky: Të gjithë këto figura shiheshin thjesht si reformatorë brenda sistemit, e jo si njerëz të cilët kishin besueshmërinë për të udhëhequr popullin në rrugën e duhur dhe për t’ju ofruar zgjidhjen e duhur. Ato flisnin aq sa ju lejohej të flisnin dhe aq sa i shërbente sistemit në atë pikë.

Pra ju po thoni se Ramiz Alia ishte duke përgatitur elitën politike e cila do të ishte në krye të sistemit të ri politik, që do të thotë se Ramiz Alia ishte gati të linte pushtetin?

Nuk ishte puna të linte pushtetin, por të përgatiste rënien. Problem ishte që në një sistem, në të cilin kishte një kontroll aq të fuqishëm shtetëror, politik, ushtarak, policor, edhe niveli ideologjik i të menduarit të vet popullit, ishte e domosdoshme që të ndodhte një ndërrim figurash. Por, interesat e grupit, interesat e shtresës dhe strukturës që vet Ramiz Alia përfaqësonte do të mbroheshin nga këta individë të tjerë. Pra, ata do të ishin thjesht marioneta. Por, ishte që Ramiz Alia të linte pushtetin. Do të ishte një ndryshim i njerëzve që do të shërbenin si maska e ruajtjes së kontrollit të këtij grupimi të caktuar përmbi shoqërinë, pushtetin shqiptar dhe interesat e tjera.

Po thoni që Ramiz Alia po përgatiste këtë grup jo për ta mbajtur sistemin siç ishte, por për ta reformuar atë?

Po për ta reformuar sistemin. Për të ruajtuar të pandryshuar monopolin e grupimeve të caktuara dhe të lënëve të caktuar mbi sistemin e ri në mendësinë e vet Ramiz Alisë dhe në mendësinë e të tjerëve. Do të ishte një sistem kapitalist. Pra, qëllimi i gjithë këtyre grupimeve ishte që do të bëheshin borgjezia e re, dhe për të bërë edhe vetë demokracinë. Të gjithë këto grupime e shikonin thjesht si një maskë fallco të superstrukturës së interesave, të superstrukturës së shoqërisë borgjeze. Dhe të mbështetur në idetë dhe vlerat që i shërbejnë vet borgjezisë. Pra, synimi i tyre ishte ky: komunizmi vdiq, ne do të jemi kapitalistët e sistemit të ri.

Me kaq më duket si pa shumë kuptim të flasim për disa momente që dua t’i diskutojmë. Është ngjarja e ambasadave për të cilën është folur shumë gjatë . Por kemi thënë që Ramiz Alia ishte gati për të pranuar sistemin e ri kapitalist, që do të thotë se në nëntor të vitit 90, Ramiz Alia nuk u surprizua fare nga protesta e studentëve…

 

Jo. Kjo që thoni ju është ana tjetër e gabuar, sepse duke ndërruar njerëzit në krye të sistemit dhe duke kërkuar për të krijuar një sistem fiktiv demokratik, Ramiz Alisë i interesonte të krijonte dukjen e pruralizmit, por dukja e pluralizmit nuk ishte pruralizmi i vërtetë. Ajo që atij i interesonte për të marrë, ishte ndërtimi i një sistemi i cili të mbante të pandryshuar monopolin politik në strukturat ekzistuese, duke kërkuar një reformim ekonomik ashtu siç pritej nga jashtë. Pluralizmi që kërkonte Ramiz Alia ishte thjesht fiktiv, pluralizmi real, pluralizmi politik ishte diçka që as Ramiz Alia as të tjerë nuk e prisnin, nuk e donin dhe e kanë refuzuar deri në minutën e fundit.

Protagonistë të dhjetorit 90, kanë pranuar se asnjë prej tyre, duke përfshirë Sali Berishën, Neritan Cekën etj..të cilët themeluan Partinë Demokratike nuk ishin aq të qartë për ndryshimin e sistemit, ata ishin më shumë për ta reformuar sistemin nga brenda , për të përfituar disa liri më shumë. Si ndodhi që ky grupim u gjend në ato ditë dhjetori, në ato zhvillime të vrullshme që sollën rrëzimin e sistemit komunist? Sepse jemi në një pikë ku sistemi po mbahej në kontroll, i doli jashtë kontrollit Ramizit kjo situatë??

Ajo që ndodhi ishte kjo: dhjetori i vitit 1990.. kjo që thoni ju lidhet pikërisht me kontributin e lëvizjes studentore. Të gjithë këto njerëz ishin të piketuar që të bëheshin marioneta të një sistemi, në dukje pluralist demokratik, të shoqatave të organizatave etj. Edhe përpjekja e vet Ramiz Alisë dhe të gjithë strukturave të shtetit në atë pikë ishte që të krijohej një mundësi nëpërmjet përdorimit të studentëve dhe intelektualëve për të sjellë këtë lloj pluralizmi. Ajo që ndodhi megjithatë ishte kjo: që ne, unë, dhe të tjerët që ishim pjesë e kësaj, e kemi pas qartësinë e duhur. E kemi ditur çfarë duhej dhe e kemi shtyrë procesin në atë rrugë të cilën, e para ata nuk dëshironin që të shkonte …që do të ishte pruralizmi i vërtetë politik. Një rrugë të pakthyeshme dhe një rrugë e cila ju tregoj si të huajve ashtu edhe drejtuesve të shtetit shqiptarë, që nuk kishin zgjidhje tjera. Pra njerëzit që ju përmendët kanë qenë të gjithë njerëzit që në rastin më të mirë kanë qenë të pavendosur dhe të paqartë. Ramiz Alia të gjithë intelektualëve, i shtyrë nga kërkesa e perëndimit, ju dha mundësinë që të dilnin e të tregonin çfarë karakteri kishin me intelektualët, të gjithë që kanë qenë në takim u treguan pa shtyllë kurrizore. Të gjithë ishin njerëz, në fjalë popullore, njerëz pelte. Realiteti ishte që edhe pse njerëzit që u përzgjodhën në përfaqësinë studentore ishin të piketuar në masë të madhe. Por, mes tyre ishin dhe 5 të tjerë të cilët nuk ishin të piketuar.

Cilët janë ata?

Ndër ata 4-5 vetë, d.m.th jamë unë, eshtë Fred Gemi, janë edhe nja dy shokë të tjerë tanët.

Cilët janë ata?

Nuk kam ndërmend ti përmend tani.

Cilët janë ata që u piketuan, sipas jush, se kanë kaluar 25 vjet dhe besoj se është momenti për të folur për emra për ngjarje konkretisht?

Ka pasur një grup njerëzish të cilët janë të piketuar, të caktuar, d.m.th të cilët në takim edhe vet kanë treguar se kujt i përkasin. Ben Imami, Azem Hajdari etj.

Blendi Gonxhe në cilin pozicion ishte?

Blendi Gonxhe ka qenë djali i ri 19 vjeçar. Dhe një 19 vjeçar e ka shumë të vështirë të përcaktojë bindjet e veta politike. Ajo për të cilën ne flasim këtu është për njerëzit që kanë qenë ose që pretendojnë se kanë qenë në krye të lëvizjes studentore. D.m.th do të flasësh për njerëz të cilët gjatë këtyre 25 vitetve të cilët pretendojnë se i kanë dhënë frymën asaj lëvizjeje, d.m.th do të flasësh për Azemin do të flasësh për Ben Liken etj.

Nga kush ishin piketuar nga Sigurimi i Shtetit apo Ramiz Alia?

Nga Sigurimi i Shtetit pa diskutim,të gjithë kanë qenë njerëz me pseudonime..

Ju keni prova për këtë?

Kam Prova..

Cili është argument juaj?

Argumenti im është ky që prej periudhës janar-mars 1991, unë krijova një strukturë me shokët e mi ish-oficer, ish-kuadro me të cilën kërkova të rikonstruktoj se çfarë kishte ndodhur në nëntor të ‘90. Kush kishte sjellë kë? Si ishin përcaktuar njerëzit, dhe me aq sa dija unë me dijet e mia modeste ne ndërtuam strukturën e plotë. Kush ishte sjellë? Si ishte sjellë, ku ishte marrë, etj?

Me çfarë grupimi me ish-oficer, që kishin eksperiencen e tyre në Sigurimin e shtetit? Cilët ishin ata?

Ishin miqtë e mi, njerëzit që u ofruan vetë. Kishte njerëz që ofroi vetë Sali Berisha ose tjerë. Sepse në kryesi të PD-së filluan të vinin shumë oficerë ose kuadro të cilët kërkonin që të investonin në këtë ndryshim dhe dikush duhej të merrej me ta. Kështu që në atë kryesinë e PD-së që u bë, dikush kërkoi të mbante fjalime, programe në ekonomi. Unë ju thashë që do të merrem me organizimin e një zyre kuadri në të cilën gjithsecili nga ne do te ketë dosjen e vet dhe do të marrim vesh se kush solli kë. Edhe kshu që dolën më tepër plehra sesa mund ta imagjinoni ju.

Dhe ky është moment kur ju filluat të mos ishit në të njëjtën linjë me zotin Sali Berisha dhe Azem Hajdari?

Unë skam qenë asnjëherë në linjë me zotin Sali Berisha dhe zotin Azem Hajdari .

Ishit themelues të një partie bashkë?

Kemi qenë themelues por ne s’kemi qenë të martuar. Kemi qenë bashkë, kemi marrë pjesë në një proces por ne kemi qenë të gjithë individë me karaktere të ndryshme, me përgatitje të ndryshme dhe me vlera të ndryshme. Zoti Hajdari ka bërë lëkura, zoti Berisha ka qenë kardiolog, un kam studiuar gjëra tjera. Në atë kohë studioja gjuhë e letërsinë angleze.

Ky organizim që ju morët përsipër të bënit në Partinë e re Demokratike, pra ishte një grup njerëzish që ju i organizuat për të kuptuar se si ndodhej nëntori 90, por që kishte dhe një mision tjetër besoj?

Po normale…Ishte përgatitja e një platforme për analizën e gjëndjes shoqërisë, platformë jo elektorale por një studim në ato kushte në ato momente i gjendjes morale shpirtërore, prioriteteve e mendësisë së popullit.

Pra ju morët informacion për rrugën që kishte ndjekur Sali Berisha dhe Azem Hajdari për të mbërritur në qytetin Studenti në nëntor. Ka qenë secili aty dhe jo vetëm për Hajdarin, por edhe për Pashkon, Imamin etj. Ju morët vesh detajet per rrugën e secilit, kjo ishte arsyeja që ju u konfliktuat me Berishën?

Jo nuk është ajo arsyeja pse unë jam konfliktuar me Sali Berishën. Shiko, Sali Berisha në atë periudhë ka qenë figurë kyçe. Ishte një ndër intelektualët me shumë respekt në kryeqytet, ishte një njeri që u konsideronte si një shpresë e madhe së bashku me të tjerët. Arsyeja pse unë jam konfliktuar me Berishën në fillim dhe konflikti i parë zyrtarë ka ndodhur më 10 dhjetor në të cilin besoj.. nuk dëshiroj të flas shumë për atë kohë, por do të them vetëm këtë që Sali Berisha erdhi me urdhër të Ramiz Alisë. Direkt me autoritet të plotë për të folë me studentët. Aty ai bëri marrëveshjen me Azemin dhe kërkuan që të gjithë lëvizjen studentore ta drejtonin në rrugën ku donte Ramiz Alia dhe përfaqësuesit e tij që ishin aty në atë sallë. Në atë takim ishte një dhomë e vogël, d,m,th aty ndodhi konflikti kyç.

(VIJON NESER)

27 komente në “INTERVISTA/ Shenasi Rama: Berisha u vendos nga Ramiz Alia, Azem Hajdari e Ben Imami u përdorën nga Sigurimi i shtetit”

  1. relisti says:

    vazhdoni e hidhni tollumbace..qe te mbuloni ato qe po ndodhin..po tollumbacet shpohen shpejt..dhe loja me to mbaron shume shpejt…

    1. kujtesa says:

      Shenasiu duhet te thote edhe per vehte qe ishte pjese e sigurimit te shtetit. Kush ishte ai person qe bente perkthyesin me te huaj ne ate kohe dhe nuk falej cdo dite ne zyrat e policise sekrete?Kush ja dha te drejten ketij shkrimtari,qe te merrej me hartimin e dosjeve te kuadrit te ri ne PD? Dosja personale e Shenasiut nuk padtrohet duke nxire te tjerat. Njerezit e dine kush eshte njeri me vlera dhe kush eshte legen politik!

      1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

        Un smundet me e kuptue Shenasiun.
        Komunistat bon luften dhe dolen fitimtar,e ndertuan venin per 45 vite,me shkolla fabrika,uzina,spitale.Po ai ishte sistem diktatorial,por shum here ma i mire se kjo demokracija kapitaliste,qe po vret perdit dhe e ka dergu venin ne kaos te plot.
        Shemja u largue nga PD ,ose ma sakt e eleminoi Berisha dhe Hajdari.
        Po per Arben Brocin a do na thush se kush e vrau??
        Ramiz Alija duhej ta bonte ndryshimin e sistemit,se skishte nga tja mbante,por me Sali Berishen ai boni zgjidhjen ma te keqe per Shqypnin.Sala nji skizofren i rrezikshem dogji dhe vazhdon te djeg ket vend.
        Shemes do i lutesha tash qe te krijoj nje Parti te re dhe te kontriboj per demokracine.
        Njat gjo qi se boni ne 1991 e ka munsin me e bo tash.
        Asnjiher nuk asht vone Zotni Sheme.

        1. Shurrtorja e Lanes says:

          Shenasiu del nje here ne vit, si ne Estraden e Fierit: Doni me per Belulin?
          Une kam ditur shume gjuhe te huaja. Kujt po ishet ment?

          Me takonte te kisha ca marrdhenje pune me nje Inxhinjer Mekanik ne nje Uzine nga viti 1995.
          Ai kishte 15 vjet qe kishte mbaruar shkollen, dhe vazhdonte te tregonte, qe kishte mbaruar Universitetin me mesatare te larte.
          Sa per dijeni, atij i shkonte gruaja me nje qe nuk kishte mbaruar 8-vjecaren. Kesaj i thone te befsha Naften mu ne Shkolle.

          Keshtu eshte edhe puna e Shanasiut. Perralla, asnje fakt.
          Shenasiu eshte nje utopik, qe vazhdon te enderroje per Demokracine.

          1. Ilir Hoti says:

            ‘Shurtore….’ e kujdo qofsh, je shurre! Shurre edhe nga trute..Cfare shembulli banal!! Per te qare,per gjendjen ,por edhe per te qeshe per fodullekun

    2. Loko-Loko says:

      U doli boja ketyre te DJET-oristeve!
      Deri me sot pranuan se e SOLLEN KETA DEMOKRACINE,por me kete pranim ata duhet te SHPALLEN TRADHETARE se prune ne Shqiperi nje KLIKE ANTISHQIPTARE me Sali Berishen ne krye!!
      Ata prune ne krye nje KLIKE qe per 25 vjet e shkaterroi Shqiperine!!!
      Tani po e nxjerrin vete se kane qene te gjithe KELYSHE te Ramiz Alise!!!
      Ne dhjetor do festokan 25 vjetoprin e PD-se BANDES KRIMINALE ANTISHQIPTARE!!!

    3. sit.. back and relaks → says:

      U bene 24-25 vjet qe nga perfundimi i luftes demokrato-clirimtare. Pas kaq shume vitesh keto historira, te verteta apo jo, te plota apo jo, ngjajne me shume me ato historite qe tregonte gjyshi partizan neper shkolla ku ca reale e ca imagjinare gyshi partizan kishte bere namin mbi gjerman. Rri dhe nja 10 vjet te tjera o Shenasi e dil na trego se si e cau rrethimin brigada e pare sulmuese e PD, marshimin e saj heroik neper gerxhe e neper brigje. Sot njerezit o Shenasi nuk duan me tregime me lufte apo filma me partizane te para 25 vjeteve, sot njerezit kane nevoje per njerez me ide qe do ta cojne perpara shqiperine dhe ta nxjerrin nga varferia ekstreme financiare dhe morale ku jetojne. Nqs ke ndonje ide a platforme a filozofi tenden se si mund te beje perpara vendi bujrum duku iher nga shqiperia, nqs jo ath rri beji hyzmet dollarit, kredise, billave, steakhous-it etj etj dhe mos na trego histori qe tashme i interesojne vetem koleksionisteve te historise po jo popullit ne pergjithesi. A ke mundesine dhe aftesine qe tere kete pervoje tenden, njohuri, dije, lidhje, etj etj ti vesh ne sherbim te shqiperise duke u kthyer dhe kontribuar realisht ne vendin tend? kete shiko. sa per histori jo kete e vuri ramizi e kete sigurimi tashme pak a shume shqiptaret e kane marre vesh se si na u servir pluralizmi dhe demokracia. ajo qe iku iku, kete qe kemi sot e bejme dot me te mire apo do vazhdojme te tregojme historite e gjyshit partizan.

  2. thanas says:

    pse nuk vjen njehere ketej,ky zoteria nga amerika?

  3. arber says:

    fakte qe njihen nga te gjithe sali berisha kelyshi i ramizit dhe kotelja e enver hoxhes, me antikombetari qe radhitet mes esat pashe toptanit dhe zogut ka bere cmos per ta hedhur ne gremine vendin…
    sa per imami pashko hajdari ata jane funderrina

  4. anticensurë2587456 says:

    o sheno
    shpresuam se do të na bëje ndonjë gjë dhe ti,por dole dhe ti si ato kërpudhat që i quajmë fëndë ujku!!tym e asgjë më tepër!!
    me atë faqen tënde që shkruhet pellavreqi dhe që nuk lë asnjë komnet që stë pëlqen je bërë njëqind herë më keq se adrian vehbiu!!ai të paktën e provoi një farë kohe të shkëmbete mendime me të tjerët dhe jo vetëm me dishepujt e tij!!
    shnet sheno e vari teneqen këto që thua do të ishte lavdërim po të thoshim na u “bënë bozë”,por as bozë nuk janë!janë si e vjellë qeni!
    na trego ndonjë gjo të re e jo vjetërsira!!

  5. gjembaci. says:

    me shume me merziti gjuha e perdorur ne kete interviste me nje shqipe te ngaterruar ku nuk kuptohen mendimet e shprehura si te shemsiut si te gazetarit .
    te gjitha ato cka thote shemja dihen dhe nuk jane te reja .
    kam mendimin qe dhe shemja eshte i infiltruari i sigurimit te shtetit ne ate kohe ,nisur nga ato se cfare thote .

  6. I kenaquri says:

    Me habit shume pakenaqesia qe tranferimi i sistemeve shoqerore u be ne kete menyre duke u krijuar mundesi te gjithe shqiptareve te beheshin pronare,sepse ne se Shqiperine do ta kishin 10-15 veta po te tjeret?
    Shume mire qe nuk u krijua dhune te pakten deri para 97-es.
    Kapitalizmi e kuptoi menyren e kapitullimit te komunizmit shqiptare dhe per tu hakmarre krijuan 97-en…Ketu Ramizit i dolen nga duarte maloket!
    Ne se do te kishte patur me shume disipline midis elites se zgjedhur per te ndryshuar sistemet gjithçka do te kishte vajtur me mire..
    Por te pakenaqurit si Shemsiu & Co çuan uje ne mullirin e katrahures.
    Shemsi,na trego si e demtuat eliten e Ramizit,natyrisht edhe popullin!

  7. Lili says:

    Mbasi skenarit A kemi B,po kemi edhe skenarin C ne qofte se skenari B deshton,apo jo Zoti shenasi! Vertet me ish officiera te Sigurimit keni menduar per pluralizme:kjo tregon te gjitha!
    Po tash bile mblidheni keta ishoficera,qe nuk Jane me komunista po ndoshta Jane atdhetare,qe te shpetohet ky vend!

    1. anticensurë2587456 says:

      o lil
      teoria e sigurimit të shtetit është teoria e nexhit,shpirti!!
      ajo pasi e vrau shefin e sigurimit për neglizhencë në punë,për moszbulim të armikut të klasës,pas rrënjes së regjimit ja ngjeshi sigurimit tërë tmerrin e ndodhur në shqipëri!!dhe sheno vazhdon të njëjtin muhabet si një debil që tërhiqet për nunde nga mendimi i turrmës!!
      shenua që normalisht,si gazetar,profesor,blogist dhe një nga themeluesit e partisë demokratike,duhe të ishte në pararojë të mendimit!
      jo jo ai është po aq i tredhur sa turma e indoktrinuar!!!
      në shqipëri është bërë veprimi më i thjeshtë dhe bazë në politikë!!
      POLITIKANË JANË BËRË ATA NJERËZ QË KANË QËNË TË KËRCËNUESHËM!!
      kjjo ndodh në tërë botën!!kjo është më normalja!!
      këtu u vunë në krye ata që kishin koqet në bigë!!një pjesë me dosje të vjetra dhe tjetra me të reja!!
      është e vështirë të jesh politikan dhe i pa kërcënueshëm!!një përqindje jashtzakonisht e vogël egziston!!ata që e fillojnë me ndershmëri o dalin shumë shpejt o mbahen vetëm për ekspozitë!!kundër syrit të keq!!

  8. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Doni me per senaun?
    Gjynah si mund te genjeje dhe transformoje realitetin nje njeri w
    Qe kerkon te quhet intelektual.
    Ne cdo fjale genjeshter dhe mburrje.
    Pervec asaj qe thote per ramizin salen azemin arbenin.

    Nuk dyshoj fare qe ky ka qene kontigjent i sigurimit.
    Sdi sa vjece eshte gazetarja po duket qe sdi asgje per realitetin

  9. afrimi says:

    JU vazhdoni te sajoni histori, po fat eshte qe ate kohe ishim te gjalle e jetuam ashtu si ish dhe nuk ka shume nevoje per spjegime e hollesora. Theniet a para te Shenasiut jane te verteta qe Ramiz Alia projektoi kalimin nga socializmi ne kapitalizem dhe ishit e socializmit do te beheshin dhe kapitalistet e pare ne Shqiperi. KJo ishte nje platforme e qarte dhe pothuajse u aplikua ne vitet e para. Per kete probleme kam parasysh direktivat e Ramiz Alise pas kongresit te PPSh, por mbi te gjitha biseden qe kam bere me nje delegate te kongresit, pas perfundimit, qe Ramizi i kishte porositur me vone qe ne duhet ta drejtojme perseri Shqiperine dhe nuk do lejojme ta drejtojne armiqte tane. Futja ne ambasada, deostratat e studenteve etj jane flluska sapuni, po ashtu dhe krijimi partise demokratike ishte nje tolerance e Ramizit per tu dhene frymemarrje nen direktivat e tij. Dhe “i urti” Ramiz ja arriti qellimit. Vetem Shefqet Peçi vdiq ne burg nga greva e urise qe beri, te tjeret e kaluan shume lehte si ishte programuar. Menxyra qe i beri atij vendi dhe atij populli Ramiz Alia ishte vendosja e Sali Berishes ne krye te asaj pune, nje njeri qe s’ka per ta pare dhe degjuar kurre Shqiperia dhe shqiptaret, karierist, hipokrit, tradhetar, kriminel. Dhe sot korr e mos lidh po e degjojme dhe nuk e di se kur do vdes nga natyra apo ne burg se dhe kalin e Xenit ja moren. Mbasi eshte fillimi i menxyres tij.

  10. Opinionisti says:

    Po Xhejms Xhojsin kush ia dha ketij ta perkthente dhe ta botonte?!

    Partia shoku Shejnasi, Partia.

    Shejnasiu ben te pavarurin dhe rebelin (qe takonte te huaj per t’iu treguar rrugen – ku ku nanë) me ata qe nuk e kane jetuar ate kohe. Dihet se ne fundvitet ’80 pati nje “lirim” si psh Radio Tirana 2 qe filloi te transmetonte Rock etj.

    Po ty Shenasi kush ta dha detyren te bëje “dosje” per kuadrin e PeDe-së dhe pse ti i kishe keto cilesi me te mira se dikush tjetër?!

  11. Daja says:

    Nje fjale te mencur pat thene I ndjeri Safet Zhulali per dosjen e vitit 1997 -“do mbetet dosja e zeze”” Pati thene Ai.
    E njejta gje mend te thuhet per dosjen e pluralizmit, ne Shqiperi .
    ” DOSJE E ZEZE”
    u BE , SI U BE, KUSH DOLI JASHTE KONTROLLIT, KUJT I HYPI VETJE NE QEJF DHE KUNDERSHTOI PADRONIN KUSH ISHTE SIGURIM I SHTETIT, ETEJER ETJER DO MBETEN TE GROPOSURA …

    Shikoni sot: vidhet, hipotekohet, masakrohet, mbushet parlamenti me injorant e trafikante, me deftesa e mastera por pa shkolle te mesme, kryetaret e Partive sillen sikur te ishin pronare te bisnesit “parti” dhe populli voton ne rrjesht si dele…
    Do te duhet kohe ndoshta sa te vije zgjimi I shumepritur por do vije .,. kjo eshte e sigurt..

  12. rreziku sali elezbiberian per shqiperine says:

    ne fillim pata nje fare simpatie per shinashiun por me kalimin e kohes humba respect dhe me kete artikull e ka dhjere fare.

    ate qe nuk thone as shinashiu as te dhjeret e tjere te dhjetorit ka nje gur kilometric qe ndan ate kohe dhe eshte 2 prilli 1991 ku pas saj te gjithe zagaret e sig shtetit dhe cdo lloj zvarreniku tjeter kaluan ne listen e bassit elez biberaj dhe presidentit rajerson pas 1992.

    gjeja me e keqe(dy te tilla) qe ka shinashiu eshte:

    e para ka ngelur si zog qyqe..nuk mund te formonte nje fare shoqate ne amerike ?

    e dyta:a ka ndonje shok a mik ne shqiperi dhe te vije njehere dhe te flase si burrat.

    saliu eshte kriminel dhe ka nje mbeshtetje te qarte nga disa kokrra zyrtaresh te tij ne amerike..pse nuk flet per to ky professor…

    keqardhje shinashi

    e dyta

  13. E po kjo pune! says:

    KERKO NDJESE ZOTERI SEPSE JENI PERDORUR DHE ‘LIRE’ FARE NGA ATA QE E BENE VENDIN KATRAHURE. DHE BOLL LLAPET PER KOMUNIZMIN SEPSE TE PAKTEN ATA ISHIN NACIONALIST DHE JO SI KETA ‘DEMOKRATET’ QE NA I LATE JU NE DERE PAS IKET NGA SYTE-KEMBET JASHTETSHTETIT QE NUK DIHET SE NE CFARE BORDERO JANE.

  14. andori says:

    ATO QE THOTE SHENASI RAMA JANE TE VERTETA;POR PETET BIREKUT NUK PO JA HEQ SE I DUKEN LAKERAT.
    Cdo veprim te levizjes per ndrishim demokratik Ramiz alia e drejtonte dhe e kontrollonte vete. Ramizi. Mori bajgen e lopes e vuri mbi tavoline;mori hanxarin ne dore dhe me nje te goditur e preu ne mes bajgen e lopes,ajo pjese qe ishte nga krau djathte i tha Sofos ta rregjistrone ne gjykat me emerin partia Demokratike;pjesa qe ishte ne krahun e majte e pagezoj me emerin partia Socjaliste e shqiperise.
    Barba Sofua beri veprimet ne gjykate e Rrethit Tiranes ne Rrugen e “DURRESIT” Vendimet ja dorzoj shokut Ramiz.Shoku Ramiz VENDIMIN per partine Demokratike ja dha ne mes te nates Sali Berishes,nxito tashti shko tek studentet;Shoku ramiz te nesermen ne pasdite thirri Fatos Nanon ,idhe VENDIMIN e Gjykates dhe tha pronocohu ne medjat dhe shpall partine Socjaliste.E kshilloj zotenin e tij Shenasi te mos e kruaj shume por ne se eshte ber pishmend ;le te na tregoje se si e organizoj votimin ne ballotazh Sokrat Nesturi e Fatos Nano.Ramiz Alia Kisste frike te madhe nga puntoret e Kombinatit Auto Traktorit dhe mbante nen kontroll te rrepte e per ti zbutur gjerat beri dhe viziten ne kete kombinat.Km qene vete kur cakejte e cane permes dhe e prun Ramizin para
    meje,undodha ngushte por me nje here fillova te duartrokas
    Zoteria e tij Shenasi di shume dhe eshte mire te flase dhe te thote se
    Sali Berisha,Fatos Nano Ilir Meta dhe Edi rama duhet te gjykohen per krimet e bera dhe bejen akoma;apo z,Shenasi tu fute nga nje plumb ne koke se e kane merituar me kohe,Ne shqiperi komandojen ne partine Demokratike Sigurimasit dhe ne partine Socjaliste Aparciket e komunizmit,Ju i dashuri Mero i mbani anen e samarit Edi Rames por dhe ju e dini mire o’Mero ashtu si e dine banoret autokton te Qytetit te Tiranes,Edi ju mori Trojet per zgjerim Rrugesh dhe parate dhe sot nuk po jua jep por Sali Ziu me Lulken per se heshtin? Kto ti o shoku mero duhet ti pasqyrosh ne se do qe te xvogelohet Korupsjoni.e per ta vertetuar kete bizeto me Kostandin Minella Kapon Tel;Mobil:0682020202
    Shoku Mero keto qe te shkruaj.lexoj dhe botoj se tek e fundit do te afirmohesh se Gazeta Tema dhe pronari i saj Mero Baze nuk ka frike dhe eshte i lir dhe i mpavarur

  15. Artur says:

    Shenasiu familjarisht ka qene i lidhur me Sigurimin e Shtetit, me Partine e Punes, me drejtues lokale e jo anetare te thjeshte. Ben mire te tregoje edhe pseudonimn e vet pastaj te merret me te tjeret. Shanasiu duhet ta kujtoje se pas metingut te pare te PD ne Shkoder, ai se bashku me nje grup te manipuluar jashte programit shkoi te protestoje para Deges se Brendshme Shkoder dhe krijoj incident atje. Ky ka qene nje nga shkaqet perse u menjanua nga PD.

  16. Angjelini says:

    Me vjen shume çudi qe ne shqiptaret nuk mund te nxjerrim te verteten e historise tash 25vjet dhe kerkojme te gjejme gjera historike, ky eshte nje turp i madh per gjithe klasen intelektuale te ketij vendi, te gjithe kane qene pjesmarres te nje levizje politike dhe as njeri nuk e tregon se si eshte e verteta gjith secile kerkon ta leje sipas interesave te tij ose ashtu sic e kane instruktuar,ne kete vend jane shume gjera te paqarte te cilat shteti yne nuk i ka dhene zgjidhje e aq me keq se per te gjitha ka qene ne dijeni, i tille eshte ngjarja ne shkoder e 2prillit,ku per kete ngjarje u futen njerez krejt kot ne burg,e cila ka qene ngjarje krejt politike dhe e organizuar nga e njejta familje politike qe ka qare per te vraret, ngjarja e vitit 97, askush nuk mbajti pergjigjesi, ku u shkarterua shteti dhe doli me nje bilanc tragjik me mijra te vre,sa vrasje te tjra politike dhe nuk u denua kush per to,gerdeci nuk i hyni kujt gjemb ne kembe, vrasjet e 21janarit nuk e rrujti kush per ate pune,te gjitha te kryera ne menyren me trashamane dhe idiote haptazi e vazhdojne perseri keto kurva politke e shesin pordhe duke vjedhur e sakatuar kete popull.

  17. Perashi i Kuq says:

    Shenasi Rama, ose si e kemi thirre gjithmone Nazi, ne 1990 i ka pas dite me te folur, lexuar e perkthyer nja 6 apo 7 gjuhe te huaja qe nuk po i rreshtoj se ngaterrohem. Kush e njeh nuk flet si disa zhgarravites komentesh. Nuk ka qene as spiuan as i infiltruar nga punistet. Nder dhjetoristet ka qene nder te paktet qe ka patur nje vizion se cfare po ndodhte dhe cfare do te ndodhte kjo fale asaj qe kishte lexuar e kuptuar si dhe pjeksej si intelektual sepse e drejta per studim i eshte dhene shume me vone se bashkemoshatareve te tij…

    Kur te shkruhet drejt historia do te dale se ka qene kryetari i pare i PD! Ata qe udhehoqen PD dhe qe sot u ka dale boja ndiheshin inferiore karshi ketij eruditi prandaj me metoda staliniste e nxorren nga corba qe po gatuhej.

    Se kush eshte Shenasiu sot kerkoni ne Google dhe do ta gjeni….

    1. anticensurë2587456 says:

      ka qënë or presh i kuq por nuk është më!!jemi në 2015 dhe jo në 1990!!janë 25 vejetë që kanë rrjedhur o lali!shenasiu akoma tek ’90ta!!veprohet sot dhe jo kemi vepruar pardje!!ajo që bën sot shenasiu është çorientuese aspak e kthjellët dhe pothuajse e kotë!!pati një moment të mirë ndërmjet ’12 dhe ’13ës dhe asgjë më tepër!!
      sot këtkohet të punohet për sot!minimumi!!
      shenasiu nuk po e bën!!thjesht jep intervista kush ishte e kush nuk ishte spiun i sigurimit!!asnjë nga këta të qut me 20 gjuhë të huaja nuk ka thënë se kush ka qënë dhe kush është spiun i agjenturave të huaja!!këta të shkatërrojnë si na kanë shkatërruar!
      ps:dhe google translator di nja 50 gjuhë,por as rrugën për në hale nu është në gjëndje të ta tregojë!!

  18. Fuckis Turkofagis says:

    ee,ku ishe me pare ti?

  19. denisadrian says:

    Shenasi, je nje njeri pa asnje vlere. Te duket vetja hero kur tregon perralla. Je nje zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje