Pagat e kryetarëve të rinj të bashkive do të variojnë nga 37.400 lekë në 92.500 lekë.
Kjo përcaktohet nga Ministria e Financave, e cila ka miratuar klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë dhe minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në organet e qeverisjes vendore, duke bashkëfirmosur me ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike, vendimin “Për një ndryshim në vendimin nr 1619, datë 02.07.2008 të Këshillit të Ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”, raporton GSH.
Kështu për njësitë administrative me 20.001 deri 50.000 banorë, administratori paguhet 51.500 deri 92.500 lekë. Ndërsa për njësitë administrative me 5.001 deri 20.000 banorë, administratori paguhet nga 41.400 deri 79.500 lekë.
Sipas Ministrisë së Financave për njësitë administrative me më pak se 5.000 banorë, administratori paguhet nga 37.400 deri 56.100 lekë.
Ministria e Financave bën të ditur se në zbatimin e këtij vendimi nuk ka efekte financiare shtesë, pasi për pagat e administratorëve do të përdoren fondet e pagave të përdorura për funksionin “kryetar” në njësitë e qeverisjes vendore që, deri para miratimit të ndryshimeve ligjore, ishin komuna dhe aktualisht nuk do të jenë më të tilla.
Sipas ndarjes së re territoriale do të jenë plot 323 administratorë të cilët pritet të emërohen nga 61 kryetarët e rinj të bashkive për çdo ishkomunë apo ishnjësi bashkiake siç është rasti i kryeqytetit.
Dmth nga 267€ deri 660€ eshte paga e nje kryebashkiaku!!! Per ti sherbyer qytetareve apo per kete page qesharake bejne gjithe ate lufte kandidatet per te fituar postin e kryetarit te bashkise??!!
Vetvetiu lind pyetja; si ka mundesi, me kete page qe nuk garanton as nevojat minimale te nje familje, mbas kater vitesh ne pushtet kryebashkiaku te behet milioner??!!
E gjete Vangjel,,,,,si behen milionere ???? lexo Meron per Erionin !
Njerez me nivel te dobet u caktuan ne Tirane.Eshte strategji kjo qe te dine pak dhe te rrine urte dhe te jene te bindur.Bravo Erjon
Pagesa ësht e garantuar. Do ket shkurtime.
po populli rreth 85% qe nuk kane as 100 mije leke ne muaj edhe familje me 6-8 anetare sa do i paguaje shteti?????….apo vetem mundohet tju marre edhe shpirtin…????
Elez Gjoza ish shoferi i Maqo Lakrorit, perseri administrator.
Do jete kushuri i Rames, se qe eshte hajdut i Likes kete e dine te gjithe.
Apo e ribene administrator per shkak te Ligjit per Arsimin e Larte.Sepse,
Elezi ka mbaruar tre-kater fakultete kartonash.
Te vertete ka vetem patenten e shoferit, hajdutit.
Po rri Elezi ne pune, me ate rroge 50.000 leke ne muaj? Apo 5 milion ne muaj, po.
e gjithe qeverija model elezi jane shofer pa patent
Po te quhet qesharake kjo page,te gjitha pagat e tjera duhet te quhen “zgerdhitese”
po si ka mundesi mor njerez te paguhen kaq pak? po dmt ne me kete rroge lejojme automatikisht korrupsionin on do isha dakord qe Veliaj qe eshte kryetari i Tiranes te Arrinte te merrte edhe 5 milion te vjetra, kurse Bashkia me e vogel te arrinte ne 1.5 milion se keshtu te pakte nuk do jene te korruptuar ne palce por te pakten nje minimale jetese do e krijonin vet dmth minimale ne thojza por do arrinte te krijonte nje jete te mire dhe do i sherbenin ketij vendi pak me me shum dinjitet, jo te presin rryshfetin nga biznesmutet dhe te vareshin prej tyre.
Dmth nje depute qe tall trapin gjithe kohen shperblehet 2-3 here me shume?
Çuçi ua ka percaktuar rrogat?
Nuk e kuptoj këtë mënyrë qeverisjeje..Janë në funksion Qarqet..pastaj vijnë prefekturat..pastaj…na..edhe Administratorët..Taksambledhësit ..thuaj më mirë..!Ku i gjen kaq shumë para shteti të paguajë kaq miljarda në muaj..kur,administrata sa më e fryrë aq më shumë dëmton ekonominë e një vendi..Se..më fal..mes gjithë këtyre të zgjedhurve e emëruarve..nuk gjen asnjë njeri që dëshmon ..Novatorizëm..jep,krijon programe për ekonominë,a fusha të tjera të prodhimit..Shumë shpejt..edhe shqipja jonë e dashur..do shpallë falimentimin..(do zoti e të mos ndodhë..kjo..)
Keta pushtetaret tane te cdo niveli qofte qendror apo lokal hyjne brek grisur ne karike dhe dalin ne mandatin e pare milionere me euro ndersa ne mandatin e dyte dalin miliardera prandaj keta te vrasin per kariket qe marrin. Prandaj shteti ose zbatimi i ligjeve nuk duhet te filloje nga me te dobtit ose me te varfrit por nga me te pasurit ose me troc nga te gjithe ish pushtetaret dhe nga aktualet duke ju sekuestruar te gjitha pasurite qe nuk i justifikojne me rrogat e tyre vertet qesharake. Faleminderit
Keto nuk janpagat e kryetareve por te ad.inistratoreve
nuk keni llogarit perqindjet e tenderave ju? harram!po nuk ka problem….kur nuk u dalin hesapet….dalin dhe nga sektori i kanabisit per te plotesu fitimet.Qani hallin o gazetare se sa do paguhen….shifni mor veten mos vdisni per buke…se ju ra llapa tu lepi bythe ofiqaresh matrapaze.
populli ska buke te haje..keta mendojne per pagat e hajdutave qe do vjedhin kete mandat..hajde o popull