Veliaj te Treni, shkul pankartën e Bashës " Më bllokoi Rama"

4 Gusht 2015, 12:40Politika TEMA

Erion Veliaj ka nisur punën në krye të Bashkisë së Tiranës ku kanë nisur edhe ndryshimet e para, që siç e quan ai janë rikthim në punë i një kryeqyteti që për 4 vjet ishte në gjumë. Por pasi rregulloi Sahatin e Tiranës, pezulloi lejet e ndërtimit si dhe nisi restaurimin e Monumentit të Pavarësisë, radhën e ka tabela e vendosur tek Stacioni i Trenit në Tiranë, ku thuhet “Bllokuar nga Rama”.

Është vetë Veliaj i cili e konfirmon këtë fakt duke theksuar në Twitter se kjo do të jetë ajo që do të bëjë sot për t’i rikthyer fytyrën kryeqytetit.

Qytetarët ku i kanë kërkuar kryebashkiakut të ri se si do të procedohet me tabelën.

Erion Veliaj i është përgjigjur:”Ikën sot”.

Kujtojmë këtu se tabela u vu nga administrata “Basha”, për të treguar bllokimin e projektit të bulevardit nga kryeministri Rama.

3 komente në “Veliaj te Treni, shkul pankartën e Bashës ” Më bllokoi Rama””

  1. Spartaku says:

    Nuk kishte se çfare te bente i shkreti Basha.Me keto do justifikohej ai per ato premtime qe tha dhe nuk i beri fare.

  2. bep says:

    Po per Rrugen e Kombit,per 21 janarin kush e c’blloi Lulken?

  3. Tema says:

    Jo shpenzime të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje