Bashkëpunimi mes ambasadoreve të Ballkanit Perendimor ka qene nisma e radhës e Ambasadës shqiptare në
Washington për iniciimin e një tavoline pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të akredituar në Uashington.
Ambjentet e Ambasadës së Shqipërisë këtë radhë kanë qënë mikëpritës të ambasadorëve në një mëngjes pune, si hapi i parë për krijimin e një tryeze të përbashkët në të cilën të diskutohen çështje të bashkëpunimit rajonal. Në takim ishte ftuar të merrte pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi.
Ambasadorja Floreta Faber propozoi gjatë takimit që kjo tavolinë të bëhet një traditë dhe një mjet i rëndësishëm për promovimin e objektivit të përbashkët të vendeve të BP për një bashkëpunim rajonal.
Në kuadër të procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë angazhuar në një përpjekje shumë pozitive të përbashkët.
Qeveritë tashmë kanë rënë dakord të mbështesin nisma për ndërlidhjen e vendeve të rajonit nëpërmjet projekteve të infrastrukturës së transportit dhe energjisë, si edhe për bashkëpunim në fusha si, rinia, shoqëria civile dhe qarqet akademike.
Gjatë takimit u ra dakord nga të gjithë që kjo përpjekje të gjejë një pasqyrim më të gjërë në aktivitete dhe takime ku të promovohet kjo frymë e re dhe nismat konkrete që e shoqërojnë, të promovohen vendet tona dhe potenciali i tyre ekonomik si një treg rajonal, si edhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e turizmit.
Qëllimi parësor i kësaj pune të përbashkët, ruajtja dhe nxitja e dinamikës së zgjerimit të BE-së, duhet të mbajë të tërhequr edhe vemendjen e Uashingtonit.
Nisma populiste, gallate, ose, rrahje uji ne havan. Ato gjera qe thuhen me lart jane detyra, jane pjese integrale, e perditshme, buka e diplomacise, ose burime informacioni. Pa kontakte nuk ka diplomaci. Ku eshte risia, e reja, krijimtaria, noviteti, etj., llafe bufe!?,
Te pohosh sa me siper, me te madhe, do te thote se deri dje ia ke fut pordhes. Nuk ke bere pune, sepse nuk ke ditur si, ku, qysh, tek, pse, nga, etj.,ta besh pune.
Diplomaci=informacion, per Qendren.
Rruget e gjetjes se informacionit = aftesi ose paaftesi i diplomatit.
Filozofine e diplomacise e ben, teorikisht, Presidenti, Parlamenti, kryeministri, ministri i jashtem. Praktikisht, e ben kryeministri i vendit. Po, qe filozofia e Treshes te mos cfaqet stropio, tallave,ka nevoje per detaje te fshehta, jo publike,konfidenciale, te cilat nje diplomat i mire di ai se si i mbledh, formulon, dhe dergon Presidentit, Parlamentit, Qeverise. Dhe diplomati i afte, vleresohet vetem dhe vetem nga cilesia,cilesia, dhe se treti edhe nga sasia e informacionit qe dergon ne Qender. Cdo vlersim tjeter i diplomatit, jashte cilesise se informacionit nuk ka lidhje me diplomacine, por me permbushjen e joshjeve, qejfeve, tekeve,tarafeve, veseve, spiunlliqeve, bizneseve, pasurimit vetiak, larje borxhi apo nderi, militantizem, kodoshllek,etj., sa te duash pislleqe, antishqiptarizma i gjen, keto 25 vitet e fundit ne diplomacine shqiptare.