Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur të japë nje koncesion prej 61 milione eurosh për shërbimin e dializës.
“61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar.
Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional.
Edi Rama jo vetëm po i jep 61 milione euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve”, tha Zëdhënësja e PD-së në një konferencë për mediat.
Sipas saj, Edi Rama e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte dhe donatorët e tij.
“Premtoi shëndetësi falas por pas dy vitesh shëndetësia është bërë pazari më i madh në vend, kushtet janë në ditën më të keqe, qytetarët po paguajnë më shumë se asnjëherë tjetër, shërbimi është skandaloz, ndërsa miliona euro po përfundojnë në xhepat e klientelës.
Kudo në çdo sektor të shëndetësisë, Edi Rama po zbulon biznese milionash me skema mafioze të rimbursimit të ilaçeve e me koncesione që i përfitojnë të afermit e kryeministrit.
Kjo është goditja më e madhe që i është bërë shëndetësisë me pasoja të rënda që do kërkojnë shumë kohë e mund të rikuperohen.
Partia Demokratike nuk do ta lejojë këtë biznes monstruoz me jetën e qytetarëve të vendit.
Ne garantojmë qytetarët se do të anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe do vemë para ligjit përgjegjësit sapo qytetarët të na japin besimin e tyre për të drejtuar vendin”, thuhet në deklaratën e PD.
Avaz i vjeter I pd me fytyra te reja
Rama s’rrezikoi kot më 21 janar të 2O11-ës. S’ka përfunduar shirjen njohësi ikonave.
Nuk eshte e besueshme,se ju te pd-ke ngelet tere jeten duke shpifur.Per kete nuk u beson njeri.Llapeni sa te doni.Shendetesia po behet me e mire se ne kohen e Sali Berishoviçit,por jini ju ata qe e pengoni.Ju thoni se nuk do ta lejome nje gje te till.E çfare do ti beni? di ti merrni te keqen(per te mos thjene nje gje me te keqe se e meritoni).Ju te pd-ke jini e keqja e ketij vendi.