PD: Rama mashtroi minatorët gjatë fushatës, tani i ka braktisur

5 Gusht 2015, 16:00Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar  minatorët për përmirësimin e  kushteve të punës si edhe për paga më të larta. Deputeti Alban Zeneli deklaroi se Kryeministri Rama i shfrytëzoi minatorët veç për fushatë elektorale, dhe më pas u kthen atyre kurrizin.

“Jam këtu për të shprehur ngushëllimet e Partisë Demokratike për humbjen e jetës së Maxhun Aliajt, teknik në minierën e kromit në Has dhe plagosjen e 4 punonjësve të tjerë. Jemi pranë familjeve të viktimës dhe të lënduarve në këtë ditë të vështirë por duam gjithashtu të denoncojmë faktin se kushtet në minierat tona janë përkeqësuar dhe qeveria ka braktisur minatorët.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm një javë pas humbjes së jetës së një tjetër minatori në Bulqizë. Partia Demokratike denoncon lënien e minatorëve në mëshirë të fatit pa minimumin e kushteve të sigurisë.

Pas dy vitesh qeverisje të Edi Ramës kemi sot numrin më të madh të minatorëve që kanë humbur jetën apo janë plagosur në kushtet e vështira të punës së nëntokës në dy dekada të marra sëbashku.

24 minatorë kanë humbur tragjikisht jetën dhe ashtu si herën e kaluar, kryeministri i vendit nuk ka gjetur sërish kohën të shprehë as ngushëllime për familjen e viktimës më të fundit në Has.

Edi Rama mashtroi minatorët për kushte më të mira pune dhe për paga më të mira. Ai premtoi shumë për minatorët dhe doli se thjesht i shfrytëzoi ata për fushatë, për të ardhur në pushtet, më pas u ktheu kurrizin.

Mashtroi minatorët, siç ka mashtruar shumicën e shqiptarëve për taksat, punësimin, shëndetësinë e çdo aspekt të jetës”, tha ligjvënësi demokrat.

1 komente në “PD: Rama mashtroi minatorët gjatë fushatës, tani i ka braktisur”

  1. Tema says:

    S’mund të punsojm të gjith minatorët në bsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje