Pronar me letra falso i 22 mijë metrave katror tokë/Gjykata e Vlorës dënon edhe ish-juristen e ZRRPP

2 Gusht 2015, 13:26Politika TEMA

Përmes dokumenteve të falsifikura ka arritur të bëhet pronar i 22 mijë metrave katror në zonën e plazhit të vjetër, në lagjen “1 Maji” të qytetit, si dhe tek Uji i Ftohtë i cili arrin në vlerën e tregut mbi 2 milionë euro.

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg Vilson Lushaj duke e shpallur fajtor se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi këtë pasuri të paluajtshme.

Gjithashtu është dënuar me 4 vjet burg. Blerina Dhami, ish-juriste e Hipotekës së qytetit, e cila në cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, ka ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të dy pasurive duke e bërë pronar, raporton Ora News.

Toka  në zonën e plazhit të vjetër, në lagjen “1 Maji” të qytetit arrin në vlerën e tregut rreth 2 milionë euro informoi sot prokuroria.

Në total Vilson Lushaj dhe Dhami, janë dënuar me 7 vjet e 6 muaj për akuzën “fallsifikim dokumentash” më shumë se një herë. Gjithashtu “gjykata ka vendosur konfiskimin e truallit të përfituar nga fallsifikimi i dy të pandehurve, e cila arrin në vlerën e tregut rreth 2 milionë euro” informoi prokuroria më 2 gusht.

Akuzat per Vilsonin- “Në hetim dhe më tej në gjykim, i pandehuri Vilson Lushaj është akuzuar se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.32/435, zona kadastrale nr.8604, e llojit truall, me sipërfaqe 20.039 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Po kështu, i pandehuri Vilson Lushaj është akuzuar se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.17/1/2, zona kadastrale nr.8602, e llojit truall, me sipërfaqe 1.700 m², ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë” informon prokuroria.

Juristja eZ.Rr.P.P Vlorë firmosi letrat-  E pandehura Blerina Dhrami është akuzuar se në “cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, duke përdorur dokumentat e falsifikuara, duke pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rreme, si dhe duke kryer “korespondenca” me A.K.K.P Tiranë me qëllim verifikimin e dokumentave, por që në të vërtetë këto korespondenca kanë qënë të falsifikuara, në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, si dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së saj, ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të Z.Rr.P.P Vlorë, të dy pasurive të paluajtshme të mësipërme, me sipërfaqe trualli 20.039 m² dhe 1.700 m², në favor të të pandehurit Vilson Lushaj dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse të pronësisë” deklaroi prokuroria.

13 komente në “Pronar me letra falso i 22 mijë metrave katror tokë/Gjykata e Vlorës dënon edhe ish-juristen e ZRRPP”

  1. berti says:

    do te bejne burg keta a po do merren me politike sepse per mendimin tim kane tregu qe jane te afte te drejtojne atdheun …….

  2. tfgs says:

    vazhdojne sunitet te grabisin token e Arberit,ashtu si ben per 5 shekuj stergjysherit/pashallaret e sulltan Muratit ………..
    asnje sunit nuk eshte pronar i ligjshem pasi qitapet e turqise leshoheshin per sherbim te ketyre te pabeseve ndaj pushtuesve turq.

  3. Patrillo says:

    Ne burg, more qe the ti kupton ti ne burg, edepsezet. Si more kane pervetesuar pronat, maskarenjte.

  4. plaku i mocem says:

    Por ta marrim vesh,i kujt ishte trualli,i shtetit apo i privatit.Ne se ka qene i shteti, perse shteti nuk e perdori ate per kompensimin e famshem te ish pronareve me troje ne Bregdet?.Une nuk di qe shteti te kete troje te lira,ato u shiten,apo u grabiten.Pas vitit 2000,objekte dhe troje te shtetit mbeten vetem ministrite dhe kryeministria,biles nje nga ministrive u doli pronari,ndersa nje bujk ne Myzeqe,pretendonte te privatizonte zyrat e Komunes(qe i kishte ndertuar shteti monist),dhe pastaj komuna ti perdorte ato duke i marre me qira nga private(!)Mos u cudisni,ka dhe keshtu!.
    Qe te kthehemi tek tema,ne favor te kujt shkon konfiskimi?Mos i eshte vene syri nga ndonje “pronar i ri” qekerkon ta beje fshat turistik me project te miratuar nga organizmat nderkombtare te supervizuar nga Banka Botrore?Eh….

  5. Tiku says:

    Per perfitime me miliona Evro, mundet te beje dikush edhe 20 vjet e larte burg sepse per ate shume te madhe ja vlen. Por kryesorja eshte tu pritet rruga njehere e mire ketyre vjedhjeve. Kontrolloni Tiranen dhe shikoni se si eshte vjedhur prona e shtetit . Duhet qe prona te shkoje tek i zoti, jo tek hajduti. Sot ose neser kjo do te behet se nuk ben.

  6. Balzaku says:

    Kush eshte perfituesi dhe a do ti rikthehet pronarit te ligjshem? Mos valle e gjithe historia do mbyllet me kaq?

  7. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Po ky lushaj eshte dhe malok.
    Hahaha. Tropojan me toka ne det.
    Keshtu i grabiten dhe tokat ne tirane. Po po ti shkosh ne tropoje te vrasin per nje gardh.
    Jepi tkfgos se te drejte ke papa

  8. perkthyesi says:

    Keto raste jane te zakonshme. Hapni kartat e Komunave, sidomos te atyre rreth Tiranes, dhe do shihni kasaphanen qe kane bere kryetaret me pasurite e komunitetit. A do kryhet kjo pune? Une mendoj se duhet bere sa me pare, pasi vazhdon te jete nje nga plaget me te medha, qe e kemi peshqesh nga regjimi i Berishes dhe i Nanos.

  9. plaku i mocem says:

    Kush e ka punsuar Blerina Dhamin si juriste?Cfare pervoje ka kjo juriste qe t’i besohet nje pozicion i tille,kaq delikat,ku kerkohen jurist te kualifikuar?Si e ka fituar vendin e punes,kush eshte vene garant per te?A i eshte bere e qarte se po shkele rregullat burgu me i shkurter eshte 23 vjet?Cfare burgu eshte ky me 3.5 vjet kur ne xhep mund t’i futen 10 miljon euro?Kush eshte ai shqiptar,para kesaj shume parash, qe do ta kundershtonte nje burg te tille,prej 3.5 vjet?Rregulloni ligjet,qe per nepunsit te kete denime taksative,qe edhe kur ti ofrohen ato para te mendoje 23 vjeteshin.Atehere po,le ti gezoje ato para.

  10. Vlonjati i vjeter says:

    A moj Bela ,keshtu e peson kur te hyn vetja ne qef .Ju çuna dhe goca te reja te Z.R.P.P Vlore kujdes, o Klodi kujdes , o Amarildo me kujdes se fati i Beles ju pret.Duhet disifektuar ZRPP se infektohen nga nje virus qe i infekton keq dhe perfundojne si plehra ,dhe te mendosh qe jane diplomuar per drejtesi ne Universitete tona presigjoze si ai i Vlores e Tirane , Qynah i moren ne qafe ustallaret se keta nuk kane aq shume mendje qe kur pranojne ato pune .

  11. Fjala e lire says:

    KULMI I KORUPSIONIT ESHTE PIKERISHT QE NGA VLORA DERI NE SARANDE me DALLAVERE HISTORIKE PERSONASH ME LIDHJE TE FORTA QYSH NGA FIRMAT PIRAMIDALE OSE ME SAKTE JUNTA SALI BERISHA ?ILIR META ME PRESHI6DETET QE KANE GRABITUR TROJE RRETH GJIRIT TE VLORES e me poshte vijes bregdetare.Ne kete rast jo pa qemllim grbitjesh eshte edhe ligji i preshit ose pseudoligji 750

  12. Fjala e lire says:

    LIGJI 7501 ESHTE LIGJI I MAFIES SHQIPTARE NE PARLAMENT PER RENIEN E TE CILIT DUHET TE COHEMI TE GJITHE NE PROTESTA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje