Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me komentet që deputeti socialist Arben Ndoka ka bërë në rrjetet sociale ndaj ligjvënësit demokrat Genc Pollo. PD përmes një deklarate i konsideron si sulme primitive, me fyerje rruge e me tone banditësh. Debati në rrjetet sociale mes dy deputetëve erdhi pasi Pollo shpërndau në rrjetet sociale një artikull mbi akuzat ndaj deputetit socialist Arben Ndoka.
Deklarata e PD
Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij.
Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Sigurisht, i zgjedhuri i Partisë Socialiste ka bekimin e Edi Ramës për sulmet që bën ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ai është përsëritës në këtë drejtim.
Por këto janë grahmat e fundit të krimit në parlament e në politikë, pasi Partia Demokratike do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit me mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Akti rrugëçëror i deputetit të Ramës është një vërtetim më shumë për nevojën urgjente të pastrimit të politikës nga soji i Ndokës.
Ai u përzgjodh nga shefi i tij për të sulmuar opozitën dhe po e mbyll karrierën e inkriminuar duke sulmuar opozitën. Ky është niveli banal ku e ka çuar parlamentin Edi Rama. Me njerëz që nuk njohin asnjë vlerë të demokracisë të debatit e fakteve, por njohin vetëm gjuhën e dhunës e të agresionit.
Nuk e ndalon dot Edi Rama dekriminalizimin me kërcënime të tilla. Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë ta çojë deri në fund këtë proces jetik për vendin.
Dhembi i qenit, ne mish te derrit!!!!!!
Keshtu do te katandisen……ne legene te haleve publike……….
KETO JANE DEKLARATA BAJATE.POLLO TI DREJTOHET PROKURORISE APO TE MOS DALI ME NE MEXHLIS.ESHTE AKUZUAR NGA NDOKA SE BEN TREGETI ME GRUAN PER OFIQE NE PD.AI DHE BASHKESHORTEJA E TIJ E TANISHEME TI DREJTOHEN DREJTESISE.
Pollo eshte nje nga monstrat e PD!
Arben Ndoka eshte nje pleh dhe postimi i tij ne FB, eshte gjuhe rrugacesh ordiner. Ne nje shoqeri Europiane opinioni publik do e kishte detyru me dhene doreheqjen.
Por, ju lutem shume, PD-ja nuk ka goje me fol. PD-ja ka 23 vjet qe me rreguceri si keto te Arben Ndokes e me shpifje edhe me te renda se keto, ka mbush mediat dhe parlamentin shqiptar. Deri diten qe kryetari i PD-se kushdo qofte ai, nuk del dhe ben apologji per qelbesirlleqet qe kane nxjerr nga goja ne foltoren e parlamentit, PD-ja nuk ka fytyre te akuzoje kerkend.
plehrat si Arben Ndoka tregojne sa lire e shesim voten, sa te papergjgshem jemi kur votojme dhe pranojme te perfaqesohemi nga vagabonde injorante dhe te pafytyre qe na e shperblejne duke na vjedhur, injoruar, tallur dhe perbuzur.
Ky te pakten i ka thene ato qe i di e gjithe Tirona,shifni Kryekarin tuaj SB qe ka 25 vjete qe ka thene vetem sajesa e genjeshtra per gjithe politikanet sa majtas aq edhe djathtas prandaj heshtni ju te Pd dhe sic thote populli heshtja eshte kapak floriri