Ligji i Medias/KE kundër shfuqizimit të nenit 62

2 Gusht 2015, 14:19Politika TEMA

Këshilli i Evropës, ashtu si dhe Bashkimi Evropian apo ODIHR, e cilëson të papranueshëm amendamentin për shfuqizimin e nenit 62 në ligjin e medias.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit te Evropës Jagland i ka përcjelle parlamentit mendimin e eksperteve te këshillit per këtë çështje duke kritikuar amendamentin e socialistit Balla.

Sipas Vizion +, ekspertet vene ne dukje se shfuqizimi i nenit 62 dëmton transparencën ne çështjen e pronësisë mbi median.

Duke fshirë nenin 62, pikat aktuale që ndihmojnë në transparencën e pronësisë mediatike do të hiqen. Pavarësisht progresit të bërë vitet e fundit në raport me transparencën formale të pronësisë mediatike, disa shqetësime mbeten, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me aksionet e fshehura dhe pronarët. Të heqësh dorë nga ky obligim është një hap pas për të siguruar transparencën e pronësisë së mediave në Shqipëri. Kjo nismë shkon në kundërshtim me përpjekjet e vazhdueshme të organizatave evropiane, përfshirë Këshillin e Europës, për të rritur transparencën e pronësisë, e cila konsiderohet një parakusht thelbësor për pluralizmin e medias dhe demokracinë.

Gjithashtu sipas eksperteve, ky propozim dëmton edhe konkurrencën e lire.

Pluralizmi i medias, nuk duhet të konsiderohet si nje parim qe bie ne konflikt me konkurrencën. Ai duhet te veproje si mburoje në ato raste kur rregullat e konkurrencës do të jene te pamjaftueshme për të parandaluar ndonjë pronar, një media, apo zë, që ka shumë ndikim mbi opinionin publik dhe ne klasen politike. Duke fshirë Nenit 62 të Ligjit nr. 97 / 2013, ligji shqiptar nuk le mundësi për te rregulluar pronësinë mediatike ne funksion te interesit publik. Kjo mund të jete edhe më problematike ne rastin e pronësisë se përqendruar te Televizioneve Kombëtare Tokësore.

Ne konkluzionet e Këshillit te Europes, propozimi i socialistit Balla bie ndesh me standardet evropiane.

Me fshirjen e nenit 62, dhe pa shtuar asnjë mase tjetër mbrojtëse për të parandaluar përqendrimin e panevojshëm të pronësisë në tregun e transmetimit tokësor shqiptar, ligji i propozuar krijon një situatë e cila bie ndesh me standardet evropiane në lidhje me pluralizmin e medias.

Peizazhi mediatik shqiptar karakterizohet nga:

– Përqendrimi i lartë horizontal dhe vertikal në treg;

– Ndikimi i madh i televizionit tokësor në formimin e opinionit publik

– Ndërveprimi i fortë në mes të medias, politikës dhe interesave të biznesit.

Duke patur parasysh këto faktorë, fshirjen e nenit 62 rrezikon seriozisht pluralizmin e medias dhe mbylljen e tregut mediatik.

Pak muaj me pare socialisti Taulant Balla propozoi qe me procedure te përshpejtuar parlamenti te kalonte nje amendament qe parashikonte shfuqizimin e nenit 62 te ligjit për median audiovizive. Por neni 62 është nje prej neneve me te rëndësishme te ketij ligji pasi rregullon pronësinë ne media ashtu sikundër rregullon edhe shpërndarjen e reklamave. Per këtë arsye Komisioni i Medias e pezulloi shqyrtimin e amendamentit për te marre mendimin e ndërkombëtareve; te cilët deri tani e kane hedhur poshtë ne një ze këtë propozim.

3 komente në “Ligji i Medias/KE kundër shfuqizimit të nenit 62”

  1. Lili says:

    Bobobo,Halla be kujton se ka vend os demokraci ne shqiperi! Demokracise i keni dhane vete fund kur vete manipuluat referendumin! Pra tash keni kete kleptokraci,qe ju shqteson vetem me refugjatet qe prodhon….

  2. Pellazgu says:

    Nuk e dija që edhe Palla bëka amendament!

  3. Tema says:

    Mendojn se jemi ufo pedofilët e ke-s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje