Mesazhi i Gent Strazimirit për "shkëlqesitë" opozitare dhe ato qeveritare

3 Gusht 2015, 13:36Politika TEMA

Genti Strazimiri, deputet i PD-së, përmes një komenti në Facebook ka reaguar në lidhje me realitetin në vend, ndërsa ironizon ato që nuk e shohin si ai këtë situatë. Strazimiri i konsideron “shkëlqesi: opozitare dhe qeveritare ata që e shohin ndryshe nga ai vendin ku jeton…ose mbase në “shoqërinë e salloneve dhe të luksit”, është luks të thuash të vërtetën…

Postimi i Gent Strazimirit

Do të doja shumë të jetoja në vendin e “shqetësimeve opozitare” që lexoj në gazeta, të shprehura me aq delikatesë e finesë nga “opozitarë” që të japin përshtypjen se vijnë nga dinasti intelektuale me gjak blu; të rritur mes mazhordomësh e shërbyesish të kujdesshëm ku së bashku me qumshtin e gjirit janë mëkuar me “etiketën e lartë e të sofistikuar”…

Do të doja vërtetë që problemi dhe shqetësimi më i madh në këtë vend sot, të ishte një xhest jo aq aristokratik i opozitës në këshilla bashkiake, komision apo parlament, apo një fjali me sfond jo shumë korrekt në drejtim të një “shkëlqesie ministre” gjatë një debati të stërzgjatur;, apo më tej akoma, prishja e humorit (veçanërisht në orën e çajit…) për shkak të një konference për shtyp të opozitës (e cila mund të ishte formuluar edhe më mirë)…
Ajme’, jetoj në vendin

– Ku tutorët e prostitutave dhe shteti janë një, dhe për këtë arsye oratoria e sofistikuar vetëm në parlament nuk e ka vendin….

– Ku “ekselenca” e tij Kryeministri, në parlament flet me fjalorin më të ulët të rrugës duke iu drejtuar secilës prej “ekselencave të tyre” ministre dhe cilitdo tjetër në foltore…

– ku të gjithë e dinë se si vidhen e kush përfiton nga milionat e eurove të bukës së gojës, ditën për diell, dhe se si loti i mjerimit po hyn pa trokitur në çdo derë…

– ku “ligji” është nocioni më i pavlerë, dhe mëkatarët që duhet ta zbatojnë janë në dorë të trafikantëve të drogës, vrasësve e fallsifikatorëve që sot janë “përfaqësues të nderuar të popullit”…

Ajme’ nuk kam qëlluar me gjak blu, që të gjithë këtë realitet ta shoh nga kështjella shekullore e familjes, nën kujdesin e shërbëtorëve dhe cicërimën e zogjve e me sytë nga lëndina e pafund që rrethon …”genin aristokratik”…

“Shkëlqesitë opozitarë” dhe “shkëlqesitë qeveritarë” e shohin ndryshe nga unë vendin ku jetoj…ose mbase në “shoqërinë e salloneve dhe të luksit”, është luks të thuash të vërtetën…

Mjerimi i shpirtit me sa duket shpërblehet me bollëk!!!

10 komente në “Mesazhi i Gent Strazimirit për “shkëlqesitë” opozitare dhe ato qeveritare”

  1. Tullaci says:

    Ketij birbos i ka ardh vakti me hanger dru. Eshte mesuar te rifet dhe nuk duron dot.

  2. leka says:

    Mjerimi i shpirtit shperblehet me bollek!kete e ke thene bukur perderisa te kane shperblyer edhe ty duke te bere deputet me ate shpirtligesin qe ke.
    Te gjithe jeni ca plehra qe doni vetem te na shisni moral dhe te mbushni xhepat tuaj.
    Mjer keta trushplare qe ju ndjekin dhe mburren me shpirtligesin tuaj.

  3. Illo says:

    Pa kete proze pa lidhje dhe pa sens , Shqiperia do te gdhihej me mire . Te tere duan te behen shkrimtaruce , qe lexojne vetveten . Jane te pa deshifrushem .I. Foto

  4. Anita Zhoga says:

    Strazimiri eeshte nje njeri qe kurre nuk ka qene i lire te shprehe mendimin e tij se nuk ka kapacitet por fryhet ne krah te Zhozefines dhe mendon se merr me shume like, perkundrazi te gjithe e urrejne fytyren e tij aspak intelektuale

  5. Labi says:

    Kjo rertorike e nje njeriu të zhgyer deri ne gen për shuplakën që hëngri koridoreve të Kuvendit, sigurisht në mënyrë rrugaçërore, ky individ nevrastanik që nuk ka jo gjak blu, por as gjak të verdhë,ky njeri, them, është protipi i një kulture të mbjelle nga antikomunizmi i Berishës dhe sjellja para shqiptarëve nuk do të ndryshojë kurrë nëse nuk vdes kultura e armikut brenda vetes. Ky filolog jo aq i mërzitshëm në retorikë, por i zbrazët në shpirt si një lëvozhgë arre që e kanë ngrënë mijtë, nuk kupton dot dot se jeta e shqiptarëve nuk janë Ai ose Kundërshtarët e tij, por fëmijtë e tyre, mirëqënia, apo skamja e tyre, nuk kupton se emrin e ka në lisën e Dyqanit të Politikës për shkak të një shtembërimi skandaloz të Demikracis, sepse në të kundërt, ai kushdi në çfarë skute do të nxirrte tani bukën e gojës.Ky është i pari kuvendor që është goditur me shpullë në historinë parlamentare dhe ka mbushur brekët nga frika. Goditja mund të vinte nga një trafikues femrash,siç e quan ai, por gjithsesi me logjikën e sikterisjes së një maceje mjaullitëse. Eshte fatkqesi zotëri që ti tenton të zesh një qoshe në historinë politike shqiptare. Ti rruan kokën sepse kështu bëjnë edhe ca të tjerë..

  6. I thone nje fjale,kur I ha bytha dhise,shkon e ha buken e bariut.
    Keshtu dhe ti strazimir po te ha prape bytha.
    Rri ore derzi me bythen tende.

  7. Xhonson says:

    E keni kuptuar por nuk e thoni dot se tashme KAPITALIZMIT si sistem politiko-ekonomik i DOLI BOJA edhe ne Shqiperi!E ardhmja e njerezimit eshte vetem SOCIALIZMI!LAVDI E PERJETESHME ENVER HOXHES!

  8. shvejk says:

    Srazimiri po vdes per tu dukur si faktor, sidomos me kto hartimet e fillores nuk eshte as ne nivelin e Bumcit.

  9. riti says:

    Sot per sot ky eshte assi i p,d, me te p,d,e ka shume te sigurte te ardhmen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje