Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë betimin në Këshillin Bashkiak të qytetit për mandatin e tij të tretë.
Në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut Dako ishte i pranishëm ministri i Shtetit për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqënies Sociale e Rinise, njëkohësisht deputet i Durrësit, Blendi Klosi.
Betimi i kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së parë të këshillit bashkiak për mandatin e ri. Në këtë mbledhje u krye kostituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe u procedua me zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak.
Në votim morën pjesë 51 anëtarë të këshillit bashkiak, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar i këshillit bashkiak Alban Ramohitaj dhe nënkryetar i këtij këshilli Artur Bujari, që të dy përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Po ashtu, këshilli bashkiak ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillin e Qarkut.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Dako, pas betimit theksoi se “Bashkia e Durrësit ka prioritet përmirësimin e jetesës së qytetarëve durrsakë nëpërmjet investimeve të mëdha që po transformojnë përditë e më shumë imazhin e një qyteti turistik si Durrësi dhe se interesat e qytetit dhe qytetarëve durrsakë”.
Kryebashkiaku Dako deklaroi gjithashtu se të gjitha ato zotime që ai ka marrë do t’i bëjë realitet dhe do të punojë për të gjithë qytetarët e Durrësit pa asnjë dallim, sepse “për ne dhe qytetarët janë të gjithë njësoj dhe ne do t’u shërbejmë të gjithëve me përkushtimin maksimal.
“Ky mandat është mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Tashmë me ndarjen e re territoriale kemi mundësi t’i shërbejmë një komuniteti më të madh qytetarësh. Garantoj se do të jem gjithnjë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, pasi të gjithë qytetarët meritojnë njëlloj shërbime dhe për në të gjithë qytetarët janë njësoj”, theksoi ai.
Hahaha… Dihet qe bixhozcinjte jane genjeshtaret me te medhenje.Dako eshte ne fakt edhe kryetar i PS, pra i plotfuqishem ne komandimin e deleve te PS, pse jo dhe te nje pjese te mire te PD per te perkrahur vetem dhe vetem te paaftet dhe te korruptuarit.Po te shkonit , pikerisht sot per nje kafe te Bar Tivari, te ish Vollga, s do te mund te rrinit asnje minute nga era e mutit, peshqesh nga deti, si rrjedhim i ujrave te zeza qe derdhen aty ne sy te Dakos.Sigurisht kjo eshte rruga e duhur per delet.Bariu i zbritur nga malet e Permetit dhe i edukluar ne periferi, ne lagjen e varfer te Shkozetit qe akoma sot eshte e ndohtur nga fonderite, eshte garanciia me e mire per kete.Nje PD tradhetare tashme e idealeve te demokracise,s eshte e zonja te ndal marshimin e tij nga fitorja ne fitorje.Rruge te mbare ne drejtimin e duhur!
Te lumtte dako + koalicioni i majte.Ja dogje sumen grida sumes dhe pedes .