E nderuara Redaksi,
falemnderit për ftesën që të shkruaj në gazetën tuaj për problematikën e azilkërkuesve nga Evropa Juglindore në Gjermani por edhe në vende të tjera të Europës. Sa i nderuar e poaq edhe i hutuar më duhet t’ju them që e kam të vështirë, në mos të pamundur t’jua shpjegoj shkaqet e vërteta të kësaj lëvizjeje masive të popullsisë nga ajo që në zhargonin politik por edhe publicistik në Berlin, Bruksel e gjetiu në Evropë përdoret: Ballkani Perëndimor. Po e provoj pa ju premtuar që do të arrij të jap një pasqyrë të gjendjes reale në këtë Gadishull i cili ka filluar ta merr veten pas luftërave të tmerrshme të cilat rajonin për një dekadë e patën goditur dhe shkatërruar pothuajse tërësisht.
Nuk e di nëse ju kujtohet- bile them që do të ishte e padrejtë që të kërkoj diç të tillë nga ju, që ajo që dikur quhej Jugosllavi qe rrëgjuar nga një luftë vrastare për gadi një dekadë të tërë e cila për pasojë pati më shumë se 300.000 të vrarë, 30.000 femra të dhunuara dhe miliona njerëz të zhvendosur. “Produkti” i luftës së fundit në shekullin e kaluar (1990-2000) në atë që quhej Jugosllavi janë këto shtete: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Kosova. Nëse këtyre ua shtojmë edhe Shqipërinë e cila si fqinje e Kosovës në mënyrë indirekte qe e involvuar në ato konflikte atëherë s’ka asnjë dilemë që të gjitha këto vende- përjashto Slloveninë dhe prej së voni edhe Kroacinë të cilat janë bërë pjesë e BE-së, atëherë del që krejt këto “produkte” të reja- për një dekadë e gjysmë me radhë s’kanë bërë gjë tjetër pos që janë ballafaquar me një problem: marrjen me të kaluarën e tyre dhe kalimin e fazës së tranzicionit të cilin shtete tjera të Evropës së Mesme e patën kryer në vitet 90. Kjo për shkakun që Jugosllavia ishte për më shumë se katër dekada një shtet komunist- pastaj popujt e atij shteti 22 milionësh me nxitjen e shovinizmit serb nga Slobodan Milosheviq u futën në luftëra dhe urrejtje nga e cila edhe sot e kësaj dite nuk janë liruar plotësisht. Në pushtet në krejt këto vende erdhën ose ish-udhëheqës të luftës apo edhe parti nacionaliste të cilat nga perëndimi dhe Evropa të orientuara drejt “kryqëzatave perëndimore” nga Afganistani përmes Irakut e deri në Siri, u toleruan me një çmim tmerrësisht të lartë për banorët e Ballkanit: më mirë të korruptuar e në pushtet sesa nacionalistë që mund të nxisin konflikte të reja. Çmimi i këtij komopromisi përnedimor që me zhargonin amerikan njihet edhe si i “shkopit dhe karrotës”- pra shkop e izolim kur janë djemë të këqij dhe karrotë e liberalizim vizash kur janë djem të mirë po shihet. Dhe kam frikë që do të ndjehet edhe më. Sepse administratori gjyqësor tashmë është para derës.
“Produkti” i luftës së fundit në shekullin e kaluar (1990-2000) në atë që quhej Jugosllavi janë këto shtete: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Kosova.
Dua me këtë rast ta jap edhe një mendim i cili pos që në këtë formë siç po ju drejtohem pak a shumë e kontrollon edhe hidhërimin- për të mos i thënë edhe tërbim, që të jesh nga Ballkani dhe të kesh punë me Evropën dhe evropianin, Gjermaninë dhe gjermanin nuk është edhe aq e lehtë. Gadi se përçmimi që sidomos nga politika por edhe sfera tjera të jetës nga ekonomia e financat e deri tek publicistika e letërsia jo rrallë njerëzit nga ai rajon i bëjnë të ndjehen jo vetëm si Joevropianë por në fakt i hedhin në ujërat e “të dyshuarve” të përjetshëm si nacionalistë, mashtrues, të korruptuar, dembelë, përtacë e çka jo tjetër. Ky gadi qëndrim racist ndaj ballkanasve mund edhe t’i ketë bazat e veta. Por fakti sesi Ballkani vazhdon të vuajë pasojat e mëdha të të qenmit si një “Hinterhoff” me plot bërllog i Evropës e ka edhe çmimin. Berlinit e Brukselit politik Ballkani në një formë a tjetrën nuk u duhet aspak kur është i qetë dhe me këtë nuk bën telashe. Në çastin kur atje apo prej atje vijnë sherre luftërash si në vitet 90 apo edhe probleme siç është tashti Greqia (po Ballkan) dhe azilkërkuesit- atëherë po, atëherë menjëherë mendohet si “të bëhet” me këtë Ballkan!
Nuk kam asnjë dyshim që vetëm përdorimi i termit Ballkan politikanët por para së gjithash bashkëqytetarët tanë gjermanë- lagjet, komunat, Landet dhe deri në Bund, ua jep pasigurinë e ndarjes se kush është kush atje- dhe prej cilave vende është ajo mori azilkërkuesish, besoj dhe shpresoj që ma jep lirinë të provoj që në mënyrë telegrafike t’ua jap një “pasqyrë” telegrafike të gjendjes në këto shtete të cilat vetëm sa “s’na mbytën” me azilkërkues- të cilët, në sytë e vegjëlisë sime nuk janë aspak as refugjatë e as azilkërkues por thjesht migrantë që duan të punojnë apo edhe jetojnë më mirë sesa në vendet prej nga vijnë. Por për këtë më vonë.
Le të fillojmë pra:
BOSNJA DHE HERCEGOVINA
Pas luftërave në Slloveni e Kroaci në fillim të viteve 90 ishte Bosnja dhe Hercegovina krijesa që lindi më së vështiri në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Nga betejat e përgjakshme në këtë shtet mes serbëve (të cilët edhe filluan) kroatëve dhe muslimanëve lindi një paqe e brishtë e njohur ndryshe edhe si shteti i “Dayton”-it ku edhe sot e kësaj dite askush nuk din sa republika dhe kantone ka ky shtet, kush kujt i jep përgjegjësi dhe a është ky shtet vetëm sot për sot. Të gjithë e dijnë që pa një ndryshim dramatik të strukturës dhe formës shtetërore Bosnja me tri republika autome, të kaluar të përgjakshme ku sidomos muslimanët e pësuan tmerrësisht keq- zor që ky shtet mund të vie në vete. Miliarda Dollarët dhe Eurot e harxhuara për mbajtjen e paqes dhe mirëmbajtjen e shtetit jo vetëm që nuk e din askush ku janë por është frikësuese edhe vet frika e Brukselit, Berlinit dhe Washingtonit që të prekin çkado në këtë shtet- vetëm e vetëm nga po frika që mund të fillojë një luftë e re.
Gjendja ekonomike e Bosnjes është katastrofale. Më shumë se gjysma e popullësisë janë të papunë. Punëdhënësi kryesor i shtetit janë po shtetet në të: Republika e Serbëve, ajo e Kroatëve dhe ajo e Muslimanëve Boshnjakë. Qytetarët e këtij vendi- pa dallim kombësie, edhe sot e kësaj dite jetojnë me të kaluarën traumatike. Plot arsye të ikin nga vendi i tyre.
MALI I ZI
Mali i Zi është sa Stuttgarti. Ky shtet prej 600.000 banorësh nuk është shtet. Mali i Zi më shumë është një korporatë, firmë, GMBH e cila nuk qe prekur nga lufta por shumë më tepër përfitoi nga ajo. Si një popull sivëlla me serbët, (diçka e ngjashme si mes austriakëve e gjermanëve) malazezët luftuan në fillim me Milosheviqin por Milo Gjukanoviqi, lideri i pakontestueshëm malazez, e kuptoi që lideri serb është i çmendur dhe serbët e kishin zgjedhur rrugën e gabuar. Me një mençuri Gjukanoviqi bëri dy rrugë e një punë: Malin e Zi e bëri shtet ndërsa vetvetes i siguroi të qenmit shef i bordit të Kompanisë së kësaj Republike. Edhe ky shtet është punëdhënësi më i madh për popullatën e atjeshme.
SERBIA
Dikur shërbyesi i birrave të dy shefave të tij më të moçëm- bashkëmendimtarë të Milosheviqit- Vojislav Sheshelit- tash i sëmurë rëndë nga kanceri si dhe i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës dhe Tomislav Nikoliqi, president i sotëm i Serbisë, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, para disa kohësh ka thënë dy mendime pikante. Së pari: që Serbia duhet të jetë Gjermania e Ballkanit. Që i bie, pas luftërave të tmerrshme që bënë për një dekadë në Gadishull, serbët duhet të ringjallen përmes ekonomisë dhe fqinjësisë së mirë dhe të bëhen faktori kryesor i zhvillimit në Ballkan. Mendimi i tij i dytë; azilkërkuesit nga Serbia dhe Ballkani nuk janë gjë tjetër vetëm se përfitues të parave gjermane. Të dy mendimet në fjalë sa janë të drejta aq edhe budallallëqe. Së pari, sepse Vuçiqi ende nuk e ka bërë as atë që bëri Adenauer (me Francën dhe siodmos Izraelin) e lëre më gjunjëzimin e Willy Brandt-it të cilin do të mund ta kishte bërë sa ishte në në shënimin e 20 vjetorit të masakrës më të madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore kur u vranë 8000 njerëz brenda 24 orësh në Srebrenicë. Jo. Atje Vuçiqin e gjuajtën me gurë dhe në vend që bota të shënonte me dinjitet e përulje atë datë lajm u bë Vuçiqi duke ikur nga masa e tërbuar. Sa për punën e keqpërdorimit të azilit: s’ka patur nevojë ta thotë fare. Sepse e dëgjojmë çdo ditë nga Seehofer dhe bashkëmendimtarët e tij. Rroga mesatare në Serbi është rreth 300 Euro kurse edhe atje shteti vazhdon të jetë punëdhënësi më i madh. Dhe jo vetëm. Janë me qindra kriminelë të luftës që shëtisin të lirë në këtë shtet. Janë mbi 1000 trupa të shqiptarëve të Kosovës që janë të varrosur nën asfalte dhe shteti nuk tregon se ku gjinden. Serbia pos problemeve ekonomike pra ka edhe një problem të thjeshtë: të kaluarën nga si një fantazmë i rrie mbi kokë me pavendosmërinë për ta njohur shtetin dhe me të qenmit herë me Rusinë e herë me Berlinin e Brukselin.
MAQEDONIA
Një shtet problematik. Me shumicë maqedonase dhe një pakicë e cila për 20 vite do të jetë shumica shqiptare, ky shtet ka probleme me Greqinë e cila s’e pranon emrin e këtij shteti, Bullgarinë e cila maqedonasit i konsideron bullgarë dhe Kosovën e Shqipërinë të cilat edhepse nuk kanë aspirata momentale në çastin që do të kërsiste- nuk do të pritonin t’u dalin në krah bashkëkombasve. Maqedonia është e brishtë dhe e pasigurtë. Prandaj ky shtet prejse është shpallur i pavarur pikërisht për shkak të sigurisë është toleruar që në të qeverisin turli qeverish thellësisht të korruptuara dhe inkriminuara në krim të organizuar deri në marramendje. Punëdhënësi më i madh në këtë shtet ku të punësuarit nuk kanë më shumë se 200 euro në muaj rrogë është po qeveria.
SHQIPËRIA
Një çudi e llojit të vet. Edhepse e rrëzuan komunizmin si fqinjët e tyre bullgarë apo rumunë, shqiptarët nga Shqipëria ngecën dhe atë ngecën aq keq sa edhe sot e kësaj dite janë largë anëtarësimit në BE. Të jesh politikan në Shqipëri në shumicën absolute të rasteve- pa dallim partie, dmth. të jesh kapo apo bos i ekonomisë gri, pastrimit të parave, drogës, tregtisë me persona e çka jo tjetër. Pa hyrë me emra apo parti, Shqipëria dominohet nga të “djathtët” e udhëhequr nga Sali Berisha i cili tash një vjet nuk është më në pushtet dhe “të majtët” nga artisti Edi Rama i cili sllogan të zgjedhjeve e pati “Rilindjen”. Nëse Shqipëria “rilindi” pas një viti në pushtet të të majtëve? Po! Duke përcjellur dhjetëra mijëra azilkërkues drejt Europës me një dhe të vetmën kërkesë- atë të sigurimit të ndonjë vendi pune. Dhe po, për dallim nga vendet tjera të Ballkanit në Shqipëri shteti nuk është punëdhënësi më i madh por për këtë të jesh në, siç atje thonë, biznes, pa patur politikën prapa është pothuajse e pamundshme.
KOSOVA
Shteti më i ri i Europës është keq. E çliruar nga NATO në luftën e fundit të Ballkanit dhe Evropës në vitin 1999 Kosova u qeveris nga dy misione të mëdha të të dy organizatave më të mëdha të botës. OKB nga viti 1999 deri në 2008 dhe BE nga 2008 deri më sot. Përllogaritjet për shpenzimet e këtyre bashkëqeverisësve “ndërkombëtarë” me ata “lokalë” janë miliardat marramendëse. S’e duroj dot cinizmin e politikanëve por edhe gazatarëve perëndimorë kur pyesin: po ku janë miliardat që u dhanë si ndihma. Ua them sërish: ato miliarda janë kthyer atje prej nga u dhanë. Në vendet e origjinës. Për paga e buxhete për “ndihmaçarat” e të gjitha vendeve të Europës. Për shtetin e pavaruri të Kosovës nga 17 Shkurti i vitit 2008 deri më sot, ne qytetarët europianë (lexo gjerman) harxhojmë nga 1 milion euro në ditë për EULEX-in, një mision policor dhe të drejtësisë i cili jo vetëm që ka dështuar në mënyrë gjigande por nuk ka politikan në Europë që din diçka për këtë vend që s’e ulë kokën sa herë pyeten për këtë dështim. Dhe po, kosovarët, si i vetmi vend nga Ballkani arritën të bëjnë diçka, kastës thellësisht të korruptuar politike në Kosovë, ndërkombëtarëve poaq të involvuar në krim e korrupsion atje si dhe “qendrave të vendosjes” në Berlin, Washington e Bruksel, arritën që t’ua dëshmojnë një gjë: edhepse pa liberalizim të vizave ata arritën që për gjashtë muaj të thyejnë rekordin e kërkesave për azil në Gjermani e gjetiu në Europë. Përndryshe edhe në Kosovë, punëdhënësi më i madh është shteti.
Tani, bukur në mëdyshje me këto përshkrime them thellësisht sipërfaqësore dhe të errëta, e nderuara Redaksi më duhet t’ju them që kjë puna e azilkërkuesve nga Ballkani më duket bukur bizare krahasuar me azilkërkuesit e vërtetë dhe mirëfilltë nga zona lufte prej vendeve arabe e deri tek Afrika e rrëgjuar. Them kështu sepse në parim qytetarët nga Ballkani nuk janë azilkërkues sa janë hallexhi që duan jetë më të mirë dhe shanse për vende pune. Nëse dikush do më thoshte që duhet të rrijnë atje dhe me votën e tyre ta rrëzojnë Qeverinë e vendit të tyre atëherë them që vota në Ballkan s’e ka vlerën e votës në demokraci të mirëfillta. Prandaj edhe ndjehen të dëshpëruar dhe ikin për të gjetur “strehim” në shtetin tonë.
Ideja ime është e thjeshtë: ballkanasve nuk duhet pranuar kërkesat për azil. Por as nuk duhet t’u hiqet liberalizimi i vizave. Kemi aq shumë nevojë për fuqi punëtore, të rinj e reja që janë të gatshëm të mësojnë gjuhë dhe punojnë në ndërtimtari, kopshtari, medicinë sa është absurd tërë teatri që quhet azil. Këtyre njerëzve, këtyre qytetarëve europianë duhet ofruar që të shfrytëzohet vullneti i tyre për të qenë pjesë e shoqërisë sonë. Sepse janë europianë. Poaq sa janë europianë bullgarët, rumunët, çekët apo sllovakët. Dhe kjo punë shkon shumë thjeshtë- nëse duam ta shohim anën e mirë të dëshirës së tyre për të qenë pjesë e shoqërisë sonë: ta heqim azilin për qytetarët e Ballkanit dhe t’ua hapim dyert… Ndryshe hakmarrja e tyre do të jetë edhe më e madhe!
I juaji,
Beqë Cufaj
Shkrimtari Beqë Cufaj i lindur në vitin 1970 në Deçan të Kosovës me familjen e tij jeton në Stuttgart. Së fundmi nga Cufaj është botuar romani “[email protected]“.
Frankfurter Allgemeine Zeitung
e ke gabim!
kta njers,te cilet i kan te gjitha mundsit te ndertojn shtetet e tyre ,ti lulzojn edhe me teper sesa europa klasike,kta njers pra nuk mund te jen faktor progresi stabiliterti punesije ne europ,porse vec destruktiv kriminel rrenues…
gjermanes e pasluftes ishin edhe me keq sesa ky ballkan sot por nuk iken nga syt kembet dhe ben gjermanin.
pse?
se ishin njers
ballkanasit sidomos shqiptart,sidomos ata t shqipnis nuk dijn dhe s kan si projekt ndertimin e shtetit.
ata dun vec pare, si nji band krimi ne nji film hollivudi,
a pjerdhin mafjozt per shtet ?
ata e kan mendjen vec si me bo pare.per pare ata djegin edhe shtetin.
a nuk ja ben kte gje shtetit amerikan mafjozet ne koh te luftes kunder hitlerit,kur ata meqe e kishin kap portin me t madh te ameriks, fundosen anijen gjigande amerikane ne port e cila ishte gati per tu nis me furnizimne per frontin ne europ.. dhe amerika u detyru te bente kompromis me mafjozt duke liru kapon e tyre Lucjano nga burgi..? pazari ishte i ill. ju mafjoz beni c beni ne si shtet s ju ngacmojm shum,por ju mos na sabotoni luften kunder hitlerit.
kshtu esht shqiprija. nji band e madhe mafjoze ku gjithsecili ka gjet ate copen e vet te tortes kriminale dhe e mban fort. kush s ka gjo emigro..
prandaj,kta njers,ballkanas,sidomos shqiptare,do prishin boten. pse?
sepse ai qe s don shtetin e vet,(s pjerdhin me bo shtet shqiptart) ai s don edhe shtetin e tjetrit,madje edhe e prish me shum ate shtet nga inati se s esht i tiji.
ktu do jemi e do ta shofim.
respekte….
Badallalleqe e prap budallalleqe.
Pa koke e pa bisht.
Beco mos se quaj privilegj pse po shkruan nen kontekstin me term hakmarrjen.do u ndieje I priviligjum kur gjermani e ktej maton oqeanit ti jipnin viza Pune shqiptarve sic I dhane romunve e bulggave.po I lan shqiptaret te ishin nxenes se camoras,te duronin fshesat te borxhlnjve te evropes,nje otranto mos kalonin dot,plumbat qe me koperariva I bleme,te na I konveetonin me gerdecmedhenj.te jesh nga dera e e te madhit jashar mund ta pranojm,po ti o bec avokatin?kuptohet sa poshte ka Rene Jo shqiptaria,po familja shqiptare.beni perkthyesin ku hani nje cope buke,po shqiptaret pse qajne me lot,se mungojn dy gjera,mendjepreftesia me trimerin,Ismail qemali dhe isa boletin.ckemi me mbas jan kakardhie qe lepien majtas djathtas.
Mere me long se mishi u mbaru!
Cufe ke thene apo me mire te them se ke shkruar ato fjale qe do te degjoj EVropi! I ke kref ata aq shume sa mos i bien floket te shkretve nga krefjet e tua. Por REALITETIN e vertete nuk e ke prek fare ose nuke di ose nuk ta mban apo je servil nga natyra.
Nje shkrim idiot !
Përshkrim i lezetshëm.
I lutem SS-ve te Merkel-it te kthejne ne vatan/Kosovo ”mohamed” te tille e jo te degjojne pacavure te tilla made in arabia……….!!!
Ky tip mundohet te mbuloi mutin me shurre,pra korrakun ballanik…..ARSYEJA ,pse Ballkani eshte katandisur nje hale alla turka,kete gjermanet e dine mire.
I GJO JA KE FUT KOT PLAKO KOQEVARET EUROPIANE? E CUDITSHME SE KUR AMERIKANET BENE TESTIN DHE PYETEN PAS LUFTE KOQEVARET NGA DONI JU APO MBESHTESNI KOQEVARE ATA T GJITH THAN JEMI JO EUROPIANE POR MBESTERSIM LINDJEN TURQINE E ARABINE DHE KETE STATISTIK AMERIKANET DHE EUROPIANET E DINE MIRE .
PERFUNDIMI MIJRA KOQEVARE TE KTHYER KETE MUAJ ATA NGULIN KEMBE THONE NUK JEMI SIRIAN POR GJERMANI DHE VENDET E TJERA FRANCA ANGLIA ETJ I KTHJEJNE I QUAJNE I SOJ SI SIRIANET APO ARABET QE PO NDYNDEN NE DYERT E EUROPES DHE ERUPA JU KA MBYLL DEREN ME KETA ARAB PO DIGJEN DHE KOSOVARET SEPSE I KANE QUAJTUAR VELLEZER TURQIT T I GJAKU E T I FEJE .EUROPA NUK I DO ISLAMIKET EUROPIAN ESHTE QIND PER QIND E SIGURTE DHE NUK DO NGA SHTETET ISLAMIKE SIDOMS TE VIJNE EMIGRANTE KETO VENDE JANE ME TE PERSEKUTUARA ME NJE MUNUS PER TA SEPSE JANE ISLAMK MUSLIMAN VENDET E EUROPES PERKRAHIM ME SHUME TANI VENDET PO ME FE E BESIM TE TYRE KTA JANE TE PARET PER KETE ATA SILLEN KESHTU ME KOQEVARET SHQIPFOLES ISLAMIK ORIGJINE TURKE.
Jo zoti Cufaj, e ke gabim ….
Gjermania nuk duhet t’i hape dyert ballkanit, me mire t’a izoloje rracen ariane ballkanase, e cila eshte pjese e po te njejtit kontinent ku jetojne dhe gjermanet.
Gjermania te vazhdoje me mire t’i hape dyert aziatikeve e zezakeve , te cilet kane mbushur Gjermanine dhe kane shartuar rracen gjermane duke e DHI perfundimisht ate race te paster, qe u la trashegimi Hitleri, i cili beri krime makabre vetem per kete qellim!!!!!!
Nuk eshte krejt ashtu sic i sheh gjerat Beqir cufi. Ish Jugosllavia u fut ne luften e pergjakshme 10 vjecare per arsye te mos mirekuptimit ne qendrat vendimmarrese europjane dhe boterore . Per te qene me konkret po e shtjelloj deri ne fund mendimin tim . Ne fillim te viteve 90-te Amerika , nepermjet ambasadorit te saj ne Beograd deklaronte : Jugosllavia e bashkuar eshte faktor stabiliteti ne Ballkan e rajon . Ne te njejten kohe Gjermania u mbeshtet ne llogjiken : Mbaroi misioni i Jugosllavise , cdo popull duhet te vetqeverriset ne baze te traktatit te Helsinkit . Koha tregoi se gjermanet kishin plotesisht te drejte ne politiken e tyre , politike qe e cuan deri ne fund pavaresisht gjakut te shumte qe u derdh, kjo jo per faj te tyre por te mbeshtetesve te linjes amerikane . Viktime e ketyre politikave te dyfishta rane edhe shqiptaret kudo qe jane . Ne nuk u ngritem ne nje kohe me kroatet , por e lame per ne fund . Me kete veprim humbem dyfish , edhe aleancen gjermanike , duke mos mbeshtetur Kroatet dhe Sllovenet , por edhe duke luftuar te vetem ne fund me bishen e plagosur rende patem humbje shume te medha nga sa do te kishim po te ishim ngriturme 1991 .Carjen me aleancen gjermane po e vuajme edhe tani pas 15 vjet lufte dhe shkeputje perfundimtare nuk eshte bere njohja e plote nderkombetare e Kosoves .
shqiptaret e kosoves dhe maqedonise i cliroji amerika por te gjithe adhurojne turqine edhe vendet arabe futuni ne facebbok si te pabeset shajne amerikanet dhe mbrojne islamin .shumica kane emra turkoarab. kur i vuri serbi perpara thoshnin HELP USA HELP NATO nuk kerkonin ndihme nga shtetet myslymane se nje mut u vinte u vinin lek vetem per xhamira.po kur te filloji lufta shqiptaret myslymane kane per ta pesuar me keq se boshnjaket.bosnja eshte nje shembull qe nuk donte ti dinte kush per ta se ishin myslymane dhe turqia nuk i shpetoi dot
Analiza dhe dhogjika e Zt.Cufaj eshte e sakte dhe shume e kuptushme per nje Ballkanas,por per shumicen e Europianeve dhe Qeverive te tyre eshte e pa pranushme per efekt te Tradites,Mentalitetit dhe Standartit Ekonomik dhe sidomos jo ralle te Analizave te helmuara Mediatike Europiane.Kur Firmat Gjermane,Austriake etj.gllaberojne pasurite minerale,Aeroprtet,Bankat,Portet,Turizmin etj,per Qytetaret dhe Qeverite Europiane eshte nje Cokollate qe shijon dhe e vete kuptushme(selbsverschtendlih).Sistemi Kapitalist eshte i eger,nuk ka dhimbje per te tjeret,eshte Egoist dhe i pa ngopur.Ballkanasit jane Femije te braktisur te Familjes Europiane,prandaj pa u skuqur te bejne gjithcka per te mbijetuar me Armet qe ata kane,dhe ato jane:Shkollimi,Kualifikimi profesional,cfrytezimi i pasurive Kombetare,Tregje Ekonomike te perbashketa,Investime ballkanike ne Infrastrukture,Lufte Korupsionit Qeveritar dhe mbi te gjitha shume,shume pune pa e zgjedhur ate.Rruga eshte shume e gjate,por per te aritur ate qe kerkojne Popujt e Ballkanit duhet Mendje dhe Sakrifice e disa brezave dhe Llogari te bera sot per neser.
Fajin e kane greket evgjito egjiptiane qe e kane shkaterruar Ballkanin me politiken e tyre shoviniste ndaj fqinjeve. Nese shtetet ortodokseterroriste nuk do ishin me gabele azie atehere do kish bashkepunim mes vendeve e do krijohej nje treg i madh pune per te investuar.
Por jevgjit anadollake grekeserv kane sjelle vetem destabilitet ne rajon e si pasoje papunesi
turqia pêrdhunoi shqiperine 500 vjet u nderroi fene kulturen emrat mbiemrat u shpernguli popullsine me dhune arbereshet dhe prape i thoni vend MIK. megjithese u ndaloi gjuhen shqipe ne shkolla per 500 vjet
grek+serb = turk te q…. turkun se 500 vjet roberi na mbajti