Analiza në PD/Spaho: Jo koka turku, zgjedhjet u manipuluan

2 Gusht 2015, 14:46Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur analizat mbi rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, për të parë pikat ku strukturat nuk funksionuan apo dështuan, por ky nuk është momenti për të bërë koka turku.

Kështu u shpreh Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, sipas të cilit i gjithë procesi i analizës synon përmirësimin e funksionimit të strukturave apo bashkëveprimit me partitë e tjera opozitare.

Në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit PD arriti të fitojë 25 % të njësive bashkiake, ndërsa ka humbur shumicën e Këshillave Bashkiake, madje duke dalë edhe forcë e tretë apo e 4. Megjithatë ky rezultat është konsideruar si pozitiv nga lidershipi i PD-së, edhe pse një vlerësim i tillv shkaktoi shumë debate në rradhët e demokratëve.

Përkundër zërave për nisjen e analizës dhe mbajtjen e përgjegjësive për humbjen, Basha dhe mbështetës të tij i mëshojnë idesë se zgjedhjet u manipuluan, cka do të thotë se sipas kësaj llogjike, humbja ka ardhur për arsye jashtë strukturave apo Partisë Demokratike.

“Analiza do të nxjerrë të metat dhe mangësitë që karakterizuan punën tonë nuk është e thënë që gjithçka t ja vendosim sistemit manipulimit por sigurisht për të qenë racional ne do të bëjmë analizën dhe do të nxjerrim përgjegjësitë tona. S ka pse të ketë koka turku qëllimi i analizës nuk është që të gjejë koka turku por të përmirësojë ato të cilat nuk ecën mirë gjatë këtij procesi”, u shpreh Spaho.

Në të njëjtën linjë me kreun demokrat Lulzim Basha, edhe numri i dy i PD-së e konsideron rezultatin zgjedhor të manipuluar dhe përkundër kësaj ai thotë se opozita nuk mund të heshtë për një cështje kaq të rëndësishme.

Gjithsesi Spaho pranon se strukturat e PD nuk kanë funksionuar sic duhet. Nënkryetari demokrat ishte drejtues i fushatës në Bashkinë e Durrësit, ku PD shënoi një nga humbjet më të thella për rezultatin zgjedhor. Kandidatja e PD-së Grida Duma humbi me mbi 13 mijë vota përballë kryebashkiakut Vangjush Dako, megjithë akuzat se kandidati i ASHE kishte manipuluar listat zgjedhore, duke shtuar disa qindra votues.

Prej disa javësh në selinë e Partisë Demokratike janë depozituar nga degët e PD-së në rrethe tabelat me rezultatet e zgjedhjeve të 21 Qershorit, por njëkohësisht edhe rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve vendore të 2011 dhe atyre parlamentare të 2013.

Tashmë grupet e punës në PD referuar tabelave zgjedhore do të ndërtojnë analizat mbi rezultatin zgjedhor, megjithëse burime nga partia më e madhe opozitare theksojne se gjithcka pritet të nisë në vjeshtë.

5 komente në “Analiza në PD/Spaho: Jo koka turku, zgjedhjet u manipuluan”

  1. tfgs says:

    kush e di nga e ka prejardhien shprehja ”koke turku”dhe ku u perdor!!!??

  2. alti says:

    Ti te rrosh vet or Spaho ,por ju te gjithe si kupol e SHQUP -t jeni per te qare me jevga. Ju doni te mashtroni popullin ,gjoja humbet per manipulim. Jo or Spaho, ju humbet se ne qeverisjen tuaj e shtypet kete popull , e vrate ne mes te rruges ,i vodhet gjithe pasurite e tij dhe dhate me koncension cdo gje qe isherbente atij, pra troc jeni kriminel dhe te papergjegjeshem . Kete metode e vazhdoi dhe kryetari juaj, qe me vota te vjedhura fitoi bashkine e Tiranes dhe e vodhi dhe shperdoroi detyren. Diferenca me aleancen e majte eshte 500 mije vota ,prandaj mos u ushqe me idiotizmat e Sales ,se atij po i afrohet gjykimi .mbi te gjitha te zezat qe ka bere, dhe nuk do kete Nishan dhe Llalle ta mbroj. Ju qe te fitoni nje fare perkrahje ne popull , si te vjeter qe jeni, jepni doreheqe, dhe leni brezin e ri te PD te vendos, pa taktikat e juaja kriminale, qe kurre nuk keni fituar zgjedhje ,por vetem i keni vjedhur ato me dy duar.

  3. Templarius says:

    Shume mire, kjo do thote qe pas dy humbjeve me 1milion vota, duan te humbin perseri me 1 milioni vota.

  4. petro says:

    Ky shoku eshte nje nga pergjegjesit kryesor te humbjes ne Durres.Ai dhe te gjithe drejtuesit e tjere duhet te japin doreheqjen e parevokueshme dhe kjo nuk eshte te kerkosh te presesh koka turku ne demokraci.As e njohin dhe as do ta njohin ndonje here se c eshte demokracia.Ai duhet te jape pergjigje perse PD per keshillin bashkiak mori 13000 vota te tjera me pak se kandidatja e saj Grida Duma.Demokratet masivish e bojkotuan PD megjithe voten qe i dhane Grides(nuk e donin nje mandat te trete te Dakos)Ketu qendron kyci i analizes.S mund te votonin per nje parti ku mungonte zgjedhja demokratike qofte edhe ne zgjedhjen dhe renditjen e anetareve te Keshillit Bashkiak sipas statutit dhe jo urdheri nga lart, ku ne vendet e sigurta ishin shfaqur perseri figura te urryera per durrsaket, nga ata qe sollen humbjen e 2013, figura krejt te paafta qe gjoja perfaqesonin dhe mbulonin drejtimet kryesore qe mbulon bashkia dhe qe ishin nxirre me veprimet e tyre para dhe pas 2013.

  5. Tema says:

    Pd kur s’pranon humbjen e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje