Mima: Në shtator jo reformë, por diktaturë fiskale

1 Gusht 2015, 17:09Politika TEMA

Në shtator nuk do të ketë reformë fiskale, por diktaturë fiskale.

Kështu u shpreh deputeti Florion Mima duke komentuar deklarimet e tre ditëve më parë të Kryeministrit, i cili paralajmëroi nisjen në shtator të një operacioni kundër atyre që nuk paguajnë taksat.

Qeveria shqiptare ka kërkuar kohe për të përmirësuar performancën fiskale.

Kështu pohoi pak a shumë përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri kur u pyet se përse nuk u nënshkrua marrëveshja për këstin e radhës së huasë. Ndërkohë që shefi i ekzekutivit shqiptar e kishte bërë të qartë një ditë më parë se si do ta ‘përmirësonte’ performancën fiskale në shtator: me polici, me ashpërsim të dispozitave penale, me konfiskime, me burgosje… shqip, me grushtin e hekurt të diktaturës fiskale që po ravijëzohet në horizont.

Në 25 vite, falë ekspertizës së përfaqësuesve të FMN- John Crotty, Jean Paul Bodin, Milka Casanegra De Jantsher, të USAID- Ward Hussey e mjaft të tjerëve, mësuam se çelësi i artë për të ngritur një sistem taksimi modern, të ndershëm, të thjeshtë e që jep maksimumin e të hyrave me minimumin e kostove administrative ishte rritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga vetë tatimpaguesi. Kurrë nuk dëgjuam prej ketyre mendjeve të arta këshilla për polici, pranga, burg etj., por vetëm këshilla për respekt ndaj tatimpaguesit, shërbim të ndershëm falas ndaj tij, dhe sigurisht një nukel të përbashkët me prokurorinë për të afrontuar krimet tatimore.

Ku jemi sot? Me keqardhje vërejmë një braktisje të frikshme të parimeve të shëndosha të administrimit fiskal dhe një kthim nostalgjik në metodat e diktaturës. Mundet qe ne shtator policia, ushtria, forcat speciale te turren mbi librat kontabël te tatimpaguesve e ndoshta te hyra shtese te vilen me arbitraritet e me përdhunë, por ky nuk është administrim fiskal, ky është preludi i diktaturës fiskale. Shqipëria sot, me shkalle tatimore rreth 50% me te larta mbledh me pak te ardhura se para dy vjetesh. Nese represioni rritet demet qe do t’i shkaktohen sistemit do te jene te pariparueshme dhe shkuarja e tatimpaguesve me ligjin do te plagoset per vdekje. Gjithcka është arritur ne keta 25 vite e qe sigurisht nuk është perfekte, rrezikon te hidhet ne ere nga mendje INUK-e.

Do edhe disa ditë që të vijë Shtatori. Uroj që në Uashington zyrtarët e FMN-së t’u jenë rikthyer raporteve për administrimin fiskal ndër vitë në Shqiperi, aty kanë gjithçka u duhet. Mundet që askush të mos i dëgjojë, pasi do jenë duke dëgjuar tupanin rilindas a dajren e kryetarit që jep sinjalin për sulm“, theksoi Mima.

1 komente në “Mima: Në shtator jo reformë, por diktaturë fiskale”

  1. alti says:

    Si nuk te vjen turp mer palo ekonomist, qe ke qene dhe zv.minister i financave dhe minister i ekonomise. . Ne detyren e pare ishe ti bashke me Boden , qe kishit diktaturen me te ndyre fiskale me gjoba astronomike per bisneset qe nuk ju bindeshin ju, dhe bisnesmenst e oborrit nuk paguanin asnje takse . Ishte ti dhe Bodja qe gjoja me taksen e ulet nuk vilnit as 50 % te taksave ne dogane dhe tatime , me nje buxhetqe nuk realizoshit kurre dhe qe e rishokoshit dy here ne vit . E fundit ti me Bozdon duhet te shkoni ne banken e te akuzuarve qe per ato muaj qe dhe mbasi kishit humbur zgjedhjet bete kerdine me pronat publike i shitet dhe dhate me koncension ato sherbime themelore, qe sot jane barre per bisnesin qe gjoja ju dhimset ju, si dhe baterdine ne sektorin energjetik , ku zona e militanteve tuaj kishin 23 vjet qe nuk paguanin energjine duke cuar KESH in ne kolaps. Por nuk ke faj ti dhe koleget tuaj hajdut , qe e shkaterruat ekonomine e ketij vendi fajin e ka Rama dhe qeveria e tij qe ju bejne fresk , ne vend tju padisnin per krime ekonomike ne kurriz te Shqiperise , ku dhe po te prishesh nje koncension qe ju firmoset duhet te paguash qindra miliona per cdemtim . E kupton or karafil se kush je ti , qe mbron evazionin fiskal per bisneset e pandershme, te cilet qeveria Rama kerkon qe te mos vjedhin shtetin ,duke paraqitur dy bilance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje