Partia Demokratike akuzon Qeverinë se ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave në dogana e tatime. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se “Ministria e Financave ka pranuar dështimin me mbledhjen e të ardhurave”, duke nxjerrë në pah kështu sipas tij, “gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese”.
Spaho tha se në buxhet mungojnë 134 milionë dollarë, dhe sipas tij shkak për këtë situatë është korrupsioni dhe ryshfeti në dogana e tatime.
“Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës.
Ministria e Financave ka pranuar më në fund zyrtarisht dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave. Dështimi në mbledhjen e të ardhurave, dështimi në tatime e dogana, është në fakt dështimi kryesor i një qeverie. Kur një qeveri nuk mbledh të ardhurat, ajo pushon së funksionuari në rolin e saj më kryesor.
Pranimi zyrtarisht i këtij dështimi nga Ministria e Financave ka nxjerrë në pah gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese.
Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës.
134 milionë dollarë që mund të ishin pensione të rritura, apo paga më të mira, shkolla e kopshte, rrugë të reja, ujësjellës apo rrjet i ri energjitik, rimbursim për energjinë apo ndihma ekonomike për të varfërit, nuk ekzistojnë sot sepse janë kthyer në pasuri për një grusht njerëzish e janë përdorur për të blerë vota.
Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim, se korrupsioni, rryshfeti, ulja e traut të doganës për miqtë e qeverisë po shkaktonte një gropë të madhe në të ardhurat e vendit. Edi Rama e mohoi vazhdimisht dhe fliste gjithnjë për rritje e arritje.
Por e vërteta e hidhur ka dalë në shesh. Tani nuk e dimë se çfarë emri do ti vërë Edi Rama kësaj? Çfarë arritje apo suksesi janë këto 134 milionë dollarë të vjedhura në tatime e dogana?
Ky korrupsion galopant i ka dhënë pasojat, siç e dimë përfaqësuesi i FMN u shpreh i zhgënjyer dhe fondi monetar ka vendosur të mos lëvrojë kredinë. Edhe pse Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon, ai sot ka performancën më të dobët në rajon në grumbullimin e të ardhurave.
Para këtij fakti tronditës, nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Përkundrazi, në filozofinë e Edi Ramës, fajin e ka populli.
Ai nuk ka ndërmend të ndalojë e të marrë masa për hajdutërinë e hajdutët rreth tij, por ka shpallur se do të rrënojë popullin, do ti tregojë atij burgun, me një fushatë kërbaqi që ka vendosur të nisë në shtator.
Ka ndërmend t’i nxjerrë në kurriz të popullit, të ardhurat që nuk ua merr miqve të tij biznesmenë, të ardhurat që nuk ia merr klientelës së tij në dogana. Të ardhura që sigurisht i ndan me ta.
Qytetarët e këtij vendi kanë duruar shumë padrejtësi të kësaj qeverie, dhe zor se do të durojnë edhe padrejtësinë e mbulimit të korrupsionit e selektivitetit në pagimin e taksave dhe detyrimeve doganore.
Partia Demokratike thekson se zgjidhja e vetme është ulja e taksave, administratë e ndershme në tatime e dogana, dhe trajtimi i barabartë para ligjit e detyrimit për të gjithë.
Partia Demokratike bën edhe një herë të ditur se sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit, ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 përqind, më të ulëtën në rajon.
Do shmangim kështu korrupsionin e informalitetin, do rrisim të ardhurat, dhe do ta bëjmë vendin më tërheqësin në rajon për investime”
sa dhate llogari ju te jeret,,,,,nje mut jeni po he
mjere ky popull
E verteta eshte se shqiptaret po vuajne ende pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Nuk harrojme qe cdo sektor u dergua ne prag falimenti, pikerisht si pasoje e rrumpalles qe krijoi qeveria Berisha
E verteta eshte se PD ja ishte katasrofike, e korruptuar per tete vite, po PS ja me Ramen ne krye kane dy vjet ne krye dhe te ardhurat jane akoma me te ulta se ne kohen e PD se!!!
Edi Rama po deshton plotesisht ne ekonomi, dhe kurre ska qen ekonomist, llafollog po eshte po populli do te haje e llafen nuk mund te mbushin barkun bosh te popullit fukara shqiptar.
Ekonomia eshte e thjeshte te matet, me shifra.
E verteta eshte se shqiptaret po vuajne ende pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Nuk harrojme qe cdo sektor u dergua ne prag falimenti, pikerisht si pasoje e rrumpalles qe krijoi qeveria Berisha
E verteta eshte se shqiptaret po vuajne ende pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Nuk harrojme qe cdo sektor u dergua ne prag falimenti, pikerisht si pasoje e rrumpalles qe krijoi qeveria Berisha
Si the ,:si the:- Partia Demokratike ben te ditur se sapo shqiptaret te na besojne drejtimin e vendit…..”!Ore, pa u njohur me rregulloren e burgut ju, as qe mos tentoni te kerkoni besimin e popullit!Mashtrimet tuaja nuk pine me uje!Pornuk keni faj ju, fajin e ka keryeministri qe nuk beri reformen ne drejtesi kur ishte koha dhe sot do ishim te ire nga kjo fare e keqe qe nuk po di te zhduket, me keq se kanabisi!Tphu, race e ndyre!Keni goje dhe kerkoni besim!
Po pse nuk e bête kete qe thoni per 8 vitet e qeverisjes suaj?
Naturisht pse e rropet ,e vodhet dhe e vrate popullin.
Prandaj mos genjeni e mashtroni me.
Koha juaj ka marre fund njehere e porgjithmone.
Tani pozicioni juaj eshte me analet e historise si fakt me I turpshem ne historine demokratike te Shqiperise.
Ndoshta ky eshte drejtimi i duhur per kete popull, me ngjyre me ere e me shije nardeni,vazhdoni ne kete rruge se do te dilni ne qafe te paradhisit…
Bota ësht në kriz.,ndaj ka gropa.
nuk ka me budallenj ne shqiperi qe te besojne partine demokratike