Partia Demokratike, është në kërkim të donatorëve për të mbledhur sa më shumë financa nga mbështetësit e saj.
Kjo “thirrje” e PD-së bëhet përmes një dritareje të veçantë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, raporton GSH.
Në këtë dritare shkruhet “Dhuro” dhe në të janë publikuar numrat e llogarive bankare në dy banka, konkretisht në Bankën Ndërkombëtare Tregtare dhe në Raiffeisen Bank. Në këtë mënyrë, PD-ja tërheq burime të reja financiare duke iu drejtuar mbështetësve të saj në mënyrë krejtësisht publike dhe zyrtare.
Kalimi në opozitë duket se ka rrudhur edhe burimet financiare të PD-së për këtë fushatë elektorale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale urdhëroi 61 kandidatët e djathtë që paratë për fushatën t’i gjejnë vetë, pasi PD nuk do t’u japë asnjë qindarkë. Basha u bëri të qartë të gjithë kandidatëve që paratë për fushatën t’i nxjerrin nga xhepi i tyre ose të kërkojnë ndihmën e simpatizantëve të PD-së.
Pas këtij urdhri, të gjithë kandidatët e djathtë i mbuluan vetë shpenzimet e fushatës që nga hapja e zyrave elektorale në mbarë vendin, karburanti i makinave, lëvizja në zona të ndryshme elektorale, posterat, etj.
Në kriz financiare zhytën qytetarin demokratët
Urime, gazeta tema, ju tashme jeni kthyer ne gazeten 55.
Mirruni me Opoziten. te gjithe e dim esesa e dhiere eshte kjo opozite qe kemi.
Te dhiere gjer ne fyt jane…..
po mos u merr me te dhieret e opozites, mirru ndonjehere edhe me te dhieret e qeverise…..
Pse nuk shkruan edhe per qeverine qe i detyron anetaret e partise te marrin zyra me qera me parate e tyre per te ndihmuar kandidatet per kryebashkiak.
Kusheriri im anetar i Partise socialiste, detyrohet nga lart qe te marre zyre me qera dhe ta paguaje qerane nga gjepi, ne funksion te kandidatit per kryebashkiak…….
Ec e mos e paguaj qerane e zyres, pasi te heqin nga puna….
Po kete pse nuk e raportoni? apo ngaqe jeni kthyer totalisht ne nje gazete aq te peshtire sic eshte gazeta 55.