Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë përmes një deklarate ngreh shqetësimin në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore prej subjekteve politike.
“Transparenca financiare e fushatës zgjedhore është e lidhur ngushtë me parime të së drejtës si “barazia e armëve” apo parime të demokracisë si “garimi i ndershëm”.
Këto parime shërbejnë si garanci në përpjekjen për të zgjedhur drejtues që nuk janë nën influenca financiare të jashtëligjshme, por në vendosjen e vullnetit të plebishitit.
Për këtë shkak transparenca e shpenzimeve dhe të ardhurave të partive politike përbën një pjesë jo vetëm burokratike të procesit zgjedhor, i cili duhet theksuar se është në vetvete më shumë sesa thjesht nxjerrja e shumatoreve të fletëve të votimit nga tërë kutitë zgjedhore në rang vendi”, thuhet në deklaratën e Vëzhguesve Vendorë.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, e ka ngritur problematikën e transparencës financiare të partive politike në vijësimi, që prej Reformës Zgjedhore të vitit 2012, duke i bërë thirrje operatorëve zgjedhorë që të tregojnë një kujdes të veçantë në këtë pikë si dhe një tolerancë zero përballë mozbatimit të ligjit.
Fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë në opinionin publik dhe prej organizmave monitorues janë kritikuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria.
Kjo është shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve financiare ku janë mbështetur këto fushata zgjedhore.
“Mungesa e transperencës financiare prej vetë subjekteve zgjedhore, mos efikasiteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucioni përgjegjëse dhe niveli tejet i ulët i zbatimit të ligjit, i kanë forcuar pikëpyetjet dhe shqetësimin mbi financat e subjekteve zgjedhore.
Në periudhën e regjimit elektoral, periudhën zgjedhore, që parapriu Zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit 2015, një shqetësim që u ngrit gjerësisht nga aktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë ishte dekriminalizimi i kandidatëve dhe i të zgjedhurve të ardhshëm për pushtetin vendor. Një frymë që me të drejtë i adresohej një shqetësimi madhor, por ishte e pabazuar në rregullimin që bën aktualisht legjislacioni zgjedhor shqiptar.
Mekanizmi që rreket të sigurojë garanci për mos zhvillimin e fushatave të kushtueshme dhe për të mbajtur larg figurat e inkriminuara, është bërja transparente e financave të partive politike”, vijon deklarata.
Sipas KVV-së, kontrolli financiar i partive politike shqiptare vuan prej një niveli të lartë moszbatimi dhe mosrespektimi të ligjit.
“Mosdorëzimi në kohë dhe i plotë i raporteve vjetore vetëdeklaruese të financave prej partive politike; auditimi jo profesional dhe jo i plotë i ekspertëve kontabël të caktuar për auditimin e shpenzimeve; dhe mos marrja e masave administrative dhe mos investimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kontrollimin e financave, janë tre pikat më nevralgjike të mosfunksionimit të kontrollit financiar.
Vetë ligji financiar është në përpjekje të vazhdueshme për t’i qendruar dinamikës që ka natyrshëm kjo sferë. Më e theksuar bëhet kjo përpjekje kur bëhet fjalë për financat partike, të cilat prekin ndjeshmëri dhe influenca të forta shoqërore.
Legjislacioni shqiptar duhet thënë se ka mangësi dhe ka vend për përmirësime të mëtejshme, ashtu sikundër duhet pranuar se kuadri ligjor në fuqi është i mjaftueshëm për të bërë transparencën e financimit të partive politike”, shprehet KVV.
S’ka fushat para pranverës 2O17-t partit e opozitës të mbledhin mëndjen.
Çfarë hipokrizie, dijet qe ne çdo fushate partite politike dalin te lypin apo dhe te shantazhojne tregtaret per tu mare para per financimin e fushatave per zgjedhjet. Kjo behet hapur dhe kurre nuk eshte vene dikush perballe drejtesise.
ehhh popull…..fli gjume
Dekriminalizimi i partive dhe i shtetit ne pergjithesi vjen nga deklarimi publik i financimeve. Duke deklaruar financimet kriminelet nuk kane si te vijne ne pushtet.Por te jeni te sigurte se nuk ka per tu bere. Rama thote se nuk ka ardhur koha. Nuk behen menjehere te gjitha. Dmth. Na lini edhe ca dekada te financohemi nga kriminelet sa te cimentojme pushtetin per ne, femijet dhe niperit tane pastaj do deklarojme financimet